Ky është qyteti më i mirë në botë dhe ka shumë arsye pse është shpallur i tillë

San Francisco është shpallur qyteti më i mirë në botë, sipas Time Out.

Media ndërkombëtare anketoi rreth 27,000 banorë të qyteteve globale për të përpiluar listën e qyteteve më të mira në planet. Për këtë u morën parasysh: jeta e natës e secilit qytet, restorantet dhe pikat kryesore kulturore, si dhe ndjenja e bashkësisë së qytetit, e cila në vazhdën e Covid-19 është ndoshta më e rëndësishme se kurrë. Iniciativat mjedisore të qyteteve u shqyrtuan gjithashtu, si dhe angazhimi i tyre ndaj aktivizmit dhe mirëdashja e përgjithshme.

San Francisco

Time Out thotë se “kombinimi i pakrahasueshëm i përparimit, pranimit dhe qëndrueshmërisë” së San Franciskos e renditi atë në vendin e parë.

San Francisko u duartrokit gjithashtu nga Time Out për përgjigjen e tij ndaj pandemisë dhe për arritjen në një nga nivelet më të larta të vaksinimit në SHBA. Edhe në mes të mbylljeve të rrepta, banorët e këtij vendi gjetën mënyra për të mbështetur njëri-tjetrin.

Kthesa e qytetit për ngrënien në natyrë pas pandemisë do të mbetet e përhershme – dhe kjo u vlerësua gjithashtu nga Time Out, i cili tha se rezultati është që rrugët e qytetit të ngjajnë me “një festë të madhe në natyrë”.

Amsterdam, Holandë

Metropoli i Holandës, Amsterdami, dhe qyteti verior anglez i Mançesterit, parajsa daneze e çiklizmit në Kopenhagen dhe qendra kulturore e qytetit të Nju-Jorkut renditen në 5 të parët në listën e Time Out.

Lista e plotë e Time Out për qytetet më të mira dhe më interesante për vitin 2021:

1. San Francisko, Kaliforni, SHBA

2. Amsterdam, Holandë

3. Manchester, Mbretëri e Bashkuar

4. Kopenhagen, Danimarkë

5. Nju-Jork, SHBA

6. Montreal, Kanada

7. Pragë, Republika Çeke

8. Tel Aviv, Izrael

9. Porto, Portugali

10. Tokio, Japoni / KultPlus.com

Shtëpia 139 vjeçare në Kaliforni ngarkohet në kamion dhe zhvendoset

Një shtëpi 139-vjeçare në San Francisko, Kaliforni, “mori” një adresë të re, gjashtë blloqe larg, falë një ekipi të gjerë inxhinierësh dhe punëtorësh ndërtimi.

Shtëpia u ngarkua në një kamion dhe u zhvendos.

Kureshtarët dhe ata që donin të bënin një fotografi ishin të shumtë teksa kryhej procesi i lëvizjes së shtëpisë prej 465 metra katrorë.

Kostoja e lëvizjes së shtëpisë me gjashtë dhoma gjumi shkoi rreth 400 mijë dollarë./voa/ KultPlus.com

Një 5-vjeçar gjen lemurin që e kërkonte gjithë policia e San Franciskos

Një lemur 21-vjeçar që u zhduk nga kopshti zoologjik i San Franciskos, në fillim të kësaj jave, dhe u gjet falë një djali 5-vjeçar, pavarësisht se në ndjekje të tij ishte vënë edhe policia.

Të mërkurën, policia e San Franciskos lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se Maki, një lemur mashkull me bisht unaze, ishte larguar nga habitati i tij dhe ishte zhdukur.

Të enjten në mbrëmje, Maki ishte në Daly City, vetëm disa milje në jug të kopshtit zoologjik.

“Rreth orës 17:00, ne morëm një raport se ai ishte në zonën e sheshit të lojërave të një kishe luterane. Ne e mbajtëm atë derisa stafi nga kopshti zoologjik e çoi përsëri në habitetin e tij”, tha shkroi policia e Daly City.

Sipas ABC7 të San Franciskos, Maki u pikas nga një djalë 5-vjeçar, James Trinh, i cili pa kafshën e zhdukur.

Maki tani është kthyer në kopshtin zoologjik të San Franciskos.

“Thjesht po ndodhin shumë gjëra në botë tani, kështu që ishte mirë të kishim një lajm të mirë”, i tha Trinh ABC7.

“Ne mendojmë se ai u mor nga kopshti zoologjik, por ende nuk kemi marrë konfirmimin”, tha Ed Pool, kryetari i kopshtit zoologjik të San Franciskos.

”Incidenti mbetet një hetim i hapur dhe aktiv”, tha policia.

Asnjë arrestim nuk është bërë./ atsh/ KultPlus.com

Pamje apokaliptike nga San Francisko

Qyteti i San Franciskos ka marrë pamjen e planetit Mars për shkak të tymit të kuqërremtë në sipërfaqe që kanë lënë pas zjarret.

Qielli i kuq dhe portokalli në San Francisko të Kalifornisë bën që gjithçka të duket surreale dhe apokaliptike. Pamjet me dron tregojnë më së miri se sa e madhe është ndotja në atë vend, aq sa edhe qielli nga i kaltër është bërë portokalli.

Pamjet e qytetit janë identike me filmin “Blade Runner 2049”. Ndihemi sikur po jetojmë vërtetë në universin e teknologjisë së lartë, por me një jetë të ulët, nisur edhe nga filmi i famshëm. Temperaturat e larta dhe zjarret që ka përfshirë Kaliforninë tregon më së miri pasojat e ngrohjes globale që ka pllakosur gjithë vendin. / KultPlus.com