Reagon Matoshi: Fustanet janë marrë në huazim, ne i kemi veshur ato që të prezantojmë Kosovën dinjitetëshëm

Ditën e djeshme, nëpër rrjete sociale është bërë viral fustani i gruas dhe i vajzës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi shumica dërmuese publikuan çmimet reale të fustanave, përcjell KultPlus.

Për këtë arsye, ishte Sanije Matoshi, njëherit edhe menaxherja e atelesë Teuta&Lirika Matoshi, e cila reagoi përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku sqaroi më detajisht çështjen e këtyre dy fustanave.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Sanije Matoshit.

Dua te sqaroj per fustanet e Teuta&Lirika Matoshi qe u prezantuan nepermjet bashkeshortes dhe vajzes se Kryeministrit Albin Kurti në Festivalin Nderkombetar të Filmit, në Cannes te Francës.

Meqenese e menaxhoj Atelene e Teuta&Lirika Matoshi dhe qe te trija u perkujdesem per veshjen e tyre, dua te ju siguroj qe ne i kemi veshur ato qe te percjellim nje mesazh dhe qe nepermjet kreacioneve tona ta prezantojne Kosoven sa me dinjitetshem ne kete event.

Fustanet jane marre ne huazim vetem per kete event, ashtu siç veprojne te gjithe artistet dhe personalitetet e tjera.

Sa i perket fustanit te vajzes, Lirika ia ka punuar personalisht si dhurate, por familja Kurti nuk ka pranuar, e ka marre vetem si huazim.

Kjo eshte nje e vertete dhe u detyrova te shkruaj edhe pse nuk dua te involvohem ne shkrime te tilla, por eshte ne pyetje Familja dhe Shteti im!
Paqe’.

(Teksti i Sanije Matoshit është publikuar pa ndërhyrje) / KultPlus.com

Mexosopranoja Sanije Matoshi prezantohet me dy koncerte në New York (FOTO)

Mexosopranoja nga Kosova, Sanije Matoshi ka performuar dy mbrëmje radhazi në New York, atje ka performuar me artistë të mirënjohur që jetojnë e veprojnë në New York, shkruan KultPlus.

Koncerti i titulluar “Poetica Musica”, ka qenë nën organizimin e sopranos, Eleanor Valkenburg, ndërsa janë interpretuar vepra te kompozitorëve të cilët kanë vepruar gjatë Luftës se II-të Botërore.
Matoshi në këtë koncert të mbajtur në Long Islan New York, në Old Westbury Gardens, ka interpretuar një cikël këngësh nga kompozitori Manuel de Falla- Siettes Canziones populares Espagnoles, ndërsa është përcjellë më kitarë nga Oren Fader.

Kurse mbrëmë, ajo ka realizuar një koncert tjetër, i cili organizohet nga Albanian-American Cultural Foundation, që udhëhiqet nga Cafo Boga. Ky koncert u mbajt në Symphonyspice Broadëay New York, ndërsa u realizuar për diasporën shqiptare atje./ KultPlus.com