Magjia e këngës “Due vite” nga Marco Mengoni që triumfoi në Sanremo 2023 vjen edhe në shqip (VIDEO)

Marco Mengoni është fituesi i Festivalit ‘Sanremo 2023’. Kënga e tij “Due vite” u rendit e para ndër 28 këngët konkurrente. Vendin e dytë e zuri Lazza, të tretin Rain, të katërtin Ultimo, të pestin Tananai. Kjo është fitorja e dytë për Megonin, pas asaj të vitit 2013 me “L’essenziale”, shkruan KultPlus.

Emocionet pushtuan Mengonin, ku nuk munguan as lotët. Kantautori 34-vjeçar ia kushtoi çmimin të gjitha grave, kjo për shkak se asnjë këngëtare nuk u nonimua në pesëshen finale.

Për Super-finalen, votimi u përbë nga 34% televotim, 33% juria e shtypit (TV dhe shtyp, radio, media online) dhe 33% sondazhe publike. Me këtë u formua një renditje e re për pesëshen finale, ku Marco Mengoni siguroi fitoren me këngën e tij “Due vite”.

Kjo nuk është befasi pasi Marco Mengoni ishte kryesuesi në një sondazh për atë se kush menduan njerëzit se duhet të fitonte.

Kënga “Dy Jetë” rrëfehet nëpërmjet një skene të përditshmërisë me ç’rast shpaloset një histori dashurie pa ngjyrë, e cila i reziston vështirësive të hasura ndër vite. Kënga flet për një dashuri të përbërë nga ulje-ngritje, ngjarje të mëdha dhe gjëra të vogla. Tekstit nuk i mungon dëshira për t’u izoluar nga bota, ndonjëherë, për të reflektuar dhe për të sjellë rregull në kaosin mes punës dhe angazhimeve private.

Më poshtë KultPlus ua sjell përkthimin e këngës “Due vite”, përkthim ky që vjen nga Aida Baro:

Dy jetë – Marco Mengoni
(Fituesi i festivalit të Sanremo-s, 2023)

Jemi të vetmit zgjuar n’univers
Ende s’e njoh mirë shkretëtirën tënde
Ndoshta është në një cep të zemrës sime
Ku dielli është shuar përgjithnjë
Ku herë-herë të humbas
Por nëse dua, prapë të gjej.
Kemi ngecur në një kohë të tillë
Që ngre rrugët
Me qiellin një hap larg prej këtu
Jemi përbindëshat dhe zanat
Duhet të të marr në telefon,
Të të them gjithë çka ndiej
Por shfajësimet më kanë mbaruar
As mbrojtje më nuk kam.

Jemi një libër në dysheme
Në një shtëpi bosh
Që duket si jona.
Kafeja me limon
Ilaç për hangover
Dukesh si një foto flu.
Dhe u palluam sërish një natë
Jashtë lokalit
Dhe mirë që ndodhi.

Në qoftë e fundit
Këngë e pastaj hëna do të shpërthejë
Do të jem aty për të t’thënë që gabohesh,
Gabohesh dhe ti e di
Këtu muzika nuk mbërrin
Dhe ti nuk fle
E ku do të jesh?
Ku shkon
Kur pastaj jeta e tepron
Gjithë rendjet, shpullat, gabimet që bën
Kur diçka të trazon
Fundja e di që ti nuk fle, fle, fle, fle kurrë nuk fle
Si vërtiten kështu dy jetë

Jemi të vetmit zgjuar në univers
Që ulërijmë zemërimin tonë mbi një çati
Se askush nuk ndihet kështu
Se askush nuk i shikon më filmat
Lulet në dhomën tënde
Bluzën time metalike

Jemi një libër në dysheme
Në një shtëpi bosh
Që ngjan si jona.
Humbur mes njerëzish
Sa fjalë
Pa marrë kurrë një përgjigje
Dhe u palluam sërish një natë
Jashtë një lokali
Dhe mirë që ndodhi.

Në qoftë e fundit
Këngë e pastaj hëna do të shpërthejë
Do të jem aty për të t’thënë që gabohesh,
Gabohesh dhe ti e di
Këtu muzika nuk mbërrin
Dhe ti nuk fle
E ku do të jesh?
Ku shkon
Kur pastaj jeta e tepron
Gjithë rendjet, shpullat, gabimet që bën
Kur diçka të trazon
Fundja e di që ti nuk fle

Fike dritën, edhe pse nuk do
Të rrimë në terr mbështjellë
Vetëm nga tingulli i zërit
Përtej marrëzisë që vallëzon në çdo gjë
Dy jetë shih ç’lëmsh

Në qoftë e fundit
Këngë e pastaj hëna do të shpërthejë
Do të jem aty për të t’thënë që gabohesh,
Gabohesh dhe ti e di
Këtu muzika nuk mbërrin
Fundja e di që ti nuk fle, fle, fle, fle kurrë s’fle
Si vërtiten kështu dy jetë

Dy jetë…

Më poshtë KultPlus njashtu ua sjell këngën zyrtare të lëshuar nga këngëtari në kanalin ‘YouTube’ si dhe variantin live të natës së katërt të festivalit Sanremo. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=22j9PFapRKg

Anna Oxa dhe Iljard Shaba, dy shqiptarë me një performancë të paharrueshme në “Sanremo 2023” (VIDEO)

Festivali ikonik i Sanremos ka përfunduar për këtë vit, dhe është një nga ato për t’u mbajtur mend! Me pesë netë të përbërë nga shfaqje të panumërta, akte të dukshme, të qeshura, kujtime. Marco Mengoni qe ai që u shpall zyrtarisht fituesi i Festivalit të 73-të vjetor së Sanremo-s me këngën e tij “Due vite”. Festivali shënoi një rekord teleshikueshmërie e ndjekësish në rrjetet sociale sa nuk shihej prej viti të largët 1995. Ndërsa, për sa i përket natës së katërt të këtij festivali, KultPlus ju sjell në vëmendje interpretimin e rrallë të dy artistëve shqiptarë, Anna Oxa e Iljard Shaba, që rrëmbyen vëmendjen e të gjithëve në skenën italiane, shkruan KultPlus.

Iljard Shaba, një artist i vogël, shumë i njohur në botën e muzikës në Shqipëri, është një violonçelist profesionist, si dhe një interpretues DJ. Ai studioi muzikë në universitet dhe që nga mosha 16 vjeçare ai përsosi teknikën e tij me violonçelin. Falë një talenti të jashtëzakonshëm dhe një stili unik, ai ka qenë në gjendje të luajë në koncert në shumë vende të botës për më shumë se dhjetë vjet, me një repertor të përbërë nga muzika klasike, xhazi, muzika latine dhe gjithashtu këngë të tjera popullore.

Në Itali ai u bë i njohur si protagonist i dueteve në “Sanremo 2023” me Anna Oxa. Me këtë rast të dy kanë zgjedhur të ribënin kryeveprën “Un’emozione da poco”. Dyshja kanë interpretuar së bashku këngën me të cilin dikur këngëtarja me origjinë nga Kruja ishte prezantuar në festivalin e famshëm italian, në vitin 1978.

Këngëtarja Oxa numëron 15 pjesëmarrje në Sanremo dhe zëri i saj mahnitës nuk i është zbehur aspak.

Dy shqiptarë në skenën e Sanremo-s patjetër që kanë zgjuar emocione të forta, si një dyshe që do mbahet mend gjatë. Më poshtë KultPlus ua sjell performancën energjike dhe tejet të bukur të tyre.

Kujtojmë se në këtë “Sanremo” u shënua rikthimi i shumë emrave të njohur të muzikës italiane si Gianluca Grignani, Giorgia, Paola&Chiara, I Cugini di Campagna etj. / KultPlus.com

Anna Oxa dhe Iljard Shaba në ‘Sanremo 2023’ (Foto: Daniele Venturelli/Daniele Venturelli/Getty Images)

Marco Mengoni shpallet fitues i festivalit ‘Sanremo 2023’

Marco Mengoni është shpallur zyrtarisht fituesi i Festivalit të 73-të vjetor së Sanremo me këngën e tij “Due vite”, transmeton KultPlus.

Festivali ikonik i Sanremos ka përfunduar për këtë vit, dhe është një nga ato për t’u mbajtur mend! Me pesë netë të përbërë nga shfaqje të panumërta, akte të dukshme, të qeshura, kujtime.

Mbrëmë të 28 artistët performuan këngët e tyre për të tretën herë. Pasi raundi i parë i votimit (i përcaktuar 100% përmes televotimit) për të vendosur se kush do të kalojë në Super-finale përfundoi, pesë artistët më të mirë kënduan këngët e tyre për herë të fundit me shpresën për të fituar një fitore në edicionin e 73-të të Festivalit të Sanremo.

Për Super-finalen, votimi u përbë nga 34% televotim, 33% juria e shtypit (TV dhe shtyp, radio, media online) dhe 33% sondazhe publike. Me këtë u formua një renditje e re për pesëshen finale, ku Marco Mengoni siguroi fitoren me këngën e tij Due vite.

Kjo nuk është befasi pasi Marco Mengoni ishte kryesuesi në një sondazh për atë se kush menduan njerëzit se duhet të fitonte.

Kujtojmë se Marco Mengoni përfaqësoi Italinë në Eurovision Song Contest 2013 me këngën L’Essenziale. / KultPlus.com

Këngëtarja Anna Oxa me interpretim rrëqethës në “Sanremo 2023” (VIDEO)

Festivali i Sanremos nisi sonte edicionin e tij të 73-të.

Në Teatrin Ariston, garojnë 28 artistë, 22 këngëtarë të përzgjedhur si dhe 6 fitues të “Sanremo Giovani”.

E para që çeli garën ishte këngëtarja me origjinë shqiptare Anna Oxa, e cila numëron 15 pjesëmarrje në Sanremo. Ajo është ndër të vetmet që ka shkaktuar polemika që pa nisur festivali, duke krijuar një marrëdhënie të acaruar me mediat.

Anna Oxa ka refuzuar çdo ftesë për komunikim me gazetarët dhe ndryshe nga çdo artist tjetër në garë, ka zgjedhur që të mos shoqërohet nga një këngëtar tjetër, natën e katërt, e quajtur nata “cover”, por do të performojë me një violonçelist shqiptar.

Më poshtë KultPlus ju sjell performancën e saj të mahnitshme:

https://fb.watch/iyvKEgvxNm/?mibextid=v7YzmG / KultPlus.com