Ishulli Queimada Grande, i njohur gjithashtu si Ishulli i Kobrave, është një ishull që ndodhet rreth 30 kilometra larg brigjeve të Sao Paulos, në Brazil.
Me një sipërfaqe rreth 430 000 metra katrorë dhe gjatësi 1,5 kilometra, ky ishull është i ndaluar për njerëzit me vendim të qeverisë braziliane, pasi aktualisht konsiderohet një nga vendet më të rrezikshme në botë.
Në fakt, në hyrje të ishullit ka një tabelë që informon se zbarkimi në ishull është i ndaluar. Hyrja është e ndaluar për çdo qytetar të zakonshëm dhe aty lejohet vetëm personeli i autorizuar.
Në këtë ishull jeton një larmi e madhe gjarpërinjsh, edhe pse njëri prej tyre spikat mbi të tjerët: Bothrops Insularis. Me ngjyrë të verdhë dhe me përmasa rreth 70 centimetra, karakterizohet si një nga gjarpërinjtë më helmues në botë. Vlerësimet e ekspertëve sugjerojnë se ka një ekzemplar të këtij zvarraniku për çdo metër katror të ishullit, kështu që është më i zakonshmi që mund të gjendet dhe kafshimi i tij mund të shkaktojë probleme të shumta, deri në vdekje. / KultPlus.com