Sonte, në koncertin e dytë të festivalit të muzikës klasike “Chopin Piano Fest” do të performonjë artistët Saran Suebsantiwongse- Bariton dhe Alberta Troni- Piano.
Saran Suebsantiwongse është bariton tajlandez, i cili është shkolluar në Shkollën e Muzikës në Manhattan dhe në Kolegjin Mbretëror të Muzikës. Alberta Troni është pianiste nga Kosova, vlerësimet e së cilës përfshijnë çmime prestigjioze nga gara të ndryshme nëpër Evropë.
Koncerti nis në ora 20:00, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, në Prishtinë.
