Askush nuk e di çka do me thanë Mall Përveç kilometrave që të gjejnë në largësi aty ku frymën s’mund ta marrin por, malli të shtrëngon në brendësi. Kur një çast të ndalin kujtimet dhe thjeshtë e kupton se jeta rrjedh si lumi dhe agonia të kaplon. Shtëpia është aty ku kandshëm të zë gjumi dhe e qeshura e shpirtit themelet drithëron. KultPlus.com
Ruth Bader Ginsburg vdiq dje në moshën 87 vjeçare. Ishte gjyqtarja e dytë grua në histori e cila shërbeu në Gjykatën Supreme të Shteteve të bashkuara. Që nga viti 1993 u bë zëri i fuqishëm i drejtësisë për barazi gjinore, interesin e gruas dhe të drejtat civile si dhe liritë.
Duke qenë e hapur në lidhje me sfidat, diskriminimin gjatë rrugëtimit të saj profesional, ne kemi kuptuar shumë për jetën e Ginsburg dhe realitetin e vështirë të viteve të 90-ta apo edhe të padrejtësive të mëhershme me të cilat përballëshin gratë, ato që luftonin për edukim dhe pavarësi.
Gjatë studimeve të saj në Shkollën e Drejtësisë së Harvardit, Ruth Bader Ginsburg rrëfen se si ishte një nga nëntë gratë në mesin e pesëqind studentëve burra. Ato gjykoheshin dhe akuzoheshin për profesion që kishin zgjedhur, për të cilin nuk mund të jetë e mjaftueshme një grua dhe natyra e të cilit është e krijuar vetëm për fuqinë një burri. Diskriminimi kishte shkuar edhe mëtej, ku studenteve nuk u lejohej të shfrytëzonin degët e njëjta të bibliotekës të cilat përdoreshin nga studentat mëshkuj.
Gjyqtarja Ginsburg qysh në fillimet e saja kishte qenë konsistente në qendrimin e saj, studioi në universitete më prestigjoze të të gjitha kohërave, Harvard dhe Columbia, dhe si një grua e etur për dije dhe edukim, si grua me qëllim për të ndryshuar botën e egër të pabarazisë si dhe për të cunguar atë jodemokratike. Andaj, me shkollimin e lartë dhe si një figurë e pamposhtur, jo vetëm që arriti qëllimin e saj për të udhëhequr një sistem të tërë gjyqësor në shtetin më të fortë të botës, por edhe bëri revolucion në sistemin e drejtësisë, i dha kahje krejtësisht tjetër, ngriti figurën e gruas dhe theu barrierat e pabarazisë gjinore.
‘Në të pesëdhjetat, kompanitë tradicionale të drejtësisë vetëm sa kishin filluar të punësojnë hebrejë…Por, të jesh grua, hebre, dhe nënë, ky kombinim ishte diçka edhe më shumë.’, ishte shprehur Ginsburg.
Edhe në moshë të shtyrë, deri në moshën 86 vjeçare ka vazhduar të punoj për barazi gjinore, si gjyqtare në Gjykatën Supreme. E pakënaqur me presidentin aktual, Donald Trump, një ditë para vdekjës la një deklaratë në të cilën shkruan që mos të zëvendësohet nga asnjë gjyqtar deri sa të zgjidhet Presidenti i ri.
Më poshtë ua sjellim disa nga deklaratat më të fuqishme dhe inspiruese të Ruth Bader Ginsburg.
‘Nëna ime më ka thënë vazhdimisht dy gjëra. Njëra ishte që të bëhëm një zonjë, dhe tjetra që të jem e pavarur. Të studiosh për drejtësi ishte e pazakonshme për gratë e gjeneratës sime. Për shumicën e grave të cilat rritëshin në vitet e 40-ta titulli më i rëndësishëm nuk ishte diploma, por të jesh e martuar.’
‘Andaj, tani përceptimi është po, gratë janë këtu për të qëndruar. Dhe kur më pyesin ndonjëherë ‘Kur do të jenë mjaft gra në Gjykatën Supreme?’ e unë përgjigjem ‘Kur të jenë nëntë,’ata shokohen. Por, kur janë nëntë burra, askush nuk e bën asnjë pyetje për ata.”
‘Disidentët flasin për një epokë të ardhshme. Nuk është e thjeshtë për të thënë, ‘Kolegët e mi janë gabim dhe unë do ta bëja në këtë mënyrë.’ Por, mosmarrëveshjet e mëdha bëhen mendime të gjykatës dhe gradualisht me kohën këndvështrimet e tyre shëndërrohen në këndveshtrime dominante. Pra, kjo është shpresa e kundërshtarit: që ata nuk janë duke shkruar për sot, por për të nesërmën.’
‘Kërcënimi më i madh i lirisë është një popull i dobët; diskutimi publik është dëtyrë e politikës: dhe kjo duhet të jetë parimi fundamental i qeverisë amerikane.’
‘Feminizmi…mendoj shpjegimi më i thjeshtë dhe njëri që e përfshi këtë ide, është kënga të cilën e këndon Marlo Thomas, ‘Të lirë të jemi unë dhe ti.’ Të lirë të jemi, nëse ti je grua – doktoreshë, avokat, shef indian. Çkado që ti dëshiron të jesh. Dhe nëse je djalë, dhe të pëlqen të jesh mësues, infermerier, do të të pëlqente të kesh një kukull, kjo është në rregull gjithashtu. Nocioni që secili duhet të jemi të lirë të zhvillojmë talentin tonë, çkado që mund të jetë ai, dhe mos të jemi të ndaluar nga barrierat artificiale – barrierat e krijuara nga njeriu, sigurisht jo të dërguara nga qielli.’
‘Do të doja të kishte një mënyrë që të mund të tundja një shkop magjik dhe ta vendosja përsëri kur njerëzit ishin të respektueshëm ndaj njeri-tjetrit dhe Kongresi ishte duke punuar për të mirën e shtetit dhe jo sipas vijave të partisë . Një ditë do të ketë njerëz të mirë, përfaqësues të mirë të zgjedhur të cilët do të thonë, ‘mjaft me këtë budallallëk, le të jemi lloji i legjislaturës të cilën Shtetet e Bashkuara duhet ta kenë.’ Shpresoj ajo ditë do të vijë derisa unë të jem ënde gjallë.’ / KultPlus.com