Sateliti i komunikimit, i prodhuar nga ”Boeing”, shpërbëhet në orbitë

Sateliti i komunikimit i projektuar dhe i prodhuar nga kompania globale e aviacionit ”Boeing” me bazë në SHBA, u shpërbë në orbitë.

Intelsat, operatori i satelitit të komunikimit “Intelsat 33e”, i njohur edhe si “IS-33e” dha një deklaratë lidhur me këtë temë. Intelsat, i cili më parë njoftoi se sateliti “IS-33e” kishte defekte dhe ndërprerje në shërbimin e tij, raportoi se sateliti shpërtheu në orbitë dhe u zhduk plotësisht dy ditë pas këtij njoftimi.

Duke njoftuar se kanë zhvilluar analizë gjithëpërfshirëse për shkakun e shpërbërjes së satelitit, Intelsat tha se po bashkëpunojnë me prodhuesin e satelitit, Boeing dhe institucionet qeveritare për të shqyrtuar vëzhgimet dhe të dhënat.

Boeing nuk dha deklaratë për incidentin. Sateliti i komunikimit “IS-33e” i prodhuar nga Boeing u lëshua në orbitë në gusht 2016 dhe filloi shërbimin në janar 2017.

Në deklaratën më 19 tetor, Intelsat njoftoi se “iS-33e” kishte keqfunksionuar dhe shumë nga klientët e saj në Evropë, Afrikë dhe rajonet e Azisë-Paqësorit u prekën nga kjo ndërprerje e shërbimit.

Kompania amerikane ”Boeing”, prodhuese e satelitit, prej kohësh po përballet me probleme të shumta. Pas dy shtyrjeve, kompania dërgoi anijen Starliner, me dy astronautë të NASA-s, në hapësirë ​​për herë të parë më 5 qershor. Pavarësisht hetimeve të kryera në anije, ku u konstatua një rrjedhje heliumi, burimi i problemit nuk u gjet dhe kthimi i mjetit në Tokë u shty 4 herë.

Duke vendosur se ishte shumë e rrezikshme të ktheheshin dy astronautë në Tokë me kapsulën e dëmtuar të Boeing, NASA njoftoi se astronautët do të mbaheshin në hapësirë ​​deri në shkurt 2025.

”Boeing” prej pak kohësh është në rendin e ditës me grevën e punonjësve. Kompania nuk arriti të bëjë marrëveshje me punonjësit e saj për rritjen e pagës dhe rreth 33 mijë punonjës që nuk e pranuan ofertën e rritjes së rrogës dolën në grevë më 13 shtator.

”Boeing” tha se planifikonte të merrte masa të tilla si ngrirja e punësimeve, ndalimi i udhëtimeve dhe pezullimi i shpenzimeve jo thelbësore për të ulur kostot pasi punëtorët e saj dolën në grevë në shtator.

Në mesazhin e tij për punonjësit më 12 tetor, shefi ekzekutiv i ”Boeing”, Kelly Ortberg tha se kompania planifikon të reduktojë fuqinë e saj punëtore me 10 për qind./ atsh/ KultPlus.com

Pamje nga satelitët, bota para dhe pas koronavirusit

Koronavirus, është “kundërshtari” që po lufton një botë mbarë. Kjo e keqe, ka izoluar miliona persona në shtëpi, ka boshatisur rrugë, parqe, institucione publike apo private si edhe rrjedhën e jetës. Shumë shtete në mes të panikut, të shkaktuar nga virusi korona, kanë zgjedhur të mbyllin kufijtë e tyre.

Disa thonë që “toka po merr frymë”, por në të vërtetë, në këto momente “bota po vuan për njerëz”. Numri i të infektuarve dhe viktimave po shtohet dita ditës. Evropa është kthyer në vatrën kryesore të koronavirusit dhe kjo e keqe nuk dihet kur do të marrë fund.

Pamjet të marra nga satelitët, tregojnë si ka ndryshuar bota para dhe pas koronavirusit, vërtet prekëse kur vëren që kjo epidemi ka paralizuar gjithçka. Për më shumë ju ftojmë t’i ndiqni.