Për herë të parë, Selena Gomez do të bëjë debutimin si nikoqire në Saturday Night Live të shtunën, më 14 maj.
“Mami … Unë mendoj se ia kam dalë”, shkroi aktorja në Instagram.
Ylli i ” The Only Murders in the Building ” shtoi se ajo është “shumë mirënjohëse dhe kaq e emocionuar” për të qenë pjesë e “Saturday Night Live”.
Seriali i ri i Gomez, “Only Murders in The Building”, do të shfaqet premierë më 28 qershor. Shfaqja është pritur me sukses të madh dhe në të luajnë veteranët e SNL, Steve Martin dhe Martin Short, të cilët mund të paraqiten gjatë episodit të Selenës dhe monologut hapës. Për sezonin e dytë, seriali ka shtuar aktoret Amy Schumer dhe Cara Delevingne./21Media/ KultPlus.com
Aktorja e njohur amerikane, Blake Lively, do ta shënojë debutimin regjisorial me videoklipin e ri të këngëtares, Taylor Swift.
Kantautorja 31-vjeçare, Swift, e bëri të ditur lajmin se mikesha e saj e mirë e ka marrë përsipër rolin e regjisores së videoprojektit të ardhshëm me titull, “I Bet You Think About Me”. Kjo është kënga e re e cila i është shtuar albumit “Red (Taylor’s Version)”, të cilin e lansoi të premten e kaluar.
Ylli i hitit “Shake it Off” në një postim të fundit në Instagram shkroi: “BEFASI! Videoklipi i ri muzikor lansohet nesër në ora 16:00. Më në fund më erdhi rasti të punojë me të mrekullueshmen, të guximshmen dhe personin me një sens fantastik të humorit, Blake Lively, në atë që do të jetë debutimi i saj regjisorial”.
Dy mikeshat u fotografuan bashkë me burrin e Livelyt, Ryan Reynolds, pas emisionit të fundit “Saturday Night Live” ku Taylor e interpretoi versionin dhjetë minutash të këngës së preferuar të fansave nga ky album, “All Too Well”, për të cilën spekulohet se flet për romancën vitit 2011 të këngëtares me aktorin, Jake Gyllenhaal.
Gjatë kësaj performance live në skenën e shout “SNL”, në sfond shfaqej filmi i shkurtër i drejtuar nga Swifti dhe në të cilin luajnë aktorët, Sadie Sink dhe Dylan O’Brien.
Videoprojekti “I Bet You Think About Me” e përfshinë edhe kantautorin 43-vjeçar, Chris Stapleton, dhe është njëra nga nëntë këngët që i janë shtuar versionit të ri të albumit të lansuar në vitin 2012.
Këngëtarja e shpërblyer me “Grammy” është duke i riincizuar albumet e fillimeve të karrierës kjo pasi menaxheri i njohur i artistëve, Scooter Braun, e bleu ish-labelin e saj diskografik, “Big Machine Label Group”, për 300 milionë dollarë dhe me të i fitoi të drejtat për katalogun e saj të kaluar muzikor.
Albumi i parë “Red” ishte publikuar në vitin 2012 dhe i përfshinte 16 këngë, kurse albumi i ri “Red (Taylor’s Version)” i përmban gjithsej 30 këngë.
Në një intervistë të fundit, Swift deklaroi se rimarrja në pronësi e punës së vjetër, ka qenë një eksperiencë shumë e mirë dhe fuqizuese për të. / KultPlus.com