Save the Children: 13.6 milionë fëmijë në botë në rrezik nga kequshqyerja

Covid, lufta në Ukrainë dhe fenomenet ekstreme klimatike kanë kontribuar në vdekjen e popullatës botërore duke e zhytur atë në urgjencën më serioze ushqimore të shekullit të 21-të që po prek veçanërisht më të vegjlit. Është ky raporti më i fundit i Save the Children, sipas të cilit  mesatarisht, çdo vit në mbarë botën, 1 milion fëmijë nën 5 vjeç vdesin nga kequshqyerja, por aktualisht 13.6 milionë të tjerë rrezikojnë jetën nga forma më akute dhe e rëndë e tij.

Me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit, Save the Children nisi fushatën për mbledhjen e fondeve “Uria emergjente” për kequshqyerjen dhe nisi një peticion për t’i kërkuar qeverive investime të mëtejshme për të parandaluar emergjencat dhe për të forcuar komunitetet lokale ndaj krizave të ardhshme.

Për shkak të emergjencës së rëndë ushqimore, deri në fund të vitit 2022, të paktën 222 milionë njerëz në 53 zona të botës mund të përballen me urinë kritike, numri më i lartë që nga fillimi i sondazheve, dhe 45 milionë në 37 vende janë në prag të urisë. Përveç kësaj, 970,000 njerëz tashmë po përballen me kushte të ngjashme me urinë në 5 vende, Somali, Sudanin e Jugut, Afganistan, Etiopi dhe Jemen, thotë Save the Children. /a2news.al/ KultPlus.com

Aktiviteti ‘Një hap më i sigurt për fëmijët’ synojnë rritjen e vetëdijës në shoqëri për të drejtat e fëmijëve

Organizata Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children në Kosovë dhe në bashkëpunim me Zyren për Qeverisje të Mirë – Zyra e Kryeminitrit në kuadër të fushatës “RriteMeDashni” dhe “Programin për Vetëdijesimin e Publikut për Zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës” do të realizojmë aktivitetin “Një Hap me i Sigurt për Fëmijët”.

Kjo fushatë do të fillojë në ora 11:00 te NewBorn dhe për të vazhduar më pas në disa lokacione të tjera.

Lokacioni 1 – Zebrat te Newbroni (Rr.Luan Haradinaj) Lokacioni 2 – Zebrat te Hotel Grand (Rr.Garibaldi) Lokacioni 3 – Zebrat te Shkolla Faik Konica (Rr.Xhorxh Bush) Lokacioni 4 – Zebrat te Katedralja (Rr.Eqrem Qabej).

Qëllimi parësorë i kësaj iniciative është rritja e vetëdijes në shoqëri dhe ndryshimi i sjelljes karshi të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së tyre siç parashihet me kornizën ligjore. /KultPlus.com

Yllka Gashi në ditën botërore të personave me aftësi të veçanta: Institucionet duhet të bëjnë më shumë

3 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të veçanta, e për këtë Kuvendi i Kosovës ka shpallur vitin 2022 si vit i dedikuar për këta persona, shkruan KultPlus.

Një postim mbi këtë ditë e ka bërë edhe aktorja e njohur, Yllka Gashi, e cila ka thënë se sot më shumë se kurrë duhet të reflektojmë e të bjmë ndryshime drastike që kjo kategori të përfshihet në të gjitha sferat e shoqërisë sonë.

“Në Kosovë ende ka fëmijë që nuk kanë kushte e mundësi për shkollim gjithëpërfshirës. Kjo është e papranueshme dhe duhet të ndryshojë”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Ajo ndau gjithashtu disa takime që ka pasur në të kualuarën me fëmijët me nevoja të veçanta.

“Si Ambasadore Artiste e Save the Children në Kosovë, kam pasur fatin të takoj fëmijë me nevoja të veçanta dhe jam mahnitur me prindët e tyre, posacërisht me nënat të cilat ua kanë dedikuar jetën dhe bëjnë çdo sakrificë të mundshme që fëmijët e tyre ta kenë jetën më të lehtë e kualitative. Është koha që edhe institucionet përkatëse të bëjnë më shumë për përfshirjen e këtyre qytetarëve në shkollim, vendimmarrje, politikë, kulturë, sport dhe çdo fushë tjetër të jetës”, përfundoi ajo.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë më shumë se një miliardë njerëz ose rreth- rreth 15% e popullsisë së botës – jetojnë me ndonjë formë të kufizimit të aftësive të tyre. /KultPlus.com

May be an image of 1 person, standing and outdoors
May be an image of 2 people, people standing and text that says 'INCLUSIVE EDUCATION HILDREN WITH SPECIAL EDUCATIONAL NEEDS Appreciation Yllka Gashi MY TEACHER ENCOURAGES ME OTHER CHILD. NDILL BECOMEATV PRESENTER! Children'May be an image of 5 people, child and people standing

“Save the Children”: 9 mijë fëmijë janë në nevojë pas tërmetit në Shqipëri

Organizata “Save the Children” thotë se rreth 9 mijë fëmijë janë në nevojë pas tërmeti të së martës në Shqipëri.

Ata janë të trembur dhe të shqetësuar dhe përveç tendave, shtretërve, batanijeve dhe mjeteve të higjienës personale, kanë nevojë edhe për mbështetje emocionale dhe mendore, thonë nga “Save the Children”.

Të paktën 4 fëmijë janë mes viktimave të deritanishme të tërmetit.

Save the Children po veprojnë në Durrës, Tiranë, Shijak dhe Fushë Krujë, ku po i përgjigjet nevojave të fëmijëve dhe familjeve të tyre./tch / KultPlus.com