SBASHK ngre alarmin: Shkollat mund të mbesin pa mësimdhënës

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, tha se mësimdhënësit po kërkojnë pushim pa pagesë, për të dalë në Evropë për të punuar dhe se është shqetësuese kjo dukuri, pasi në një të ardhme të afërt mund të mbesin shkollat pa mësimdhënës.

Ajo tha se kryesisht ata mësimdhënës që kërkojnë pushim pa pagesë është arsyeja që po shkojnë diku në Evropë me qëllim që nëse mund të integrohen për një punë më të mirë atje.

“Sipas informatave që i kemi nga kryetarët e sindikatave të niveleve komunale, janë një numër i mësimdhënësve që po kërkojnë pushim pa pagesë një vit, kryesisht ata mësimdhënës që kërkojnë pushim pa pagesë është arsyeja që po shkojnë diku në Evropë me qëllim që nëse mund të integrohen për të gjetur punë më të mirë diku në Evropë. Arsyeja e ikjes besoj është e njohur për të gjithë, ngase mësimdhënësit edhe përkundër asaj që është bërë një rritje simbolike e pagesës, por një pagesë jo e dinjitetshme për ta, dhe njëherësh kushtet e punës në shkolla janë larg asaj të dëshirueshme sikurse janë në Evropë. Ngase secili mësimdhënës kërkon pushim pa pagesë një vit. Nëse ka përfunduar një fakultet, e natyrisht për të qenë mësimdhënës përveçse duhet ta ketë përfunduar fakultetin duhet ta ketë të përfunduar edhe masterin, andaj një mësimdhënës për të nuk është problematike që ta mësojë një gjuhë të huaj cilado qoftë, aq më tepër kur në Kosovë po organizohen kurse të ndryshme të gjuhëve, meqenëse një numër i madh i qytetarëve të Kosovës po ikin në Gjermani, kështu që gjuhë gjermane ka mjaftueshëm në Kosovë, që për mësimdhënësit nuk është problematike për ta mësuar gjuhën brenda 6 muajve apo edhe një viti, dhe pas asaj periudhe do të thotë kur veçse e ka mësuar gjuhën, ai mësimdhënës pa kurrfarë problemi do të integrohet dhe do të punësohet qoftë kudo në Evropë, pasi ta ketë mësuar edhe gjuhën e atij vendi ku ka emigruar”, deklaroi Shala.

Ajo tha se sipas kërkesave në drejtorinë Komunale të arsimit të atyre që kanë ikur janë diku rreth 300 mësimdhënës, ku edhe iu është aprovuar, dhe kjo është shqetësuese për këtë dukuri, ngase në një të ardhme të afërt ka mundësi që edhe shkollat tona të mbesin pa mësimdhënës.

“Nuk e dimë saktë numrin e atyre sa kanë ikur, por e dimë afërsisht numrin e atyre që kanë bërë kërkesë në drejtorinë Komunale të arsimit, edhe aty është një numër prej 300 mësimdhënës që kanë bërë kërkesë në drejtoritë Komunale të arsimit, që do të thotë në të gjithë Kosovën dhe këto informata i kemi nga kryetarët e sindikatave të niveleve Komunale, që ky numër që kanë bërë kërkesë dhe natyrisht kërkesa e tyre është aprovuar. Çka është shumë shqetësuese për këtë dukuri, ngase në një të ardhme të afërt nëse vazhdon ky trendi për kërkim të pushimit pa pagesë apo edhe largimit të shumëhershëm të mësimdhënësve është një alarm shumë shqetësues çka në një të ardhme të afërt ka mundësi që edhe shkollat tona të mbesin pa mësimdhënës, ngase për përgatitje shkollore të një mësimdhënësi duhet bukur kohë e gjatë”, theksoi ajo për Gazeta Blic.

Shalaj shprehet se edhe vitet e kaluara edhe këtë vit pritet që kushtet në shkolla të përmirësohen, por që prapë po mbesin të njëjtat, tashmë ka dalë edhe çështja e furnizimit të librave ku së paku viteve të tjera i kishin librat, kurse tani nuk është bërë shpërndarja e tyre.

“Mësimdhënësit i përkushtohen punës së tyre, janë të përgatitur për shkak të transmetimit të informatave dhe ato çka janë të parapara në planprogramin mësimor, t’i interpretojnë dhe të njëjtën kohë të arrijnë suksese sa më të larta nxënësit e tyre. Kur është çështja tek pushimet e dimë se vitin shkollor në vitin 2022-2023 mësimdhënësit i është mohuar pushimi pranveror me përjashtim kanë pasur disa ditë që i janë lidhur me festat, por jo edhe pushimi pranveror si ka qenë i paraparë, kurse pushimin vjetor dihet se duhet ta përfundojnë procesin mësimor, t’i përfundojnë të gjitha punët e tyre administrative që i kanë pasur dhe ashtu siç e parasheh ligji natyrisht që edhe mësimdhënësit kanë shkuar në pushim, mirëpo edhe vitet e kaluara edhe këtë vit pritet që kushtet në shkollat tona të përmirësohen, por që prapë po mbesin të njëjtat qa kanë qenë edhe viteve të kaluara çka i vetmi mjet mësimor akoma në shkollat tona po mbetet libri, shkumësi, shpuza dhe tabelat që kanë qenë, domethënë nuk kemi një përmirësim në kushtet e punës edhe këtë vit shkollor 2023-2024, tanimë doli edhe çështja e furnizimit të librave ku së paku viteve të tjera i kishin librat, kurse tani nuk është bërë shpërndarja e tyre çka vetëm e kemi një gjendje më të përkeqësuar sesa viteve të tjera“, përfundoi Vjollca Shala nga SBASHK. / KultPlus.com

SBASHK-u po kërkon mendimin e anëtarësimit për pezullimin e grevës në arsim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) ka njoftuar se po kërkon mendimin e anëtarësimit për pezullimin e grevës në arsim, shkruan KultPlus.

Në komunikatë bëhet e ditur se Këshilli Grevist i SBASHK-ut, në bazë të kontratës kolektive dhe sipas ligjit të grevës, duke analizuar ecurinë e deritanishme të grevës, kërkon mendimin e anëtarëve grevistë, që nga kopshtet e deri tek universitetet, lidhur me idenë e pezullimit të grevës më së voni deri në janar 2023 dhe kthimin e grevistëve në mësim nga data 3 tetor 2022.

Lexoni të plotë njoftimin:

Në ditët e sotme mësimdhënësit janë nëpërkëmbur, dinjiteti u është cenuar, e ata historikisht janë të njohur për sakrificën e tyre përgjatë viteve. Këtë nëpërkëmbje mësimdhënësit e kanë përjetuar viteve të 90-ta, gjersa lëkura e tyre ende i mban mend qëndrimet autoritare dhe dhunën sistematike me qëllim të nënshtrimit të sistemit të arsimit.

Që nga paslufta, përgjatë muajit të kaluar, është hera e parë që mësimdhënësit e përjetuan të njëjtën situatë. Ule dinjitetin e mësimdhënësve dhe do të kesh popull të nënshtruar dhe pa mendim kritik. Qeveria inatçore vazhdoi me nëpërkëmbjen e mësimdhënësve, duke na quajtur jo vetëm analfabetë por edhe ‘të shitur’ të agjendave armiqësore madje edhe vegla të partive opozitare, që është orvatje patetike dhe infantile. Qeveria tregoi se nuk e ka prioritet zhvillimin e arsimit përmes angazhimit cilësor dhe të dinjitetshëm të mësimdhënësve.

Si rezultat i mungesës së dialogut të mirëfilltë social, kërkesës së sinqertë të këshillit të prindërve që mësimdhënësit të jenë bashkë me fëmijët dhe të nis viti shkollor, për parandalimin e ndikimit të eksponentëve të qeverisë me agjendë përçarëse të kolektiveve shkollore dhe dyshimit tonë se greva sikur po i duhet Qeverisë për ta mbajtur vëmendjen e opinionit drejt grevës.

Duke parë se pas gjithë përpjekjeve tona që të kemi dialog të mirëfilltë e të gjejmë zgjidhje të kërkesave legjitime, Qeveria vazhdon qasjen e gabuar dhe pas angazhimit edhe të njerëzve me autoritet dhe ardhjes së drejtoreshës së përgjithshme të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) që ishte zë i grevistëve dhe solli kërkesa në emër të 11 milionë kolegëve nga e tërë Evropa që të realizohen kërkesat legjitime të grevistëve, por Kurti dhe qeveria vazhdoi të dëshmoi se nuk do të zgjidh kërkesat e grevistëve.

Duke u nisur nga kjo këshilli grevist i SBASHK-ut bazuar në kontratën kolektive dhe sipas ligjit për grevën, e duke e analizuar ecurinë e grevës deri më tash, kërkon mendimin e anëtarësisë grevistë që nga çerdhet e deri në universitete lidhur me idenë për pezullimin e grevës më së largu deri në janar 2023 dhe që grevistët t’i rikthehen mësimit që nga data 3 tetor 2022.

SBAShK do t’i vazhdojë orvatjet që mësimdhënësve t’iu rikthehet dinjiteti përmes dialogut social me qeverinë ashtu që të përmbushen kushtet themelore, të:

1) mbështetjes shtesë të pagës deri në zbatimin e Ligjit për Pagat dhe sipas rritjes ekonomike përfshirë shkallën e inflacionit;

2) plotësim ndryshimit të Ligjit Nr. 04/L 131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, për ta hequr kriterin e 15 viteve kontributdhënëse,

3) plotësim ndryshimit të Ligjit të sigurimeve shëndetësore. /KultPlus.com

KMDLNJ i bën thirrje SBASHK-ut që të ndërpresë grevën në arsim

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka kërkuar nga SBASHK-u që të ndalet greva bë arsim, pasi mban përgjegjësi për shkeljen e qenieve njerëzore – nxënësve, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet një reagimi për media, KMLDNJ, thuhet se SBASHK-u mbanë përgjegjësi faktike dhe konkrete

Kështu thuhet përmes një reagimi për media nga KMLDNJ, ku ndër të tjera potencohet se ata kanë monitoruar protestat e organizuara në disa shkolla dhe se kërkesat e tyre i konsiderojnë të drejta dhe të arsyeshme.

“KMDLNJ gjithnjë ka reaguar kundër linçimit publik të orkestruar ndaj SBASHK-ut dhe kryetarit, Rrahman Jasharaj si reagim nga pozita e të fortit e që është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe praktikat e mira ndërkombëtare. Nëse Qeveria e Kosovës ka qëndrim linçues ndaj SBASHK-ut, e kjo është e pakundërshtueshme, edhe SBASHK-u mbanë përgjegjësi faktike dhe konkrete për shkelje të drejtave të njeriut të nxënësve andaj duhet të ndërpres me shkelje të këtyre të drejtave. KMDLNj ka monitoruar protestat e organizuara në entet parashkollore dhe në disa shkolla dhe kërkesat e tyre i konsideron si të drejta dhe të arsyeshme hiç këtu angazhimet për grevë-thyerje nga pozitat ekskluzivisht partiake”, thuhet në reagim.

Sipas reagimit, KMDLNj tërheq vëmendjen edhe për grevën në Komunën e Prishtinës që u shkakton shumë dëme qytetarëve të Prishtinës, që nga foshnjat që duhet të regjistrohen, deri te shumë biznese dhe qytetarë të cilët janë të privuar nga ofrimi i shërbimeve që aktualisht janë të pjesshme.

“KMDLNj pret dhe shpreson se greva e SBASHK-ut do të përfundojë shpejt dhe do të nisë procesi arsimor duke theksuar se në këtë rast SBASHK-u nuk do të jetë palë e humbur. Nëse këmbëngul të vazhdojë këtë grevë në këtë mënyrë atëherë, pa asnjë dyshim më së shumti do të humb SBASHK-u, përjashtuar nxënësit që, edhe deri më tani janë humbësit më të mëdhenj, pa fajin e tyre”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Greva në arsim ka filluar më shumë se një muaj më parë dhe fundi i saj akoma nuk po shihet në horizont. /KultPlus.com

SBASHK: Greva në arsim do të vazhdojë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës e Kosovës ka njoftuar se greva, e filluar një muaj më parë në arsim, do të vazhdojë, shkruan KultPlus.

SBASHK-u me anë të një komunikate kanë thënë se kanë pritur që gjatë vikendit të ketë reflektim nga ana e Qeverisë.

Gjithashtu, SBASHK-u i ka reaguar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi ai i cilësoi si sindikalistë të PAN-it

“Kryetarët  e Këshillave Greviste komunale dhe të universiteteve dhe ata të shoqatave sindikale të Federatës së shërbyesve civilë kanë pritur se e shtuna dhe  e diela do të jetë ditë të angazhimet  e përkushtimit  dhe Qeverisë për të pasur takime me Këshillin Grevist të BSPK-së dhe për të bërë angazhime për arritjen e një marrëveshjeje të pranueshme .Mirëpo deklarimi i Kryeministrit Kurti duke mos pasur as edhe një argument  të bazuar se sindikalistët janë të PAN-it  ka krijuar indinjatë të grevistët  dhe ka dëshmuar se Kryeministri dhe Qeveria as tani nuk janë të angazhuar e të interesuar për tejkalimin e situatës në gjithë sektorin e arsimit dhe te shërbyesit civilë  dhe krijohet përshtypja se në vend të angazhimit për takime e arritjen e marrëveshjes së pranueshme Kryeministri dhe Qeveria sikur po angazhohen e dhe  sikur kanë dëshirë që greva të vazhdojë . Ky dyshim i grevistëve është forcuar pas vazhdimit të deklaratave pa as edhe një argument e fakt të Kryeministrit lidhur me grevistët dhe sindikalistët në përgjithësi”, thuhet në komunikatë.

“Të gjendur në këtë situatë e të zhgënjyer nga këto deklarime të Kryeministrit  të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi me kryetarët e Këshillave greviste  të nivelit komunal e të universiteteve me keqardhje janë shprehur se kjo mungesë e vullnetit të Kryeministrit e Qeverisë për dialog dhe injorimi i kërkesave legjitime të  grevistëve po bën që greva të vazhdojë edhe në ditët ne vijim”.

“Pjesëmarrësit e këtij takimi kanë përgëzuar grevistët të cilët, edhe përkundër presioneve të vazhdueshme ndaj tyre, por vazhdojnë të qëndrojnë me dinjitet dhe unik në përpjekjet për realizimin e kërkesave  të tyre legjitime. Njëheri i sigurojnë grevistet se do te jenë zëri i tyre dhe s’do te pushojnë asnjë moment për të tentuar që të bisedojnë me Qeverinë për të gjetur një mënyrë të realizimit të kërkesave”. /KultPlus.com

SBASHK tërhiqet nga 100 euro, ka tri kërkesa të reja për Qeverinë

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka dhënë ”dorëheqje” nga kërkesa prej 100 eurove shtesë nga Qeveria e Kosovës për mësimdhënësit, të cilët aktualisht janë në grevë, shkruan KultPlus.

Në një letër drejtuar Avokatit të Popullit, Naim Qelaj i cili po shërben si ndërmjetësues ndërmjet palëve, Jashari ka paraqitur kërkesat e tyre, për t’i përcjellur te ekzekutivi.

Në këtë letër Jashari ka kërkuar që nga janari i vitit 2023 të ketë rritje prej 10 për qind të pagës për mësimdhënësit.

Ndërkaq, deri në janar, mësimdhënësit por edhe shërbyesit tjerë publik të marrin shtesat prej 50 eurove që i ka premtuar Kurti.

Pika e dytë e kërkesës së SBASHK-ut, ka të bëjë me atë që të ndryshohet ligji për Skemat Pensionale, kushti 15 vite përvojë punë dhe pika tre që deri në fund të vitit 2022 të fillojë së zbatuari Ligji për sigurime shëndetësore nga viti 2023.

Deri në fund të vitit 2022 të miratohet plotësim ndryshimi i Ligjit për sigurime shëndetësore ose në të kundërtën të fillojë zbatimi i ligjit aktual i sigurimeve shëndetësore i vitit 2022”, thuhet në fund të pikës së tretë të letrës së SBASHK-ut. /KultPlus.com

Jasharaj flet për takimin me Kurtin: S’kemi arritur marrëveshje

Këshilli grevist i kryesuar nga Rrahman Jasharaj i SBASHK-ut ka folur për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti rreth mundësisë së arritjes së marrëveshjes për ndërprerjen e grevës.

Jasharaj tha se s’ka asnjë ndryshim nga pozicionet e grevistëve dhe qeverisë raporton Gazeta Express.

“Sapo dolëm nga një takim shumë kohë i pritur mes këshillit grevist dhe kryeministrit Kurti e ministrave Murati e Nagavci. Takimi ishte i gjatë, ne si këshill grevist ia rikujtuam kërkesat tona legjitime që i di opinioni, ata na treguan për angazhimet që kanë bërë. Takimi ishte përmbajtësor por asgjë nuk kemi ndryshme. Qeveria qëndron në pakon e prezantuar”, tha ai. / KultPlus.com

S’ka marrëveshje mes Qeverisë dhe SBAShK-ut, edhe kjo javë nis me grevë

Greva do të vazhdojë edhe më tutje, ka bërë të ditur Sindikata e Arsimit, të dielën.

Kjo pasi, takimi i së shtunës në mes kryeministrit, Albin Kurtit dhe kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hymolli, ka dështuar të realizohet zgjidhja.

Hymolli, të dielën iu ka kumtuar grevistëve që me Kurtin ka debatuar, por zgjidhje s’ka pasur.

Sindikata po kërkon 100 euro shtesa, ndërkaq Qeveria ka ndarë nga 50 euro shtesa për të gjithë punonjësit publikë.

Pra sindikata kërkon nga mësimdhënësit të mos dalin sot në punë.

Por kështu nuk mendon Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka thënë se “shkolla duhet të jetë vendi ku nesër do të takohen me mësimdhënësit”.

Greva ka nisur më 25 gusht dhe sindikata zotohet se nuk do të ndërpritet derisa të ju zbatohen kërkesat./ KultPlus.com

Takimi me Nagavcin pa efekt, SBASHK: Greva vazhdon

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës ka bërë me dije se greva në arsim do të vazhdojë, meqë Qeveria s’po ua plotëson kërkesat.

Kjo deklaratë e SBASHK’ut vjen një ditë pas takimit që zhvilloi kreu i kësaj sindikate me Ministren e Arsmit, Arbërie Nagavci dhe Ministrin e Financave, Hekuran Muratit.

Sipas SBASHK, Nagavci e Murati i kushtëzonin që pa as edhe një marrëveshje të mbyllej greva.

“Mirëpo debatet e kulturuara e gjithë këto lutje në fillim të takimit sikur i trimëruan Muratin e Nagavcin, që kushtëzonin pa të drejt se pa as edhe një takim dhe pa as edhe një marrëveshje të mbyllej greva. Kjo dëshmoi se ata ose nuk duan ose nuk dinë vërtetë as gjë për dialogun dhe veprimet sindikale. Greva ndodh kudo në botë për të nxitur Qeverinë për të ndodhur dialogu e ofruar zgjidhje të pranueshme për kërkesat e grevistëve në mënyrë që të mbyllet greva e në Kosovë përfaqësuesit e Qeverisë e donin të kundërtën dhe me qëllim të caktuar. Ata insistonin që të mbyllet greva e pastaj të bëhej ,kinse, dialogu. Kjo tregon se ata vërtetë nuk e duan dialogun e as zgjidhjen e kërkesave legjitime të grevistëve . Ata për të mos u parë nga opinioni qëndrimi i tyre dhe kryeneçësia nuk kishin ftuar as mediet që të përcjellin takimin në MASHTI e as në ambientet e Qeverisë”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë thuhet tutje se më s’do  të ketë takime “në stilin ju sindikatat heshtni dhe pranoni ato që po themi ne”.

“Tani e tutje përfaqësuesit legjitim të BSPK-së, pra Këshilli Grevist do të shkoj në takime, por vetëm atëherë kur qeveria sillet si palë e barabartë dhe zhvillon debat përmbajtjesor dhe merret me kërkesat e grevistëve. Takime në stilin ju sindikatat heshtni dhe pranoni ato që po themi ne nuk do të ketë më. Qeveria është i vetmi fajtor dhe deri sa ajo vazhdon me injorancë e fjalime të thata, greva do të vazhdojë sepse kështu kanë vendosur, jo individët, por grevistët”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Qeveria nuk do zgjidhje të kërkesave, prandaj greva vazhdon

Me muaj të tërë Qeveria i ka ikur dialogut me sindikatat dhe nuk është angazhuar fare për zgjidhjen e kërkesave legjitime të punëtorëve në sektorin publik. Kjo qasje e gabuar ka sjell edhe deri të greva e përgjithshme që po vazhdon që nga 25 gushti dhe me këtë qasje të Qeverisë nuk dihet edhe sa do të zgjas.

Këshilli Grevist i BSPK-së dhe ai i SBASHK-ut donin të besonin se më në fund po nis dialogu i sinqertë me Qeverinë dhe do të krijoheshin kushtet për arritjen e marrëveshjes së pranueshme, por takimi në MASHTI me ministren Nagavci e zv/ministrin Pupovci e pastaj takimi në Këshillin Ekonomik Social , në të cilin ishin përfaqësuesit e BSPK-së, disa nga Odat dhe përfaqësuesit e Qeverisë me përfaqësuesit kyç Hekuran Murati e Arbërie Nagavci.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj , kryetari i Federatës sindikale të shërbyesve civil Ali Gashi, por edhe përfaqësuesit tjerë të BSPK-së disa herë iu drejtuan me lutje përfaqësuesve të Qeverisë dhe pjesëmarrësve të tjerë që të debatojnë qetë dhe të ndihmojnë që të ketë takim të Qeverisë me përfaqësuesit e BSPK-së, pra me Këshillin Grevist. Mirëpo debatet e kulturuara e gjithë këto lutje në fillim të takimit sikur i trimëruan Muratin e Nagavcin, që kushtëzonin pa të drejt se pa as edhe një takim dhe pa as edhe një marrëveshje të mbyllej greva. Kjo dëshmoi se ata ose nuk duan ose nuk dinë vërtetë as gjë për dialogun dhe veprimet sindikale . Greva ndodh kudo në botë për të nxitur Qeverinë për të ndodhur dialogu e ofruar zgjidhje të pranueshme për kërkesat e grevistëve në mënyrë që të mbyllet greva e në Kosovë përfaqësuesit e Qeverisë e donin të kundërtën dhe me qëllim të caktuar. Ata insistonin që të mbyllet greva e pastaj të bëhej ,kinse, dialogu. Kjo tregon se ata vërtetë nuk e duan dialogun e as zgjidhjen e kërkesave legjitime të grevistëve . Ata për të mos u parë nga opinioni qëndrimi i tyre dhe kryeneçësia nuk kishin ftuar as mediet që të përcjellin takimin në MASHTI e as në ambientet e Qeverisë.

Tani e tutje përfaqësuesit legjitim të BSPK-së, pra Këshilli Grevist do të shkoj në takime, por vetëm atëherë kur qeveria sillet si palë e barabartë dhe zhvillon debat përmbajtjesor dhe merret me kërkesat e grevistëve. Takime në stilin ju sindikatat heshtni dhe pranoni ato që po themi ne nuk do të ketë më. Qeveria është i vetmi fajtor dhe deri sa ajo vazhdon me injorancë e fjalime të thata, greva do të vazhdojë sepse kështu kanë vendosur, jo individët, por grevistët.

Prishtinë, 10 shtator

Këshilli Grevist i BSPK-së,

Këshilli Grevist i SBASHK-ut./ KultPlus.com

SBASHK nuk dorëzohet, vazhdon grevën përkundër presioneve të vazhdueshme

Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut, përmes një komunikate për media, ka dhënë informacion për ditën e 13-të të grevës në institucionet arsimore.

Në njoftim thuhet se Këshilli Qendror Grevist ka vërejtur se ditët e fundit ka presione të vazhdueshme ndaj kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, duke u munduar ta shantazhojnë e etiketojnë me postime të rrejshme, pastaj përgatitja e tentim sulmit fizik gjatë vizitës së tij që u bëri grevistëve.

“Presionet janë të vazhdueshme edhe nëpër disa komuna, shkolla dhe çerdhe, si nga ana e Qeverisë – rasti i djeshëm i vizitës së Kryeministrit Kurti në Podujevë, ashtu edhe nga një numër i vogël i prindërve me fëmijët e tyre (nxënësit) që tentojnë ta thyejnë grevën.

Ju bëjmë apel prindërve që edhe përkundër që numri është i vogël që tentuan me nxënës ta thyejnë grevën me presion ndaj grevistëve, që të heqin dorë nga kjo metodë, sepse në këtë formë në asnjë mënyrë greva nuk mund të ndërpritet. Presionin ta orientojnë drejt Qeverisë duke kërkuar zgjidhje për të filluar punën institucionet arsimore”, thuhet në njoftim.

Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut ka theksuar se është duke i përcjell me vëmendje dezinformatat nga kushdo qoftë, të cilat kanë qëllimin e vetëm përçarjen e anëtarësisë së tyre.

“Të gjitha këto do ti paraqesim pranë organeve të drejtësisë. Apelojmë te organet e rendit dhe organet tjera që me vëmendje ti përcjellin rastet si ai i djeshmi ndaj kryetarit Jasharaj dhe tentuesit e prishjes se rendit ti vejmë para organeve të drejtësisë, po ashtu edhe nxitësit të cilët me dezinformata të ndryshme nxisin këto sulme”, thuhet në njoftim. /KultPlus.com

1 shtatori i mjegullës, SBAShK’ “sot ka grevë”, Qeveria “shkoni n’shkollë”

Sot është 1 shtatori, data kur nis viti i ri shkollor, por nxënësit kanë një dilemë të madhe; të shkojnë apo të mos shkojnë në shkollë.

Kjo pasi,  Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ( SBAShK ) e drejtuar nga Rrahman Jasharaj ka ftuar mësimdhënësit që t’i bashkohen grevës.

Ankohen se mësimdhënësit po përballen me vështirësi financiare – gishtin e drejtojnë kah Qeveria që s’i ka lëvizur pagat, shkruan Gazeta Express.

E në anën tjetër, Qeveria e Kosovës iu ka bërë thirrje mësimdhënëseve që ta injorojnë grevën e SBAShk’ut, thonë se “fëmijët po dëmtohen shumë”.

Por Qeveria s’është ndalur veç me thirrje, ka vepruar në drejtim të mësimdhënëseve – pagat e muajit gusht për një pjesë të tyre kanë dalë jo të plota.

Këtë të mërkurën e ka kumtuar ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati.

“Sot është bëtë vetëm pjesërisht ekzekutimi i pagave, për shkak se procesimi dhe përgatitja e llogaritjes së pagave merr kohë. Mirëpo siç e dini që greva e deklaruar nga SBASHK-u dhe BSPK, ka kriju nevojën që të procesohen edhe llogaritjet nga ato organizata buxhetore që ndikohen nga greva e shpallur dhe marrë parasysh që sipas ligjit detyrimi i punëdhënësit gjatë kohës sa punëtori është në grevë, pezullohet, ne kemi marrë për detyrë që të përditësohen listat e pagave”, ka thënë Murati gjatë një konference për media.

Në anën tjetër, Këshilli i Prindërve i Kosovës, përmes një deklarate në Facebook të mërkurën, kanë kërkuar nga Qeveria dhe Sindikata që të dialogojnë.

Sipas tyre, nga kjo situatë më së shumti dëmtohen fëmijët dhe prindërit.

“Lusim të dyja palët që të lëvizin nga qëndrimet aktuale dhe t’i japin mundësi dialogut”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Tashmë është një mjegull se kush do të shkojë në shkollë e kush jo  dhe si do të rregullohet kjo çështje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është deklaruar për këtë problem.

Por më parë ai, në Kuvendin e Kosovës thoshte se zgjedhjet e 14 shkurtit i kanë fituar me sloganin “drejtësi dhe zhvillim” dhe jo “rritje pagash”.

Sipas tij, pagat do të rriten, por jo tash. E nga opozita dhe sindikata po kërkojnë që të miratohet Ligji i Pagave.

Kësaj greve i është bashkuar edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura. /Express / KultPlus.com

Ministria: SBASHK-u s’ka të drejtë të mbyllë shkolla, presioni i tyre i dënueshëm – nga nesër fillon mësimi

Ministria e Arsimit ka thënë se nesër më 1 shtator fillon viti i ri shkollor, derisa shton se ky fillimvit “vihet në pikëpyetje për shkak të grevës së deklaruar nga BSPK-ja, së cilës i është bashkëngjitur edhe SBASHK-u”.

Ndër të tjerash, në këtë komunikatë thuhet se askush, përveç autoriteteve qendrore dhe lokale të përcaktuara me legjislacion, nuk ka të drejtë të shpallë mbylljen e shkollave.

Siç thuhet në njoftim, “presionet e tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme”.

“Kryetari i SBASHK-ut dhe askush tjetër përveç autoriteteve qendrore dhe lokale të përcaktuara me legjislacion, nuk ka të drejtë të shpallë mbylljen e shkollave për çfarëdo arsye, as t’i pengojë të punojnë ata që duan të punojnë.  Presionet e tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme. Ndërkaq, spekulimet se, me ardhje në shkollë, mund të cenohet siguria e fëmijëve nuk kanë asnjë bazë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Nesër, më 1 shtator, fillon viti i ri shkollor për të gjitha institucionet e arsimit fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë në Republikën e Kosovës.

Të nderuar qytetarë, në dy vitet e kaluara kemi pasur pengesa të fillojmë me kohë vitin shkollor, si pasojë e pandemisë COVID-19, e cila ka ndikuar në çrregullimin e procesit mësimor dhe ka shkaktuar humbje të konsiderueshme mësimore. Edhe ky vit shkollor do të jetë sfidues, për shkak të krizës globale ekonomike dhe asaj të energjisë, të cilat janë jashtë kontrollit tonë. 

Përkundër faktit se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura, fillimi i suksesshëm i vitit shkollor vihet në pikëpyetje për shkak të grevës së deklaruar nga BSPK-ja, së cilës i është bashkëngjitur edhe SBASHK-u. Përderisa legjislacioni ynë e njeh të drejtën e të gjithë punëtorëve për grevë, e njeh edhe të drejtën për të punuar të atyre të cilët nuk janë pjesë e grevës.

Duke marrë parasysh gjendjen në terren, ftojmë prindërit dhe nxënësit që të komunikojnë drejtpërdrejt me mësuesit klasorë, kujdestarët e klasave dhe menaxhmentin e shkollës për të kuptuar nëse do të organizohet procesi mësimor dhe sipas cilit orar.

Kryetari i SBASHK-ut dhe askush tjetër përveç autoriteteve qendrore dhe lokale të përcaktuara me legjislacion, nuk ka të drejtë të shpallë mbylljen e shkollave për çfarëdo arsye, as t’i pengojë të punojnë ata që duan të punojnë. Presionet e tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme. Ndërkaq, spekulimet se, me ardhje në shkollë, mund të cenohet siguria e fëmijëve nuk kanë asnjë bazë.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, si dhe Qeveria e Republikës së Kosovës kanë qenë të hapura për dialog me sindikatat dhe kanë adresuar kërkesat legjitime, gjithnjë brenda kornizës ligjore dhe mundësive materiale. Jemi të bindur se për secilin problem mund të gjindet zgjidhja, por proceset e tilla nuk duhet t’i dëmtojnë fëmijët dhe të rinjtë që kanë nevojë për arsim cilësor.

Të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve ju dëshirojmë një vit shkollor të mbarë dhe me sa më pak çrregullime. / KultPlus.com

Rrahman Jasharaj paralajmëron grevë të përgjithshme

Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), me anë të një letre drejtuar mediave ka parlajmëruar reagime të forta sindikale, karshi siç thotë qasjes së Qeverisë Kurti. Në letër paralajmërohet grevë e përgjithshme para muajit shtator.

Siç thuhet në letër, greva e përgjithshme do të zhvillohet qerisa Qeveria ta ndërrojë qasjen ndaj sindikateve dhe të gjejë zgjdhje.

Letra e plotë pa ndërhyrje:

Qeveri gishtin në kokë se çmimet në qiell e pagat përtokë

Qeveria Kurti është e vetmja që jeton jashtë realitetit sepse ka krijuar me rrjete sociale një realitet për veti dhe nuk i ndal lëvdatat për arritjet që nuk ekzistojnë , për ngritjen ekonomike që nuk është dhe për buxhetin më të latë në gjithë vitet e pasluftës, që bazuar në sjelljet  e veprimet e shefit të kuletës, Hekuran Murati , nuk është.

Qeverisë Kurti sindikatat i dërguan letra për takime. I dërguan mesazhe me protesta e greva se janë shumë të pakënaqur dhe  se kanë kërkesa të anëtarësisë që duhet realizuar . I dërguan edhe ndërmjetësuesin ligjor për dialog, që i ngjason atij  plakut pleqnar në kohët e Kanunit kur përplaseshin dy fise dhe ata, edhe pse nuk kishin shumë shkollë e nuk kishin lexuar shumë libra sa Albini, pranonin pleqnarët dhe uleshin për të gjetur zgjidhje. Kurtit, Muratit e disa qeveritarëve të tjerë nuk u kanë lënë përshtypje gjithë këto angazhime të sindikatave  e as ky pleqnari bashkëkohor e ligjor  dhe në këtë mënyrë ata duke mos ndjerë nevojë as të deklarohen sepse vota e madhe e popullit ua ka trullosur  kokën dhe mendjen, po thonë se nuk japim as pesë para për sindikatat dhe të tjerët .

Kjo qeveri  nuk është duke jetuar me realitetin dhe as nuk po e ndjen sfidën që të punësuarit në sektorin publik e në atë privat po përballën me ngritjen  e vazhdueshme të çmimeve të artikujve elementar dhe se ata ishin të varfër e po bëhen gjithnjë e më skamnorë.

Qeveria Kurti pa shkuar nëpër pushime duhet t’i vë  gishtin kokës  sepse çmimet kanë shkuar deri në qiell e pagat kanë mbetur në tokë. Qeveria as nuk po ngrit pagat , as nuk po  fton në takime sindikatat për të bashkëbiseduar, as nuk po i fton ato për t’u marrë vesh për Ligjin e pagave. Qeveria po sillet se vetëm Kurti e Murati ekzistojnë në këtë nënqiellin e Kosovës. Mirëpo le ta dinë  deputetët e pozitës, të opozitës dhe i gjithë populli i Kosovës së angazhimit të sindikata për dialog u ka ardhur fundi. Ata pasi  dërguan edhe plakun, pra ndërmjetësuesin ligjor për dialog , e qeveria nuk u lodh as për këtë angazhim të sindikatave për dialog, atëherë  para shtatorit do të shohim reagimet e forta të sindikatave, kurse populli le ta di se në shtator çerdhet, shkollat, pastaj edhe Universitetet dhe administrata në komuna , por edhe të punësuarit në sektorë të tjerë  do të jenë në grevë të përgjithshme e cila do të jetë deri sa Qeveria Kurti të ndërrojë qasjen e të kuptoj se duhet të ulet me sindikatat të gjej zgjedhje. E zgjedhja është e munduar sepse Kurti  Muarati kanë thënë me plot gojën se ka ngritje të latë ekonomike, ka rritje të lartë të të hyrave dhe se buxheti është më i larti në 22 vitet e lirisë së  Kosovës.

Prishtinë, 18 korrik 2022,

Rrahman Jasharaj

Kryetari i SBSHK-ut / KultPlus.com

Nuk ndikojnë masat e qeverisë, SBASHK-u do të mbajë grevë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka reaguar rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës, e cila ka ndarë nga 100 euro për disa kategori, në të cilën përfshihen edhe punonjësit e arsimit, përcjell KultPlus.

Ata përmes një njoftimi për media kanë thënë se ky vendim nuk i tërheq ata nga greva e paralajmëruar me 20 prill.

Reagimi i plotë:

Pjesa e parë e deklaratës së kryeministrit Kurti  para medieve të nderuara për 100 euro shtesë edhe për të punësuarit në sektorin publik krijoi një lloj entuziazmi dhe sindikatat menduan se Qeveria ka ndryshuar qëndrimin e gabuar  ndaj sindikatave dhe kërkesave të tyre legjitime, por pjesa e dytë e deklaratës së tij tregoi se ai bashkë me Ministrin Murati këtë veprim e kanë bërë pse u është tekur ashtu dhe se mbështetja me 100 euro vlen vetëm për një muaj.

SBASHK-u  i thotë Kryeministër t’u rrittë ndera, por kërkesat e SBASHK-ut dhe sindikatave tjera mbesin të parealizuara sepse nuk ka dialog fare e as takime përmbajtjesore me sindikatat për të gjetur zgjidhje të përbashkët e të pranueshme për kërkesat e tyre që me 100 euro mbështetje të vazhdohet për gjithë të punësuarit në arsim, që nga çerdhet e deri në universitete dhe për shumë institucione të kulturës edhe në tërë sektorin publik  deri të nis së implementuari Ligji i pagave. Që përfaqësuesit e sindikatave  të jenë të kyçur e të barabartë në procesin e përgatitjes së versionit të këtij Ligji, që është jetik për gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe që të merren parasysh propozimet konkrete e të argumentuara të tyre dhe të inkorporohen në këtë Ligj me qëllimin e vetëm që punëtorët arsimorë të kenë vend meritor në këtë Ligj. Që të ketë  takime me Ministrit gjegjëse në vazhdimësi për të zgjidhur edhe kërkesat tjera legjitime të anëtarësisë. Kjo nuk po ndodh dhe pas 20 prillit do të fillohet me veprime sindikale  në tërë sektorin e arsimit sepse kështu kanë vendosur, jo një individë, por delegatët e Kongresit të SBASHK-ut, që janë përfaqësues dhe zë i gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit, që nga çerdhet, Arsimi Parauniversitar, Universitete dhe në shumë institucione të kulturës.

Në fund Kryeministër me qëllimin më të mirë SBASHK po të këshillon qortoj pak dofarë zëdhënësish të Partisë, dofarë analistësh, që po flasin në emër të partisë tuaj e madje edhe ndonjë deputet, po ashtu të partisë suaj, që të ndalin deklaratat me plot shpifje e fyerje e kërcënime ndaj SBASHK-ut dhe në veçanti ndaj kryetarit Jasharaj. Ato nuk i bëjnë  nder as atyre e as Qeverisë dhe as Kosovës”. /KultPlu.com

SBASHK uron mësimdhënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se sot ka filluar edhe periudha e dytë shkollore për vitin 2021/22, shkruan KultPlus.

Përkundër paralajmërimeve se mund të ketë shtyrje të procesit mësimor, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës kanë uruar punëtorët e arsimit dhe i përgëzojnë për gatishmërinë dhe angazhimin që gjysmëvjetori i dytë të nis me sukses. 

“Urojmë që të kemi sa më pak telashe e vështirësi me pandeminë dhe të vazhdojmë betejën për dije të reja edhe përkundër mungesës së kushteve për punë dhe të mjeteve bashkëkohore të mësimit. Gatishmëria dhe vullneti juaj në misionin e shenjtë të edukimit e arsimimit të brezave na bën të ndjehemi krenar dhe Ju premtojmë se ne do të vazhdojmë ta ruajmë besimin tuaj duke u angazhuar tani e gjithmonë që të jemi zë i juaji dhe të realizojmë kërkesat tuaja legjitime”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

SBASHK tutje ka bërë apel që të respektohen maksimalisht rekonamdimet e IKSHPKS-së, për të ruajtur shëndetin e nxënësve.

“Ju lusim të angazhoheni maksimalisht në respektimin e rekomandimeve të IKSHPK-së duke ruajtur kështu shëndetin e nxënësve tanë dhe shëndetin tuaj. Ju përgëzojmë edhe për gatishmërinë e shprehur vazhdimisht që të angazhoheni e të veproni sipas vendimeve të institucioneve përgjegjëse lidhur me situatat që mund të krijohen, sepse fatkeqësisht numri i të prekurve me Covid edhe në Kosovë sa vjen e shtohet. Besojmë se ndonjë mesazh përgëzimi e mbështetjeje i institucioneve të Kosovës do të na jepte kurajë e forcë shtesë për ta realizuar më lehtë misionin e shenjtë për edukimin dhe arsimimin e brezave. Na priftë e mbara dhe paçim rrjedhë të mbarë gjatë gjithë gjysmëvjetorit të dytë”, thuhet aty. /KultPlus.com

Raportohet për një sulm seksual ndaj një nxënësje të klasës së parë në  Prishtinë - Gazeta Express

Zëvendësohet secila ditë e humbur e shkollës, shtyhet pushimi i nxënësve

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj ka thënë se pandemia ka goditur jo vetëm ekonominë, por edhe arsimin ngase Kosovën e gjeti të papërgatitur.

Madje ai tha se gjatë pandemisë një numër i nxënësve nuk kanë qenë të kyçur në procesin mësimor.

“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me kolegët tanë në Ballkan dhe Evropë përmes edukimit internacional dhe në takime është vlerësuar se kudo në botë pandemia ka goditur jo vetëm ekonominë dhe sektorë tjerë, por ka krijuar probleme mjaft të mëdha edhe në arsim dhe janë bërë të gjitha përpjekjet për të arritur atë që na kanë krijuar mundësitë, atë që kemi mundur karshi vështirësive të mëdha, edhe në Kosovë pandemia dëmtoi dhe krijoi probleme të mëdha ngase Kosovën e gjeti të papërgatitur sepse institucionet e shtetit tonë edhe përkundër deklarimeve se arsimin e kanë prioritet këtë gjë nuk e kanë bërë. Pandemia ua tregoi të vërtetën sepse shkollat ishin në mungesë të internetit, mësimdhënësit të pa furnizuar me llaptop, MAShTI e dha një numër të nxënësve të cilët fare nuk kanë qenë të kyçur në procesin mësimor online”, tha Jasharaj.

Sipas tij, është vendosur që të bëhet zëvendësimi i të gjitha orëve të humbura dhe pushimi dimëror të fillojë më vonë. Jasharaj theksoi se nëse nxënësit rrezikohen të preken nga Covidi, atëherë duhet të vazhdohet me mësimin online, i cili do të jetë mjaft i vështirë sepse mungojnë pajisjet.

“Task-Forca brenda MAShTI-t janë dakorduar dhe kanë dhënë në të gjitha shkollat një propozim një kalendar të zëvendësimeve ku janë paraparë disa të shtuna. Pushimi dimëror do të fillojë më vonë dhe është planifikuar zëvendësimi të të gjitha ditëve të humbura. Uroj që Ministria e Shëndetësisë por edhe Task-Forca brenda MAShTI-t ta përcjellin situatën jo vetëm në Kosovë por edhe rreth nesh. Mësimdhënësit do të veprojnë sipas situatës dhe t’i respektojnë vendimet e IKShPK, Ministrisë së Shëndetësisë por edhe të MAShTI. Dhe nëse ata e shohin se mësimi me prani fizike veç po mbetet i rrezikuar atëherë ne me të gjitha mundësitë do të angazhohemi në mësimin online, i cili nuk është më i miri ngase ka mungesë të pajisjeve, numër të konsiderueshëm të nxënësve që nuk do të mund të kyçen fare dhe do të jetë vit më i vështirë. Por ne do të angazhohemi të arrijmë atë që mundemi brenda mundësive dhe rrethanave të krijuara”, u shpreh ai për EO.

Ndërsa, drejtori i Organizatës “EdGuard”, Rinor Qehaja thotë se ndikimi i pandemisë në proces të mësimdhënies dhe mësimnxënies është evident, duke theksuar se ka pasur ngecje nga nxënësit.

“Ndikimi i pandemisë në proces të mësimdhënies dhe mësim nxënies është evident, dhe kjo të dëshmohet nga kushdo nga komuniteti i shkollës, përfshirë mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit. Ajo çka ne shpresojmë është që zëvendësimi eventual i orëve është të rikthej ato orë të humbura dhe mbi të gjitha të rikthej atë përkushtimin e gjithë komunitetit të shkollës në proces të mësimdhënies. Të tejkalohet historia për pandeminë dhe të rikthehet vëmendja aty ku duhet. Suksesi i nxënësve nuk vlerësoj që mund të matet aq lehtë pasi që neve mungojmë në vlerësim të jashtëm dhe të brendshëm të besueshëm. Kushdo nga komuniteti i mësimdhënësve na tregojnë për një ngecje në proces të mësimnxënies nga nxënësit”.

Tutje, ai tha se orët mësimorë tashmë kanë filluar të zëvendësohen. Sipas tij, SBASHK-u duhet t’i shter të gjitha reagimet sindikale dhe në asnjë moment të mos konsiderojë grevën si mjet për reagim, pasi që çdo humbje e procesit mësimor do të jetë e papërballueshme për nxënësit.

“Orët mësimore tashmë kanë filluar të zëvendësohen. Frika jonë është që zëvendësimi në asnjë moment nuk është i barabartë me orët e plota që mbahen gjatë orarit të rregullt për arsye të neglizhencës. Të gjithë ata kontribuojnë që zëvendësimi të mos jetë shumë efiçient. Ne vlerësojmë që SBAShK-u duhet t’i shter që të gjitha reagimet sindikale dhe në asnjë moment të mos konsiderojë grevën si mjet të tyre pasi që si tillë do të ndikojë drejtpërdrejtë te nxënësit pa fajin e tyre. Veçanërisht kur dihet që janë këta nxënës që kanë humbur vite me radhë jashtëzakonisht shumë për shkak të pandemisë. Dhe çfarëdo humbje tjetër në proces mësimor do të jetë e papërballueshme dhe e padrejtë ndaj tyre. / KultPlus.com

SBASHK: Të kthehet normaliteti në shkolla, të rikthehet orari si më parë

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka bërë të ditur se janë takuar me ministren e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci nga e cila kanë kërkuar që procesi mësimor të normalizohet në tërësi pas situatës së qetë me pandeminë.

SBASHK-u në njoftimin për media thotë se ka kërkuar që paralelet e ndara në grupe të bashkohen prapë dhe orët mësimore të jenë në kohëzgjatjen e duhur.

“Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri i kanë prezantuar këtë kërkesë Ministres së MASHTI-t duke e argumentuar me faktin se situata me pandeminë është përmirësuar dukshëm dhe se janë krijuar kushtet që arsimit në Kosovë t’i kthehet në tërësi normaliteti duke nënkuptuar që paralelet e ndara në grupe të bashkohen prapë dhe orët mësimore të jenë në kohëzgjatjen e duhur”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë treguar në këtë takim se edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut e shtete të tjera e kanë normalizuar në tërësi procesin mësimor, duke vazhduar me respektimin e masave mbrojtëse.

Sipas njoftimit të SBASHK-ut, ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci është shprehur se edhe ajo ka qëndrim të njëjtë lidhur me këtë çështje dhe prandaj përkrah këtë propozim dhe se në takimet e komunikimin me Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet tjera gjegjëse do të kërkojë që të aprovohet ky propozim./ KultPlus.com

SBASHK: Më 18 tetor të mos mbahet mësimi, të dezinfektohen shkollat

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë po kërkon që më datën 18 tetor të mos mbahet mësimi, por të dezinfektohen shkollat, pasi aty do të mbahet procesi zgjedhor, transmeton KultPlus.

Përmes një komunikate për media, SBASHK-u deklaron se e përkrah propozimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës që e hëna të shfrytëzohet për dezinfektimin e të gjitha ambienteve shkollore.

“SBASHK-u përkrah propozimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës që të hënën e 18 tetorit mos të mbahet mësimi në shkollat e Kosovës, por ajo ditë të shfrytëzohet për ajrosjen dhe dezinfektimin e gjithë ambienteve shkollore me qëllim që të krijohen parakushtet për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe punëtorëve arsimor. Ky propozim është i qëlluar ngase të dielën e 17 tetorit ambientet e shkollave do të përdorën për t’u zhvilluar zgjedhjet lokale dhe në ambientet e tyre do të kenë prani të shumë votuesve dhe ekziston frika e arsyeshme se virusi mund të vij dhe të mbetët në shkollë dhe të rrezikojë pastaj shëndetin e nxënësve dhe gjithë personelit të shkollës dhe kjo do të bënte që të kemi edhe cenim të procesit mësimor, i cili për momentin ka rrjedhë të mbarë”, thuhet në deklaratën e SBASHK-ut.

SBASHK-u thotë se pret nga MASHTI që të merr një vendim për këtë çështje.

“SBASHK-u beson se edhe MASHTI do ta analizojë drejt çështjen dhe do të sjell vendim meritor lidhur me të hënën e 18 tetorit dhe do të mbështes Drejtoritë Arsimore që ato ta monitorojnë situatën dhe të kontribuojnë që shkollat të jenë të përgatitura e të sigurta për të vazhduar me procesin mësimor”, thuhet në deklaratën e SBASHK-ut. / KultPlus.com

Mundësia e shtyrjes së fillimit të mësimit, reagon SBASHK-u

Sekretari i SBAShK’ut, Ymer Ymeri, deklaroi se janë pro fillimit të mësimit online, sepse siç tha, më mirë kështu se të mos mbahet mësimi fare.

“Jemi të brengosur me deklaratat dhe informatat që i kemi për shtyrje përsëri të procesit mësimor, meqë i kemi humbur 18 ditë mësimi dhe është vështirë që ato ditë të kompensohen për shkak të ngarkesës së madhe për nxënësit”, tha Ymeri.

 “Dëshirojmë që të hënën më 27 shtator të nis fillimi i vitit shkollor, por institucionet e shëndetësisë publike kanë për ta dhënë vendimin e fundit. Megjithatë ne si SHBAShK mendojmë që shkollat të fillojnë mësimin nga distanca, edhe pse me gjithë mangësitë që e ka kjo mënyrë mësimi, më mirë të mbahet mësimi se sa të mos mbahet fare”, deklaroi ai për Klan Kosova.

Ymeri po ashtu shtoi se mësimdhënësit janë të gatshëm për ta filluar procesin mësimor dhe se rreth 93 për qind e tyre janë vaksinuar.

 “Pjesa e mbetur janë kryesisht mësimdhënëse shtatzëna që janë të liruar nga procesi mësimor dhe ata me sëmundje kronike që s’kanë mundur të vaksinohen, pra pjesa që duhet të paraqiten fizikisht në shkollë janë të gatshëm dhe të vaksinuar për procesin mësimor”, përfundoi Ymeri./KultPlus.com

SBASHK: Nuk duhet të shtyhet mësimi, do të kemi probleme me zëvendësimin e orëve

Kanë mbetur pothuajse edhe 10 ditë deri ne fillimin e vitit të ri shkollor, e për këtë gjë Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj në një prononcim ka thënë se janë të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, dhe se së bashku me Ministrinë e Arsimit kanë bërë përgatitjet e duhura.

“MASHTI bashkë me Drejtoritë Arsimore kanë deklaruar vazhdimisht edhe në takimet e përbashkëta se kanë bërë gjithë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe urojmë të jetë ashtu” deklaroi Jasharaj.

Sipas Jasharajt mësimdhënësit dhe stafi teknik i shkollave janë vaksinuar dhe janë të kënaqur për faktin që të gjithë punëtorët e arsimit i janë përgjigjur kërkesës së tyre për vaksinim.

“Nga deklarimet e kryetarëve të nivelit komunal sindikal shihet se janë vaksinuar më shumë se 90% e mësimdhënëseve dhe punëtorëve tekniko-ndihmës e administrativ. Besojmë se MASHTI merr informacione ditore e javore lidhur me vaksinimin. Ata para dy jave në takim me mediat kishin përmendur shifrën prej 77 % shifër kjo që ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe jemi të sigurt se deri më 27 shtator do t’i afrohemi shifrës prej gati 100%”, tha Jasharaj për Telegrafin.

E në kuadër të kësaj i pari i SBASHK-ut thotë se nuk duhet të ketë shtyrje të tjera të mësimit për shkak të problemeve qe mund të paraqiten me zëvendësimin e orëve mësimore.

“SBASHK mendon se shtyrje të tjera të vitit të ri shkollor , pavarësisht situatës me Covid, nuk duhet të ketë sepse do të krijohen probleme shtesë dhe do të ketë problem edhe lidhur me zëvendësimin e ditëve të humbura për arsye të dy shtyrjeve të vitit të ri shkollor” tha ai.

Mirëpo edhe nëse institucionet gjegjëse vendosin që të ketë sërish shtyrje për fillimin e vitit të ri shkollor, Jasharaj tregoi se kanë sugjeruar që mësimdhënësit të shkojnë në shkolla dhe të kyçen në platformat përkatëse për shkak të korrektësisë.

“Ne kemi kërkuara nga MASHTI që të krijohen kushtet që nëse duhet të nisim me mësimin nga larg, mësimdhënësit të shkojnë në shkollë dhe nga atje të kyçën përmes platformës gjegjëse sepse kështu drejtori i shkollës dhe përgjegjësit tjerë do ta kenë shumë më lehtë për të përcjellë rrjedhën e mësimit dhe për t’u bindur se gjithë mësimdhënësit janë të kyçur në procesin mësimor nga larg”, u shpreh Jasharaj.

Fillimin e i vitit të ri shkollor Ministria e Arsimit ka vendosur ta shtyjë, dy herë që nga 1 shtatori kur edhe është dashur të fillonte pas konsultimit me Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike e kjo për arsye të situatës së rënduar në vend me Covid-19 në fillim të këtij muaji./KultPlus.com

SBASHK: Në kalendarin e Ministrisë e hëna është pushim dhe nxënësit nuk humbin asgjë

Qeveria e Kosovës tha të premten se ditën e hënë do të punohet dhe nuk do të pushohet për shkak të festës së 28 nëntorit. Por SBASHK’u thotë se e hëna do të jetë ditë pushimi për shkollat.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës së Kosovës, Rrahman Jasharaj, thotë se ata ‘nuk po kundërshtojnë askënd’ por se po zbatojnë kalendarin e Ministrisë së Arsimit’.

“Të premten mësimdhënësit në orët  para kanë folur për festën e Flamurit dhe datëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe u kemi thënë nxënësve se e hëna është ditë pushimi”, tha Jasharaj.

“Deklarata e kryeministrit se të hënën do të punohet për t’u solidarizuar me punëtorët shëndetësorë dhe policinë ka ngjallur huti dhe ne kemi dal publikisht dhe jemi përgjigjur duke u thirrur në kalendarin e Ministrisë së Arsimit ku e hëna është ditë pushimi në shenjë respekti për Ditën e Flamurit”, shpjegoi ai për RTV Dukagjini.

“Ne nuk jemi kundër nëse Parlamenti i Kosovës do ta ndryshojë ligjin”, shtoi ai.

Sipas Jasharit nxënësit nuk do t humbin asgjë dhe se mësimit do i kthehen të martën.

“Në kalendarin e Ministrisë e hëna është pushim dhe nxënësit nuk humbin asgjë”, tha Jasharaj. /gazetaexpress/ KultPlus.com

SBASHK video-konferencë me Internacionalen e Arsimit – prezanton gjendjen aktuale të arsimit në Kosovë

SBASHK-u ka realizuar një video-konferencë me Internacionaen e Arsimit (EI) dhe përfaqësues të sindikatave anëtare.

Sindikata njofton se me sekretarin e përgjithshëm i EI-së, David Edvards, kanë folur për situatën e krijuar nga virusi COVID-19, si dhe i njëjti ka përgëzuar punëtorët e arsimit duke u shprehur se Internacionalja e Arsimit po përcjell me vëmendje situatën aktuale dhe qëndron në mbështetje të kolegëve kudo në botë, të cilët po angazhohen me tërë mundësitë për të realizuar sa më mirë procesin mësimor nga larg.

Përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit të Kosovës kanë prezantuar gjendjen aktuale në arsimin e shtetit tonë duke treguar edhe për angazhimet që janë duke u bërë në shërbim të realizimit sa më të mirë të procesit mësimor nga larg .

“SBASHK çdo ditë mban takime nga distanca me mësimdhënës e me psikologë nga e gjithë Kosova dhe për të bashkëbiseduar në përpjekjet e përbashkëta për suksese sa më të mëdha .Punëtorët e arsimit të Kosovës janë të përkushtuar në realizimin e mësimit nga larg dhe për këtë kanë edhe mbështetjen e SBASHK-ut dhe në shërbim të arritjeve sa më të mëdha organizojmë vazhdimisht takime nga larg me kolegët tanë duke u dhënë mbështetje dhe duke i përgëzuar për angazhimet e tyre”, kanë raportuar përfaqësuesit e SBASHK-ut në këtë takim.

Këtu gjithashtu përfaqësues nga shtetet e ndryshme kanë prezantuar angazhimet që po bëhen kudo në shtetet e botës për të realizuar mësimin nga larg, sfidë kjo, siç thanë ata, që po paraqet kudo vështirësi, por nuk mungojnë angazhimet e punëtorëve të arsimit.

Mobilizim i plotë i SBASHK-ut për mësimin nga largësia

Stafi qendror i SBASHK-ut, Kryesia bashkë me kryetarët e nivelit  komunal sindikal dhe të Universiteteve çdo ditë mbajnë takime pune nga larg duke përcjellë situatën aktuale në këtë kohë plot sfida e duke dhënë ide e duke marrë detyra konkrete në shërbim të arsimit dhe dijes.

Në takimin e sotëm kryetari i SBASHK-ut ka informuar stafin, kryesinë dhe kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve se ka komunikuar me Ministren Hykmete Bajrami për ta përgëzuar e uruar me rastin e nisjes së mësimit nga larg duke i shprehur mbështetjen e plotë të SBASHK-ut në përpjekjen e përbashkët që dija dhe arsimi të vazhdojnë rrugëtimin drejt diturive të reja e me lutjen e përbashkët për fitore ndaj armikut tinëzar dhe kthim sa më të shpejt në institucionet arsimore.

SBASHK në takimin e sotëm ka marrë informacione nga kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve se shumë nga kolegët tanë  ka kohë që kanë nisur komunikimin nga larg me prindër e nxënës dhe duke zhvilluar kështu brenda mundësive njësi mësimore e duke testuar njohuri përmes detyrave.

SBASHK-u përgëzon kolegët tanë për këtë angazhim.

Punëtorët e arsimit janë dëshmuar edhe në kohë të tjera të liga duke e mbajtur gjallë dritën kundër errësirës. Ata edhe në këto kohë të vështira për Kosovën dhe tërë botën janë të mobilizuar dhe do të jenë, edhe pse nga larg, me nxënësit e prindërit në rrugëtimin drejt dijeve të reja.

Stafi i SBASHK-ut, kryesia dhe kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve çdo ditë do të vazhdojnë me komunikimin dhe takimet nga larg duke analizuar situatën e duke qenë në
gatishmëri për punë e përkushtim sipas kërkesave të kohës.
Në gjithë vitet e okupimit qëndruam fuqishëm në shërbim të dijes e dritës kundër errësirës. Të
mobilizuar e të gatshëm jemi edhe sot.
Edhe nga këto takime prej së largu stafi dhe gjithë anëtarët e SBASHK-ut edhe një herë shprehin
mbështetjen dhe respektin për Sindikatën e Shëndetësisë, pra ndaj  mantelbardhëve duke i
përgëzuar për angazhimin dhe përkushtimin në luftë për jetën kundër vdekjes. / KultPlus.com

SBASHK-u fillon me greva dy orëshe në shkolla dhe çerdhe

Në çerdhet publike,në  shkollat fillore, në shkollat të mesme të ulëta dhe të larta, të premten nuk do të mbahet mësimi në dy orët e para, pasi sot Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka votuar për këtë vendim.

Rrahman Jashari, kryetari i SBASHK-ut tha se nesër prap do të dalin me një qëndrim të përbashkët lidhur me këtë vendim. Klan Kosova / KultPlus.com

SBASHK-u paralajmëron grevë për shkak të kërkesës për kompensimin e orëve

Sindikata e Arsimit të Bashkuar, u ka dërzuar një shkresë kryetarëve të komunave të Kosovës, për shkak të kërkesës ndaj drejtorëve të shkollave për kompensimin e orëve të humbura.

Sipas njoftimit për media, në shkresën e SBASHK-ut thuhet se ditëve të fundit një pjesë e drejtorëve të drejtorive të arsimit në komuna kanë ndërmarr një fushatë të presionit të mësimdhënësve për ti detyruar që t’i zëvendësojnë orët e humbura gjatë grevës e duke u mbështetur në vendimin e MSHAT-it, të cilin vendim SBASHK-u e ka kontestuar dhe e ka dërguar në gjykatë për ta vlerësuar ligjshmërinë e tij.

“Duke parë se javët e fundit është bërë një çrregullim i madh i procesit arsimor në disa Komuna të Kosovë, e këtë çrregullim e ka krijuar vendimi i ministrit z.Shyqiri Bytyqi për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës, SBASHK-u si përfaqësuese i punonjësve të arsimit të komunave tuaja duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin mbi organizimin Sindikal Nr. 04/L-011, Ligjin mbi grevën nr Nr. 03/L-200 dhe Statutin e SBASHK-ut, si dhe Kontratën Kolektive të Arsimit nënshkruar nga MASHT dhe SBASHK, më 18.04. 2017, ndjejmë për obligim që t’ju drejtohemi me këtë shkresë duke pasur parasysh të gjithë drejtorët e drejtorive arsimore janë të emëruar nga ju dhe normalisht për punën e tyre duhet t’ju raportojnë juve. Gjithashtu edhe drejtorët e shkollave ishte dashur t’i raportojnë nivelit komunal. Ditëve të fundit një pjesë e tyre kanë ndërmarr një fushatë të presionit të mësimdhënësve për ti detyruar që t’i zëvendësojnë orët e humbura gjatë grevës e duke u mbështetur në vendimin e MSHAT-it, të cilin vendim SBASHK-u e ka kontestuar dhe e ka dërguar në gjykatë për ta vlerësuar ligjshmërinë e tij sepse ne vlerësojmë me të drejt se është vendim i pa bazuar në Ligj, pasi që asnjë ligj apo dokument juridik valid i Republikës së Kosovës, e as normë ndërkombëtare nuk ekziston që thotë se orët e humbura gjatë grevës duhet zëvendësuar”, thuhet në këtë shkresë.

SBASHK thekson se nëse ky presion në disa Komuna vazhdon edhe gjatë këtyre ditëve, por edhe gjatë pushimit pranveror, atëherë mund të shpallë grevë të përgjithshme duke kërkuar tërheqjen e vendimit për zëvendësimin e orëve si dhe përgjegjësinë ndaj atyre që kanë ushtruar presion.

“Kjo grevë mund të prodhojë edhe ditë të tjera të humbura të mësimit, përveç këtyre 15 ditëve që janë humbur gjatë grevës”, paralajmëron SBASHK./Telegrafi/ KultPlus.com