Filmi i shkurtër “Schauerfilm” me skenar e regji të Lorena Sopit, ka fituar edhe dy çmime kryesore në dy festivale ndërkombëtare.
Në Festival de Indie i cili ka përfunduar mw datw 18.05 2021 në Chennai të Indisë, ‘Schauerfilm’ ka fituar Çmimin e filmit më të mirë të zhanrit horror /Best Horror Film/, kurse në edicionin e nëntë të festivalit Twilight Tokyo Film Festival i cili ka përfunduar mbrëmë në Tokyo të Japonisë, ‘Schauerfilm’ ka fituar Çmimin e filmit më të mirë të shkurtër /Best Short Film/, përcjellë KultPlus.com
Komedia e zezë me elemente të zhanrit horror trajton zhdukjet e çuditshme të studentëve në një shkollë të vjetër formë labirinti misterioz, rreth së cilës thuren tregime të çuditshme. ‘Schauerfilm’ mban titullin e përdorur si parashenjë për ekspresionizmin gjerman të viteve të tridhjeta në kinematografi. Është ky çmimi i trembëdhjetë për këtë film nga mbi 30 festivale ndërkombëtare në të cilat është shfaqur deri më tani.
Filmi ‘Schauerfilm’ është prodhim i kompanisë AS Film Production nga Prishtina.
Në rolet kryesore të këtij filmi paraqiten: Agron Shala, Afrim Muçaj, Beslidhje Bytyqi, Ylber Bardhi, Kreshnik Malushi, Flutura Mustafa, etj. Drejtor fotografie është: Besnik Hasolli. Zëri: Beslidhje Bytyqi. Skenograf: Uran Duli, Kompozitor: Mendi Mengjiqi. / KultPlus.com

