Scorsese flet për marrëdhënien “magjike” mes Pacinos dhe De Niros

Marrëdhënia mes Al Pacinos dhe Robert De Niros është magjike, theksoi regjisori Martin Scorsese, disa ditë para daljes së filmit të tij të ardhshëm “The Irishman”, ku ka vënë në skenë dyshen komediane legjendare.

“Ajo që shihet në film është marrëdhënia e tyre si aktorë por edhe marrëdhënia e tyre si miq”, deklaroi Martin Scorsese, filmi i shumëpritur i cilit mbi mafian do të publikohet në platformën Netflix më 27 nëntor, transmeton KultPlus.

Në “The Irishman”, një ish-vrasës mafioz, luajtur nga Robert De Niro, mendon për ekzistencën e tij të dhunshme dhe veçanërisht për marrëdhënien e tij me një ish-lider sindikalist të zhdukur, luajtur nga Al Pacino.

“The Irishman” është filmi i nëntë i Scorseses me De Niron. Të dy janë njohur që prej moshës 16-vjeçare dhe ata kanë hezituar për një kohë të gjatë para se të xhironin një film të ri me kriminelë pas “Goodfellas” dhe “Casino”.

Filmi, që zgjat tre orë e gjysmë dhe ka kushtuar 160 milion dollarë, ka dalë në disa kinema. Ai është favorit për Oscars. Një teknologji e re është përdorur për t’i shfaqur më të ri aktorët në ekran. / KultPlus.com