Daily Mail: Gjyshërit e Rita Orës dhe Dua Lipës janë parë duke shijuar një pije në Kosovë në vitin 1960

Gjyshërit e Rita Ora dhe Dua Lipa mund të shihen duke shijuar një pije në Kosovë në vitet 1960 me një imazh që po qarkullon në rrjete sociale.

Të njëjtën e ka postuar Dukagjin Lipa, derisa gjyshi i Ritës, Besim Sahatçiu, një regjisor filmi dhe gjyshi i Duas, Seit Lita, një historian dhe intelektual, ulen së bashku duke pirë, shkruan Daily Mail, transmeton KultPlus.

Yjet e muzikës pop, përkatësisht me moshën 30 dhe 25 vjeç, janë të dyja me origjinë shqiptare.

Fansat duke bërë krahasime mes tyre, u mahnitën me ngjashmëritë që ato kanë me gjyshërit e tyre.

“Babai im, Seit Lipa dhe z. Besim Sahatçiu. Gjyshërit e Dua Lipës dhe Rita Orës duke pirë një pije në qytetin e viteve 1960 në Pejë”, ka shkruar tutje Lipa.

Besim, i cili vdiq në vitin 2005, ishte shumë i respektuar në fushën e tij dhe në 2018, Ministria e Kulturës e nderoi pas vdekjes me një Çmim për Arritjet e Jetës për Kinematografi. Atë vit, një rrugë në qytetin e Prishtinës u emërua pas tij.

Seit në anën tjetër ndërroi jetë në vitin 1999 dhe ishte i njohur në fushën e tij, duke vepruar si udhëheqës i Institutit Kosovar të Historisë nga 1990 deri në 1995.

Rita lindi në Prishtinë, nga prindër shqiptarë. Nëna e saj, Vera, psikiatre dhe babai i saj, Besnik Sahatçiu, është një pronar pubi, i cili ka studiuar ekonomi.

Dua ka lindur në Londër dhe është fëmija i madh i prindërve shqiptarë të Kosovës. Nga ana e gjyshes së saj nga nëna, ajo është me origjinë boshnjake./telegrafi/ KultPlus.com

Dua Lipa: Gjyshit tim i kërkuan serbët ta falsifikonte historinë e Kosovës, ai nuk pranoi dhe u pushua nga puna

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, së fundmi ka dhënë një intervistë ekskluzive për Revistën ‘Rolling Stone’ në Amerikë.

Dua Lipa së fundi ka qenë personazhi kryesor në revistën e njohur botërore, ‘Rolling Stone’.

Në intervistën e realizuar me këtë revistë, Dua ka folur edhe për periudhën kur u transferua në Kosovë si dhe për momentet e tmerrshme që familja e saj kishte përjetuar nga okupimi serb në Kosovë, duke i bërë që të largohen për në Angli.

Revista amerikane gjithashtu i ka dedikuar disa rreshta gjyshit të saj, historianit Seit Lipa, i cili dikur ishte edhe Drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë.

Dua ka kujtuar se si gjyshi i saj u pushua nga puna nga okupatorët serb, kjo pasi ai nuk pranoi të rishkruante apo thënë më mirë ta ‘falsifikonte’ historinë ashtu siç kërkuan ata.

“Familja e saj është familje shqiptare e Kosovës, refugjatë të konflikteve në Ballkan, dhe të dy gjyshërit e saj ishin historianë”, shkruan Revista Rolling Stone për këngëtaren shqiptare.

“Gjyshi im nga ana e babait tim po shkruante libra për gjithçka që po ndodhte”, shpjegon ajo. “Kur ndodhi okupimi, forcat serbe kërkuan që ai të rishkruajë historinë. Ai nuk pranoi dhe ai humbi punën e tij. Kështu që është pjesë e asaj që unë jam dhe qëndroj pranë gjërave në të cilat besoj”, ka thënë Dua Lipa për Rolling Stone. / KultPlus.com

Miqësia e gjyshërve dhe baballarëve te Rita Orës dhe Dua Lipës, a do ta vazhdojnë yjet botërore këtë miqësi?

Ishin vitet e pesëdhjeta koha kur ti shihje së bashku Seit Lipën dhe Besim Sahatçiun ishte më se e zakonshme. Besimi e Seiti, të dy ishin të njohur për publikun shqiptar të asaj kohe. Gjyshërit e Dua Lipës dhe Rita Orës që atëherë kishin filluar një traditë, që sot janë pasardhësit e tyre ata që po e vazhdojnë, shkruan KultPlus.

Baballarët e këngëtarëve shqiptare që kanë arritur të korrin suksese në botë, Besnik Sahatçiu dhe Dukagjin Lipa janë takuar gjatë ditës së sotme në një kafene të Londrës.

Por, ajo që mbetet të shihet është nëse këtë traditë të takimeve do ta vazhdojnë edhe gjenerata e tretë e këtyre dy familjeve, Dua Lipa dhe Rita Ora. Mirëpo mbase këtë herë me një bashkëpunim muzikor mes këtyre dy këngëtarëve që tashmë kanë shkelur tregun botërore dhe kanë arritur që të dëgjohen e të pëlqehen në shumë vende të botës./ KultPlus.com

Sot është 20 vjetori i vdekjes së Seit Lipës, ish drejtor i Institutit të Historisë së Kosovës

Nga Kosovar Basha / Facebook

20 vjetori i vdekjes së dr. Seit Lipës, ish drejtor i Institutit të Historisë së Kosovës

Seit Lipa (1937-1999)

Më 2 korrik 2019 bëhen 20 vite nga vdekja e dr. Seit Lipës, ish drejtor i Institutit të Historisë së Kosovës dhe këshilltar shkencor i këtij institucioni me vlerë kombëtare dhe shkencore.

Vdekja e tij ndodhi në një moment të rëndësishëm kur Kosova u çlirua nga Serbia dhe kështu dr. Seit Lipa nuk pati mundësinë të shijojë vendin e porsaçliruar për të cilin edhe ai kishte dhënë kontribut të çmuar në fusha të ndryshme.

Po në këtë ditë të zezë për familjen dhe institucionin ku ai punoi, u festua në Kosovë 9 vjetori i Deklaratës Kushtetuese të cilën deputetët e Kuvendit të Kosovës e shpallën para dyerve të Kuvendit të suprimuar me dhunë nga forcat serbe. Jeta e Seit Lipës, lidhet ngushtë me qytetin e Pejës ku ai u rrit dhe formua.

Në një familje të vjetër zejtarësh ai pati fatin të merr edukatë solide të cilën e kultivoi gjatë jetës. Shkollën fillore dhe Gjimnazin Real shqiptar e kreu në Pejë, në një periudhë të vështirë në të cilën po kalonte Kosova. Gjimnazi Real Shqiptar i Pejës ishte institucion me peshë të madhe mësimore ku punuan profesor të dalluar si Nexhat Begolli, Xhevher Gjakova, Nuredin Basha, Xhevdet Basha, Fetah Çavdarbasha, Burhan Begolli etj. Po në këtë gjimnaz djali i ri Seit Lipa, pati mundësinë të kishte shokë dhe shoqe të dalluara për kohën të cilët me kalimin e viteve u bën bard të fushave të ndryshme. Në klasë pati nxënës si Mexhdydin Korça, Syrja Pupovci, Osman Imami, Melihate Ajeti, Halil Turku, Mustafë e Esat Dauti, Ymer Muhaxheri, Aziz Tigani, Zija Mulhaxha e shumë të tjerë.

Pas përfundimit të shkollës së mesme jeta e tij do të orientohej kryesisht në punë zejtare.

Kurse në harkun kohor 1959-1966, Seit Lipa do të punonte kryesisht në Pejë në disa fabrika të Pejës në rolin e sekretarit.

Projekti i fundit i tij me titull “Emrush Myftari jeta dhe vepra” u miratua që të hartohet si monografi në mbledhjen e Këshillit Shkencor më 1997, por nuk u përfundua asnjëherë për shkak të sëmundjes së tij.

Dr. Seit Lipa ishte një studiues i së kaluarës sonë por edhe një njeri me kulturë të gjerë i cili gëzoj respekt në opinionin e gjerë.

Dua Lipa: Gjyshi im u pushua nga puna sepse nuk pranonte të shtrembëronte historinë e Kosovës

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa edhe pse në moshë të re, ajo po prek majat e suksesit në muzikën ndërkombëtare. Viti që shkoi e nxori atë si këngëtaren më të dëgjuar në Spotify, ndërsa kënga e saj “New Rules”, mblodhi përplot 1 milion klikime.

Dua Lipa nuk e ka mohuar asnjëherë vendlindjen e saj, kështu dhe në intervistën e fundit për “The Guardian”, ajo ka treguar për historinë e familjes së saj, për luftën në Kosove dhe Bosnjë, për sakrificat e prindërve dhe gjyshërve të saj.
“Dukagjin Lipa ishte djali i historianit të njohur, Seit Lipa që në atë kohë ishte kryetari i Institutit të Historisë. Kur filloi konflikti në Kosovë, përfundoi edhe karriera e gjyshit”, ka treguar tutje Dua, duke thënë se kjo ka ndodhur pasi që gjyshi i saj, nuk pranonte assesi të shtrembëronte historinë e Kosovës.
“Kur erdhën serbet, ata kërkonin nga historianet të rishkruanin historinë e Kosovës. Ta ndryshojnë atë, të thonë se Kosova ka qenë gjithnjë pjesë e Serbisë dhe asnjëherë pjesë e Jugosllavisë dhe gjyshi im ishte nga ata njerëzit që nuk mund ta bënin, kështu ai e humbi punën pasi që nuk donte të shkruante diçka të cilën nuk e besonte”, ka treguar Dua.

Tutje ajo ka treguar për prindërit e saj të cilit kanë shkuar si refugjat në Londër, në vitin 1992, ndërsa gjyshërit kishin mbetur në Kosovë dhe Bosnie, përcjellë KultPlus.
Dua gjatë kësaj interviste ka treguar se gjyshi i saj kishte vdekur në vitin 1999, pas luftës në Kosovë mirëpo për shkak se kufijtë kishin qenë të mbyllur, babai i saj, Dukagjin Lipa nuk kishte pasur mundësi ta vizitonte babain e tij, Seit Lipa.

Ajo tutje ka shpjeguar se si prindërit e saj kanë punuar dhe në të njëjtën kohë kanë ndjekur studimet.
“I kam parë prindërit e mij duke punuar çdo ditë të jetës time”, ka thënë tutje, Dua Lipa, e cila ka shtuar se derisa ajo shkonte në shkollë edhe prindërit e saj shkonin në shkollë.

Ajo po ashtu në këtë intervistë ka folur rreth refugjatëve dhe rëndësinë e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Ylli botëror nga Kosova, pritet që këtë verë të vizitoi kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën. / KultPlus.com

Serbët fyejnë Dua Lipën (FOTO)

Këngëtarja nga Prishtina, Dua Lipa e cila tash është e njohur edhe ndërkombëtarisht me zërin e saj, së fundit ka treguar sërish se ka prejardhje nga Kosova.

Ajo në llogarinë e saj në Twitter, ka postuar një libër të gjyshit të saj, i cili në vitet 1990-1995 ishte shef i Institutit të Historisë së Kosovës, shkruan Insajderi.
Dua Lipa ka shkruar se gjithmonë dëshiron të tregojë historinë e vendit të saj dhe nga rrjedh gjaku i popullit tonë.

“Gjyshi im Seit Lipa ishte Shefi i Institutit të Historisë së Kosovës, midis viteve 1990-1995. Dëshirojë t’i tregojë historinë tonë, ku jemi dhe nga është gjaku jonë dhe përpiqem t’u tregoj njerëzve kudo që të shkoj dhe në çdo intervistë që unë jam nga Kosova”, ka shkruar Dua Lipa.

Mirëpo kjo nuk ju ka pëlqyer fansave të saj serbë. Ajo ka marr një numër të madh të komenteve, duke i shkruar se Kosovës është Serbi.

Përveç komenteve, ata i kanë postuar Dua Lipës edhe foto me mbishkrime të tilla dhe me flamurin Serbë. Po ashtu në këtë postim ka pas edhe komete ku kanë pyetur se “Ku është Kosova”.

Dua Lipa së fundi ka shënuar mjaftë suksese në skenën ndërkombëtare të muzikës. Ajo në muajin që lam pas ka fituar çmimin “këngëtarja më e mirë” në Britani. /Insajderi.com/ KultPlus.com

Seit Lipa, gjyshi i Duas dhe dikur Drejtori i Institutit të Historisë

Emri i tij mund të jetë harruar nga gjeneratat e reja, por kontributi i tij e bën atë pjesë të historisë.

Doktor i Shkencave Historike dhe dikur Drejtor i Institutit të Historisë së Kosovës gjatë viteve 1990-1995, Seit Lipa do të kujtohet për kontributin e tij në këtë fushë të shenjtë.

Seit Lipa ka lindur në vitin 1937 ndërsa ka ndërruar jetë në vitin 1999, me datë 2 korrik.

Ai është gjyshi i këngëtares së njohur Dua Lipa.

Historiani e intelektuali i shquar, në vitet e 70-ta, ishte i njohur, jo vetëm për kulturën e tij, por edhe për pamjen, sharmin e elegancën e tij mashkullore.

Këtu e kemi një fotografi të z.Seit dhe një kopertinë të librit “Kosova në periudhën e rindërtimit”, botuar nga Instituti i Historisë në vitin 1982, shkruan KultPlus.

Kuvendi i Serbisë merr vendim për vendosjen e masave të dhunshme në Institutin e Historisë të Kosovës. Me vendosjen e këtyre masave u shkarkua drejtori legjitim i Institutit Dr. Seit Lipa dhe u emërua drejtoria e dhunshme në krye me serbin Sreten Martinoviq.

Kuvendi i Serbisë më 30 korrik 1992 miratoi vendimin për ndërprerjen e punës së Institutit të Historisë të Kosovës. Me këtë edhe punëtorët e tjerë shqiptarë të Institutit u larguan nga puna, ndërsa punëtorëve serbo-malazez iu sigurua puna nëpër institucione të tjera.

Në këtë kohë u uzurpua biblioteka e pasur e Institutit, që në fondin e vet kishte rreth 20.000 libra, si dhe dokumentacioni i pasur i vjelë në arkiva të ndryshëm të Jugosllavisë dhe vendeve të tjera të botës.

Në vitin 1998, në Pejë, po përmendim se Seit Lipa bashkë me Sylë Dreshajn botoi librin “Prefektura e Pejës 1941-1944”, ku flitet për gjendjen sociale dhe ekonomike të qytetit gjatë kësaj periudhe, përmbledhur në 264 faqe. / KultPlus.com

(Fotografia e Seit Lipës, e marrë nga Kosovar Basha)