Një çift shqiptar ka shënuar 65-të vjetorin e martesës, dhe jo e zakonshme për çiftet shqiptare në këtë moshë që të realizojnë edhe fotosesion, shkruan KultPlus.
Dhe për shënimin e kësaj feste duket se kanë shprehë gatishmëri edhe shumë brende të njohura të Kosovës që të kujdesen për dukjen e tyre, sikurse për grimin, veshjen dhe fotosesionin.
Ky set i fotografive është realizuar nga Marjan Komani, për veshjen është përkujdese Valdrin Sahiti, kurse për grimin dhe flokët Sellma e Kaci.
KultPlus ju sjell këtë fotosesion të shoqëruar edhe nga një video./ KultPlus.com
Grimerja e njohur kosovare, Sellma Kasumoviq, nuk i ka të pakta sukseset jashtë vendit.
Së fundmi, ajo ka arritur të bëhet imazh i brendit ndërkombëtar “Ameera London”, në Mbretërinë e Bashkuar.
Këtë e ka bërë të ditur vet grimerja kosovare përmes disa fotografive të ndara me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
“Jam e kënaqur që jam imazhi i @ameralondon në Chelsea, Londër; mbi 50,000 njerëz që vizitojnë zonën në një javë…P.S. Prodhimet e ullirit janë të vetmet që e bëjnë lëkurën time të përsosur dhe flokët e mi të shëndetshëm. Faleminderit”, ka shkruar kasumoviq në Instagram.
“Ameera London” përndryshe është një brend i themeluar në vitin 2016 nga Nabil Abbaze, me prejardhje nga Maroku.
E nisur në mars të vitit 2016 dhe me emrin e vajzës së tij (Ameera do të thotë princeshë në arabisht) dhe vendlindja e saj në Londër, “Ameera London “është një biznes i suksesshëm familjar me rrënjët në Londër dhe krenohet me trashëgiminë marokene.
Ky brend ofron produkte të shumta kozmetike, imazhi i të cilave tashmë është edhe grimerja Sellma. /Telegrafi/KultPlus.com
Kur flasim për krimet e shtetit serb ndaj shqiptarëve, emri i parë që na bije në mend është Arkani, ai i cili njihet si një ndër kriminelët më të mëdhenj për shqiptarët dhe jo vetëm, shkruan KultPlus.
Zheljko Raznatoviq, i njohur si Arkani, ishte udhëheqës paramilitar dhe vrasës i mijëra shqiptarëve në luftën e Kosovës. Ai vrau, preu e dhunoi shumë shqiptarë deri sa u vra në rrethana shumë misterioze më 15 janar të vitit 2000 në hotelin Plaza në Beograd.
Por, si duket shqiptarët harrojnë shpejt, e madje kur është fjala për biznes edhe shoqëria me familjarë të Arkanit nuk mungon. Këtë e ka dëshmuar make up artisja kosovare Sellma e cila si duket ka miqësi me vajzën e Arkanit.
Në një fotografi të postuar nga kjo e fundit në Instagram, Sellma i ka komentuar edhe atë në gjuhën serbe: “Lepotica” që në gjuhën shqipe do të thotë “Bukuri”. E nuk ka munguar edhe replika e vajzës së Arkanit për grimeren kosovare duke i kthyer komentin me fjalët: “Hvalaaa draga”.
Këtë e ka vërejtur edhe skenaristja dhe profesoresha, Getoarbë Mulliqi Bojaj e cila e ka shpërndarë këtë me ndjekësit e saj në Facebook e befasuar me veprimin e grimerës kosovare.
“Mirmengjes Kosovë. Kur keqkuptohet “Arti nuk njeh race, nacionalitet e k’si gjana” Cikes se Arkanit, kriminelit me te madh ne Ballkan, qe ka vra e pre kah e ka kthy kryte gra e femije ne Kosove, ka dhunu gra e cika, e me pas pase ymer e me zgjate lufta, dyshoj qe nuk e kish bo prape, grimerja nga Kosova, e cila eshte pasuru me paret e familjareve te viktimave te Arkanit, i shkruan cikes se Arkanit ne instagram! Une s’di mo…”, ka shkruar Mulliqi Bojaj, e ku menjëherë pas postimit nuk kanë munguar edhe komentet e qytetarëve të cilët shprehen të tmerruar nga ky veprim i Sellmes. /KultPlus.com