Filmi ‘AND THE WIND WEEPS’ i regjisores Aulona Selmani vjen si premierë regjionale në përmbyllje të PRIFEST-it

PRIFEST ka njoftuar se gara unike e filmave të metrazhit të mesëm do të përmbyllet me premierën regjionale të filmit AND THE WIND WEEPS, të regjisores Aulona Selmani.

Filmi flet për historinë e Dautit, një i mbijetuar i një masakre ku i është vrarë djali, ai për 20 vite është përgatitur për letrën që do ta lexojë nësë një ditë do e thërrasin në Hagë për të dëshumar për terrorin që kishte ndodhur atë ditë. Djegia e kujtimeve bëhet akoma më e rëndë kur Dauti merr lajmin se vëllau i tij ka vdekur nga një sëmundje, duke e lënë Dautin si të vetmin dëshmitar të ngjarjes. Kujtesa e tij fillon ta tradhëtojë në detaje të rëndësishme të dëshmisë. Ai ndoshta nuk do arrijë të vë drejtësinë në vend për djalin e tij. Për vëllaun e tij, për shokët e tij. A do e falin të vdekurit Dautin që ai i është nënshtruar harresës?

Filmi, nën regjinë dhe skenarin e Aulona Selmanit, vjen si premierë regjionale në PriFest.

Producent i filmit është Lauro Jenni. Kurse kasta e aktorëve që luajnë në film janë: Bislim Muçaj, Kumrije Hoxha, Armend Smajli, Afrim Muçaj, Ermal Sadiku.

Filmi i kaluar i regjisores Selmani ‘Si në vaj’ ishte fitues në edicionin e kaluar të PriFest.

Filmi do të shfaqet me datë 14 shtator 2024, në kino Armata, në bllokun e filmave të orës 17:00./ KultPlus.com

Arbër Selmani i ftuari i radhës në Natën e Poezisë

Autori i poezisë së famshme antologjike ‘Kur vdiq baba’, Arbër Selmani, është i ftuari i radhës në natën e poezisë, i cila do të mbahet në oborrin e Rezidencës 17, shkruan KultPlus.

Arbër Selmani, përndryshe është autor i katër librave, dy prej tyre libra letrarë. Ai gjithashtu është fitues i vendit të parë në Festivalin Letrar Tirana Gate 2021 dhe fitues i vendit të tretë në Festivalin Letrar ‘Muza e Agimit’ në Zhegër.

Poezitë e tij janë përkthyer në gjuhën angleze, franceze, serbokroate, italiane, norvegjeze e turke, ndërsa është botuar në rreth 20 revista e gazeta letrare nëpër botë.

Në këtë natë poetike ftohen të gjithë dhashamirët e poezisë të bashkangjiten në oborrin e Rezidencës 17, në ora 16:00/KultPlus.com

Selmani prezantohet në Vjenë me projektin ‘Geisters or Vice Versa’

Në kuadër të ekspozitës në “Kahán Art Space”, Vienna, Austria, vazhdon të jetë i prezantuar edhe projekti: Geisters or Vice Versa, i artistit kosovar Driton Selamni.

Geisters or Vice Versa është një projekt artistik në hapësirë publike nga artisti kosovar Driton Selmani. Ajo shoqëron ekspozitën e tij të parë solo në Austri, e cila aktualisht është e hapur në Kahan Art Space Vjenë (Große Sperlgasse 37/Große Pfarrgasse 7) deri më 27 gusht 2023.

Geisters or Vice Versa (2019/2023) reflekton mbi kompleksitetin dhe boshllëqet midis kohës, kujtesës dhe vendit. Rrobat (palltot dhe xhupat) në fotografitë e realizuara nga artisti i përkasin z. Ismail (l. 1944 në Kosovë), një i afërm familjar i artistit. Z. Ismail rastësisht i pozicionoi ata si dordolecë arash nëpër kopshtin e tij të perimeve në fshatin e tij të lindjes Doganaj (Kosovë), pasi u kthye në shtëpi nga Gstaad (Zvicër) dhe Paznaun-Ischgl (Austri), ku jetoi për 45 vitet e fundit.

Dordolecat e arave të zotit Ismail, të krijuara për të frikësuar zogjtë grabitqarë, përfaqësojnë ose më saktë dokumentojnë udhëtimin fizik dhe mendor të historisë së tij të migrimit “Gastarbeiter” nga fshati i tij i lindjes në Perëndim dhe, pas dekadash, në atdhe.1 Ndërsa përshtatej me mjedisin e huaj, Z. Ismail luftoi financiarisht për të siguruar jetesën, duke përfshirë blerjen e rrobave të reja. Tani të njëjtat mbulesa shërbejnë si artefakte fantazmë, monumente të bëra vetë të statusit të tij ekonomik dhe shijes së modës, të qëndresës së tij; kujtime të jetës së tij të kaluar në një shtëpi larg shtëpisë.

Ndërhyrjet artistike janë të pozicionuara në sipërfaqe reklamuese në pesë lokacionet e mëposhtme në Vjenë:

• Hellwagstraße, bei Bahnunterführung

• Taborstraße gü. Nr. 102-108

• Rotenkreuzgasse 9 Ecke Haidgasse 11

• Währinger Str. 23, Oben

• Taborstraße 95, bei Einfahrt zum Nordwestbahnhof/Gazeta Express/KultPlus.com