Mattarella, presidenti i parë italian që merr pjesë në Sanremo

Ka nisur tashmë edicioni i 73-të i Festivalit të Sanremos, i drejtuar për herë të katërt nga Amadeus, dhe për herë të parë, i ftuari kryesor në Ariston, qe presidenti i republikës Sergio Mattarella, sipas të përditshmes italiane, “La Repubblica”.

Mattarella është presidenti i parë i Italisë që merr pjesë në Sanremo.

Në festival qe edhe fituesi i çmimit “Oscar” Roberto Benigni.

“Prania e presidentit të republikës, Sergio Mattarella është një mundësi për të festuar 75-vjetorin e Kushtetutës italiane dhe nuk kishte mënyrë më të mirë për ta bërë këtë sesa të ftonim edhe aktorin e madh Roberto Benigni”, tha Amadeus.

“Këtë vit është 75-vjetori i Kushtetutës italiane dhe presidenti tashmë ka filluar të marrë pjesë në nismat që kanë të bëjnë me këtë përvjetor”, tha Giovanni Grasso, këshilltari për shtypin dhe komunikimin e Quirinale, duke folur për praninë e Mattarella, i cili u shoqërua nga vajza e tij, Laura.

“Na u duk e drejtë, duke qenë se Kushtetuta flet për promovimin e kulturës, një nderim për kulturën, jo vetëm për kulturën e lartë, edhe pse nuk më pëlqejnë këto dallime, por edhe për kulturën popullore, dhe Sanremo është padyshim festivali i kulturës popullore”, shtoi ai./ KultPlus.com

Atletika italiane hyn në histori, dy medalje ari në 100 metra dhe kërcim së larti

Dy medalje ari për gjithsej 10 minuta shkojnë për Italinë, gjatë garave të atletikës të mbajtura dje.

Fillimisht, Gainmarco Tamberi fitoi në kërcim së larti medaljen e artë me 2,37 metra.

Më pas, Marcell Jacobs, fitoi garën simbol të olimpiadës, atë të 100 metrave me kohën 9’80”.

Asnjëherë në 125 vitet e Olimpiadës asnjë italian nuk kishte marrë pjesë në finalen e 100 metrave.

“Një kënaqësi e jashtëzakonshme”, deklaroi presidenti i Republikës, Sergio Mattarella.

”Jam krenar për ju”, deklaroi ndërkohë kryeministri Mario Draghi. / KultPlus.com

Italians Marcell Jacobs (L) and Gianmarco Tamberi celebrate after won respectively Men’s 100 metres and Men’s High Jump at Tokyo’s Olympic Games 2020 Athletics event, Tokyo, Japan, 01 August 2021. ANSA / CIRO FUSCO