77 vjeçari O Yeong-su, aktori i parë korean që fiton çmim në ‘Golden Globes’ për rolin e tij në “Squid Game”

Ylli i Squid Game, O Yeong-su, ka fituar çmimin “aktori më i mirë në rol dytësor” në Golden Globes, për rolin e tij në dramën hit të Netflix.

Aktori 77-vjeçar nga Koreja e Jugut, i cili kurrë nuk ka fituar një Golden Globe më parë, fitoi çmimin kryesor për portretizimin e tij të Oh II-nam. I referuar gjithashtu si “The Host” ose “Player 001”.

O Yeong-su është aktori i parë korean në historinë e Golden Globes që fiton një çmim. Ai mundi Billy Crudup (The Morning Show), Kieran Culkin (Succession), Mark Duplass (The Morning Show) dhe Brett Goldstein (Ted Lasso).

Fitorja e tij u njoftua në një ceremoni private në Los Anxhelos, pasi transmetimi i drejtpërdrejtë i këtij viti u anulua.

“Pasi dëgjova lajmin, i thashë vetes për herë të parë, ‘ti je një tip i mirë’”, tha O në një deklaratë të lëshuar nga Netflix.

“Nuk jemi më ne brenda botës, është bota brenda nesh. Duke përqafuar aromën e kulturës sonë dhe dashurinë për familjen time, ju falënderoj të gjithëve në botë. Ju uroj një jetë të bukur”, tha tutje ai.

O Yeong-su filloi karrierën e tij të aktrimit në skenë, duke u shfaqur në mbi 200 prodhime teatrore nga viti 1967. Kjo përpara se ai të kalonte në film dhe televizion.

Që nga publikimi i tij në shtator, ‘Squid Game’ është bërë seriali më i ndjekur i Netflix në 94 vende, me 142 milionë shikime. / KultPlus.com

Koreja Veriore dënon me vdekje burrin që kontrabandoi e shiti kopje të serisë “Squid Game”

Koreja Veriore ka dënuar me vdekje një burrë që kontrabandoi dhe shiti kopje të serisë së famshme, “Squid Game”, pasi autoritetet kapën shtatë nxënës të shkollës së mesme duke e shikuar serinë e popullarizuar, i thanë burimet në këtë shtet Radios Azia e Lirë.

Përktheu: Nasuf Abdyli

Thuhet se kontrabanduesi kishte sjellë një kopje të serisë në Korenë Veriore nga Kina dhe kishte shitur USB me këtë seri. Burimet thanë se dënimi do të zbatohet përmes skuadrës së pushkatimit, shkruan Radio Azia e Lirë.

Një nxënës që bleu një USB me këtë seri është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa gjatë të tjerë, të cilët e shikuan serinë, janë dënuar me pesë vite punë të rëndë. Mësuesit dhe administratorët e shkollës janë shkarkuar nga puna dhe përballen me dëbim për të punuar vetë ose në miniera, thanë burimet.

Radio Evropa e Lirë raportoi javën e kaluar se kopjet e serisë me skena të dhunshme kishin arritur në shtetin e izoluar pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve që të mos lejohet depërtimi i medieve të huaja. Kopjet besohet se filluan të shpërndaheshin përmes USB-ve dhe kartelave SD.

E tëra kjo filloi javën e kaluar, kur një nxënës i shkollës së mesme në mënyrë të fshehtë bleu një USB me dramën e Koresë Jugore, Squid Game, dhe e shikoi atë me një nga shokët më të mirë në klasë”, i tha një burim i organeve për sundimin e ligjit në provincën e Hamgyong-ut Verior Shërbimit Korean të Radios Azia e Lirë të hënën.

Sipas burimit, arrestimi i pesë nxënësve e shënon herën e parë që qeveria koreane po e zbaton ligjin e miratuar së fundi për “Eliminimin e Mendimit dhe Kulturës Reaksionare” në një rast ku përfshihen të miturit.

Në bazë të ligjit të ri, shikimi, mbajtja ose shpërndarja e medieve nga shtetet kapitaliste, veçanërisht Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara, mund të dënohet maksimalisht me vdekje. / KultPlus.com

Konfirmohet sezoni i dytë i serialit “Squid Game”

Është zyrtare, seriali hit i Netflixit, “Squid Game”, do të rikthehet me sezonin e dytë, ani pse shumica e projekteve televizive në Korenë Jugore transmetohet vetëm për një sezon. Por, për shkak të suksesit global të këtij shou, krijuesi, skenaristi dhe regjisori i tij, Hwang Dong-hyuk, tha se pothuajse nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se ta vazhdonin atë.

“Ka pasur kaq shumë presion, kaq shumë kërkesa dhe kaq shumë dashuri për një sezon të dytë të serialit. Tashmë kam filluar të mendoj për të. Aktualisht jam në procesin e planifikimit. Por unë mendoj se është shumë herët për të thënë se kur dhe si do të ndodhë kjo. Kështu që për momentin do t’ju premtoj këtë, Gi-hun do të kthehet dhe ai do të bëjë diçka më shumë për botën,” shpjegoi regjisori gjatë një ngjarjeje speciale në Los Angeles.

Seriali “Squid Game” në të cilin rolet kryesore i luajnë aktorët, Lee Jung-jae, Park Hae-soo, Jung Hoyeon dhe të tjerë, fokusohet në një grup njerëzish të cilët janë të dëshpëruar për para, dhe kështu pajtohen të marrin pjesë në disa lojëra të fëmijëve të cilët rezultojnë vdekjeprurëse.

Drama për mbijetesën nga Korea Jugore u shndërrua në serialin më të shikuar në historinë e Netflixit. Dhe me gjithë këtë sukses, yjet protagonist të shout kanë arritur të fitojnë famë anembanë botës dhe jo vetëm në vendlindje.

Modelja e shndërruar në aktore, Jung Hoyeon, është mësuar të udhëtojë për sfilata të ndryshme të modës. Por, në udhëtimin e saj të fundit nga Korea në Los Angeles, ajo u takua me fansine saj të parë në aeroportin LAX, i cili i kërkoi autografin.

Aktori protagonist, Lee Jung-jae, ka më shumë se 25 vjet që punon në projekte filmike e televizive në Korenë Jugore. Tani, jeta e tij ka ndryshuar tërësisht sepse edhe njerëzit nëpër rrugët e Amerikës e njohin se kush është.

Aktorët dhe krijuesi i “Squid Game”, që të gjithë ëndërrojnë që një ditë të punojnë në projekte të Hollywoodit.

Projekti i radhës i aktorit Park Hae-soo është, “Korea Money Heist”, i cili bazohet në serialin e njohur spanjoll “Casa de Papel”. Në shoun e ardhshëm Park e luan rolin e Berlinit.

“Squid Game” transmetohet anembanë botës përmes platformës digjitale Netflix. / KultPlus.com

“Bridgerton” dhe “Squid Game” kryesojnë me nominime në Rose d’Or

Hitet e Netflix, “Birdgerton” dhe “Squid Game”, janë ndër më të nominuarit në festivalin Rose d’Or të këtij viti.

Muajin e kaluar Sue Perkins u shpall si prezantuesja e re e ceremonisë, e cila do të zhvillohet virtualisht për herë të dytë në fund të këtij muaji.

Lista e ngushtë e kandidatëve u votua nga një juri prej 150 ekzekutivësh dhe producentësh kryesorë nga disa prej serialeve më të mëdha të 12 muajve të fundit.

“Bridgerton” është në garë për çmimin e dramës së bashku me “Squid Game”.

Ndërkohë, “Mare Of Easttown” i HBO, është nominuar në të njëjtën kategori së bashku me dramën “It’s A Sin” të Channel 4 Aids dhe serialin r Jimmy McGovern “Time”./KultPlus.com

Si lindi “Squid Game”

Sipas dokumenteve të zbuluara, seriali me 9 episode kushtoi 15.5 milionë paund, ose 1.75 milionë paund për 1 episod. Por, fitimet që ka sjellë janë të jashtëzakonshme. Seriali është parë deri tani nga 142 milionë familje, dhe i ka shtuar platformës 4.4 milionë të rinj, dhe në të ardhura kjo përkthehet në 650 milionë paund

Nga Stuart Jeffries

Hwang Dong-hyuk buzëqesh teksa bisedon online me mua nga zyra e tij në Seul. Sapo e kisha pyetur krijuesin e “Squid Game”, serialit të suksesshëm të “Netflix”, nëse suksesi i tij mbresëlënës e ka bërë atë të pasur.

Në dramën distopike të mbijetesës, një organizatë misterioze sfidon 456 lojtarë nga të gjitha sferat e jetës – secili i zhytur në borxhe të mëdha – që të luajnë një sërë lojërash për fëmijë.

Nëse fitojnë, ata kthehen në shtëpi me 4.6 miliardë uon (28 milion paund). Nëse humbasin marrin një plumb në kokë.

Ndoshta tani Hwang është po aq i pasur sa konkurrenti që fiton çmimin e madh? “Unë nuk jam aq i pasur. Por gjithsesi kam mjaftueshëm para për te jetuar normalisht. Dhe nuk është se ‘Netflix’ po më jep ndonjë bonus. Kompania më pagoi sipas kontratës fillestare”- thotë ai.

Kjo duket si diçka e padrejtë. Tek e fundit, regjisori 50-vjeçar nga Koreja e Jugut i ka sjellë qindra milionë dollarë fitime me filmin  e tij. Në fillim të këtij, “Squid Game” e tejkaloi serialin tjetër “Bridgerton”, si shfaqja më e suksesshme e “Netflix”.

Sipas dokumenteve të zbuluara, seriali me 9 episode kushtoi 15.5 milionë paund, ose 1.75 milionë paund për 1 episod. Por fitimet që ka sjellë janë të jashtëzakonshme. Seriali është parë deri tani nga 142 milionë familje, dhe i ka shtuar platformës 4.4 milionë të rinj, dhe në të ardhura kjo përkthehet në 650 milionë paund.

Ndoshta Hwang duhet të kishte negociuar një klauzolë lidhur me performancën, sidomos pasi skenari dhe realizmi i tij i shkaktoi aq shumë stres, saqë humbi 6 dhëmbë gjatë xhirimeve. “Ishte shumë e lodhshme fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht. Unë vazhdoja të kisha ide të reja dhe të rishikoja episodet, edhe gjatë kohës që filmonim. Ndaj volumi i punës u shumëfishua”- kujton ai.

Ideja për serialin “Squid Game” lindi nga situata familjare e vetë Hwang në vitin 2009, pas krizës globale financiare që goditi rëndë vendin e tij. “Në atë kisha shumë probleme financiare, pasi nëna ime doli në pension nga kompania ku punonte. Po punoja për një film të ri, por nuk arrita të gjeja financim. Kështu mbeta pa punë përreth një vit. Nëna, unë dhe gjyshja u detyruam të merrnim kredi për t’ia dalë”- thotë Dong-hyuk.

Në atë kohë Hwang u përpoq të gjente ngushëllim në kafenetë e Seulit, ku klientët mund të lexojnë libra komikë me ilustrime. “Aty lexova “Battle Royal” and “Liar Game”, dhe histori të tjera me lojërat e mbijetesës. U lidha shumë me personazhet e tyre, të cilët ishin të dëshpëruar për para dhe sukses. Ajo ishte pika më e ulët e jetës time.

Pyesja veten:Në rast se do të kishte në realitet lojëra të tilla mbijetese, a do t’u bashkohesha edhe unë për të fituar para për familjen time? Duke qenë kineast e kuptova se mund të përdorja përvojën time personale në këto lloj tregimesh, ndaj nisa të shkruaj skenarin.”

Ai vizatoi fillimisht një version të lojës që luante kur ishte fëmijë, të quajtur “Loja e kallamarit”, e quajtur kështu sipas formave të ndryshme të trupit të kallamarit që vizatoheshin në çdo fushë ku luhej ajo.

“Unë kam shumë i aftë në këtë lojë. Që ta fitosh atë duhet të përpiqesh shumë”- thotë Hwang.

Në lojën e parë të serialit, të 456 garuesit mund të lëvizin vetëm kur nuk shihen nga fytyra e një kukulle gjigante të mekanizuar. Ata që kapen, masakrohen për vdekje nga armë automatike.

Po pse Hwang krijoi një garë aq brutale, ku jeta njerëzore është kaq e lirë?. “Pasi filmi motivohet nga një ide e thjeshtë. Ne luftojmë për jetën tonë në rrethana shumë të pabarabarta”- thekson ai. A mos është kjo një kritikë e fortë ndaj kapitalizmit?

“Nuk është një kritikë e fortë! Është një kritikë elementare! Unë besoj se rendi i përgjithshëm ekonomik global është i pabarabartë, dhe se rreth 90 për qind e njerëzve besojnë se ai është e padrejtë. Gjatë pandemisë, vendet më të varfra nuk po munden që t’i vaksinojnë njerëzit e tyre. Ata po infektohen në masë nga virusi, dhe madje po vdesin. Ndaj unë u përpoqa të përcjell një mesazh për kapitalizmin modern”- shprehet regjisori koreano-jugor.

Por a nuk ka një kontradiktë. Pa para nga një korporatë ndërkombëtare, dmth. Netflix, kritika juaj ndaj kapitalizmit global nuk do të ishte parë kurrë nga të tjerët? Hwang qesh dhe më thotë: “Oh, ju po ngrini pyetje shumë të thella! Po, “Netflix” është një korporatë globale, por nuk mendoj se është ajo që po i përkeqëson pabarazitë.

Nuk mendoj se këtu ka ndonjë kontradiktë. Kur punoja për këtë film, synimi ishte të renditesha në vendin e parë të prodhimeve të “Netflix” në SHBA për të paktën një ditë. Por rezultoi të ishte shumë më i suksesshëm, shfaqja më e ndjekur deri tani në “Netflix”. Kjo është shumë e habitshme, dhe tregon se audienca globale po rezonon me mesazhin që doja të përçoja”.

Një nga garuesit në “Squid Game” është një dezertore nga Koreja e Veriut. “Ata janë ndoshta pakica më e madhe në Korenë e Jugut. Dhe ky numër vetëm sa do të rritet. Mendoj se shkëmbimi mes dy Koreve do të zgjerohet. Në një moment ne do ta arrijmë ribashkimin. Shpresoj të ndodhë kështu”- thotë Hwang.

Koreja e Veriut nuk ka një qasje shumë dashamirëse ndaj filmit. Sipas faqes propagandistike “Arirang Meari”, seriali i Hwang tregon se Koreja e Jugut është “e infektuar nga rregullat e mbijetesës së më të fortit, korrupsioni dhe imoraliteti”.

Por “Squid Game” nuk është thjesht një tablo e vendit të tij të origjinës. “Unë doja të krijoja diçka që do të bënte jehonë jo vetëm tek koreanët, por në nivel global. Kjo ishte ëndrra ime”- deklaron ai. Në këtë luftë për jetë a vdekje, prishen normat shoqërore, dhe garuesit zhyten në një luftë e të gjithëve kundër të gjithëve, në të cilën jeta e njeriut është e keqe, brutale dhe e shkurtër.

“Ne po jetojmë në një botë të ‘Lojës së Kallamarit”- thotë Hwang, teksa shton se jo të gjithë personazhet në dramën e tij shqetësohen që të dalin të parët, duke shkelur mbi trupat e humbësve vetëm e vetëm për të fituar para.

Disa shikues janë zhgënjyer me fundin e filmit, kur fituesi merr dy vendime të papritura për familjen dhe paratë e fituara në lojë. Legjenda e basketbollit amerikan LeBron Xhejms, të cilit i pëlqeu në tërësi filmi është shprehur:“Por fundi nuk më pëlqen. Çfarë kuptimi kishte

ai?”.

A e ka gabim Xhejms? “Xhejms është i lezetshëm, dhe mund të thotë çfarë të dojë. Unë e respektoj. I jam shumë mirënjohës që e pa të gjithë serialin. Por nuk do ta ndryshoja fundin e filmit. Ky është fundi im. Nëse ai ka fundin e tij që do ta kënaqte, ndoshta mund ta realizojë vazhdimin e tij. Unë do ta shoh, dhe ndoshta do t’i dërgoj një mesazh duke i thënë:”Më pëlqeu i gjithë filmi yt, përveç fundit”.

Por me siguri ai ka një arsye tjetër për këtë përfundim. Mesa duket ka në plan të vazhdojë serialin, në mënyrë që fituesi të mund të përballet me organizatën sekrete djallëzore që drejton “Squid Game”. Deri tani nuk ka asnjë njoftim, dhe Hwang nuk është i sigurt se do të ketë një sezon të dytë, dhe as se cila do të jetë historia e tij.

“Sigurisht që flitet për këtë, dhe kjo gjë është e pashmangshme pasi ka qenë një sukses i madh. Unë jam duke e menduar këtë. Kam diçka shumë të bukur në mendje, por nuk do ta punoj menjëherë. Ka një film që dua ta realizoj. Jam duke e menduar se çfarë do të bëj më parë. Do të bisedoj me Netflix.”

Ai nuk dëshiron të mbetet i njohur vetëm si krijuesi i “Squid Game”, ndaj po lobon tek “Netflix” për të shfaqur 3 filma që i ka realizuar dekadën e kaluar. Por ai me siguri nuk e ka përjashtuar një vazhdim të serialit, qoftë vetëm për një arsye shumë materiale. “Ka të ngjarë të nis të xhiroj edhe sezonin e dytë, për t’u bërë po aq i pasur sa fituesi i Squid Game”-thotë ai duke qeshur. / bota.al / KultPlus.com

Kostumi nga seriali “Squid Game” më i shituri për Halloween

Në pritje të festës së Halloween, kostumet e serialit të famshëm ‘Squid Game’ janë kthyer në sensacionin më horror të këtij sezoni. Në Nju Jork, dyqani i kostumeve ‘Abracadabra’ shiti kostumet e kuqe, tashmë ikonike, brenda disa ditësh.

“Squid Game është kostumi më popullor për momentin”, thotë menaxheri i dyqanit, Alex Wajda.

“Të gjithë janë shitur plotësisht gjatë fundjavës, është çmenduri. Ne sapo morëm furnizim një ditë më parë.”

“Unë mendoj se është kostumi më në modë për të pasur këtë vit. Është një kostum shumë i lehtë. Dhe padyshim që nga suksesi i asaj shfaqjeje që ju e dini, është më i kërkuari,” thotë Sean.

Seriali i dhunshëm i Koresë së Jugut po bëhet një sensacion global me 142 milionë shikues të arritur në muajin e tij të parë në Netflix, duke u bërë produksioni më i shikuar në historinë e gjigantit të transmetimit.

 “Squid Game”, nuk është një serial për fëmijë, edhe pse komploti i tij përfshin një turne vdekjeprurës të lojërave për fëmijë. Shkollat nëpër botë ndërkohë po paralajmërojnë prindërit që të tregohen të kujdesshëm sepse fëmijët po imitojnë shfaqjen.

Seriali është krahasuar me filmin fitues të çmimit Oscar 2019, Parasite. Tematika e të dy veprave janë varfëria dhe pasuria ekstreme e shtresave shoqërore dhe ndikimi i këtyre dy fenomeneve në jetën e tyre të përditshme. / KultPlus.com

Kërkesë e lartë për veshjet që u përdorën nga personazhet e serialit “Squid Game”

Tutat e gjelbërta “Made in Korea” dhe tutat rozë të veshura nga personazhet “Squid Game”janë bërë shumë të kërkuara nga njerëzit, sidomos në Korenë e Jugut.

Një fabrikë veshjesh prej 500 metrash katrorë këtë javë punoi vetëm me materialet jeshile dhe rozë.

“Tetori është zakonisht një muaj i ngadaltë për industrinë e qepjes, por falë “Squid Game” kërkesa për qepje është rritur dukshëm”, tha pronari i fabrikës Kim jin-ja.

Pronari shpreson që porositë të zgjasin deri pas Halloween dhe këtë e sheh si mundësi shumë të mirë për të zgjeruar biznesin, shkruan Indianexpress.

Industria e veshjeve në Korenë e Jugut kishte qenë në rënie edhe para pandemisë me nivele më të larta duke e bërë të vështirë konkurrimin me Kinën, Vietnamin ose Indonezinë.

Shumë pronarë të bizneseve të vogla në Korenë e Jugut zgjeruan bizneset e tyre falë serialit “Squid Game”, i cili për një kohë të shkurtër u bë i njohur në mbarë botën./KultPlus.com

Ekspertët paralajmërojnë: “Squid Game” mund të dëmtojë zhvillimin shoqëror dhe emocional të fëmijëve

Prindërit mund t’i mësojnë fëmijët e tyre të jenë ngacmues duke i lënë ata të shikojnë lojërat ultra të dhunshme të “Squid Game”, ka paralajmëruar një eksperte.

Dr. Sandra Wheatley tha se seriali i Netflix-it mund të dëmtojë “zhvillimin social dhe emocional” të të rinjve nëse ata e shikojnë atë, shkruan DailyMail.

Kjo mund t’i inkurajojë ata të “qëndrojnë pranë” ose “të bashkohen” – në vend që të ndihmojnë – nëse shohin një bashkëmoshatar të dëmtuar, shtoi ajo.

Seriali i Koresë së Jugut me 15 vlerësime ka shkaktuar debat të madh në faqen e prindërve të quajtur ‘Mumsnet’, me disa që thonë se ishte mirë për fëmijët e moshës tetë vjeç.

Seriali sjell qindra personazhe të rrënuar financiarisht që konkurrojnë në sfidat e bazuara në lojërat e fëmijërisë – por me pasoja fatale për ata që humbin, ndërkohë që fituesi merr 27 milionë funte.

Skenat më të errëta të serialit janë ato kur lojëtarët e humbur vendosen në arkivole dhe kur njerëzit qëllohen në kokë.;

Dr Wheatley, një psikologe sociale e specializuar në prindërim, tha se fëmijët e moshës fillore mund të mos jenë aq të rritur sa të kuptojnë kontekstin e dhunës, duke shtuar: “Kjo mund t’i bëjë ata të pyesin: ‘pse askush nuk i ndihmon ata?’ Është e qartë se ka mesazhe atje që ne me të vërtetë nuk duam që fëmijët tanë t’i marrin”.

Javën e kaluar, Shkolla Fillore John Bramston në Ilford, në lindje të Londrës, u shkroi prindërve nga një letër duke i paralajmëruar se nxënësit po imitonin skenat e rrezikshme të serialit.

“Kjo mund të trondisë themelet e asaj që ata po mësojnë në shkollë, që është fakti se ne duhet të kujdesemi dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin”, tha ajo.

“Ne nuk qëndrojmë pranë nëse dëshmojmë një padrejtësi. Nëse shohim dikë tjetër që po ngacmohet ose lëndohet, ne i themi një mësuesi, dhe ne i vijmë në ndihmë atij personi dhe nuk largohemi”, shton doktoresha.

Kjo vjen pasi shkollat fillore paralajmëruan se nxënësit ishin parë duke imituar skena të dhunshme nga shfaqja.

Dhe përdoruesit e ‘Mumsnet’ shkaktuan zemërim duke pranuar se i kishin lënë fëmijët e tyre të moshës fillore ta shikonin serialin.

Njëra shkroi për vajzën e saj nëntëvjeçare: “Unë e shikoj me të dhe ajo ishte e fiksuar pas atij seriali”.

Një tjetër shkroi për vajzën e saj tetë vjeçe: “Unë e shikoj me të në dhomë. Unë përcjell skena seksi ose dhunë vërtet brutale, por ajo e di që nuk është e vërtetë”.

Një i tretë pranoi: “Nëntë vjeçari im dhe 11-vjeçari më pyetën nëse mund ta shikonin dhe kishin parë disa pjesë të tij”.

Shumë të tjerë e dënuan veprimin si ‘prindërim të keq’, me një person i cili kritkoi duke u shprehur: “Prindërit e papërgjegjshëm i lënë fëmijët e tyre të shikojnë shfaqje të dhunshme” dhe një tjetër tha: “Është neglizhencë e fëmijëve – kaq e trishtueshme”.

Nuzhat Uthmani, një mësuese e shkollës fillore, gjithashtu shkroi në një blog për revistën ‘TES’ se disa nga nxënësit e saj kishin parë “Squid Game” dhe ajo ishte e shqetësuar se mund të ndikonte në ‘shëndetin e tyre mendor’.

Ajo tha: “Është zhgënjyese numri i bisedave që duhet të bëni, si mësues fillor, me nxënës në lidhje me përmbajtjen e përshtatshme për moshën”.

“Në fund të fundit, është përgjegjësia e prindërve dhe kujdestarëve që ta kontrollojnë këtë”, shtoi ajo.

Dr. Wheatley tha se ndërsa prindërit duhet të kenë “lirinë” për të zgjedhur atë që shikojnë fëmijët e tyre, por edhe kjo nganjëherë është gami.

Ajo tha se fëmijët e vegjël marrin një ‘mesazh të ndryshëm’ nga përmbajtja e të rriturve tek prindërit e tyre sepse ata janë shumë të vegjël për të kuptuar temat./KultPlus.com

Kjo është arsyeja pse protagonisti i ”Squid Game” ndryshoi ngjyrën e flokëve

Squid Game është seriali që ka thyer rekorde botërore në shikueshmëri.

Protagonisti i serialit, aktori kryesor i Koresë së Jugut, Lee Jung-jae, tani po shijon karrierën e tij që korri sukses sa hap e mbyll sytë pas suksesit mbarëbotëror të “Squid Game”.

Historia ndjek protagonistin Gi-hun ndërsa merr pjesë së bashku me njerëz të tjerë në një seri lojërash, me një çmim prej një shume të madhe parash që do të ndryshojë jetën e tyre.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë probleme financiare, por shpejt kuptojnë se ata po luajnë fjalë për fjalë me jetën e tyre, pasi ata që humbin ekzekutohen.

Protagonisti Gi-hun është sigurisht i vetmi që arrin të dalë i gjallë, me fitoren e tij të mos jetë ajo që ai imagjinonte.

Ai ka fituar çmimin në para, por ka parë njerëz të panumërt të humbin jetën në mënyrë të dhunshme. Ndërsa ai ishte zhdukur, nëna e tij ndërroi jetë dhe vajza e tij u nis për në Amerikë.

Atje ai vendos të bëjë një ndryshim dramatik në pamjen e tij, duke i lyer flokët me ngjyrë të kuqe të ndezur.

Shumica prej nesh menduan se ndoshta kjo ishte një shenjë se ai do të merrte pjesë përsëri në lojë në një sezon të dytë të mundshëm, këtë herë si roje. Krijuesi dhe drejtori i serisë, Hwang Dong-hyuk, e hodhi poshtë këtë teori, duke shpjeguar arsyen e vërtetë pse heroi lyen flokët.

“Flokët e kuq të Gi-hun përfaqësojnë se ai kurrë nuk do të jetë në gjendje të kthehet në veten e tij të vjetër,” kishte thënë ai./KultPlus.com

‘My name’, tjetër serial i Koresë së Jugut fillon t’i afrohet suksesit të ‘Squid Game’ në Netflix

Një tjetër dramë e Koresë së Jugut po shënon ngjitje të madhe në Netflix, pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Squid Game”.

Drama e hakmarrjes së përgjakshme “My Name” ka qenë duke u ngjitur në listat e transmetimit kinematografik që nga publikimi i saj më 15 tetor, dhe sapo ka arritur numrin katër në nivel global, shkruan DailyMail.

Seriali i zhanrit dramë me tetë episode shtjellon historinë e një gruaje të re, të luajtur nga aktorja Han Sohee, e cila bashkohet me një rrjet droge për të marrë hak për vdekjen e babait të saj.

Ajo më pas hyn në forcat e policisë si një person i angazhuar për sindikatën e drogës, të gjitha ndërsa përpiqet të kërkojë hakmarrje ndaj vrasësve të babait të saj.

Seriali po tërheq vëmendjen për skenat e tij të luftimit të mbushura me aksion, si dhe shfaqjet emocionale dhe skenarin interesant.

“My Name” aktualisht ka një vlerësim 8.2/10 në IMDB, duke e bërë atë të barabartë me rezultatin e “Squid Game”.

Shikuesit ndërkombëtarë kanë lavdëruar serialin, megjithëse pritja në Korenë e Jugut ka qenë më e përzier.

Në komentet e përkthyera nga Netizenbuzz, një shikues korean tha: “Unë personalisht nuk e pëlqeva. Po më thua që një grua me pamje delikate rrahu 50 burra?”.

Një tjetër komentoi: “Si mundet që një grua të kalojë nga stërvitja për disa ditë në rrëzimin e banditëve në një bandë! Nuk është aspak realiste”.

Një i tretë komentoi: “Kishte disa skena brutale, por unë mendoj se ata e filmuan mirë. Aktrimi ishte i mahnitshëm”.

“Një duartrokitje për Han So Hee. Ajo punoi shumë. Nuk kishte asnjë kthesë për mua pasi ishte aq e qartë se kush e vrau babanë e saj që nga fillimi, por të shohësh një grua që rrëzoi kaq shumë banditë të tillë ndihej e përshtatshme për kohën tonë”, shkroi një tjetër.

Ndërkohë, “Squid Game” vlerësohet të jetë serial me vlerë gati 900 milionë dollarë amerikanë për Netflix-in, duke e bërë atë serialin më të madh në historinë e platformës së transmetimit.

Thrilleri me nëntë episode, në të cilin konkurrentët me para të gatshme luajnë lojëra të fëmijërisë me pasoja vdekjeprurëse në një përpjekje për të fituar 45.6 miliardë von (52 milionë dollarë), u bë një hit ndërkombëtar kur filloi të transmetohej muajin e kaluar.

Në krahasim me vlerën e saj neto të vlerësuar, seriali kushtoi vetëm 21.4 milionë dollarë amerikanë (A28.8 milionë dollarë) për tu prodhuar, tha Bloomberg.

Sipas raportit, rreth 132 milion njerëz kishin parë të paktën dy minuta shfaqje në 23 ditët e para, duke thyer me lehtësi rekordin e vendosur nga seriali dramë i në Mbretërisë e Bashkuar, “Bridgerton”, e cila u transmetua nga 82 milionë llogari në 28 ditët e para të tij./KultPlus.com

“Squid Game” kthehet në realitet, ky është vendi i parë në të cilin do të luhet kjo lojë

Qendra Kulturore Koreane e Abu Dhabi donte të përfitonte nga suksesi global i Squid Game dhe për këtë arsye organizon të vetin për 30 pjesëmarrës në vendin arab.

Ngjarja do të përfshijë lojërat e preferuara të serisë si Green Light, Red Light dhe natyrisht në fund askush nuk do të humbasë jetën e tij. Deri më tani, dy seanca të ndryshme janë shpallur, me të parën që fillon më 12 tetor. 30 pjesëmarrësit e parë do të ndahen në dy grupe me 15 veta dhe do të konkurrojnë.

Loja do të luhet në stilin e turneut me play-off në dy pjesë dy orëshe.

Lojtarët që do të eliminohen do të shikojnë pjesën tjetër të lojës nga podiumi dhe ndryshimin tjetër do të jetë se në vend të shpërblimit prej 38 milionësh, ata do të fitonjnë një uniformë si ajo e serisë. Për të marrë pjesë në lojën Squid Game në Abu Dhabi, së pari duhet të plotësoni një aplikim dhe t’u përgjigjeni disa pyetjeve kryesore në lidhje me lojën.

Kreu i Qendrës Kulturore Koreane në Abu Dhabi, Nam Chan-woo duke folur për gazetën lokale Khaleej Times dha disa informacione të tjera të tilla si: lojtarët do të veshin një bluzë me logon e serisë, ndërsa stafi do të veshë uniforma rozë me rrethin, trekëndëshin dhe katrorin si rojet e lojës me radhë./KultPlus.com

“Squid Game” mund të shpërblehet me “Emmy”

Seriali i famshëm i Koresë së Jugut “Squid Game” mund të fitojë një shpërblim “Emmy”.

Sipas një zëdhënësi nga Akademia e Televizionit, seriali është i përshtatshëm për një shpërblim të tillë.

Kjo për shkak se seriali u prodhua nën drejtimin e Netflixit, një kompani amerikane. Seriali po ashtu është i përshtatshëm edhe për t’u futur në shpërblimet ndërkombëtare të “Emmyt” pasi është transmetuar nëpër botë. Megjithatë “Squid Game” mund të nominohet vetëm për në një nga ceremonitë, shkruan NME.

U raportua se “Squid Game” mund të bëhet shfaqja më e popullarizuar në Netflix ndonjëherë./ KultPlus.com

Stafi realizues dhe aktorët e ‘Squid Game’ tregojnë prapaskenat e xhirimeve të gjashtë lojërave vdekjeprurëse

Kasti i aktorëve dhe ekipi realizues i “Squid Game” kanë hedhur dritë mbi ndërlikimet e secilës lojë të paraqitur në serialin e shumë shikuar korean të zhanrit dramë.

Seriali i Netflix-it ka pushtuar botën javët e fundit, duke u bërë një nga shfaqjet më të popullarizuara në histori, shkruan DailyMail.

Ky serial ka të bëjë 456 lojtarë të cilët marrin pjesë në një maratonë lojërash për fëmijë për të fituar çmim marramendës – megjithatë ka pasoja vdekjeprurëse për humbësit.

Në një video prapa skenave të shpërndarë nga Netflix, regjisori Hwang Dong-hyuk, drejtori i artit Chae Kyoung-Sun dhe një numër yjesh të serialit zbuluan prapaskenat dhe hollësitë e secilës lojë – përfshirë kukullën e famshme të përdorur në lojën e quajtur “Drita e kuqe, drita e gjelbër”, sfondet ‘ëndërrimtare’ dhe tmerri i madh i ndjerë mes aktorëve.

Regjisori Hwang tha: “Ne menduam se një serial i ri në lidhje me lojërat e mbijetesës, me më shumë karakteristika koreane do të ishte argëtuese”, ndërsa drejtori i artit Chae tha: “Ne krijuam vendet dhe shfaqjet duke u përpjekur t’i bëjmë shikuesit të mendojnë për qëllimet e fshehura të ‘Squid Game’ me ne”.

Lee Jung-jae, i cili luan rolin e Seong Gi-hun (i njohur nëserial si lojtari 456), tha: “Në ditën e parë të xhirimeve ne ishim të zënë duke realizuar shumë skena. Seti ishte pothuajse ëndërrimtar”, ndërsa Wi Ha-jun, i cili luan rolin e Jun-ho, tha: “Duke lexuar skenarin do të imagjinoja një skenë, por setet e vërteta ishin krejtësisht të ndryshme”.

Jung Ho-yeon, i cili luan rolin e Sae-byeok, tha: “Të qenit në skenë ishte shumë fantastike. Ishte sikur të ishe në botën e fantazisë, por nga ana tjetër ishte shumë emocionale, dramatike dhe teatrale”, ndërsa Park Hae-soo, i cili luan rolin e Sang-woo, shtoi: “Këto skena ishin shumë tronditëse përtej pritshmërive të mia dhe imagjinatës”.

Pra, çfarë ndodhi në secilën lojë të “Squid Game”?

Loja e parë

Loja e parë në serialin e lojërave vdekjeprurëse quhet “Red Light, Green Light (Drita e kuqe, drita e gjelbër)”, ku një kukull e madhe mbikëqyr një ‘shesh lojërash’ të mbushur me të rritur që priten nëse lëvizin kur koka e kukullës kthehet.

Chae tha: “Loja e parë ‘Red Light, Green Green’ u luajt kryesisht në rrugicat e pasme në vitet ’70. Ne iu referuam ilustrimeve të Cheolsoo dhe Younghee nga tekstet shkollore atëherë kur luanim lojën me kukullën robot.

Hwang shtoi: “’Red Light Green Green’ është një lojë që mund të luhet nga shumë njerëz në të njëjtën kohë. Është gjithashtu një nga lojërat më të thjeshta. Kështu që ne menduam se mund të japë kthesën më tronditëse të skenarit, kjo është arsyeja pse është e para”.

Lee shtjelloi: “Është pothuajse mentalitet i turmës. Njerëzit me të njëjtat rroba, të gjithë duken njësoj, janë aq të dëshpëruar, të gjithë që luajnë ‘Red Light Green Green’ për të fituar. Kjo ishte çuditërisht mbresëlënëse”.

Loja e dytë

Loja e dytë në serial i detyron lojtarët që të prejnë forma të caktuara të ëmbëlsirave të famshme koreane të quajtur ‘Dalogna’.

Ata duhet të ndajnë formën nga pjesa përreth e ëmbëlsirës pa u plasaritur ose thyer duke çuar në presion të tmerrshëm për të gjitha palët e përfshira.

Pasi hyri në rolin e saj, Sae-byeok duke kryer detyrën, Jung zbuloi se ëmbëlsirat në fakt po prodhoheshin në xhirime nga hoja e bletës.

Jung tha: “Një nga më të paharrueshmet ishte loja e ëmbëlsirave”.

Xhirimet e serialit mbanin erë si një hoje e mjaltit gjatë gjithë ditës, pasi kishte objekte të vërteta të hojës, siç kërkoi regjisori. Kështu që ne sollëm një mjeshtër të mjaltit dhe ai bëri objekte sa herë që ishin të nevojshme.

“Ne u përpoqëm shumë për të bërë objektet që mund të përfaqësojnë ndjenjat e personazheve”, tha ai.

Loja e tretë

Loja e tretë në grupin e tmerrshëm të lojërave ishte loja e quajtur Tug-Of-War. Pjesëmarrësit janë prangosur në litar dhe janë vendosur në një lartësi, që do të thotë se humbësit bien për vdekje.

Hwang shpjegoi se qëllimi i lojës ishte të “përpiqej të simulonte atmosferën e këndeve të lojërave të vërteta”.

Hwang shtoi: “Mendova se ato lloj skenash mund të japin më shumë një ndjenjë të realitetit”.

Lee tha: “Në atë skenë, ne ishim duke luajtur një lojë mbijetese për të fituar, në atë shesh lojërash të pafajshëm për fëmijë. Kjo në vetvete kishte ndjenja të një lloj arti konceptual”.

Park tha: “Ne normalisht nuk luajmë Tug-Of-War në jetën reale. Kam gjetur se kërkon forcë të madhe fizike, por ishte çështje emocioni dhe mendjeje”.

“Dikush duhet të vdesë dhe unë duhej të vrisja dikë për të jetuar. Ky lloj vendimi mendor”, shtoi ai.

Loja e katërt

Loja e rruzujve ka qenë ajo që tërhoqi më së shumti zemrën e shikuesve. Den Of Geek e përshkruan lojën si: “Lojtarëve të mbetur u kërkohet të bashkohen, të pavetëdijshëm se si struktura mund të hyjë në lojë. Pasi të kenë zgjedhur partnerët, ata hyjnë në një dhomë masive të krijuar për t’u dukur si një fshat tradicional korean”.

“Çdo lojtari i jepet një çantë me 10 rruaza dhe udhëzohet të luajë një lojë sipas dëshirës së tyre me partnerin e tyre. Pas 30 minutash, kushdo që e ka fituar lojën, do të kalojë raundin dhe do të mbijetojnë. Humbësi do të “eliminohet (vriten)”.

Park tha: “Sheshi i lojërave dukej aq i vërtetë sa rrugicat e së kaluarës. Ishte sikur të ishe para shtëpive të vërteta krijonte një nostalgji dhe tension të çuditshëm”.

Oh Young-Soo, i cili luante Il-namin e moshuar, tha: “Unë dikur luaja me rruaza kështu që më kujtoi lojën e rruazave të së kaluarës. Loja përfaqëson gënjeshtrën dhe integritetin e qenieve njerëzore. Ato janë skena të natyrës njerëzore”.

Chae vazhdoi: “Ne bëmë përpjekjen më të madhe në këtë. U desh kaq shumë kohë. Shqetësimi ynë kryesor ishte se si do të perëndonte dielli. Ka jetë dhe vdekje, të rreme dhe të vërteta në të dhe kjo histori ka të bëjë me lojën atje”.

Loja e pestë

Loja e xhamit është krijuar për të futur terror të pastër në serial. Polygon.com shpjegon: “Loja e urës së xhamit është më shumë një çështje fati sesa aftësi. Në fillim të lojës, secili prej gjashtëmbëdhjetë lojtarëve të mbetur qëndron në anën e kundërt të një dhome gjigante të varur disa qindra metra mbi tokë”.

Midis hyrjes dhe daljes së dhomës janë dy “ura” me panele qelqi krah për krah, secila me 18 panele. Për të fituar, lojtarët duhet të kalojnë urën në anën tjetër të dhomës brenda 16 minutave.

Secili prej paneleve midis dy urave është bërë nga një dy llojet e xhamit: xhami i temperuar, i cili mund të përballojë peshën e të paktën dy lojtarëve, dhe xhami i zakonshëm, i cili do të copëtohet në goditje dhe do të bëjë që lojtari të bjerë deri në vdekjen e tyre. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, edhe nëse arrini disi të kaloni në anën e kundërt, do të goditeni nga një dush copëza qelqi të copëtuara që do të shpërthejnë sapo të arrihet afati kohor.

Jung Ho-yeon tha për këtë lojë: “Loja e xjamit ishte në të vërtetë e tmerrshme”. Xhirimet ishin vetëm një metër mbi tokë. Ne vendosëm xham të vërtetë të zbutur atje dhe xhiruam mbi të”.

Skenaristi dhe producenti, Hwang Dong-Hyuk, shtoi: “Vetëm 1.5 metra mund t’ju bëjnë të frikësoheni. Xhami i bëri ata [aktorët] nervozë. Unë mendoj se ne mund të shprehim ngurtësinë dhe frikën e pavërejtur të trupit. Më dukej sikur po hidheshe vërtet nga një urë e lartë. Loja ishte e vërtetë dhe ata ndjenin frikë të vërtetë Ne mendojmë se seti kishte fuqinë e realizmit”.

Loja e gjashtë

Loja përfundimtare tragjike paraqet një luftë deri në vdekje midis lojtarëve të mbetur.

Chae tha: “Ndeshja e parë dhe e fundit u luajtën në të njëjtin vend. Ne donim që vetë historia të tregonte një histori duke pyetur se kush do të ishte i fundit. Bëhej fjalë për grindje personale dhe jo mekanizëm”.

Ylli kryesor Lee tha: “Ne ishim mirë kur ishim fëmijë. Ne ishim gjithmonë të pafajshëm, të sjellshëm dhe vetëmohues. Ata i nxorën ato natyra të së kaluarës dhe na bënë të luanim këto lojëra të tmerrshme”.

Oh Young-Soo tha: “Askush nuk po përpiqej të ishte fituesi, por në fund fituesi mendoi se nuk ishin fitues dhe vetëm humbës në një farë mënyre”./KultPlus.com

Netflix paralajmëron sezonin e 2-të të ‘Squid Game’

Nëse sezoni i parë i ‘Squid Game’ ju ka lënë përshtypje, Netflix ka paralajmëruar se sezoni i 2-të mund të vijë më shpejt se sa ishte planifikuar, transmeton KultPlus.

‘Squid Game’ vodhi zemrat e shikuesve në mbarë botën dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë shfaqja më e madhe e Netflix e të gjitha kohërave, duke dominuar në shumë vende të botës si një ndër serialet më të shikuara.

Pavarësisht se në intervistat e kaluara tha se nuk ishte i interesuar të vazhdonte serinë, Hwang (skenaristi dhe regjisori i serialit) ka ndryshuar mendje dhe është i ngazëllyer për të eksploruar më shumë nga ajo që ‘Squid Game’ mund të ofrojë.

Nëse aprovohet nga Netflix, Hwang thotë se sezoni 2 do të përqendrohet në frontmen dhe vëllain e tij, një oficer policie. Vëllai do të përpiqet të shpëtojë ndërsa zbulon se ky i fundit është një nga administratorët superior të lojës së korruptuar. Sipas Hwang, nëse i jepet mundësia për sezonin 2 nga Netflix, ai do të donte që një ekuipazh më i madh të ndihmonte në prodhimin e ‘Squid Game’. /KultPlus.com

Puna e krijuesit të “Squid Game” ishte refuzuar për 10 vjet

“Squid Game” ka arritur popullaritet që nga publikimi në Netflix muajin e kaluar.

Por, regjisori dhe krijuesi Hwand Donk-hyuk, ka zbuluar se puna e tij u refuzua për 10 vjet për shkak të konceptit të tij ‘të çuditshëm’.

“Pas rreth 12 vjetësh, bota ka ndryshuar në një vend ku historitë e tilla të veçanta dhe të dhunshme të mbijetesës janë mirëpritur”, tha regjisoti i ‘Squid Game’ për The Korea Times.

“Njerëzit komentuan se si seriali është i rëndësishëm për jetën reale. Mjerisht, bota ka ndryshuar në atë drejtim”, tha ai.

Ai gjithashtu pranoi se e dinte që “Squid Game” do të ishte një “kryevepër ose një dështim i çuditshëm”, sepse “ideja pas kësaj pune ishte shumë eksperimentale”.

Seriali i Koresë së Jugut është një ‘thriller’ i mbijetesës i vendosur në Seulin e sotëm, ku një grup prej 456 personash janë të ftuar të luajnë një seri lojërash për fëmijë me mundësinë për të fituar një shumë të madhe parash – por nëse humbin në lojë, humbin jetën./KultPlus.com

Seriali “Squid Game” parashihet të jetë më i suksesshëm se “La Casa de Papel”

Edhe nëse nuk e keni parë serialin në Netflix, ka gjasa që keni parë skena që qarkullojnë në internet dhe klipe të çuditshme të njerëzve me maska apo thjesht fytyrën e aktores kryesore e cila ngërthen në vete një shikim tepër serioz, atëherë kjo do të thotë se jeni ndeshur me serialin “Squid Game”.

Aktualisht shfaqja televizive është më e shikuar në gati 80 vende, duke e bërë atë serinë e parë origjinale koreane që kryeson listat.

Deri këtë muaj, seriali më i madh jo-anglez i Netflix i të gjitha kohërave ishte “Money Heist”, një dramë kriminale spanjolle tani në pritje të sezonit final. Por bashkë-CEO i kompanisë, Ted Sarandos, thotë se “Squid Game” “patjetër” do ta marrë atë kurorë nga Money Heist.

Cila është premisa e “Squid Game”?

Shfaqja është një tmerr distopik për njerëzit që marrin pjesë në një turne vdekjeprurës. Pjesëmarrësit e dëshpëruar, të gjithë përballen me vështirësi serioze financiare, mashtrohen për të marrë pjesë në një seri lojërash të shtrembëruara për fëmijë si tërheqje lufte.

Ishte idea e regjisorit dhe skenaristit koreano-jugor, Hwang Dong-hyuk, i cili shkroi dhe drejtoi të gjitha nëntë episodet.

Shikuesit dhe kritikët i janë përgjigjur pozitivisht serialit, duke pranuar gjithashtu dhunën e tij viscerale dhe të egër.

Seriali korean është bërë një hit masiv që kur filloi në Netflix, e që përqendrohet në një lojë brutale të mbijetesës. Po ashtu, seriali po shkon drejt rrugës për të mposhtur romancën “Bridgerton” duke u bërë kështu seria më e madhe origjinale e platformës transmetuese e të gjitha kohërave. / KultPlus.com