Netflixi konfirmon sezonin e katërt të ‘You’

Platforma e famshme Netflix ka bërë të ditur se seriali i famshëm ”You” do të ketë edhe një sezon, pas këtij të tretit i cili do të fillojë së shpejti, përcjell KultPlus.

”You” tashmë është bërë nga serialet më të ndjekura të Netflix-it, dhe lajmi për një sezonë tjetër ka entuziasmuar fansat e serialit tej mase.

Një përmbledhje për sezonin e tretë të “You” lexon: “Joe dhe Love, tani të martuar dhe duke rritur fëmijën e tyre, janë zhvendosur në enklavën e bukur të Kalifornisë Veriore, Madre Linda, ku ata janë të rrethuar nga sipërmarrës të privilegjuar të teknologjisë, blogerë gjykues dhe Insta- biohakerë të famshëm.Joe është i përkushtuar për rolin e tij të ri si burrë dhe baba, por ka frikë nga impulsiviteti vdekjeprurës i Loves”, shkruan NME. / KultPlus.com

Publikohet trailer-i dhe data e publikimit të sezonit të tretë të serialit ‘You’ (VIDEO)

Tashmë është bërë publike traileri i sezonit të tretë të serialit të famshëm amerikan, ”You”. Penn Badgley rikthehet si vrasësi Joe Goldberg në sezonin e tretë të “You” dhe ai do të bashkohet me një personazh të ri që do të jetë: djali i tij, transmeton KultPlus.

Netflix bëri publik trailer-in e serialit, ku njëherit edhe konfirmoi që premiera e këtij sezoni do të jetë më 15 tetor të këtij viti

Ata zbuluan një përmbledhje të sezonit të tretë me Joe dhe Love (Victoria Pedretti) si të martuar duke rritur djalin e tyre të vogël të quajtur, Henry.

Siç zbulon traileri, Goldberg diskuton për emrin që do t’ia vendosë djalit duke u kthyer në momentet ikonike të sezonit të dytë përpara se të vendoste përfundimisht për emrin e Henry.

“Një djalë nuk ishte ajo që po prisnim”, tha ai. “Unë do të jem njeriu që do të kërkoni, njeriu që do të jesh krenar ta quash baba”. / KultPlus.com