Platforma “Netflix” ka publikuar trailerin e parë për sezonin e fundit të “La Casa De Papel”, përcjellë KultPlus.
Sezoni i pestë dhe i fundit i serialit të suksesshëm spanjoll, i cili tërhoqi miliona shikues, do të shfaqet premierë më 3 shtator. Sipas njoftimit zyrtar të platformës, sezoni i ri do të dalë në dy pjesë.
Pjesa e parë vjen premierë më 3 shtator, ndërsa pjesën e dytë, adhuruesit e serialit spanjoll do të duhet të presin deri më 3 dhjetor.
Sipas platformës, pikërisht kur duket se asgjë tjetër nuk mund të shkojë keq, një armik del në skenë që është shumë më i fuqishëm se kushdo që janë përballur: ushtria. Fundi i grabitjes më të madhe në histori po afron dhe ajo që filloi si një grabitje do të kthehet në luftë.
Deri në publikimin e serive, fansat kanë shpalosur idetë e tyre për zhvillimin e ngjarjeve dhe ka shumw teorit që qarkullojnë në internet, të cilat janë goxha bindëse për hir të së vërtetës.
Përsa i përket sezonit të pestë, “Kur filluam të shkruajmë pjesën e 5-të në mes të pandemisë, ne menduam se duhej të ndryshonim atë që pritej nga sezoni me 10 episode dhe përdorëm çdo mjet që mundëm për të krijuar ndjesinë e një finaleje të sezonit ose finaleje të serialit,” tha (via Deadline) Álex Pina, krijuesi i “La Casa De Papel”. “Ne vendosëm të punojmë në një zhanër jashtëzakonisht agresiv.
Krijuesi u shpreh se në pjesën e dytë të sezonit të pestë, janë përqendruar më shumë te situata emocionale e personazheve. “Është një udhëtim në hartën e tyre emocionale që na lidh drejtpërdrejt me largimin e tyre,” tha ai.
“Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për mbi 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti më i errët është mbi ta pasi kanë humbur njërin prej tyre. Profesori është kapur nga Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka një plan arratisjeje.” – shkruan Netflix.
Checkmate, Professor?
— Netflix (@netflix) July 26, 2021
Trailer August 2. pic.twitter.com/fgroY68K9u
“La Casa de Papel” është një nga serialet më të shikuar në platformë. Sezoni i tij i katërt, i publikuar në Prill 2020 në Netflix, është parë nga rreth 65 milionë njerëz. / KultPlus.com