Shangai shpallet qyteti më “inteligjent” në botë 

Foto: Travel & Leizure

Titullin e qytetit më “inteligjent” në planet për vitin 2023 e fiton Shangai, i cili ishte në krye edhe në vitin 2022. Në vendin e dytë të top 5-shes me qytetet më “inteligjente” është Nju Jorku, i ndjekur nga Toronto, në vendin e 3-të, Seuli në vendin e 4-të, ndërsa qyteti Shenzhen në vendit e 5-të. Një vit më parë, renditja përfshinte – përveç Shangait, Seulin në vendin e dytë, Barcelonën, Pekinin dhe Nju Jorkun.

Vlerësimi nxjerr në pah qytetet më të zgjuara në botë midis 50 qyteteve më të zgjuara në mbarë botën, duke vlerësuar një sërë kriteresh. Pesë metropolet kampione për vitin 2023 dallohen në fusha si transporti dhe infrastruktura “inteligjente”, energjia dhe sistemet inteligjente të ndriçimit, menaxhimi “i zgjuar” i trafikut, përdorimi i teknologjisë në jetën e përditshme të qytetarëve dhe lidhja urbane.

Juniper Research e rendit Shangain të parin ndër qytetet më “inteligjente” në botë për të dytin vit radhazi, falë lidhjeve të avancuara të qytetit dhe sistemeve të ruajtjes së të dhënave. Karta e fortë e Shangait, sipas analistëve, është Suishenban Citizen Cloud, e cila ofron akses në më shumë se 1000 shërbime të ndryshme për banorët e qytetit, si dhe zhvillimin e fuqishëm të 5G dhe përdorimin e teknologjive inovative.

Për më tepër, të gjitha qytetet kryesore që zënë vendet e para në renditje kanë zhvilluar shërbime që përdorin efektivisht të dhënat dhe lidhjen për të përmirësuar përvojat e qytetarëve. Shanghai ka marrë një qasje të përbashkët ndaj të dhënave, duke ndërtuar jo vetëm një platformë të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse të të dhënave, por edhe lidhjen për të mbështetur çdo aspekt të saj.

Qytetet “inteligjente”, përtej avantazheve të dukshme që ofrojnë për banorët e tyre, kanë një kontribut të madh në ekonomitë e tyre kombëtare, por edhe një gjurmë të madhe në ekonominë globale. Sipas vlerësimeve të Juniper Research, kursimet e kostos nga zhvillimi i qyteteve “të zgjuara” parashikohen të arrijnë në 250 miliardë dollarë deri në vitin 2028 në mbarë botën. Performanca korresponduese në vitin 2023 vlerësohet të jetë 96 miliardë, që përkthehet në një rritje kumulative prej 158% midis 2023 – shit dhe 2028 – ës. Kursimet e kostos vijnë nga përdorimi i reduktuar i energjisë dhe emetimet nga zhvillimi i rrjeteve të transportit inteligjent dhe infrastrukturës, nga trafiku “inteligjent”, menaxhimi dhe ndriçimi ‘smart’ i rrugëve./Katror.info / KultPlus.com

Shndërrimi i aeroportit të Shanghait në një park përrallor


Ka gati pesë vjet që autoritetet kanë hequr dorë nga aeroporti Longhua në Shanghai, por jo edhe ka hapësira.

Pista 1.800 metërshe tash është një park përrallor, me mbi 2.200 pemë, 82 lloje bimësh dhe një kopsht fantastik për të kaluar momente të qeta.

Projekti është realizuar nga kompania Sasaki, e cila ka transformuar tërësisht një sipërfaqe betoni, siç ishte pista e aeroportit Longhua, e hapur për fluturime për 80 vjet, deri në vitin 2011, transmeton KultPlus.

Puna për shndërrimin e pistës në park nisi në vitin 2016 dhe përfundoi në prill 2020. / KultPlus.com

Nën masa të rrepta kontrolli, hapen klubet në Shangai

Klubet e natës në pjesën më të madhe të Kinës janë rikthyer në normalitet, pasi autoritetet zyrtarisht besojnë se vendi e ka nën kontroll epideminë e koronavirusit, megjithatë dezinfektuesit, gotat e njëpërdorimshe dhe maskat janë pjesë e pandarë e klubeve. “44KW”, një klub për adhuruesit e muzikës elektronike u hap të premten në mbrëmje. Hapësira u mbush nga klientët, një pjesë e të cilëvë qendronin ulur, të tjerë kërcënin pranë njëri-tjetrit.

Klubi, megjithatë, është hapur nën masa paraprake. Kontrollojnë temperaturat dhe kodet shëndetësore të secilit vizitor dhe regjistrojnë të dhënat e tyre personale përpara se klientët të futen brenda. Stafi, përfshirë banakierë dhe kamerierë, gjithmonë mbajnë maska dhe doreza. Gotat e xhamit janë zëvendësuar me plastike ndërsa në muret e brendshme të klubit janë instaluar dezinfektantë për duart.

Pronari i klubit Charles Guo tha  se rihapja nuk pritej dhe ata po planifikonin të mbylleshin plotësisht gjatë epidemisë.

“Në fillim mendova se mund të rihapja pas një muaji. Por kjo nuk ndodhi. Kur mbërritëm në fund të shkurtit, menduam se nuk do të mund të hapeshim as në mars.

Pastaj u bë e paparashikueshme dhe ne u përballëm me presion të madh, qira dhe kosto të tjera. Papritur na njoftuan që mund të rihapeshim. U ndjeva shkëlqyeshëm , sepse tani mund të mbijetojmë,” shtoi ai.

Dorezat e dyerve dhe tualetet në banjë dezinfektohen çdo orë, sipas Guo, ndërsa i gjithë klubi dezinfektohet çdo ditë, para dhe pas orarit të hapjes. Sidoqoftë, rreziku i një vale të dytë shpërthimi vazhdon të rritet.

Disa raste të prekurish me covid janë shfaqur në Seul në dosa klube nate në Korenë e Jugut në fillim të këtij muaji, duke bërë që zyrtarët të mbyllnin përsëri disa klube të natës dhe bare. Në Kinë janë të konfirmuara rreth 83 mijë raste aktive dhe mbi 4 mijë e 600 viktima nga koronavirusi. /KultPlus.com