Xherdan Shaqiri është larguar nga skuadra e ligës MLS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Chicago Fire. Lajmin për largimin e tij e ka bërë të ditur Chicago Fire të mërkurën pasdite.
“Pas diskutimeve me Xherdanin, me marrëveshje të dyanshme kemi ndarë rrugët”, ka thënë drejtori sportiv i klubit, Georg Heitz.
“E falënderojmë atë për kontributin në klub dhe i dëshirojmë atij më të mirën”, ka shtuar ai.
Shaqiri u transferua te Chicago Fire më 9 shkurt të vitit 2022 nga Lyoni francez. Shaqiri zhvilloi 75 ndeshje, prej të cilave 63 herë ishte titullar te skuadra amerikane. Realizoi 16 gola dhe regjistroi 20 asistime në të gjitha garat.
“Besoj se është koha e duhur për mua që të shikoj mundësi të reja në karrierën time. Dua ta falënderoj klubin dhe tifozët për përkrahjen që e kam pasur gjatë kohës time në Chicago. Chicagos i dëshiroj më të mirën në vazhdim”, ka thënë Shaqiri.
Xherdan Shaqiri njoftoi pensionimin e tij nga futbolli ndërkombëtar të hënën pas 125 paraqitjeve me Zvicrën dhe u bë lojtari i vetëm që ka shënuar në secilën nga tre Kupat e fundit të Botës dhe Kampionatet Evropiane.
Mesfushori Shaqiri, 32 vjeç, i cili tani luan me Chicago Fire në Shtetet e Bashkuara, është lojtari i dytë i Zvicrës me më shumë paraqitje pas bashkëlojtarit Granit Xhaka me 130 paraqitje.
Ish-anësori i Bayern Munichut dhe i Liverpoolit bëri debutimin e tij ndërkombëtar në mars 2010 në moshën 18-vjeçare. Ai përfaqësoi vendin e tij në katër Kupa Botërore dhe tre Kampionate Evropiane.
Në atë që ishte ndeshja e tij e fundit për Nati-n, Shaqiri shënoi në penallti teksa Anglia mundi Zvicrën 5-3 me penallti pas barazimit 1-1 në çerekfinalen e Euro 2024 në Duseldorf më 6 korrik.
“Shtatë turne, shumë gola, 14 vite me kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha për t’i thënë lamtumirë kombëtares. Mbeten kujtimet e mrekullueshme dhe ju them të gjithëve: faleminderit”, ka thënë ai në rrjetet sociale.
Shaqiri tërhiqet si golashënuesi i katërt më i mirë i Zvicrës me 32 gola, pas Alexander Frei me 42 dhe Kubilay Turkyilmaz dhe Max Abegglen me nga 34 gola.
Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) tha se shumica e golave të tij ishin “bangers”.
Shaqiri shënoi për herë të parë për Zvicrën në humbjen 3-1 nga Anglia në Basel në vitin 2010, në paraqitjen e tij të shtatë.
Ai i shënoi të tre golat teksa Zvicra mundi Hondurasin 3-0 në Kupën e Botës 2014 në Brazil.
Goli i tij i fundit ndërkombëtar erdhi në Euro 2024, duke realizuar një super-gol jashtë 16-shit që çoi në barazimin 1-1 të Zvicrës me Skocinë në fazën e grupeve.
Ky gol do të thotë se ai u bë lojtari i vetëm që shënon në tre Kupat e fundit të Botës dhe në tre Eurot e fundit.
“Momente të veçanta”
Organi drejtues i SFV-së thuri lavde për gjurmët e Shaqirit në ekipin kombëtar të futbollit.
“Me Shaqirin, shkon edhe një pjesë e madhe e historisë së Natit. Vitet e fundit, mesfushori sulmues ishte njeriu për momente të veçanta”, tha SFV.
“Ju falënderojmë me gjithë zemër për angazhimet e shumta të paharrueshme dhe golat e asistimet e mrekullueshme në ekipin kombëtar dhe ju urojmë më të mirën për të ardhmen tuaj dhe shumë suksese”.
“Ju keni prekur dhe pushtuar zemrat tona me lojën dhe golat tuaja”.
Askush nuk ka shënuar më shumë gola për Zvicrën në turne finale sesa Shaqiri me 10: pesë në Euro dhe pesë në Kupat e Botës.
“Vetëm gjashtë lojtarë të tjerë kanë shënuar pesë ose më shumë gola në Euro dhe në Kupën e Botës: Michel Platini, Jurgen Klinsmann, Zinedine Zidane, Thierry Henry, Cristiano Ronaldo dhe Romelu Lukaku”, tha SFV.
I lindur në vitin 1991 në Kosovë, e cila atëherë ishte pjesë e Jugosllavisë, familja e tij emigroi në Zvicër në vitin 1992.
Përveç të bëmave të tij ndërkombëtare, Shaqiri fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube me Bayern Munich dhe Liverpool, plus tre tituj të Bundesligës dhe Premier League.
Ai gjithashtu fitoi tre tituj të ligës zvicerane në vitet e tij të hershme me Baselin, në një karrierë që e ka çuar edhe në Inter Milan, Stoke City dhe Lyon. /Klankosova.tv/ KultPlus.com
Filatelia e Postës së Kosvës, sot ka vënë në qarkullim postar pullën me të cilën prezanohet puna e artistit Ymer Shaqiri, shkruan KultPlus.
Filatelia e Postës së Kosovës, përmes motiveve të pesë pullave postare, të cilat nga sot vihen në qarkullim postar, prezanton veprat e përzgjedhura të artistit, piktorit dhe grafistit të njohur të artit bashkëkohor, Ymer Shaqiri.
Ymer Shaqiri u lind më 1 tetor 1955, në Sveçlë, në jug të Podujevës. Akademinë e Arteve e kreu në Prishtinë në vitin 1981, nën drejtimin e Fatmir Krypës, ndërsa studimet pasuniversitare i kreu në Akademinë e Arteve në Beograd më 1984, ku edhe mori titullin akademik.
Origjinaliteti në shprehjen e veçantë që karakterizon grafikën e autorit për nga stili dhe teknika paraqet një kulturë të lashtë. Detajet e kompozuara me kujdes dhe mjeshtëria në objektet e preferuara të artistit si porta, dyer, dritare me gozhda të ndryshkura, janë mesazhe të fuqishme që interpretojnë lashtësinë, vuajtjet dhe realitetin e vendit tonë.
Ka jetuar dhe punuar në Gjermani dhe Kosovë. Ai u nda nga jeta më 11 gusht 2021, duke lënë pas një punë kolosale si punëtor i palodhur që ishte.
Punimet e tij mund të gjenden në shumë koleksione, galeri dhe muze të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai ishte pjesëmarrës në bienale dhe trienale në Slloveni, Japoni, SHBA, Francë dhe vende të ndryshme, dhe nga sot, përmes shërbimit postar të Postës së Kosovës, punimet e tij do të ekspozohen në mbarë botën duke na bërë jashtëzakonisht krenarë./KultPlus.com
Sa dini për marrëdhëniet Kosovë-Zvicër? Përgjigjuni saktë dhe fitoni një fanellë të kombëtares zvicerane.
Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka hapur një kuiz online interesant, ku përmes 10 pyetjeve në lidhje me njohuritë tuaja rreth marrëveshjeve Kosovë-Zvicër, ju mund të shpërbleheni.
E shpërblimi është një fanellë e Kombëtares së Zvicrës në futboll, e nënshkruar nga lojtarët e saj, pjesë e të cilës janë edhe yjet me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri.
Kuzi do të ketë tre fitues, të cilët do të nxjerrën me short nga të gjithë ata që përgjigjen saktë në 10 pyetjet.
Kuzi është i hapur deri më 9 maj 2022, dhe mund të merrni pjesë duke klikuar këtë link: /Express/ KultPlus.com
“Sot do të jetë një lojë shumë e veçantë për Andi Zeqirin, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin. Yjet e kombëtares sonë për herë të parë në karrierën e tyre luajnë kundër Kosovës, vendit të prindërve, rrënjëve të tyre”, ka shkruar gazeta zvicerane Blick.
Kjo gazetë më pas ka potencuar se futbollistët Xhaka e Shaqiri do të mbushnin Letzigrund vetëm me të afërmit dhe të njohurit e tyre, pasi që kanë pas shumë kërkesa për këtë ndeshje.
“Xhaka, i cili luan ndeshjen e 100-të për Zvicrën kundër Kosovës, Shaqiri dhe Zeqiri mezi presin takimin special. Një lojë miqësore që kërkon miqësi. Zvicra dhe Kosova ndajnë një miqësi të madhe”, thuhet më tej në këtë artikull.
Ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Zvicrës do të zhvillohet në Zurich./ KultPlus.com
Vendimi i marrë nga FIFA për të dënuar lojtarët e kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichtsteiner është parë si i padrejtë nga shumë njerëz të cilët në forma të ndryshme kanë vendosur që ta kundërshtojnë një vendim të tillë, shkruan KultPlus.
Diçka të tillë ka bërë edhe Shqipe Kajtazi e cila ka nisur një peticion i cili kundërshton vendimin e FIFA-së për ndalimin e shfaqjes së simbolit të shqiponjës.
“Kjo është diçka e gabuar duke u bazuar në faktin se në të gjitha ndeshjet e futbollit shfaqen simbolet kombëtare. Ky ehtë një diskriminim nga Shqiptarëve të cilët si mënyrë identifikimi e kanë shqiponjën kudo që shkojnë. Ndryshimi i këtij vendimi nënkupton se shqiptarët mund të bëhen pjesë e garave të ndryshme ndërkombëtare po pasur frikë dhe pa qenë të diskriminuar”, ka shkruar ajo.
Peticioni i saj tashmë ka arritur që të nënshkruhet nga 2 mijë e 474 njerëz.
Të tre lojtarët të cilët bënë shqiponjën në ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë janë gjobitur nga FIFA me shuma monetare. 10 000 franga zvicerane për Xhakën dhe Shaqirin dhe 5 000 franga për Lishtajner, duke i konsideruar festimet e tyre jo sportive dhe një sjellje kundër principeve të “fair play”-t./ KultPlus.com
Gjobat e vendosura ndaj dy lojtarëve shqiptarë nga Kosova, që përfaqësojnë Zvicrën në Kupën e Botës “Rusi 2018”, duket se e kanë gjetur një kontribues, i gatshëm të paguajë për shlyerjen e një pjese të tyre.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Bajram Hasani ka vendosur që pagën e tij ta japë për të paguar një pjesë të gjobës së Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, të cilët u dënuan nga FIFA për shkak të gjestit të shqiponjës dykrenare në vazhdën e festimeve të golave të tyre që i dhanë fitoren 2-1 Zvicrës në përballjen me Serbinë.
Pas një postimi në Facebook, ministri që edhe vet vjen nga Gjilani, vendlindja e Shaqirit, ka thënë se emocionet që ata u dhanë të gjithë shqiptarëve nuk paguhen me parà.
“Nuk paguhen me parà emocionet që na dhanë Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, kur festuan me shqiponjë, pas golave të tyre në ndeshjen Zvicër-Serbi. Ata u dënuan vetëm sepse nuk harruan rrënjët e tyre, nuk harruan nga vijnë.
Jo se ata nuk i kanë mundësitë financiare për ta paguar një dënim të tillë, por ndjenja e krenarisë që na dhanë me golat e tyre, më bën të ndihem i detyruar që një pagë timen ta ndaj për pagesën e kësaj gjobe. Vazhdoni djema e na bëni krenarë!”, shkruan ministri Hasani në Facebook.