Xherdan Shaqiri, dje i dha fund karrierës së tij me kombëtaren zvicerane.
Por, ai do të kujtohet gjatë për golat e tij të bukur me fanellën e helvetikëve.
Televizioni shtetëror i Zvicrës (SRF) hapi një sondazh, ku goli i Shaqiri kundër Skocisë, në xhiron e dytë të fazës grupore në EURO 2024, u shpall më i bukuri i kampionatit.
Për të votuan 6 mijë e 400 persona, apo 44 e votuesve të sondazhit.
Goli i Lamine Yamalit në gjysmëfinale u vlerësua i dyti më i miri me 26 për qind të votave.
Derisa goli i Ruben Vargas, futbollistit tjetër të Zvicrës u rendit i treti me 12 për qind të votave.
Xherdan Shaqiri, luajti 125 ndeshje për Zvicrën.
Shaqiri gjatë karrierës së tij i shënoi 32 gola.
🇨🇭😍 Shaqiri's stunner vs Scotland! #EURO2024 pic.twitter.com/kxRszPzR4s
— EuroFoot (@eurofootcom) June 20, 2024