Sonte hëna ëndërron e lodhur, e mërzitur Si një grua e bukur që mes jastëkësh t’butë Përkëdhel gjijt butësisht e lehtë, e dremitur, Ndërsa ledhatimi ëmbël në ëndrra e fut.
Mbi supin –saten të reshmeve të bardheme, Syri i saj mashtrohet me pamje të rreme Ajo tretet e tëra në prehrin e zalisë, Që lulëzojnë , ngjitjen e drejt kaltërisisë.
N’këtë molisje t’ëmbël, ashtu tinës e kot, Kur ajo ndonjëherë lëshon një pikë lot, Një poet besnik, që tërë natën s’ka fjetur,
Në dorën e vet na e merr lotin e trishtimit, Me një shkëlqim ylberi si t’ish prej rrezatimit, Dhe e shtrëngon në zemër, nga sytë e djellit fshehur./ KultPlus.com
Bie prej qiellit a ngrihesh prej humnerës së thellë, O Bukuri! Shiki yt hyjnor dhe i djallëzuar,
Krimin me mirësinë ngatërruar, përherë na e ndjell, Duke i ngjarë aq shumë shijes së verës së bekuar.
Sytë e tu strehojnë çdo perëndim dhe aurorë; E si një natë e stuhishme parfume shpërndajnë; Pthjet e tua janë melhem, goja jote një amforë, Që i bën trima vogëlushët e heronjtë të qajnë.
Gurgullon honeve të zi a yjeve të zjarrtë digjesh? Fati i magjepsur të ngjitet pas fundeve si një qen; Ti gjithcka në botë sundon e askujt s’i përgjigjesh, E kudo, rastësisht, gjëmën dhe harenë shpërthen.
Bukuri, ti marshon mes kufomave që ke përçmuar; Nga xhevahirët e tu, Tmerri nuk ka më pak magji, E Krimi, mes gjithë stringëllave të tua më i çmuar, Mbi barkun tënd, krenarisht vallëzon plot dashuri.
Flutura e natës e verbuar pas teje, të vjen afër, qiri, Fërfëllin, ndizet e thotë: I bekuar qofsh pishtar! I dashuruari ethshëm përkulet mbi të dashurën e tij, Si ai i plagosuri për vdekje përkëdhel të tijin varr.
S’ka rëndësi nëse Parajsën apo Ferrin ke për nënë, O Bukuri! Mostër e frikshme, e paanë, e lindur e lirë! Vallë buzëqeshja jote, syri yt, këmba, hapur ma lënë Portën, për atë pafundësi kurrë të njohur aq mirë?
S’ka rëndësi je Djall apo Zot! Ëngjëll a Sirenë të jesh, S’ka rëndësi nëse zanë me sy kadife që xixëllojnë butë, O parfum, ritëm, kthjelltësi, o e vetmja ime mbretëreshë! Bën universin më pak të shpifur, më pak të rëndë çdo minut’./ KultPlus.com