Së shpejti fillon festivali ”Eja n’Sharr Fest”

Eja n’Sharr Fest është festival i aktiviteteve malore, kulturore dhe sportive në Parkun Kombëtar Sharri. Ky festival do të mbahet në zemër të Sharrit, në vendin e quajtur Guri i Zi.

Eja n’Sharr Fest është iniciativë dheorganizim nga SuperXplorers, operator turistik me fokus në turizmin e aventurës, aktiv me produktet turistike në tregun vendor dhe ndërkombëtar që nga viti 2016.

Kjo ngjarje e cila synon të jetë tradicionale, duke u fokusuar në tema
dhe aktivitete aktuale, do t’i ketë të kombinuara mirë këto komponenta:

Promovimi dhe prezentimi i potencialit turistik të zonës;

Realizimi i aktiviteteve në natyrë të cilat ia shtojnë vlerën këtij rajoni;

Diskutimi dhe debati jo-formal ndërmjet të gjitha grupeve të interesit;

Rrjetizimi dhe shkëmbimi mes akterëve të ndryshëm në fushën e turizmit;

Përjetimi dhe degustimi i shijes dhe përvojës lokale;

Lokacioni:

Guri i Zi është vija ndarëse në mes të Komunës së Prizrenit dhe asaj të Dragashit, ky fakt i shton edhe më shumë vlerën dhe simbolikën këtij lokacioni gjeografik.

Qëllimi i këtij festivali është promovimi i zonës por edhe potencialit turistik që ky rajon posedon.

Në këtë ngjarje do të jenë të ftuar të gjithë shoqatat bjeshkatare me të cilat do të bashkë-organizojmë aktivitete gjatë ditëve të festivalit, operatorët turistik për të hulumtuar mundësi dhe partneritete të reja, zyrtarë nga institucionet përkatëse për të qenë pjesë në diskutimet me akterët, aktivistët dhe njohësit e sektorit të turizmit.

Në festival gjithashtu do të jenë të ftuar edhe pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, me qëllimin që kjo ngjarje të shfrytëzohet për t’i hapur rrugë bashkëpunimit ndërkufitar mes vendeve tona, bashkëpunim të cilit tani i kushtohet rëndësi e madhe nga mekanizma të shumtë ndërkombëtarë dhe rajonal të cilët mbështesin sektorin e turizmit në forma të ndryshme.

Festivali do të zgjasë 3 ditë, në datat 16-17-18 korrik 2021.

Datat përfundimtare do të rishikohen në bazë të parashikimit të motit, duke pasur parasysh që 90% e aktivitetit do të zhvillohet në ambient të hapur, është e domosdoshme që moti të jetë i ngrohtë dhe pa reshje shiu.

Për pjesëmarrësit do të ketë akomodim në dhoma të hotelit, në kabina të drurit dhe gjithashtu në tenda kampingu.

Agjenda dhe përmbajtja e detajuar e aktiviteteve të festivalit do të shpërndahet paraprakisht, ku pjesëmarrësit do të mund të zgjedhin nga aktivitetet të cilat do të realizohen nga partnerët tanë, si;

marshuta për të ecur shtigjet e majave përreth,

lëshim me biçikleta malore nga shtigjet e sharrit,

paraglide,

joga,

fitnes në natyrë,

safari,

via ferrata,

kajak etj…

AKTIVITETIN TUAJ TË PREFERUAR MUND TA REZERVONI ONLINE:

https://bit.ly/2SzbD6p

Përveç ushqimit dhe pijeve që do të shërbehet në restorante, në hapësirat e dedikuara do të mund të shijohet dhe përjetohet edhe përgatitja e ushqimeve tradicionale si flia dhe të tjera.

Ushqimi do t’i ofrohet pjesëmarrësve me çmime modeste. Gjithashtu në po ato hapsira do të vendosen tenda ku shërbehet pije dhe kafe.

Për cdo informacion që ju duhet të shkruani në [email protected] / KultPlus.com