“Instituti Shqiptar New York” organizon më 2 prill 2021 takimin online “Historia e arbëreshëve me George Richard Manus”.
Një event bazuar në tregimet e dy vëllezërve arbëreshë mbi historinë, traditat, gjuhën dhe kulturën e komunitetit tyre.
Familja Minici nga Vaccarizzo Albanese, Kalabria, Itali.
George Richard Manus, 85 vjeç dhe vëllai i tij Ronald Manus, 87 vjeç (mbiemri origjinal i familjes ishte Minici) janë të afërmit e fundit që jetojnë në familje që kanë kujtime të gjuhës arbëreshe dhe historisë, këngës së vjetër ose thënie nga gjyshërit e tyre të cilët kanë lindur në Vaccarizzo Albanese, i njohur gjithashtu si Vakarici, në Kalabri. Ata emigruan në Amerikë, New Jork, zona e New Jersey, një periudhë kur pati një valë emigrimi, duke filluar nga mesi deri në fund të viteve 1800.
Programi Arbëresh nga “Instituti Shqiptar” promovon kulturën, muzikën, historinë, trashëgiminë dhe njeh brezat sot me një kuptim dhe vlerësim më të mirë të vlerave dhe traditave të nderuara me kohë të popullit Arbëreshë.
Arbëreshët kanë një traditë të trashëguar gojë pas goje të historisë tyre ndër breza. Tregimi në këtë takim virtual ushqen lidhje me njerëzit në jetën reale. Tregimi i historive është universal dhe është po aq i lashtë sa njerëzimi.
Instituti Shqiptar është thellësisht i përkushtuar në gjetjen e mënyrave të reja për t’u lidhur dhe angazhuar me komunitetin tonë dhe rrjetin e bashkëpunëtorëve nga e gjithë bota, si brenda ashtu edhe jashtë linje.
Takimi do të mbahet në orën 5:30 PM (New York). Regjistrohu / Diaspora shqiptare / KultPlus.com
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara kanë pranuar 335 milionë dollarë nga Sudani si dëmshpërblim për viktimat e bombardimeve të vitit 1998.
Në këtë vit, ambasadat e Shteteve të Bashkuara në Keni dhe Tanzani ishin bombarduar, duke lënë të vdekur disa persona. Një pjesë e këtyre mjeteve do të ndahen edhe për familjarët e amerikanit John Granville më 2008.
“Ne shpresojmë se kjo do t’i ndihmojë ata që të gjejnë ca qetësi për tragjeditë e tmerrshme që kanë ndodhur. Me këtë proces sfidues pas nesh, marrëdhëniet ShBA – Sudan mund ta fillojnë një kapitull të ri”, shtoi kryediplomati amerikan, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Nga bombardimet që kishin ndodhur në këto dy ambasada ishin vrarë 224 persona, prej tyre 213 në Nairobi të Kenisë dhe 11 në Dar es Salaam të Tanzanisë. Mbi 4.000 të tjerë kishin pësuar lëndime.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kishte thënë se do ta largojë Sudanin nga lista e shteteve sponzorizuese të terrorizmit, nëse shteti afrikan e paguan dëmshpërblimin prej 335 milionë dollarëve për viktimat e bombardimeve. / KultPlus.com
Grupi i famshëm nga Korea Jugore, “BTS”, e ka lëshuar një deklaratë publike përmes së cilës e dënuan urrejtjen dhe dhunën e fundit kundër aziatikëve në SHBA. Ata po ashtu treguan eksperiencat e tyre me racizmin.
Deklarata e shtatë anëtarëve të grupit u postua në rrjetet sociale, me ç’rast ishin munduar të mos marrin vëmendje personale nga ky reagim, por thjeshtë të bënin thirrje për paqe, respekt dhe dashuri.
“U dërgojmë ngushëllimet më të sinqerta gjithë personave që i kanë humbur të dashurit e tyre. Ndiejmë hidhërim dhe zemërim të thellë. Edhe ne i kujtojmë momentet kur jemi përballuar me diskriminim si aziatikë. Jemi detyruar të durojmë komente të ndryshme pa arsye dhe jemi tallur për mënyrën se si dukemi. Madje na pyetën pse aziatikët flisnin në gjuhën angleze. Prandaj, nuk mund ta shprehim me fjalë dhimbjen e të qenit objekt urrejtjeje dhe dhune për një arsye të tillë racore. Përvojat tona nuk janë të rëndësishme në krahasim me ngjarjet që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit. Por këto përvoja ishin të mjaftueshme për të na bërë të ndihemi të pafuqishëm dhe për të na ulur vetëbesimin. Ajo që po ndodh tani nuk mund të ndahet nga identiteti ynë si Aziatikë. Na është dashur kohë e konsiderueshme për ta diskutuar me kujdes këtë temë dhe menduam thellë se si duhej ta shkruanim mesazhin tonë. Por ajo që duam ta përcjellë mesazhi ynë është plotësisht e qartë. Ne qëndrojmë kundër diskriminimit racor. Ne e dënojmë dhunën. Ju, ne dhe të gjithë njerëzit kemi të drejtë të respektohemi. Prandaj do të qëndrojmë së bashku kundër këtij fenomeni të keq për çdo shoqëri”.
Megjithëse nuk e përmendën ndonjë ngjarje specifike, deklarata e grupit vjen pas ngjarjes tragjike të 16 marsit e cila ndodhi jashtë Atlantës, dhe ku një person i armatosur i vizitoi tri salla masazhi aziatike ku edhe i vrau me armë zjarri tetë persona, përfshirë gjashtë gra aziatike.
Vitin e kaluar, anëtarët e grupit “BTS” e shfaqën përkrahjen publike për protestat e lëvizjes “Black Lives Matter” kundër racizmit dhe brutalitetit policor në Amerikë. Këto protesta u shpërndanë edhe në shtete tjera anembanë botës.
Në qershor të vitit 2020, grupi shumë i suksesshëm i muzikës K-pop dhe studioja e tyre incizuese “Big Hit Entertainment”, i dhuruar 1 milionë dollarë për grupet e lidhura me protestat “Black Lives Matter”, dhe ndihmuan në grumbullimin e miliona dollarëve tjerë nga fansat e tyre besnik anembanë globit. / KultPlus.com
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të nderojë 500 mijë jetë të humbura nga COVID-19 me një moment heshtjeje dhe ceremoni ndriçimi qirinjsh në Shtëpinë e Bardhë.
SHBA-të pritet ta kalojnë këtë moment të zymtë gjatë ditës së sotme, pak më shumë se një vit që pas vdekjes së parë në vend.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se Bideni do të marrë pjesë bashkë me zonjën e Parë, Jill Biden, zëvendës-presidentin Kamala Harris dhe burrin e saj, Doug Emhoff, në momentin e heshtjes dhe ceremonisë së ndriçimit.
Shetetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur më shumë se 28.1 milionë raste positive me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. / KultPlus.com
Në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur se marrëdhëniet mes dy shteteve mbesin të palëkundshme.
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada amerikane ka thënë se mbështet popullin e Kosovës në krijimin e një vendi paqësor e më të zhvilluar për qytetarët e saj.
“Teksa festojmë Ditën e Pavarësisë së Kosovës, partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i palëkundshëm. Ne qëndrojmë në krah të popullit të Kosovës teksa ju ndërtoni një shtëpi të drejtë, paqësore e prosperuese për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në urimin e SHBA-së. / KultPlus.com
Njerëzit që largohen nga vendlindja do të marrin patjetër diçka me vete, dikush kujtimet, dikur një send te vyer, por shpesh edhe gjëra të jetës së përditshme të cilat mund tu shërbenin në atdheun e ri.
Në fillim të viteve 1900, atëherë kur nisi edhe vala e parë migratore e shqiptarëve drejt Amerikës një pjesë e tyre zgjodhi te vendosej në Boston. Kohët e para shumë prej tyre kishin një jetë të vështirë duke jetuar në ndërtesa të vjetra dhe bodrume në mënyrë që të përballonin jetesën, duke punuar në fusha nga më të ndryshmet dhe duke përdorur qoftë shtretërit apo veshjet e njeri tjetrit.
Për të kursyer para për familjet e tyre këta të rinj shpenzuan shumë pak për veten e tyre. Punuan punë të rënda në fabrika në kushte të vështira të strehimit dhe ushqimit të pamjaftueshëm që më vonë ndikuan në shëndetin e burrave dhe djemve emigrantë.
Disa prej tyre humbën jetën në rrethana tragjike. Sëmundja e tuberkulozit filloi të prekë disa nga emigrantët që jetonin në këto bodrume në zonën e Bostonit. Ky fakt ishte një nga shqetësimet që Faik Konica solli në vëmendjen e bashkisë së qytetit.
Ai i ushtroi presion Guvernatorit që t’i akomodonte shqiptarët nga bodrumet dhe t’u jepte një vendstrehim dhe nëse ishte e nevojshme, ai vete do ti përcillte kauzat e tyre në vëmendjen e shtypit. Konica vizitoi vendet ku ata jetonin për të folur dhe në disa raste i këshillonte të ktheheshin në vendin e tyre për te pushuar dhe per tu kuruar.
Vite më vonë, emigrantët shqiptarë u bashkuan me familjet e tyre dhe së bashku me ta erdhën edhe traditat dhe zakonet e tyre. Në bisedat me shqiptaro-amerikanë të moshuar u mësua se gratë emigrante sollën me vete rrënjë dhe farëra të bimëve mjekësore, të tilla si salep, çaj mali, kamomil, rigon të kuq dhe të bardhë etj. Ato i kultivuan këto bimë në vazo dhe kopshte, dhe i përdorën si ilaçe alternative sipas zakoneve të tyre. Gjithashtu, kishte raki, pije alkoolike e bërë nga rrushi në shtëpitë e tyre, e përdorur jo vetëm për ngjarje festive, por edhe si “ilaçe” kundër të ftohtit ose gripit. Po aq vlen të përmendet edhe nëna e patriotit shqiptar Anton Athanasi, e cila kishte marrë nga Shqipëria tharme kosi për të cilat u kujdes që të mos prisheshin për gajtë gjithë udëtimit dy javor.
Në komunitetin shqiptaro-amerikan, kishte një numër të madh të grave që praktikonin mjekësi alternative dhe që kuronin shqiptarë që vuanin nga reumatizma, dhimbja e mesit, fraktura, sëmundje të zorrëve, probleme të frymëmarrjes, etj. Ato përdorën “masazhe” dhe “kombinim të çajrave të ndryshëm me bimë mjekësore”. Për infeksionet e lëkurës atao përdornin të verdhën e vezës. Midis tyre kishte edhe njerëz që ndihmuan me “magji”, përfshirë Kolevica, zonjën e mrekullueshme shqiptare nga Lynn dhe Massachusetts e cila përdori magjinë e saj me qymyr.)
Znj. Gloria Hill, shqiptaro-amerikanja e lindur në Boston nga prindër shqiptarë, kujton shërimin me “filxhanë” për ata që vuanin nga pneumonia. Gratë me përvojë përdornin gota qelqi me një qiri të vogël brenda, të cilat i vendosnin një nga një në pjesën e kurrizit për të sëmurët. Ajo gjithashtu kujton metodën tradicionale të “masazhimit” për dhimbjen e shpinës. Metoda të ngjashme të mjekësisë alternative tradicionale u përdorën nga Arbëreshët e Massachusetts, si dhe emigrantë të tjerë shqiptarë.
Vangjo Llaci, kishte studiuar dhe punuar si mjek në New York që nga fillimi i shekullit të kaluar. Thuhet se Dr. Llaci shpesh thirrej për konsulta mjekësore në shtëpinë e bardhë. Mjekë të tjerë të respektuar të përmendur ishin Dr. Andreë Elia dhe gruaja e tij Dr. Dimetra Tsina-Elia. Të dy ata ishin në praktikë mjekësore në Boston. Dr Andrew Elia ishte kryetari i Shoqatës “Vatra” si dhe një publicist i njohur. Elias njiheshe si aktivist i nderuar i komunitetit shqiptaro-amerikan. Një mjek tjetër i respektuar dhe me reputacion i cili praktikoi në Boston dhe në qytete të tjera më të vogla ishte Dr. Nicholas Prift. Ai ishte një mjek i përgjithshëm, i cili shpesh thirrej nga prindërit shqiptarë për të vizituar fëmijët e tyre të sëmurë. Ata kishin besim të plotë tek ai për shkak të aftësive të tij profesionale si dhe kujdesit dhe përkushtimit të tij. Dr Gaqi Qano praktikoi stomatologji në Filadelfia.
Disa vite më vonë ai u kthye në Shqipëri dhe punoi si stomatolog deri në fund të jetës së tij. Do të mbahet mend për mbështetjen e tij të fortë në formimin e një grupi stomatologësh. Një emër tjetër i njohur në komunitetin shqiptaro-amerikan në Ëorcester ishte aktivisti shqiptar Dr. John Nasse, me origjinë nga Berati. Gjatë udhëtimeve të tij në Shqipëri, Dr. Nasse ofroi mbështetjen dhe kontributin e tij në sistemin mjekësor të vendit të tij të lindjes. Në komunitetin arbëresh të Milford, afër Bostonit, Dr Nikolla Capece, ishte një tjetër praktikuese mjekësore që përmendet me shumë respekt. Dr. Capece ishte një studiues dhe aktivist i njohur. Ai dha kontribute të konsiderueshme drejt afrimit të komuniteteve arbëreshe dhe shqiptaro-amerikane.
Pas Luftës së Dytë Botërore, dhe deri në 1990, mjekët, dentistët dhe farmacistët me origjinë shqiptare në Amerikë ishin kryesisht fëmijë të lindur nga emigrantë shqiptarë të brezit të parë, të cilët ishin larguar nga territori shqiptar brenda dhe jashtë juridiksionit të Shqipërisë. Për t’u përmendur gjithashtu janë Dr. Ferid Murad, fitues i Çmimit Nobel dhe Kryetar i Nderuar i Shoqërisë Mjekësore Shqiptaro Amerikane, Dr. Vasil Popa, Dr. Agim Leka, Dr. Peter Pochi, Dr. Faton Gashi, Dr. Ramazan Turdiu, Dr. Hamdi Oruci, Dr. Daut Gjoni, Dr. Nedzat Kaliqi, Dr. Filip Çaushaj, dy vëllezërit dentistë Xhelo dhe Mazar Shuaipaj, Dr. Zife Krosi, Dr. Dila Vuksanaj dhe të tjerë.
Materiali kortezi e shoqates ALBANIAN AMERICAN MEDICAL SOCIETY/ KultPlus.com
Zëvendëspresidentja e zgjedhur Kamala Harris, ish-Zonja e Parë Michelle Obama dhe ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton, kanë dërguar gjithnjë mesazhe simbolike përmes veshjeve të tyre.
Sot, megjithatë në ditën e përurimit të Joe Biden dhe Kamala Harris, duket se të tri gratë e fuqishme bënë një deklaratë të përbashkët.
Derisa u futën në ndërtesën e Kapitolit përpara ceremonisë së sotme të betimit, secila prej tyre u shfaqën në ngjyrë të vjollcë. Zgjedhja e tri grave për ngjyrën e njëjtë – e cila është një përzierje e mirëfilltë e ngjyrave të partisë politike, e kuqja dhe blu – mund të ketë qenë me të vërtetë e qëllimshme, duke marrë parasysh kuptimin e ngjyrës për të ngjallur një ndjenjë solidariteti dhe uniteti, sipas The Hill, transmeton KultPlus.
Për momentin historik, Harris zgjodhi një fustan e pallto të tillë nga stilisti Christopher John Rogers, të cilën e kompletoi me dorëza lëkure e take të po së njëjtës ngjyrë.
Clinton zgjodhi një kostum gjithashtu të vjollcë, me një xhaketë elegante të gjatë, një shall lejla e këpucë të zeza.
Obama në anën tjetër zgjodhi një kostum me nuancë kumbulle me një rrip nga Sergio Hudson, një tjetër stilist amerikan që kujdeset vazhdimisht për dukjen e 57 vjeçares.
Ngjyra vjollcë ka një kuptim jashtëzakonisht të veçantë për Kamala Harris, pasi shpesh shfaqej e tillë edhe gjatë fushatës për të nderuar Shirley Chisholm, e cila e frymëzoi karrierën e zëvendëspresidentes së re. / KultPlus.com
E lindur me 3 maj të vitit 1951, Jill Tracy Biden është parimisht një edukatore amerikane e cila ka qenë zonja e dytë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 2009 deri në 2017.
Jill është martuar me tashmë Presidentin e ri të ShBA-së Joe Biden, ku me rastin e inaugurimit të sotëm, ajo edhe zyrtarisht e merr titullin si zonja e parë e shtetit për katër vjetët e ardhshme.
Zonja e parë ka lindur në New Jersey dhe është rritur në Pensilvani, teksa është martuar me Joe Biden në vitin 1977, duke u bërë njerka e dy djemve të Bidenit nga martesa e parë.
Jill dhe Joe gjithashtu kanë edhe një vajzë së bashku, të quajtur Ashley, e cila ka lindur në vitin 1981.
Çifti ishte takuar në vitin 1975 teksa dy vite më vonë edhe e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Nga viti 1993 deri në 2008, tashmë Zonja e parë ishte pjesë e stafit të kolegjit publik “Delaware Technical and Community”, teksa nga viti 2009 ishte profesoreshë e gjuhës angleze në Kolegjin “Northern Virginia Community”, duke u bërë kështu edhe gruaja e parë e një zëvendëspresidenti që ka mbajtur një punë me rrogë, përgjatë detyrës zyrtare të bashkëshortit.
Jill është gjithashtu themeluese e organizatës jofitimprurëse “Biden Breast Health Initiative”, bashkë themeluese e programit “Book Buddies” si dhe të fondacionit me emrin e njëjtë “Biden Foundation”.
Që nga kandidatura zyrtare e Joe Biden si president në prill të vitit 2019, Jill Biden ishte përkrahëse dhe ka kontribuuar në kampanjën përkrah bashkëshortit, duke e mbështetur vazhdimisht drejt udhëheqjes së shtetit amerikan, që sot zyrtarisht të dy bashkë do ta marrin titullin si të parët e vendit. / KultPlus.com
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, planifikon ta publikojë një projektligj për imigracion në ditën e tij të parë në administratë, duke shpresuar që të ofrojë një rrugë tetëvjeçare drejt shtetësisë amerikane për rreth 11 milionë qytetarë që jetojnë në SHBA pa status ligjor, shkruan agjencia AP.
Është një ndryshim i madh nga administrata e Donald Trump, që kishte politika të ashpëra ndaj imigracionit.
Ky legjislacion e vë Bidenin në rrugën e duhur për të mbajtur premtimin e dhënë ndaj votuesve latinë dhe komuniteteve tjera imigrantë gjatë fushatës parazgjedhore. Po ashtu do të jetë një dallim i madh i politikave, pasi nën presidentin Donald Trump pati politika kufizuese dhe po ashtu dëbime masive.
Ky projektligj ofron rrugën më të shpejt drejt shtetësisë për ata që jetojnë pa status ligjor, por pritet ta ketë të vështirë kalimin në Kongres, pasi nuk pritet të ketë përkrahjen e republikanëve.
Projektligji pritet të prezantohet nesër, kur Biden të marrë drejtimin.
Nën legjislacionin, ata që jetojnë në SHBA nga 1 janari i vitit 2021, pa status ligjor do të kenë një rrugë pesëvjeçare drejt një statusi të përkohshëm ligjor, apo kratonit të gjelbër, nëse kalojnë gjitha kontrollet e nevojshme, paguajnë taksat dhe plotësojnë kushtet tjera bazë. Nga atje, janë edhe tri vjet drejt natyralizimit, nëse ata vendosin të ndjekin rrugën drejt marrjes së shtetësisë.
Pikërisht të hënënë, presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, i ka bërë thirrje SHBA-së të bëjë reforma të mëdha në politikat e imigracionit, pasi mijëra migrantë janë bllokuar nga policia në Guatemala.
Lopez Obrador ka thënë se shpreson që presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, të pajtohet të punojë me Meksikën dhe shtetet tjera në këtë çështje.
Rreth 7000 migrantë, kryesisht nga Hondurasi, janë futur në Guatemala. Ata shpersojnë të udhëtojnë për në Meksikë e nga atje të arrijnë në SHBA. / KultPlus.com
Një prej shoqatave më të rëndësishme të komunitetit shqiptar në SHBA është “Qendra Shqiptare e Nju Jorkut”.
Pararendëse e saj ishte Shoqëria “Kosherja” e themeluar në vitin 1930, si një organizatë, e cila kishte për qëllim të mbante gjallë rrënjët, gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Më 1948 ky organizim do të merrte emrin “Qendra Shqiptare e Nju Jorkut” dhe presidenti i parë do të ishte Musa Hajro, i cili u pasua nga Asim Lulo, Eqerem Ruca, Lemi Kokalari, Myfit Demirali, Drita Kokalari.
Një nga veprimtaritë më të suksesshme të Qendrës ishte hapja e shkollës “Kosherja”, ku fëmijët e emigruar mësonin të shkruanin dhe lexonin gjuhën shqipe.
Por Qendra organizonte gjithashtu një sërë veprimtarish kulturore dhe artistike. Një nga ngjarjet më të shënuara është vënia në skenë e dramës “Besa” të Sami Frashërit më 30 shtator 1950, ku rolet e personazheve do të luheshin nga vetë anëtarët e shoqatës.
Për të ruajtur lidhjet mes anëtarëve dhe familjeve të komunitetit shqiptar në Nju Jork, Qendra organizonte çdo vit piknikë, ose udhëtime me anije.
Por përveç veprimtarive me ndikim për komunitetin shqiptar në Amerikë, pas vitit 1990, “Qendra Shqiptare e Nju Jorkut” u aktivizua fuqishëm për të ndihmuar shqiptarët që jetonin në atdheun e tyre, të cilët ndodheshin në gjendje tragjike dhe po përjetonin një krizë humanitare, pas çlirimit nga diktatura komuniste.
Qendra Shqiptare ishte e para që u vu në lëvizje dhe u bë burimi kryesor i sigurimit të fondeve për “Fondacionin Shqiptar të Ndihmës” dhe rezultati ishte sigurimi dhe dërgimi në Shqipëri i ndihmave në ilaçe dhe mjete spitalore me vlerë mbi 10 milionë dollarë.
I njëjti angazhim i Qendrës ndodhi edhe për të ndihmuar kalimin e krizës humanitare që pasoi genocidin serb në Kosovë.
Kjo foto është realizuar në piknikun e organizuar nga Qendra Shqiptare e Nju Jorkut më 15 korrik 1962. Foto kortezi e “Muzeu Kokalari”./ KultPlus.com
Situata në SHBA ka dal jashtë kontrollit pasi që protestuesit pro-Trump sulmuan ndërtesën e Kapitolit.
Dua Lipa ka reaguar me postime në rrjete sociale në kritika drejtuar ish presidentit amerikan.
Ajo i quan terrorist protestuesit që kanë shkaktuar trazira duke u lënduar një numër personash, madje edhe policia.
Ndryshe, mbështetësit e Donald Trump hynë në ndërtesën e Kongresit, që u detyrua të ndërpriste urgjentisht një seancë të jashtëzakonshme që synonte të vërtetonte fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale./ KultPlus.com
Presidenti amerikan Donald Trump dhe ish-Zonja e Parë Michelle Obama janë burri dhe gruaja më e admiruar në Shtetet e Bashkuara për vitin 2020, sipas një sondazhi vjetor nga “Gallup”.
Michelle është gruaja më e admiruar për të tretin vit radhazi, ndërsa Trump mundi bashkëshortin e saj, ish-presidentin Barack Obama, për herë të parë këtë vit, me 18 % të të anketuarve që thanë se e admironin më shumë Trumpin.
Për krahasim, vetëm 15 përqind e amerikanëve thanë se admironin më shumë ish-presidentin Obama.
Përgjigjet u ndanë kryesisht përgjatë vijave të partisë, me Republikanët që thanë se admironin Trump dhe Demokratët Obaman.
Zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris, u listua si gruaja e dytë më e admiruar në SHBA.
Në përgjithësi, 6 % e amerikanëve e votuan presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe 3 % specialistin kryesor për Sëmundjet Infektive, Anthony Fauci./ /atsh/ KultPlus.com
Libri “A Promised Land” që në shqip përkthehet “Një tokë e premtuar” ku ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka shkruar kujtimet e tij është shitur në mbi 3 milionë kopje, pavarësisht se ka vetëm një muaj që ka dalë në treg.
Shtëpia botuese “Crown” ka njoftuar se shitjet e “A Promised Land” kanë arritur në 3.3 milionë në SHBA e Kanada dhe se libri përparon drejt rrugës për t’u bërë një prej kujtimeve të ish-presidentëve që është shitur më shumë në kohët moderne.
Në “A Promised Land” i cili është një nga dy vëllimet e planifikuara, trajtohet zgjedhja e Obamas si president në vitin 2008 dhe periudha e parë e tij.
Ndërkohë që ende nuk është deklaruar ndonjë datë për botimin e vëllimit të dytë, përcjell tch.
Librat “Dreams from My Father” dhe “The Audacity of Hope” që Barack Obama ka shkruar para se të bëhej president kanë arritur shitje në mbi 1 milion kopje.
Ndërsa librat e ish-presidentëve “My Life” i Bill Clinton dhe “Decision Points” i George W. Bush arritën shitje nga 3.5 deri në 4 milionë kopje.
Libri “Becoming” i ish-zonjës së parë, Michelle Obama, bashkëshortes së Obamas është shitur në mbi 8 milionë kopje në Amerikën e Veriut që nga viti 2018 kur ai doli në treg. / KultPlus.com
Lansing-Michigan, SHBA, 14 dhjetor (Reuters) – Shtet pas shteti, kolegjet elektorale kanë konfirmuar të hënën demokratin Joe Biden për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i dhënë fund përpjekjes së kahershme të Donald Trumpit për t’i përmbysur rezultatet zgjedhore.
Anëtarët e Kolegjit Elektoral nga Michigani, Pennsylvania, Georgia, Wisconsini dhe Arizona – shtet ky vendimtar që Bideni e fitoi dhe për të cilin Trumpi ka ngritur pa sukses proces gjyqësor – kanë dhënë votat e tyre elektorale në favor të ish-nënpresidentit amerikan.
Votat e Kolegjit Elektoral, rëndom një formalitet, kanë fituar një rëndësi të madhe sivjet shkaku i pretendimeve të vazhdueshme të Trumpit për mashtrime të gjithmbarshme në procesin zgjedhor të 3 nëntorit.
Rezultatet kanë treguar për javë me radhë se Bideni ka fituar 306 vota të Kolegjit Elektoral – duke e kaluar pragun e nevojshëm prej 270 sosh për fitore – pas katër vjetësh të turbullt nën udhëheqjen e republikanit Trump. Me këtë, Bideni dhe bashkëgaruesja e tij, Kamala Harris, do të marrin drejtimin e Shtëpisë së Bardhë më 20 janar.
Kalifornia, shteti amerikan me popullatën më të madhe, ia gjeneroi Bidenit 270 votat e nevojshme të Kolegjit për fitore të përgjithshme.
Pas kësaj Bideni, 78-vjeçar, u konfirmua si presidenti më i shtyrë në moshë i SHBA-së.
Ai ka mbajtur edhe një fjalim vonë të hënën, sipas kohës lokale, lidhur me votat e Kolegjit dhe ka shpalosur qëndrimin “për fuqizimin dhe qëndrueshmërinë e demokracisë amerikane”.
Elektorët në Arizona, shtet ky të cilin Trumpi e humbi në garën e sivjetme presidenciale pasi që e kishte fituar më 2016, ia konfirmuan 11 votat e shtetit Bidenit.
“Derisa do të ketë të tillë që do të shqetësohen se kandidati i tyre nuk ka fituar, është skajshmërisht joamerikane dhe e papranueshme që ngjarja e sotme të jetë diç më pak se një traditë e çmuar, e mbajtur me nderim dhe në festë”, ka thënë sekretarja e Shtetit të Arizonës, Katie Hobbs, gjatë votimit.
Demokratja Hobbs ka thënë se pretendimet e Trumpit për mashtrime zgjedhore kanë “hapur rrugën për kërcënimet me dhunë kundër meje, zyrës time dhe atyre që ndodhen në këtë dhomë”, duke u bërë jehonë raporteve të ngjashme për kërcënime dhe frikësim në shtetet e tjera amerikane.
Nën sistemin e ndërlikuar që daton qysh nga vitet 1780, një kandidat zgjidhet president i SHBA-së jo duke e fituar shumicën e votës popullore, por nëpërmjet sistemit të Kolegjit Elektoral, i cili i përcakton votat elektorale të 50 shteteve dhe të Distriktit të Columbias, kryesisht bazuar në madhësinë e popullatave të tyre.
Elektorët janë kryesisht besnikë të partive, të cilët e përfaqësojnë kandidatin fitues në shtetet e tyre, me përjashtim të Maines dhe Nebraskas, që mund t’ua japin votat e Kolegjit Elektoral edhe një kandidati tjetër.
Trump ka paralajmëruar muajin e shkuar se do të largohej nga Shtëpia e Bardhë po qe se Kolegji Elektoral voton për Bidenin, por që atëherë ka vazhduar me fushatën e tij të pashembullt për rrëzimin e fitores së tij, duke ngritur padi të pasuksesshme për të kërkuar numërim të sërishëm të votave nëpër shtete.
Gjasat që votimi i së hënës ta sprapste fitoren e Bidenit nga 3 nëntori ishin pothuajse të barabarta me zero. Pas përmbylljes së votimit në Kolegj, e vetmja kartë e mbetur e Trumpit për përmbysjen pothuajse të pamundur të rezultatit do të mbetet ajo për ta bindur Kongresin që të mos i certifikojë rezultatet më 6 janar.
Në zgjedhjet e vitit 2016, Trumpi i kishte fituar votat e Kolegjit Elektoral, ndonëse i kishte humbur ato popullore ndaj demokrates Hillary Clinton me një dallim prej afro 3 milionë votash./ KultPlus.com
Deart Ramadani, 21-vjeçari me origjinë nga Kosova, aktualisht ndjek studimet në Universitetin Shtetëror të Guvernatorëve në Chicago, drejtimi Digjital Media dhe Film dhe është në listën e studentëve më të mirë të universitetit.
Ndonëse ka lindur në Amerikë dhe është rritur dhe shkolluar atje, dëshira e Deartit është që të kthehet në vendlindjen e prindërve të tij, në Kosovë dhe të kontribuojë në avancimin e filmit. Për këtë, ai ka një vizion të qartë.
Në një intervistë të gjatë për gazetën online Mediafokus, Deart Ramadani, ndër të tjera thotë: Identiteti i Kosovës është i rëndësishëm për t`u shfaqur para botës. Hollywood-i nuk është qëllimi për të cilin Kosova duhet të përpiqet si dhe shumë gjera të tjera interesante, që ky kineast i ri i shpërfaq për herë të parë publikisht.
Emri im është Deart Ramadani dhe kam lindur në Amerikë në vitin 1999. Kam jetuar si çdo fëmijë amerikan në moshën time. Kam kaluar kohë jashtë, duke luajtur video-game dhe një kohë të mirë duke shikuar TV. Gjate fëmijërisë time, gjithnjë u ndjeva që isha shqiptar, sepse për çdo fjalë angleze që mësoja, mësoja edhe fjalën shqipe. Kam konsumuar gjithçka që ka bërë një fëmijë amerikan, kam parë shumë filma vizatimorë dhe kam dashur ikonat e njohur si Batman dhe Spiderman. Prisja që Kosova të kishte homologë për këto, ashtu si për të gjitha fjalët dhe konceptet që po mësoja. Në ditëlindjen time të gjashtë, në kulmin e asimilimit tim amerikan, hipa në aeroplan për të lëvizur në Kosovë për një kohë të pacaktuar, për të jetuar me familjen dhe për të qenë afër gjyshit tim i cili ishte diagnostikuar me kancer. Pritjet e mia për homologët kosovarë të argëtimit jo vetëm që ishin të paplotësuara, por është qesharake sa shumë kisha pritur.
Kosova ishte arsyeja pse hoqa dorë nga mjekësia dhe vendosa të merrem me filmin
Lufta në Kosovë kishte përfunduar dy muaj para se të lindja unë, Kosova ishte ende duke u rikuperuar nga të gjitha dëmet, përfshirë edhe kinemanë. Ajo që pashë në ekran-filmat në vitet e mia në Kosovë, ishte rrallë shqiptare. Ne kishim varg telenovelash nga vendet tjera, si Spanja dhe Turqia, shumë ndeshje sportive te ekipeve te huaja dhe filma vizatimorë që nuk ishin kurrë në një gjuhë që unë i kuptova. Unë mund të flisja anglisht dhe shqip, por isha shumë i ri për të lexuar ose shkruar, duke bërë që të mos isha në gjendje të lexoja titrat. Gjithçka që pashë nuk kishte kontekst ekspozues dhe besoj se këtu duhet të mësoj t’i kushtoj vëmendje të madhe ekranit për informacion. Kam mësuar të shfrytëzoj burime të ndryshme të mediave që kam ndjekur gjatë qëndrimit tim në Kosovë dhe kjo më kishte hapur idenë e perspektivës kulturore në media deri në kohën kur unë u ktheva në Amerikë, pas një viti dhe kam jetuar këtu në SHBA që nga atëherë, përjashtimisht vizitave të rastit në Kosovë, për të parë familjen.
Kam kaluar një pjesë të madhe të jetës time duke dashur të bëhem mjek, deri rreth 5 vjet më parë kur kërkova në internet filma kosovarë. Rezultatet ishin: një ose dy filma të bërë nga shqiptarët e Kosovës dhe pjesa tjetër e filmave të lidhur me tema të Kosovës që financohen dhe bëhen nga krijuesit serb. Pjesa tjetër e rezultateve ishin filma që mund të kenë një aktor apo aktore shqiptare.
Duhet të ketë një dritë mbi popullin shqiptar, artin e krijuar nga populli shqiptar, për popullin shqiptar. Unë nuk kam vendosur që të jem ajo drita për Kosovën, aq shumë sa po përpiqem ta ndezi atë dritë. Prezantimi im i fundit në festivalet e filmit më ka bërë që të gjej filma vërtetë të bërë nga shqiptarët. Kjo më ka frymëzuar dhe më ka ngjallë një shpresë për popullin shqiptar në Kosovë. Jo vetëm që dëshiroj ta shtyj praninë shqiptare në ekran, por dëshiroj ta bëj këtë. Ajo që kam mësuar në Amerikë është se media mund dhe do të humbasë identitetin e saj kur orientohet drejt fitimit në vend se te orientohet drejt punës.
Hollywood-i nuk është qëllimi për të cilin Kosova duhet të përpiqet
Disa nga filmat më të mirë në Amerikë janë krijuar nga artistë që kërkuan të shtyjnë mediumin për shprehjen artistike. Hollywood-i nuk është qëllimi për të cilin Kosova duhet të përpiqet, ne nuk duhet të krijojmë një recetë për filmat dhe t’i shkulim ato pa mend. Në vend të kësaj, ne duhet t’i kushtojmë përpjekjet tona në krijimin e një pune të mbushur me substancë, punë që sfidon mendjen dhe perspektivat e një shikuesi. Me qëllimin e vetëm fitimin, vepra shqiptare nuk ka shanse të ngrihet kurrë si shtet për argëtimin dhe kulturën.
Do të mundohem të hap rrugën për filmin në Kosovë për individë me mendje të njëjtë që kërkojnë të shprehin artistikisht diçka, jo vetëm duke qenë shqiptarë, por njerëz si njerëz të artit. Pas të gjithë filmave që ne krijojmë duhet të argëtojmë dhe informojmë së pari njerëzit e Kosovës. Ne tashmë e dimë se çfarë do të thotë të jesh shqiptar, ne duhet t’i sigurojmë vetes dritare të vërteta për botën që na rrethon dhe atë qe nuk na rrethon. Pjesa më e madhe e përvojës sime me filmat e bërë nga shqiptarët, ka qenë në lidhje me luftën në një formë apo në një tjetër. Unë respektoj objektivin e këtyre filmave dhe rëndësinë e tyre në kujtimin e historisë sonë. Sidoqoftë, unë duhet të theksoj rreziqet në identifikimin e vazhdueshëm të një populli nga ajo që të tjerët u bënë atyre. Populli i Kosovës duhet ta shoh veten në ekran në prezantime të ndryshme për të kuptuar më mirë identitetin shqiptar dhe sa larg ka arritur që nga përpjekja e armikut për ta shtypur atë.
Sa isha në Kosovë takova njerëzit më të aktivë që do të kem takuar në jetën time. Pas shkollës së mesme, u ktheva në Kosovë për herë të parë pas dhjetë vjetësh dhe isha i kënaqur kur zbulova se njerëzit ishin aq të ndritshëm dhe dinamikë si kurrë më parë. Tani është koha, kjo klimë gjithnjë në ndryshim e ndryshimeve moderne që përplasen me historinë tonë të rrënjosur thellë ka sjellë një shprehje interesante në mënyrën e modës dhe muzikës sonë. Në të njëjtën mënyrë siç kemi arritur të shprehim një identitet të ri shqiptar përmes këtyre mediumeve, ne duhet ta transformojmë edhe kinemanë tonë. Tani është koha që ne të shohim veten në kinema, ashtu siç e shohim ne veten tonë.
Kam mësuar shumë për artin në vitet e fundit, ndryshimi në shprehje midis kohës dhe kulturës është i madh. Unë kam vlerësim të thellë ndaj artit nga të gjitha kulturat dhe jam shumë mirënjohës që kam qenë në gjendje të përjetoj identitetin shprehës të krijuesve gjatë gjithë historisë. Unë nuk kam hasur në shembuj shqiptarë në studimet e mia, unë e kuptoj estetikën dhe artin e shumë kulturave, por gjatë studimeve të mia po kërkoj të gjej diçka për kulturën time në këto studime. Më duhet të mendoj për gjendjen e artit të lënë pas nesh sot. Vijon…/Mediafokus.info/ KultPlus.com
Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Drejtësi ka akuzuar rrjetin social Facebook se po diskriminon punëtorët amerikanë duke dhënë preferenca për punësim për imigrantët.
Sipas një padie, rrjeti social ka refuzuar të rekrutojë, konsiderojë apo punësojë amerikanë të kualifikuar për më shumë se 2600 pozita.
Këto vende pune kryesisht kishin shkuar për të huajt me viza të përkohshme, sipas padisë.
Facebooku ka mohuar pretendimet.
Departamenti ka akuzuar Facebookun se po keqpërdor vizat e përkohshme, që zakonisht përdoren nga gjigantët teknologjikë për të sjellë në SHBA punëtorë të huaj me shkathtësi të mëdha. Në akuzën e vet, Departamenti ka thënë se Facebooku ka krijuar një “sistem të qëllimshëm punësimi” që favorizon imigrantët dhe të huajt më shumë se amerikanët.
Sipas departamentit, për këtë janë kryer hetime dyvjeçare. / KultPlus.com
Historia se si aeroplani super-modern amerikan “i padukshëm” F-117 u rrëzua mbi qiellin e Serbisë dhe përfundoi në baltën e fshatit Budjanovci është treguar qindra herë, por deri më tani është fakt i panjohur që të paktën një tjetër avion “i padukshëm” u godit gjatë bombardimeve të NATO-s në Serbi.
Portali amerikan “Drive” deklaron se detajet e asaj që ndodhi me aeroplanin tjetër u bënë të njohura vetëm kohët e fundit, dhe nënkolonel në pension i Forcave Ajrore të SHBA Charlie “Tuna” Heinlein, dhe ish-piloti i F-117, personalisht e konfirmuan atë në podcastin “Afterburn”.
Kjo çështjeje për shumë vite ishte vetëm një thashethemnajë, e piloti thotë se mbrojtja ajrore serbe arriti të godiste një tjetër avion vjedhurazi, por megjithatë edhe i goditur ai arriti të kthehej në bazën në Gjermani.
Data e saktë kur ka ndodhur të shtënat nuk dihet, por është e sigurt që kjo ngjarje ka ndodhur gjatë prillit 1999 pas rrëzimit të F-117 të parë. Në ditën e katërt të bombardimeve të NATO-s, Brigada kundërajrore serbe rrëzoi një F-117A, një nga mrekullitë teknologjike, e cila fitoi reputacionin e saj si “e padukshme” në Luftën e Gjirit në Irak.
Piloti Dale Zelk u evakuua në mënyrë të sigurt nga forcat amerikane dhe avioni i tij përfundoi në një fushë në zonën e fshatit Budjanovci në Serbinë veri-perëndimore.
Në dëshminë e tij, Heinlein përshkroi se si u godit edhe një tjetër F-117. Ai deklaroi se dy aeroplanë “të padukshëm”, të shoqëruar nga avionë F-16J, filluan aksionin mbi Beograd nga baza në Gjermani. Ai pilotoi një F-117 dhe kur e gjetën veten mbi Beogradin e Ri, të dy “të padukshmit” u sulmuan nga raketat SAM, të qëlluara nga mbrojtja ajrore serbe.
“Shikova në të djathtë qiellin mbi Beograd dhe pashë një raketë të madhe që po afrohej – dukej si Saturn V. Pastaj pashë një tjetër lëshim dhe një tym të shkëlqyeshëm, tym dhe pastaj një top zjarri që vinte drejt meje”.
Piloti amerikan shprehet se ai ende arriti të shmangë shpërthimin e predhës dhe rrëzimin e avionit të tij me ndihmën e auto-pilotit dhe të kryejë misionin e tij, domethënë të bombardojë cakun e caktuar.
Sidoqoftë, në kthim, ai e kuptoi që avioni tjetër ishte dëmtuar seriozisht, por të dy avionët përsëri arritën të ktheheshin në bazë.
Në fund të dëshmisë së tij, Heinlein pranoi se ky episod mbeti në kujtesën e tij, si më i tmerrshmi në karrierën e tij të pasur fluturuese. /Gazeta Shqip/ KultPlus.com
Melania Trump po përgatitet të shkruajë një libër kujtimesh menjëherë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.
Moskokëçarja, që ka shkaktuar sarkazëm në rrjetet sociale dhe krahasime të pafavorshme me “Becoming”, kujtimet e Michelle Obama, është një ekskluzivitet i Page Six, kolona e thashethemeve në “New York Post”.
“Melania po zhvillon takime për të shkruar një libër me kujtime”, theksojnë burime anonime për gazetën e Rupert Murdoch.
“Dhe paratë e mbledhura do të jenë për ju. Një mundësi për të fituar diçka nga vetja”, shtojnë burimet.
“Donald Trump dyshohet se ka inkurajuar bashkëshorten e tij në projektin që, sipas burimeve, mund të çojë në një bestseller pasi tregu për librat Trump po lulëzon, pavarësisht nëse ndarjet janë pro ose kundër presidentit.
“Vetë Trump mund të rrëmbejë një kontratë disa milionë dollarëshe për një kujtim për katër vitet në Shtëpinë e Bardhë sapo mandati i tij të përfundojë”, sipas “New York Post”. /dp/ KultPlus.com
“Two Eagles Cafe” mund të jetë e vendosur thellë në zemrën e Filadelfias Jugore, por Shqiponjat në emër nuk kanë asnjë lidhje me ekipin vendas “Linc”.
Në fakt shqiponjat në emër janë për të nderuar vendin e lindjes ës dy pronarëve të restorantit, Nadire dhe Rudi Karaj, prindër të tre fëmijëve, Eduardi i lindur në Shiqipëri dhe Neta dhe Ina lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përpara se të realizonin ëndrrën e tyre amerikane, pra të kishin një restorant, Nadire kishte punuar për rrjetin e fast food Wava për 13 vjet, ndërsa Rudi në biznesin e ndërtimit. Gjatë kohës së lirë ai gatuante deri sa një ditë arriti ta shndërrojë pasionin në profesion.
“Na mori ca kohë. Ne kemi blerë ndërtesat ( përfshirë shtëpinë ngjitur) dhe kemi shkuar në punë. Sa herë që kemi diçka shtesë, kemi bërë më shumë punë. Kjo është ëndrra amerikane”, tha për gazetën lokale “The Philadelphia inquirer”, Rudi Karaj.
Brenda ambienti është e mobiluar lehtë dhe e ajrosur, me një përzierje të mureve me tulla dhe mureve të veshura me dru. Një mur është zbukuruar me pllaka të emrave të qyteteve shqiptare. “
Menuja në “Dy Shqiponjat”, e cila u hap në fillim të këtij muaji ofron specialitete amerikane dhe shqiptare si qofte, salcë kosi, fërgese etj./ KultPlus.com
Pas 50 vitesh, shërbimet sekrete amerikane kanë deklasifikuar një seri dokumentesh që kanë si të përbashkët tentativën e administratës amerikane për të bojkotuar, në vitet ‘70, qeverinë e Salvador Allendes, në Kili, që krijoi bazat për ardhjen e diktaturës së egër të Pinochet.
Allende, pas shumë tentativash, ishte zgjedhur si president i vendit latino-amerikan, i pari me ideologji marksiste në një vend që deri në atë kohë shquhej prej dekadash demokracie liberale.
Për administratën Nixon, dhe veçanërisht për sekretarin e Sigurisë Kombëtare të kohës, Henry Kissinger, pushteti i Allendes ishte një rrezik real për hegjemoninë amerikane në atë vend, si dhe një mundësi për përhapjen e socializmit në vendet e tjera të kontinentit.
Pikërisht vendimmarrjen mbi këtë rrezik dëshmojnë dokumentet e zbardhura, që flasin për ditë plot tension në Uashington, ku Kissinger tentoi fuqimisht të bindte presidentin Nixon për një ndërhyrje të drejtpërdrejtë.
Por, një akt i tillë amerikan do të kishte një efekt të paparashikueshëm për SHBA, sidomos sepse do të godiste një president të zgjedhur në mënyrë demokratike, edhe pse pas një gare të fortë mes kandidatëve.
Një Këshill Sigurie në Shtëpinë e Bardhë është regjistruar në dokumentet e reja, dhe tregon se ndërhyrja direkte u shmang nga pozicioni i sekretarit të Shtetit, William Rogers, që sugjeroi strategjinë e bojkotit që do të dobësonte pozicionin e presidentit kilian, e mbështetur edhe nga sekretari i Mbrojtjes me fjalët: “Duhet të bëjmë gjithçka për ta dëmtuar, dhe pastaj ta rrëzojmë”.
Nixon u bind. “Po pati një mënyrë për të rrëzuar Allenden, të bëhet”, ishin fjalët e regjistruara të presidentit. Kështu ndodhi. Në pak muaj, kompanitë ndërkombëtare më të rëndësishme që kishin bazë në Kili u tërhoqën nga vendi, ekonomia e cila po vuante edhe një proces shtetëzimi të ndërmarrjeve mori goditjen finale, të papunët filluan protesta gjithmonë më të zjarrta, përreth pallateve të pushtetit të kryeqytetit Santiago.
Vetëvrasja e bujshme e Allendes në 1973 çoi në ngritjen e juntës ushtarake të gjeneralit Augusto Pinochet, 17 vjet diktaturë ku një pjesë e mirë e intelektualëve dhe studentëve me parime marksiste ose thjesht pro Allende u zhdukën në mënyrat nga më të ndryshmet, bashkë me çdo institucion demokratik në vend./A2CNN/ KultPlus.com
Viti 1999. Koha e trazirave dhe bombardimeve në Kosovë. Kur krejt shqiptarët kishin kthyer sytë kah Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kërkim të një veprimi për ndaljen e luftimeve, aty ishte Joe Bideni bashkë me një sërë senatorësh që po bënin përpjekje për një zgjidhje.
Duke qenë asokohe senator demokrat nga shteti i Delawares, Bideni ishte bërë njëri prej iniciuesve të një rezolute për kauzën e Kosovës. Me të do të kërkohej autorizimi i presidentit të atëhershëm, Bill Clinton, për nisjen e një operacioni të menjëhershëm ajror kundër Republikës Federale të Jugosllavisë.
I gjithë fokusi i tij te Kosova asokohe buronte nga angazhimi i mëhershëm në çështjet që ndërlidheshin me Ballkanin. Pas një vizite të 1993-s në Bosnje e Hercegovinë, Bideni ishte ai që qe ngritur kundër luftimeve atje, duke e akuzuar madje presidentin Cinton se po i anashkalonte vrasjet e myslimanëve të Bosnjës.
Me përvojën nga Bosnja, ai u bë një prej forcave shtytëse që u dha fund masakrave dhe dëbimeve të shqiptarëve nga Kosova, nga regjimi i Milosheviqit. Ishte ky angazhimi i tij i parë i drejtpërdrejtë në Kosovë, por jo edhe i fundit.
Demokrati e vazhdoi përkrahjen për Kosovën edhe pas përfundimit të luftës. Kësaj radhe për zbardhjen e krimeve serbe. Nëpërmjet një fjalimi para Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, të cilin dikur edhe e drejtoi, ai i numëroi krimet e rënda dhe përdhunimet sistematike nga forcat serbe.
Tani presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, Biden më 2008 qe njeriu që mbështeti fuqishëm shpalljen e pavarësisë.
Menjëherë pas 17 shkurtit, ai vizitoi Kosovën për të përçuar mesazhin se pavarësia e saj është e pakthyeshme dhe nuk do të ndryshohet. Tha se si tërësi dhe e bashkuar, Kosova është “një nevojë e politikës amerikane”.
Për angazhimin e tij, në maj të 2009-s, liderët politikë të Kosovës e dekoruan Bidenin me medalje të artë të lirisë.
Pas çlirimit të Kosovës më 1999, ai merrte informata të dorës së parë për atë që po ndodhte këtu nga i biri i tij, Beau Biden, i cili u angazhua në trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve kosovarë në kuadër të misionit të OSBE-së.
Katërmbëdhjetë vjet pas kësaj, Beau vdiq nga kanceri, në moshën 46-vjeçare. Një vit pas, Joe Biden erdhi sërish në Kosovë ku mori pjesë në përurimin e një rruge në Ferizaj, që mbante emrin e të birit të tij të ndjerë.
Këtë rast e shfrytëzoi për të rikonfirmuar përkrahjen ndaj popullit të Kosovës dhe për t’ia tërhequr vërejtjen rreth një rreziku që po e kanoste. Tha se korrupsioni është “kanceri” që gërryen materien e çdo shoqërie. Biden foli edhe për rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kosovën në agjendë, ky politikan i karrierës e riktheu sërish vetëm pak ditë më parë.
Nëpërmjet një dokumenti që shpalosi vizionin e fushatës së tij dhe të bashkëgarueses, Kamala Harris, ai potencoi se pavarësia e Kosovës do të jetë e pakthyeshme, Kosova do të ketë trajtim të barabartë në dialog me Serbinë, në atë që do të çonte drejt njohjes reciproke dhe gjithmonë duke ruajtur integritetin territorial të Kosovës./Koha/ KultPlus.com
Kandidati demokrat Joe Biden ka falënderuar popullin amerikan për zgjedhjen e tij për president të ShBA-së, shkruan KultPlus.
Biden ka reaguar pas fitores në shtetin e Pensilvanisë që ia siguruan atij 273 vota elektorale të mjaftueshme për të fituar.
“Amerikë, jam i nderuar që më keni zgjedhur muar për të drejtuar vendin tonë të mrekullueshëm. Puna që na pret përpara do të jetë e vështirë, por ju premtoj këtë, do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve, pavarësisht a keni votuar për mua apo jo. Unë do ta mbaj besimin që keni vënë në mua”, ka shkruar ai./ KultPlus.com
“Gishtat e saj kërcejnë në tastet e pianos, duke goditur me saktësi dhe forcë, dhe me një familjaritet që Magi Kapllani e ka pasur pjesë të jetës së saj”.
“Ndjehem sikur po fluturoj. Ju mund të ndjeni rrahjet e mia të zemrës. Ndjehem sikur gishtat e mi kanë mendjen e tyre dhe ata e dinë ku të shkojnë” thotë Kapllani në një intervistë për median lokale në SHBA.
Ajo lindi në Shqipëri, nga prindër muzikantë, babai i saj një kompozitor i njohur dhe nëna e saj një mësuese e nderuar ne Shqiperi kishin një shkollë muzikore që tërhiqte dhjetra studentë.
Pasi familja u vendos në SHBA në vitin 1999 ishte e natyrshme që Kapllani do të ndiqte një karrierë edhe në muzikë, fillimisht ndoqi shkollën e muzikës në Universitetin e Illinois.
Gjatë karrierës së saj ajo ka interpretuar në të gjithë Çikagon. Pastaj ajo u takua me bashkëshortin e saj dhe u zhvendos në New York, në Staten Island.
Kalimi nga Shqipëria në jetën amerikane nuk ishte i lehtë. Megjithatë ajo ja doli të kishte nje karriere muzikore dhe në vitin 2003, të hapte studion “DEA Music dhe Art” në Staten Island, duke e emëruar atë sipas shkollës së prindërve të saj në Shqipëri.
Fillimisht me tetë studentë, tani, ajo ka më shumë se 500 studentë. Dhe ajo është zgjeruar në tre shkolla me synimin për të hapur dhe shkolla të tjera në SHBA./diasporashqiptare/ KultPlus.com
Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Nëntor të vitit 1943 kanë nxjerrë një edicion të veçantë me pulla të dedikuar për Shqipërinë. Bëhet fjalë për një seri me rreth 15 mijë pulla në të cila jepen imazhe dhe mesazhe në ndryshme për vendin e shqiponjave.
Në serinë e printuar nga “American Bank Note Company” që mban numrin # 918 është pjesë e Serisë së Vendeve të Mbyllura, e cila nderon secilin prej kombeve të pushtuara nga fuqitë e Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në pulla paraqitet flamuri i Shqipërisë, i cili përmban një sfond të kuq me një shqiponjë të zezë dykrenare në qendër të saj. Ajo bazohet në vulën e Gjergj Skënderbeut, i cili udhëhoqi revoltën e shekullit të 15-të kundër Perandorisë Osmane, duke sjellë disa rajone të Shqipërisë një periudhë pavarësie.
Ndërsa në një pullë tjetër shkruhet “Përshendetje Shqipëri. Shqiponja e lirisë ngre shpatën e drejtësisë”
Në shpjegimin që shoqëron materialin për këtë seri pullash shkruhet: “Më 7 Prill 1939, Italia e Benito Mussolinit pushtoi Shqipërinë, kjo e bëri Shqipërinë të ishte një nga vendet n e para që u pushtua nga fuqitë e Boshtit në Luftën e Dytë Botërore. Musolini e pa pushtimin e Shqipërisë si pjesë të ëndrrës së tij për të krijuar një Perandori Romake. Vitin pasues, Mussolini përdori bazën shqiptare për të sulmuar Greqinë, por u mund, duke çuar në pushtimin grek në Shqipërinë e Jugut. Në vitin 1942, u formua Fronti Nacionalçlirimtar Shqiptar, i përbërë nga grupe nacionaliste dhe komuniste. Shqiptarët luftuan me sukses me italianët, por në shtator 1943, parashutistët gjermanë filluan të pushtonin kryeqytetin shqiptar të Tiranës. Shqipëria u çlirua më 28 nëntor 1944, një nga kombet e fundit që largoi gjermanët nga vendi i tyre.
Këto Pulla sollën shpresë për të kapërcyer vendet e Luftës së Dytë Botërore
Pasi mori disa dizajne nga artistë që menduan se pullat aktuale postare në SHBA ishin jo tërheqëse, Presidenti Franklin Roosevelt filloi të merrte parasysh llojet e pullave që ai donte të lëshonte. Ai u përpoq t’i tregonte botës se Amerika ishte në këtë luftë për të arritur paqen në botë, jo dominimin ushtarak. Me këtë në mendje, Presidenti sugjeroi që SHBA të lëshonte një seri pullash që përshkruajnë flamujt e të gjitha kombeve të tejkaluara në Evropë.
Në kufirin përreth secilit flamur, Roosevelt sugjeroi të pikturonte Phoenix – një simbol antik i rilindjes. Ai besoi “Kjo mund t’u thotë atyre që vuajnë viktimat në Evropë se ne po luftojmë për rigjenerimin e tyre.” Ana tjetër e secilit flamur paraqiste një grua të gjunjëzuar “duke thyer prangat e shtypjes”.
Kur erdhi koha për të shtypur pullat, Byroja e Gdhendjes dhe Shtypjes nuk ishte në gjendje të shtypte ngjyrat e shumta të nevojshme për secilin flamur, kështu që Kompania Amerikane e Shënimeve mori një kontratë të veçantë për këtë seri.
Për më tepër, u zgjodh një prerje 5 – – kursi i huaj për postat e klasit të parë – në mënyrë që pullat të mund të përdoren në postën jashtë shtetit. Pullat u shtypën në sasi relativisht të vogla dhe ishin shumë të kërkuara sa më shpejt që të lëshoheshin, me rezervat në të gjithë vendin duke mbaruar pothuajse sa më shpejt që ato të lëshoheshin”./dispaorashqiptare/ KultPlus.com