‘As dimrave me borë nuk ka ndodhur të zdritë dita dhe as muzg s’ka ra pa u dëgjuar zëri i Nexhmije Pagarushës’

Në trevjetorin e vdekjes së këngëtares të njohur, Nexhmije Pagarusha, më poshtë KultPlus ju sjell esenë e shkruar nga Shefqet Dibrani.

*Kjo ese është lexuar në prezencën e këngëtares, në qytetin Buchs-SG, më 06 dhjetor 1997, po ashtu është përfshirë edhe si hyrje në vlerësimin kritik në monografinë e Shaqir Foniqit, kushtuar këngëtares.

(07 maj 1933 – 07 shkurt 2020)

Nexhmije Pagarusha, u lind më 07 maj 1933 në Pagarushë të Malishevës. Ajo pati fatin të jetë bijë e një personaliteti të njohur për shkollën dhe mësimin shqip. I ati i saj Vesel Pagarusha, ia hapi dyert e skenës së artit shqiptar dhe më gjerë. Pa dyshim emri i saj u bë i njohur dhe i respektuar për të gjithë, andaj nuk e teprojmë kur themi se me Nexhmije Pagarushën u rrit deri këtu Kosova, me zërin e saj që emitohej nga Radio Prishtina u rritën breza të tërë kosovarësh, me këngët e saj u mishëruan idealet e së ardhmes dhe aspiratat e popullit shqiptar, (sidomos pjesës në Kosovë). Dhe nuk mund të thotë dikush se në Kosovë ka ndonjë plakë a ndonjë plak që nuk e din emrin e saj. S’ka vajzë Kosove që u martua e mos t’ia kanë kënduar këngët e Nexhmije Pagarushës, zëri i saj i ka shoqërua vajet e çikave që bëheshin nuse, ka shoqëruar gëzimet dhe ditët festive.

Personifikimi i emrit të Nexhmije Pagarushës me “Bilbilin e Kosovës” e arsyeton vetveten sepse s’ka arë të bukës që u punua dhe as bereqet që është korrur, (madje kalliri për kalliri) që nuk është përkëdhelur me zërin e saj. Gjithmonë e kahdo ishte zëri i saj, në çdo fushë me fusharët, në çdo mal me pylltarët, në çdo kodër bashkë me grigjën, nëpër secilin përrua ku mullixhinjtë thërrmonin kokrrën e bukës nënë taka-rraket e gurëve dhe ujit duke mbushulluar tërë një grykë me zërin e saj. Nuk ka gurëthyes e as druvarë që mos të jetë shoqërua me meloditë e Nexhmijes, s’ka as pemë që ka qel lule, as hije ku njerëzit kanë pushuar që bashkë me ta nuk pushoi edhe kënga dhe melodia e këngës së saj. S’ka rrugë që është bërë, as kthim në vatrat shekullore, s’ka gazmend as dasmë që u bë pa prezencën e zërit të saj.

As mëngjes pranveror s’ka qelë, as atëherë kur bëhet vapë, as mëngjeseve me shira të mëdha e as dimrave me borë nuk ka ndodhur të zdritë dita dhe as muzg s’ka ra pa u dëgjuar zëri i saj. Nuk ka as shkollë, as katedër, as akademi që në njëfarë mënyre mos të jetë marrë me këngën dhe zërin e saj. Madje as skenat teatrore, as festivalet dhe manifestim e shumta s’kanë mundur të mbahen pa prezencën dhe ndikimin e drejtpërdrejt të Nexhmije Pagarushës. Për Nexhmije Pagarushën kanë shkruar vazhdimisht gazetat e folur mediumet radiofonie. Asaj shkrimtarët, poetët e muziktarët i kushtuan veprat e tyre artistike për ta lartësuar e flatruar “Bilbilin e Kosovës”. Ajo mbetet personaliteti më i shquar i këngës që më së shumti u shkrua për te.

Janë këto virtyte që personifikojnë personalitetin e gruas shqiptare. Nexhmije Pagarushës dhuntinë ia fali Zoti, talentin e ushtroi, kurse edukata familjare do t’ia ep atë kodin dhe karakterin për t’u bërë një personalitete e rrallë. Ajo vet e kultivoi këngën, vet qau kurthet duke i thyer pengesat e kohës, në kohën kur femra shqiptare tribunave e mikrofonave të estradave numërohej në gishtërinjtë e njërës dorë. Përkushtimi profesional dhe dashuria për ardhmëri e bënë të pa kapërcyeshme në fushën e saj.

Dhe dalëngadalë, Nexhmija u rrit, bashkë me te u ngrit dhe nami i saj deri në piedestal, ashtu siç u ngrit një Kosovë e tërë. Titulli “Bilbil i Kosovës” për Nexhmije Pagarushën nuk është kodifikuar në asnjë zyrë, në asnjë parlament, ky titull i erdhi spontanisht dhe jo krejt rastësisht nga gjithë Kosova. Deri sa bilbili përfaqëson zërin më artistik të këngëtarëve animal, Nexhmije Pagarusha përfaqëson zërin e një populli të tërë. Nexhmije Pagarusha është ajo që shkjeu plojën e harresës, përballoi ngulfatjen, dhe në saje të talentit dhe dijes, ajo artikuloi më së miri kërkesën për një shqiptare të emancipuar. Kuptohet përmes këngës, përmes artit i tha të gjitha.

Personaliteti i saj do të jetoj gjatë, shumë gjatë, edhe atëherë kur kështu fizikisht nuk do të jetë më në mesin tonë, sepse artisti i ka dy jetë, atë që e jeton vet dhe atë tjetrën që e jeton arti që e ka krijuar e ka kultivuar gjatë gjithë jetës që e jetoi dhe jua la amanet breznive, gjeneratave të tjera. Jua la kritikes dhe njerëzve profesionist për ta vlerësuar, rivlerësuar dhe rivlerësuar edhe më tej. Për të nxjerrë mësime e për t’iu kthyer e rikthyer edhe më tej këtyre vlerave, për t’i përsëritur, përpunuar dhe për t’i plasuar edhe më tutje ndër brezat që do të vijnë, pra jo vetëm për këta që e kanë jetuar dhe po e jetojnë kohën e Nexhmije Pagarushës.

NEXHMIJE PAGARUSHA, vdiq në Prishtinë më 07 shkurt 2020, dhe u varros në vendlindjen e saj në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Buchs-SG, 06 dhjetor 1997. / KultPlus.com

Arti si interpretim

Prof. dr. Zejnullah Rrahmani, “MALËSORJA e Nazmi Rrahmanit ose Arti i interpretimit“, studim letrar, botoi Sh. B. “Faik Konica“, Prishtinë 2002, faqe 238. ISBN 9951-06-002-1.

Shkruan: Shefqet Dibrani

Ndarja në Fushë të Kosovës

”Më në fund edhe ai u përshëndet me fëmijët e vet, të nesërmen edhe me mua në stacion të trenit në Fushë të Kosovës. Kur u nis treni ai mbeti i vetmi njeri në peronin e stacionit që na shikonte se si po largoheshim. Ishte 29 prilli 1999 kur përfundimisht ai mbeti në stacionin e trenit në Fushë të Kosovës, i vetmi njeri që po përcillte dikend te treni që na largonte neve. Përfundimisht kishte vendosur të mos e braktiste shtëpinë e tij dhe Prishtinën!“[1], ka shkruar i vëllai Zena, autor e studiues dhe profesor i teorive letrare në Universitetin e Prishtinës, pra kështu ka shkruar një vëlla e mik, e kjo nga aspekti psikologjik është me vlerë më të madhe jo vetëm letrare por edhe etnokulturore, vlera tashmë të pakta, të rralla dhe periferike. Ky fragment na jep për të besuar se shoqëria jonë, kombi ynë, do të gjejë forca për ta marrë veten dhe për t’i kthyer ato vlera që i ka marrë përpara ai Përroi i Keq, i veprave të këtij romansieri.

Retrospektiva e një ndijimi

Edhe pas kaq e kaq vitesh, kur lufta është harruar(?!) e kur pasojat e saj tashmë kanë dalë më në horizont, ky fragment ta ndalë frymën, t‘i stepë ndjenjat, të shokon, të kthen në atë kohë, t’i ndezë halucinacionet sa për një kohë nuk mund ta marrë njeriu veten. “Përmes teknikës së retrospektivës”[2] autori e ka rikthyer ndijimin artistik për qasje të këtij lloji në një vepër letrare.

Po çfarë kohe ishte, në cilat rrethana tragjike qenka mbushur me këtë frymëzim të hidhët shkrimtari e studiuesi. Vërtet një përshkrim elegjiak e aq dokumentar tragjik për tragjiken e madhe të cilën e kemi harruar në dalldisjet e pafundme pas epsheve[3] morale dhe pas vlerave kapitale duke rrënuar koncepte sociale e kulturore kudo.

Arti si fenomen dramatik

E nëse këtë studim e shikojmë me llupën e atyre rrethanave të cilat kanë mundur të ndikojnë në vetëdijen e autorit, studimi si tërësi “Malësorja e Nazmi Rrahmanit ose Arti i interpretimit“ mbetet një dokument autentik i kohës, parë nga prizmi i teorive letrare, por një kronologjie që ka ndikuar në vetëdijen e autorit nuk mundemi t’i shmangemi. ”Arti i interpretimit“ është botuar në vitin 2002, d.m.th. vetëm dy vite pas përjetimit tragjik e të trishtueshëm, që lexohet edhe brenda atyre rreshtave të fragmentit që nxorëm më lart. Shtrohet pyetja nëse mund ta shkëpusim këtë studim mbi nocionet letrare dhe për “Artin e interpretimit“ nga ato ngjarje nga ato rrethana, pasi si duket ka gjetje, sidomos elementi tragjik, mbi tragjeditë që kanë ndodhur në ato rrethana, ka trishtim të skajshëm dhe ka interpretim figurativ që u shkon rrethanave të asaj kohe kur është ndikuar e frymëzuar studiuesi për t’i kapur ato vlera ato detaje të hollësishme e të befasishme për mendjen dhe syrin e secilit. Natyrisht, brenda trajtimit dhe hulumtimit letrar ka halucinacione dhe veprime të çmendura, frikë për zhbërje e zhbirje nga faqja e dheut. Por ka edhe shpresë për mëkim e tejkalim, për të dalë në dritë të ndritshme.

Hipotetizmi dhe qasja për një psikanalizë të tekstit

Tash, nëse studimin e shohim nga aspekti i psikanalizës, kollaj mund të shtrohet një pyetje hipotetike, nëse studimi është rezultat i kërkimeve në fushën e teorive letrare, apo autori është ndikuar nga tragjika e ndarjes me të vëllain, të cilin e ka pasur edhe idol të romanit Malësorja? Që do të ishte interpretuar se hipotetizmi është dukuri që mund të hulumtohet edhe nga aspekti i psikanalizës së një studimi, madje edhe i një vepre letrare siç është romani Malësorja, i Nazmi Rrahmanit.

Për të nxjerr një krahasim hipotetik në mes studimeve letrare dhe ndikimit të atyre rrethanave në konceptin e qasjeve, mund të kuptohet nga parathënia, por libri si tërësi tematike, nuk flet vetëm për ”Artin e interpretimit“ sado që gjithçka është parë nën prizmin e pedagogut, ligjëruesit të teorive letrare, studiuesit të zellshëm dhe njërit nga shkrimtarët më të mirë të brezit të tij, siç është Zena, por qasja dhe studimi mbi romanin Malësorja, është produkt i rrethanave, i ndikimeve prandaj studimi është bërë si qasje ndryshe në raport zhvillimeve e ndikimeve që ka kaluar kombi ynë dhe vetë autori, ose ndikimi i pashmangshëm i të vëllait që ka mbetur vetëm në Prishtinë, për t’i mbetur besnik veprës së tij dhe atdheut për të cilin ka bërë më shumë se kushdo tjetër shkrimtari Nazmi Rrahmani, i cili do të mbetet figura më e kompletuar e letërsisë dhe e brezit të tij, si qytetar, si intelektual, por edhe si Njeri.

Pa dyshim ”Arti i interpretimit“ është dokument autentik i atij realiteti, është fryma e trishtimit të tij, e çmendisë dhe çmendurisë së pushtuesit, dhuna dhe marrëzia si proces i zhbërjes dhe rreziku nga shpërngulja, degdisja dherave të huaja e kontinenteve të largëta. Padyshim vepra është rezultat i rrethanave sociopolitike, halucionacione të cilat jo secili mund t’i kontrollonte e t’i emanciponte për t’i futur në shërbim të letërsisë, studimit, dokumentit origjinal që përshkruan si art trishtimin, dhe interpreton situata duke i trajtuar ato në dritën e teorive letrare, koncepteve psikologjike, që nuk mund të përshkruhen kollaj, e aq më pak nga secili, veçmas nëse lënda shikohet nën llupën e psikanalizës.

Arti si interpretimi artistik e letrar

Prof. dr. Zejnullah Rrahmani, më këtë studim për romanin Malësorja, ka nxjerrë në pah tërë opusin e tij pedagogjik, afinitetin e një profesori erudit dhe të intelektualit të përkushtuar. Tashmë studimi “Arti i interpretimit” nuk mund të kufizohet vetëm studim i ngushtë për romanin Malësorja, sepse aq sa është përmbledhur jeta e Kosovës, e banorëve të saj, veçmas e gruas shqiptare, brenda romanit, po aq sqarohet në këtë studim me komentime edhe realiteti i gjithmbarshëm i atyre rrethanave.

Gjithsesi ky mendim kaq i stërholluar dhe i detajuar u përket të gjithë qytetarëve të Kosovës, që kanë kaluar nëpër purgatorin komunist, i cili gati në çdo dhjetëvjetësh u tregua i ashpër, i pamëshirshëm dhe armiqësor kundër shqiptarëve dhe përgjithësisht kundër qytetarëve të Kosovës.

Jeta dhe shkrimi

Shënimi “Jeta dhe shkrimet e Nazmi Rrahmanit” mbetet biografia më sublime për shkrimtarin Nazmi Rrahmani, për jetën, shkollimin, punën dhe shkrimet letrare të tij. Një tekst konciz, i shkurtër dhe përmbajtjesor në të cilin është përthekuar mirë, bukur e saktë fizionomia njerëzore, letrare e politike e shkrimtarit.

Një dokument origjinal, ndër më të mirët që i ka letërsia shqipe, sidomos pjesa e programit arsimor, që u dedikohet nxënësve dhe studentëve në Kosovë, dhe më tej kudo në hapësirën shqiptare.

Ne që jemi të interesuar për të mësuar rrethanat shoqërore e politike në të cilat u formësua shkrimtari e gjejmë në këtë parathënie të librit, aty zbulohet e tërë bota emocionale dhe mësohen rrethanat që ndikuan në formimin dhe botëkuptimin letrar të Nazmi Rrahmanit.

Ndikimi sociopolitik në formimin e veprës dhe autorit

Në vazhdim prof. dr. Zejnullah Rrahmani, “ka skicuar një numër çështjesh shumë të rëndësishme të jetës shqiptare në Kosovën prej Luftës së Dytë Botërore deri me hyrjen e forcave të Natos në Kosovë.”[4], por për periudhën kur u shkollua dhe u formua autori i Malësores, autori ka theksuar se “partizanët (kur i) kishin vrarëarmiqtë e socializmit, vendosën pushtetin më çnjerëzor të njohur ndonjëherë nga shqiptarët: socializmin jugosllav“[5] kjo sintagmë na i sqaron më mirë dilemat, ato rrethana politike, dhe sqaron edhe klimën në të cilën i ka shkruar romanet, Nazm Rrahmani, i cili guximshëm ka prekur temat e ndieshme, të përgjakshme nëpër të cilat kaloi populli ynë, prandaj studimi i tyre në prizmin e ndryshimeve të rrethanave shoqërore e politike është kërkesë imediate e kohës, dhe nevojë e pashmangshme e sistemit edukativ e arsimor në Kosovë, nëse duam të mësojmë se si u krijua Letërsia Bashkëkohore në Kosovë dhe në çfarë rrethanash u krijua edhe romani modern i Kosovës.

Tematika e studimit letrar

Në tërë studimin e tij, prof. dr. Zejnullah Rrahmani, ka zbërthyer aspekte sociologjike, tematike e psikologjike të personazheve dhe karaktereve të tyre, duke i shpjeguar e krahasuar në kontestin e rrethanave e të atij niveli sociokulturor që kishte shoqëria e fshati shqiptar në përgjithësi. Edhe pse romani Malësorja, nuk është i ndarë në kapituj të veçantë, profesori dhe studiuesi i teorive letrare, arrin ta bëjë këtë, duke e ndarë romanin në 4 pjesë të mëdha dhe në një varg temash me tematikë për t’u analizuar e komentuar si duhet. Pastaj çdo detaj veç e veç është analizuar, trajtuar e komentuar, duke folur për rolin e secilit personazh dhe duke shkoqitur secilën ngjarje të zhvilluar brenda romanit. Një pasqyrim jo vetëm profesional e intelektual por profesori ka dhënë ndihmesë profesionale për t’u kuptuar romani saktë, më mirë edhe nga shtresa të tjera të lexuesit.

Pra, siç thamë, romani ndahet në katër pjesë të mëdha. Pjesa I, ka 9 Kapituj të cilët shoqërohen me 9 Komente, në të cilat zbërthehet tematika dhe ngjarja, kurse në pasuset tematike edhe rastet e veçanta. Komentet, janë metodologji pedagogjike, andaj lexuesi do të kuptojë fare lehtë qëllimin e romanit, të individit dhe ndodhisë brenda atij fragmenti që merret për diskutim. Ngjashëm ka vepruar edhe në Pjesën II, ku janë përfshirë 2 Kapituj që shoqërohen po ashtu me 2 Komente për diskutim. Pjesa III, përbëhet nga 4 Kapituj të cilët po ashtu kanë 4 Komente, dhe Pjesa IV, përbëhet nga 2 Kapituj, të cilët gjithashtu shoqërohen me 2 Komente, por si tërësi, studimi kompletohet në mënyrë të shkëlqyeshme duke hapur horizonte të reja për interpretime letrare, psikologjike e aspekte të tjera.

Gjithashtu, në vijim të këtij studimi janë shtjelluar disa nga karakteret kryesore të romanit, dhe është bërë një interpretim i lëndës si pikëshikime, analiza, strukturë organike, aspekte estetike, karakterizime të tjera letrare, sociologjike, etnografike, filozofike, e psikologjike, duke krijuar kështu një mozaik të tërë artistik, sa të mbushet mendja, se nuk ka lënë ngjarje a ndodhi pa prekur. Por si njohës i teorive letrare, dhe si pedagog që është, profesor Zejnullah Rrahmani, nuk e mbyll rrethin, prandaj ai ka shtruar nevojën për zgjerim të studimeve edhe në aspekte të tjera, qoftë të karakterit psikologjik ose tematik, pasi ka mundësi të shumta dhe të pashtershme. Ndoshta në këtë pikë përputhet edhe studimi ynë, i cili merret me disa aspekte të psikanalizës, jo për të plotësuar këtë kriter sa si vetëdije se fusha e studimeve letrare ka mundur t’i prek e shterojë dukuritë dhe tematikën e romanit Malësorja, më mirë e më saktë, qoftë si studime të veçanta, e qoftë si diskutime në kuadër të sistemit arsimor, ku jo pak romani Malësorja, dhe romanet e tjera të këtij autori kanë qenë pjesë e studimit dhe komentimit. “Megjithatë, një vepër si kjo, ka shumë kuptime të cilat edhe më tutje mbeten anash, jashta cilitdo studim, prandaj edhe jashta këtij” studimi ka shkruar në librin “Arti i interpretimit” profesori i teorive letrare Zejnullah Rrahmani, gjë që na motivon, për të pasur zemër në disa interpretime, parë në një prizëm tjetër.

Epilog ose pse duhet lexuar “Arti i interpretimit”

E pasi segmente të këtij studimi janë përmendur brenda shkrimit nëpër pasuset e caktuar, vendosëm ta mbyllim këtë shënim me konstatimin se ata të cilët e kanë lexuar romanin Malësorja, veçmas ata të cilët mëtojnë për ta trajtuar, të mos e lëshojnë rastin pa e lexuar me ngadalë e me pasion, kujdesshëm e vëmendshëm studimin në fjalë. Vërtet nëse dëshirojnë për ta kuptuar më mirë efektin letrar, psikologjik dhe sociologjik të romanit dhe qasjet e tyre për të qenë më të sakta, qoftë në raport me ndodhinë brenda romanit, e qoftë si detyrim profesional në raport me teoritë dhe nocionet e shtjelluar për “Romanin e MadhMalësorja” të Nazmi Rrahmanit.

*Marrë nga libri i Shefqet Dibranit, “KARAKTERI dhe ARKETIPI në romanin ‘Malësorja’ të Nazmi Rrahmanit”, studim letrar, Prishtinë 2021, faqe 331- 338. / KultPlus.com

Roman i mendimit të thellë filozofik

Jusuf Buxhovi, „JENIÇERI I FUNDIT“, roman, botoi Shtëpia Botuese “Faik Konica”, Prishtinë, dhe “Jalifat Publishing”, Houston, 2013.

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Romani “JENIÇERI I FUNDIT”, shënon një arritje specifike në letrat shqipe. Jusuf Buxhovi, është i shkolluar për letërsi dhe i specializuar në histori, prandaj këto dy afinitete krijuese janë tamam si dy komponente krijuese të cilat i ka inkorporuar në romanin historik, ku rrëfimi letrar është konceptuar mbi argumentin historik duke e sajuar komponentën e tretë, përkatësisht konceptin filozofik si synim përcaktues.

Romani „Jeniçeri i fundit“, është në vazhdën e temave historike që merret me të shkuarën për ta emancipuar të tashmen, e cila sido që të jetë, qysh të nesërmen, bile në sabah, kalon në pronësi të historisë, prandaj kufiri në mes historiografisë dhe letërsisë është i ngushtë, e që ngjason me një sintagmë rotative që haset në këtë libër: “Për fundin si fillim dhe fillimin si fund” (faqe 153), ku mund të interpretohet se aty ku nis një fillim ka edhe mbarim, sikurse ku është fundi i fillimit do të niste fillimi i një fundi tjetër, duke qitur në pah aspekte të mendimit filozofik, për “Dijet e Vjetra dhe Dijet e Reja”, “Gjaku i Dijës dhe Dija e Gjakut”, “Shteti i Dijes dhe Dija e Shtetit”, e veçmas bie në sy “të qenit (Unë) dhe të bërit (Mua)”, e deri tek “përfundimi në lëkurën e Gjarprit të Shtëpisë”.

Me këtë metodologji rrëfimi, dhe me përvojën e gjatë në shkrimin e romanit, Jusuf Buxhovi e mban pezull lexuesin, qoftë me strukturën e rrëfimit ku nxit kureshtjen për të ditur se,“shembja fillon aty ku përfundon ngritja, ndërsa ngritja fillon aty ku përfundon shembja…”, ose për të dalluar se “nuk ka asgjë të përhershme përveç ndryshimit, siç nuk ka asgjë të qëndrueshme përveç ndryshimit…”,etj. (faqe 😎.

Si koncept, ngritja dhe rrënimi i Perandorive, kanë zhvillim identik, që përshkohen nga faktor kohor të zhvillimeve socioekonomike, por në aspektin strukturor e filozofik ngjasojnë. Në këtë plan romani i „Jeniçeri i fundit“ aq sa ka të bëjë me Perandorinë që përshkruhet, po aq ka të bëjë edhe me rrënimin e një Perandorie që përfundoi kohë më parë, ku si pjesë e procesit të shthurjes, degdisjes dhe shkatërrimit të saj, ishte edhe protagonisti i romanit, përkatësisht vet autori i librit.

Aspektet e theksuar më parë, janë pjesë e jetës dhe angazhimit intelektual të Jusuf Buxhovit, si letrar, si historian dhe si politikan, ndonëse që të tri elementet i kundron nga pozita e shkrimtarit, intelektualit dhe qytetarit në profesion të lirë.

Padyshim, romani „Jeniçeri i fundit“ jo që është ndër veprat më të kompletuara të autorit në këtë fushë, por mund të radhitet si njëra nga veprat më të realizuara në shkallë kombëtare të letërsisë shqipe. Romani në fjalë është një vepër që u hyn në shërbim të gjithëve që historinë e kanë synim dhe studim, pasi aty gërshetohen elemente të hershme të antikitetit historik që vjen deri në kohën e Rilindjes, përkatësisht në kohën e “Zgjimit Kombëtar”, e ndërlidhur edhe me faktorët kohorë deri në ditët tona. Këto elemente ngjallin inspirim tek lexuesi për të kuptuar më mirë bektashizmin si religjion, kurse ngjarja zhvillohet në një hapësirë të lokalizuar gjeografike me 1500 – 2000 m2, e cila shtrihet përreth Pashtrikut, Dushkajës, Përdrinit, në Papaj, në Qafë Prushi e në Rekë të Keqe. Por trajtimi është i shkëputur krejtësisht nga religjioni si predikim. Pra, inspirimi dhe motivimi në këtë vepër janë bazë për ta bërë ngjarjen më mistike, për ta zhvilluar imagjinatën e lexuesit dhe për ta bërë rrëfimin shumë më interesant. Ndërsa, fundi tragjik i një rendi shoqëror, i një Perandorie të caktuar, siç ishte ai i Jeniçerëve lidhet ngushtë me rolin e besimit bektashian në shoqëritë njerëzore. Këto zhvillime, kanë ngjashmëri me fundin tragjik të Perandorisë Komuniste, e cila po ashtu kishte ngritur në kult besimin dhe inspirimin në fenë e tyre, ndërsa gjatë procesit të shkatërrimit, edhe ky sistem përjetoi trauma identike me ato që ndeshen në këtë roman si fakt historik që lidhte me një epokë.

Romani „Jeniçeri i fundit“, sidomos me angazhimin e Sheh Banit, kur do të kërkojë “veprim të shpejtë për ta mbikëqyrur gjendjen, ose nënshtrim të shpejtë për ta shpëtuar gjendjen…”, (faqe 146), pasi në ato “vise kishin filluar të futeshin fanatikë që vinin nga Kaukazi”,(f. 146), sepse “Sheh Nuri dhe të tjerët, hafije të pushtetit qysh moti ishin futur në radhët tona”, (faqe160), do ta detyrojnë Sheh Banin të ndërrojë strategji, kur “Tha se do të luftohet, por pa hyrë në luftë…”, (f. 146). Në këtë rast autori e ka ndërlidhur filozofinë e ngjarjes, me aktualitetin e para do kohësh. Natyrisht, duke mësuar nga e kaluara, duhet të ndërtohet e tashmja, me sa më pak gabime e hipoteka, të cilat janë bërë platformë e të gjitha angazhimeve të Jusuf Buxhovit, në planin letrar, publicistik, historik dhe kulturor.

S’ka dyshi romani „Jeniçeri i fundit“, në pamjen e parë lidhet me konfliktet e një kohe të shkuar, por mesazhi i tij, zëshëm flet për nevojën e krijimit të identitetit të ri, identitet ky që ka rrënjën historike si një dokument i mirë dhe mjaftë origjinal ku “sfidat e mëdha kërkojnë besim të patundur…”, (faqe 69), ndërsa zhvillimet e viteve të fundit kanë treguar se “fitimtar nuk merren ata që nuk ia dalin ta ndryshojnë atë, por ata që nuk bëhen pjesë e saj…”, (faqe 37), ose “u morëm vesh mos me lejue që krahu i luftës të fitonte në kandar, meqë kjo do të na përballte me shkatërrim të plotë…”, (faqe 139), refrene këto mjaft të njohura në skenën politike të viteve të ’90-ta kur “Thirrja për durim e besim do të merret tradhti, ndërsa kryeneçësia heroizëm!”, (faqe 141), të cilat si nocione shtjellohen më mirë tek një pasus tjetër kur thotë se “Rendi i Ri Ushtarak” duhej të përvetësohej pa marrë parasysh se ata kishin bërë krime dhe masakra në Kryeshehër, (faqen 155), pasi kishte shenja të mosdurimit të atyre që mendonin “se gjaku ndalet me gjak”, (faqe 76), në kohën kur “Lufta për pushtet lejon çdo mjet… Atë e kanë përdorur edhe profetët”, (faqe 160).

Disa aspekte që janë nocione dhe përkufizime të caktuara, e ku e lidhin një lloj qarku interesant, kanë të bëjnë me norma e shprehje, me elemente të ritualitetit në aspektin liturgjik, mitologjik dhe filozofik siç janë: “Ama e Ati”, „Gur- Guri, Guri i Nanës dhe Guri i Dheut“, pastaj trajtimi dendur nga aspekti mitologjik i „Gjarprit të Shtëpisë dhe Gjarprit të Pemës“, aspekte filozofike rreth “Mençurisë”, “Me qenë shërbëtor”, “Pozita e shërbëtorit nga frika”, “ç’gjë është e mirë?”, “ç’gjë është e keqe”, “dyfytyrëshave të djeshëm dhe të tanishëm”, “Dijet e Vjetra dhe Dijet e Reja”, “Dija e Gjakut dhe Gjaku i Dijes” dhe shumë aspekte të tjera liturgjike…

Në roman janë ndërtuar edhe disa monumente të kultit e traditës siç janë: “Kështjella e Damastionit – Artana e sotme”, ku do të ndeshim personazhe mitologjike Monun, Glauk, Audata etj. Ndërsa tek “Kështjella – Justiniana Prima”, kemi fenomenin e mbrojtjes me ligj – përkatësisht “dekretin perandorak” të vlerave që sot shkelen shumë, pra është fjala për tri lule: “Dardania cacalian – që ripërtërinë kujtesën dhe ndihmon shpirtin”, “Iliria – Aloitis – nga kërcelli i saj del një lëng i cili bënë që shpirti të mos plogështohet”, dhe lulen “Absentium rusticum – që është njëfarë pelini që idhtëson dhe nxjerr helm shërues”, (faqe 212 – 213).

Këto aspekte tematike, i kalojnë kornizat dhe kopertinat e një romani, siç është ky që po e trajtojmë, që flitet kryesisht për kohët e shkuara, por lexuesi do të beson se Jusuf Buxhovi, është njohës i mirë i historisë, që nga antikiteti, me pellazgët, ndërsa në roman e hasim edhe toponimin “Pellazgjia”, pastaj për “Perandorinë Dardane”, e shumë e shumë ngjarje e bëma të tjera, të cilat në mënyrë artistike janë parë nga prizmi i Rendit Bektashian. Gjithsesi, këto qasje në këtë roman janë trajtuar mirë, qoftë në kontekstin kohor apo historik.

Jusuf Buxhovi, është njëri nga historianët më të zëshëm të kohës sonë, i cili me guxim intelektual shkroi për Kosovën “Historinë I-VIII“ dhe këtë “Libër për vetveten” (faqe 7) – romanin „Jeniçeri i fundit“!

(Zëri ditor, më 7 dhjetor 2013./ KultPlus.com

Botohet studimi “Malësorja, romani monumental i Kosovës“

 

Shefqet Dibrani, poet, publicist dhe kritik letrar, ka botuar pjesën e parë të studimit mbi romanin “Malësorja” të Nazmi Rrahmanit, me titull: “MALËSORJA, Romani monumental i Kosovës”.

Shikuar nga stafi akademik të cilët janë marrë me përgatitjen e librit si: Hamit Xheferi, ligjërues i letërsisë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, i cili është redaktor, si dhe recensentët, Zejnullah Rrahmani, ligjërues i letërsisë në Universitein Publik “Hasan Prishtina”, në Prishtinë, dhe Gjekë Marinaj, ligjërues i lëndëve humane dhe letrare në Univeristetet e Dallasit në Amerikë, shihet se kemi të bëjmë me një studim të përgatitur mirë, në aspektin profesional.

Kjo vepër e Shefqet Dibranit, ndahet në  katër kapituj, që i paraprin shënimi, “Në vend të parathënies për këtë studim”, në të cilin autori ka shpjeguar arsyet pse e ka marrë në shqyrtim romanin “Malësorja”, i cili si asnjë vepër tjetër në Kosovë, që kur është botuar (1965), e deri më sot, e ka bërë jetën e vet akademike në sistemin arsimor nga niveli fillor deri në atë universitar.

Në “Kreun e parë” të “MALËSORJA, Romani monumental i Kosovës”, autori kryesisht është marrë me: Subjektin dhe strukturën si dhe vlerat humane të romanit, duke e arsyetuar pse “Malësorja” është romani monumental i Letërsisë Shqipe në Kosovë. Po në këtë kapitull, autori i ka bërë një vështrim të zgjeruar kritik këtij romani. Kjo shihet edhe nga thyerja teknike, tejet e veçantë, me shënime përkatëse faqe për faqe.

Në “Kreu e dytë”, autori merret me: Kompozicionin e romanit, në të cilin janë trajtuar fillimi, zhvillimi dhe etapat kur është shkruar romani, deri te kompozicioni si formë artistike si dhe kategorizimi dhe fazat e kompozicionit. Pastaj merret me kohën kur është shkruar romani, me moshën e autorit, me rrethanat shoqërore e politike, me zhvillimet kulturore në Kosovë, pozitën e arsimit gjatë atyre viteve, duke e mbyllur këtë kapitull me “Natyralizmin”, si rrymë letrare në këtë roman.

Në “Kreun e tretë”, janë trajtuar kryesisht vlerat universale të romanit, ndikimi i tij, si dhe aspekte të tjera sociale, kulturore, arsimore e shëndetësore, duke i dhënë lexuesit një pasqyrë më të kompletuar për ato rrethana në të cilat mbijetoi romani “Malësorja” dhe letërsia shqipe në Kosovë. Pastaj, autori merret me procedeun e veprës, simbolikën dhe simbolizmin si dhe me aspekte të tjera letrare. Në një syth të tërë ai ka përshkruar “Zonën gjeografike në të cilën janë zhvilluar ngjarjet e romanit”, pastaj është marrë me vitet kur është ndërtuar kompozicioni i romanit, duke dhënë një kronologji interesante të ngjarjeve e cila provokon mendjen e lexuesit, për thellësinë dhe imagjinatën e qasjes së studimit sipas kohës dhe stinëve, sipas brendësisë së romanit.

Në “Kreun e katërt”, janë përfshirë tri përkushtime: “Letrar, jetësor e poetik”. 1. “Prof. dr. Sabri Hamiti, 2. Prof. dr. Zejnullah Rrahmani dhe 3. Poezia “Na-Rra-Tive”, e autorit, të gjitha kushtuar Nazmi Rrahmanit.

Në fund të veprës është dhënë: Bibliografia e botimit të romanit “Malësorja”, pastaj, bibliografia e shkrimeve kritike për romanin, literatura teorike, literatura shkollore, revistat si dhe burimet e internetit dhe rrjetave sociale, ku është mbështetur studimi,  duke e bërë qasjen jo vetëm të kompletuar por edhe specifike për natyrën e studimeve letrare të kësaj fushe. Autori e ka në procesin e botimi edhe pjesën e dytë të këtij studimi, “KARAKTERI dhe ARKETIPI, në romanin Malësorja të Nazmi Rrahmanit”, në të cilën janë thelluar qasjet për figurat letrare e stilistike, karakteret dhe arketipet, që janë kundruar sipas teorisë së psikoanalistit zvicera Karl Gustav Jung.

Ky studim i Dibranit botohet “Me rastin e 80 Vjetorit të lindjes së Nazmi Rrahmanit dhe në 56 vjetorin e botimit të romanit “Malësorja”. E botoi Shtëpia Botuese “FAIK KONICA”, Prishtinë, maj 2021. / KultPlus.com

“Jeniceri i fundit”, roman i meditimit të thellë filozofik

 

Shkruan: Shefqet Dibrani

Romani “JENIÇERI I FUNDIT”, shënon një arritje specifike në letrat shqipe. Jusuf Buxhovi, është i shkolluar për letërsi dhe i specializuar në histori, prandaj këto dy afinitete krijuese janë tamam si dy komponente krijuese të cilat i ka inkorporuar në romanin historik, ku rrëfimi letrar është konceptuar mbi argumentin historik duke e sajuar komponentën e tretë, përkatësisht konceptin filozofik si synim përcaktues.

Romani „Jeniçeri i fundit“, është në vazhdën e temave historike që merret me të shkuarën për ta emancipuar të tashmen, e cila sido që të jetë, qysh të nesërmen, bile në sabah, kalon në pronësi të historisë, prandaj kufiri në mes historiografisë dhe letërsisë është i ngushtë, e që ngjason me një sintagmë rotative që haset në këtë libër: Për fundin si fillim dhe fillimin si fund” (faqe 153), ku mund të interpretohet se aty ku nis një fillim ka edhe mbarim, sikurse ku është fundi i fillimit do të niste fillimi i një fundi tjetër, duke qitur në pah aspekte të mendimit filozofik, për Dijet e Vjetra dhe Dijet e Reja”, “Gjaku i Dijës dhe Dija e Gjakut”, “Shteti i Dijes dhe Dija e Shtetit”, e veçmas bie në sytë qenit (Unë) dhe të bërit (Mua)”, e deri tek përfundimi në lëkurën e Gjarprit të Shtëpisë”.

Me këtë metodologji rrëfimi, dhe me përvojën e gjatë në shkrimin e romanit, Jusuf Buxhovi e mban pezull lexuesin, qoftë me strukturën e rrëfimit ku nxit kureshtjen për të ditur se,shembja fillon aty ku përfundon ngritja, ndërsa ngritja fillon aty ku përfundon shembja…”, ose për të dalluar senuk ka asgjë të përhershme përveç ndryshimit, siç nuk ka asgjë të qëndrueshme përveç ndryshimit…”,etj., (faqe 8).

Roli i personazheve që trajtojnë ngjarje të caktuara, janë të kamufluara kryesisht me elemente teologjike që ngjall kureshtjen e lexuesit, për të mësuar për misticizmin si besim që e kanë aplikuar Rendi Bektashian, kuptohet edhe në hapësirën shqiptare. Por, kthimi i Jeniçerit në moshë të thyer dhe risocializimi i tij, sado që trajtohet sipas faktit historik ndërlidhet edhe me aktualitetin, sidomos me fatin e Jeniçerëve Modern“, të cilët nuk i kanë humbur shpresat, për një kthim në moshë të thyer. Kurse fati i atij kthimi, lidhet pikërisht me moshat e thyera, siç është rasti me „Jeniçerin“ që trajtohet në romanin e Jusuf Buxhovit. Prandaj nëse diku më lart e kemi thënë se e sotmja, (pra edhe ky çast), nesër kalon në pronësi të historisë, atëherë fati ynë, ka ngjashmëri të mëdha me fatin e personazhit kryesor që trajtohet në këtë roman, ashtu siç zhvillohen shumë ngjarje e bëma historike që përngjajnë me të tashmen që e njohim pak më mirë.

Si koncept, ngritja dhe rrënimi i Perandorive, kanë zhvillim identik, që përshkohen nga faktor kohor të zhvillimeve socioekonomike, por në aspektin strukturor e filozofik ngjasojnë. Në këtë plan romani i „Jeniçeri i fundit“ aq sa ka të bëjë me Perandorinë që përshkruhet, po aq ka të bëjë edhe me rrënimin e një Perandorie që përfundoi kohë më parë, ku si pjesë e procesit të shthurjes, degdisjes dhe shkatërrimit të saj, ishte edhe protagonisti i romanit, përkatësisht vet autori i librit.

Personazhet e romanit lidhen kryekëput me trevën e Gjakovës dhe janë trajtuar më shumë nga aspekti i lëvizjeve teologjike ku i kundron zhvillimet sipas Rendit Bektashian, ndoshta për vet inspirimin që krijon rituali fetar i këtij besimi, rendi i tij dhe shkallët e hierarkisë janë aspekte të thella filozofike, kurse në planin gjuhësor e bëjnë romanin tërheqës dhe të pranueshëm.

Ndoshta për shumë kë, pjesët filozofike dhe ato që kanë të bëjnë me aspektin ritual donë vëmendje të shtuar. Por, nëse e abstrahojmë këtë mendim, dhe i marrim ato personazhe si të rëndomta, pa e përfillur kuptimin filozofik, mitologjik dhe teologjik, përsëri ngjarjet do të kenë kuptim logjik, (jo ndoshta me një mendim shumë të thellë),por që kuptohet me lehtësi gjithsesi. Prandaj, më duket sikur përdorimi i këtyre shprehjeve nga lëmi i mitologjisë dhe teologjisë, ka si qëllim për të emancipuar mendimin filozofik, të cilit i qaset nga aspekti historik, duke e shtjelluar mirë në planin gjuhësor, ku përveç elementeve historike, ka mjaftë mendime e meditime filozofike dhe trajtesa gjuhësore që do t’u hynin në shërbim historisë-filozofisë dhe letërsisë, ku ndërtohet një lloj trilogjie specifike. Ky fenomen i trilogjisë së mendimit është pjesë e punës së vazhdueshme që bënë ky autor i cili më shumë se kushdo tjetër e ka të ndërtuar konceptin e trilogjisë letrare, publicistike dhe historike.

Aspektet e theksuar më parë, janë pjesë e jetës dhe angazhimit intelektual të Jusuf Buxhovit, si letrar, si historian dhe si politikan, ndonëse që të tri elementet i kundron nga pozita e shkrimtarit, intelektualit dhe qytetarit në profesion të lirë.

Padyshim, romani „Jeniçeri i fundit“ jo që është ndër veprat më të kompletuara të autorit në këtë fushë, por mund të radhitet si njëra nga veprat më të realizuara në shkallë kombëtare të letërsisë shqipe. Romani në fjalë është një vepër që u hyn në shërbim të gjithëve që historinë e kanë synim dhe studim, pasi aty gërshetohen elemente të hershme të antikitetit historik që vjen deri në kohën e Rilindjes, përkatësisht në kohën e Zgjimit Kombëtar”, e ndërlidhur edhe me faktorët kohorë deri në ditët tona. Këto elemente ngjallin inspirim tek lexuesi për të kuptuar më mirë bektashizmin si religjion, kurse ngjarja zhvillohet në një hapësirë të lokalizuar gjeografike me 1500 – 2000 m2, e cila shtrihet përreth Pashtrikut, Dushkajës, Përdrinit, në Papaj, në Qafë Prushi e në Rekë të Keqe. Por trajtimi është i shkëputur krejtësisht nga religjioni si predikim. Pra, inspirimi dhe motivimi në këtë vepër janë bazë për ta bërë ngjarjen më mistike, për ta zhvilluar imagjinatën e lexuesit dhe për ta bërë rrëfimin shumë më interesant. Ndërsa, fundi tragjik i një rendi shoqëror, i një Perandorie të caktuar, siç ishte ai i Jeniçerëve lidhet ngushtë me rolin e besimit bektashian në shoqëritë njerëzore. Këto zhvillime, kanë ngjashmëri me fundin tragjik të Perandorisë Komuniste, e cila po ashtu kishte ngritur në kult besimin dhe inspirimin në fenë e tyre, ndërsa gjatë procesit të shkatërrimit, edhe ky sistem përjetoi trauma identike me ato që ndeshen në këtë roman si fakt historik që lidhte me një epokë.

Përvoja jetësore që ka pasur autori, (sidomos me rënien e Perandorisë Komuniste), ia ka lehtësuar punën metodologjike, për ta interpretuar shthurjen e një sistemi a formacioni të caktuar në mënyrë sa më tragjike, ku përmes imagjinatës i ka ndërlidhur mirë faktet historike dhe ato letrare, me besimin si inspirim, i cili në atë kohë ishte aplikuar si rend shoqëror i përparuar i Perandorisë Otomane. Autori mjaftë mirë i ndërlidh dhe i ndërthur faktet me raportet e shqiptarëve me perëndimin. Duke i parë ato zhvillime në aspektin kulturor, strategjik dhe historik, duke qitur në pah përpjekjet e vazhdueshme të Jusuf Buxhovit, për ti lidhur shqiptarët me rrënjët e këtij qytetërimi.

Romani „Jeniçeri i fundit“, sidomos me angazhimin e Sheh Banit, kur do të kërkojë veprim të shpejtë për ta mbikëqyrur gjendjen, ose nënshtrim të shpejtë për ta shpëtuar gjendjen…”, (faqe 146), pasi në ato vise kishin filluar të futeshin fanatikë që vinin nga Kaukazi”,(f. 146), sepseSheh Nuri dhe të tjerët, hafije të pushtetit qysh moti ishin futur në radhët tona”, (faqe160), do ta detyrojnë Sheh Banin të ndërrojë strategji, kur Tha se do të luftohet, por pa hyrë në luftë…”, (f. 146). Në këtë rast autori e ka ndërlidhur filozofinë e ngjarjes, me aktualitetin e para do kohësh. Natyrisht, duke mësuar nga e kaluara, duhet të ndërtohet e tashmja, me sa më pak gabime e hipoteka, të cilat janë bërë platformë e të gjitha angazhimeve të Jusuf Buxhovit, në planin letrar, publicistik, historik dhe kulturor.

S’ka dyshi romani „Jeniçeri i fundit“, në pamjen e parë lidhet me konfliktet e një kohe të shkuar, por mesazhi i tij, zëshëm flet për nevojën e krijimit të identitetit të ri, identitet ky që ka rrënjën historike si një dokument i mirë dhe mjaftë origjinal ku sfidat e mëdha kërkojnë besim të patundur…”, (faqe 69), ndërsa zhvillimet e viteve të fundit kanë treguar se fitimtar nuk merren ata që nuk ia dalin ta ndryshojnë atë, por ata që nuk bëhen pjesë e saj…”, (faqe 37), ose u morëm vesh mos me lejue që krahu i luftës të fitonte në kandar, meqë kjo do të na përballte me shkatërrim të plotë…”, (faqe 139), refrene këto mjaftë të njohura në skenën politike të viteve të ’90-ta kur Thirrja për durim e besim do të merret tradhti, ndërsa kryeneçësia heroizëm!”, (faqe 141), të cilat si nocione shtjellohen më mirë tek një pasus tjetër kur thotë se “Rendi i Ri Ushtarak” duhej të përvetësohej pa marrë parasysh se ata kishin bërë krime dhe masakra në Kryeshehër, (faqen 155), pasi kishte shenja të mosdurimit të atyre që mendonin se gjaku ndalet me gjak, (faqe 76), në kohën kur Lufta për pushtet lejon çdo mjet… Atë e kanë përdorur edhe profetët”, (faqe 160).

Disa aspekte që janë nocione dhe përkufizime të caktuara, e ku e lidhin një lloj qarku interesant, kanë të bëjnë me norma e shprehje, me elemente të ritualitetit në aspektin liturgjik, mitologjik dhe filozofik siç janë: Ama e Ati”, „Gur- Guri, Guri i Nanës dhe Guri i Dheut“, pastaj trajtimi dendur nga aspekti mitologjik iGjarprit të Shtëpisë dhe Gjarprit të Pemës“, aspekte filozofike rrethMençurisë”, “Me qenë shërbëtor”, “Pozita e shërbëtorit nga frika”, “ç’gjë është e mirë?”, “ç’gjë është e keqe”, “dyfytyrshave të djeshëm dhe të tanishëm”, “Dijet e Vjetra dhe Dijet e Reja”, “Dija e Gjakut dhe Gjaku i Dijes”, aspekte liturgjike siDita e katërdhjetë”, “Sëmundja e Territ”, “Stina e therave”, “Shpërthimi i Kuq dhe Udhëtimi i Dritës së Kuqe”, disa nocione administrative – juridike:Rendi i Ri e Rendi i Vjetër”, “Këshilli i Urdhrit Vendor”, “Qendra e Urdhrit”, ose elemente të mitologjisë që lidhen me Kështjella e Hijes”, “Guri i Kaltërt”, si dhe disa nocione karakteristike të të folmës popullore për allamani – gjermanët, ingilizi- anglezët, vendet e frangut –francezët etj.ose për “latinët – të krishterëte përmoskovitët – rusët”, “Arnavudllëk – Dardano –Iliria”, e kështu me radhë.

Në roman janë ndërtuar edhe disa monumente të kultit e traditës siç janë: Kështjella e Damastionit – Artana e sotme”, ku do të ndeshim personazhe mitologjike Monun, Glauk, Audata etj. Ndërsa tekKështjella – Justiniana Prima”, kemi fenomenin e mbrojtjes me ligj – përkatësisht “dekretin perandorak” të vlerave që sot shkelen shumë, pra është fjala për tri lule:Dardania cacalian – që ripërtërinë kujtesën dhe ndihmon shpirtin, “Iliria – Aloitis – nga kërcelli i saj del një lëng i cili bënë që shpirti të mos plogështohet”, dhe lulen “Absentium rusticum – që është njëfarë pelini që idhtëson dhe nxjerr helm shërues”, (faqe 212 – 213).

Rrëfime të tjera:Kështjella e Drilonit”, “Kështjella e pasqyrave”, “Kështjella e territ”, “Kështjella e rrethit”, “Kështjella e hijes”, ose rrëfimi Kryqi i thyem, Shqiponja me kthetra, rikthimi i Sheh Banit dhe Kështjella e hijes”, kompletojnë kulturën e shkrimit, rrëfimit dhe interpretimit, kurse Kthimi i Baba Qazimit si vrasës dhe shpëtimtar dhe përfundimi në lëkurën e Gjarprit të Shtëpisë”, e përmbyll siparin e këtij qarku të rrëfimit, duke e lënë pezull se përsëritja e historisë mund të jetë tragjike dhe e dhembshme, pasi në këto rrethana janë krijuar “mundësitë e futjes në radhët tona të moskovitëve me anën e disa klerikëve të dyshimtë, që vinin nga popuj të Kaukazit dhe të Krimesë (tatarë, çerkezë, kozakë, ullukë e të tjerë, të cilët kishin lidhje të mira me ta edhe para se të pushtoheshin prej tyre në luftërat e fundit me ne”, (faqe134), gjë që porositet seduhet e pas frikë nga gjendjet kur ujku e dhia bëhen bashkë”, (faqe 135).

Këto aspekte tematike, i kalojnë kornizat dhe kopertinat e një romani, siç është ky që po e trajtojmë, që flitet kryesisht për kohët e shkuara, por lexuesi do të beson se Jusuf Buxhovi, është njohës i mirë i historisë, që nga antikiteti, me pellazgët, ndërsa në roman e hasim edhe toponimin Pellazgjia”, pastaj për Perandorinë Dardane, e shumë e shumë ngjarje e bëma të tjera, të cilat në mënyrë artistike janë parë nga prizmi i Rendit Bektashian. Gjithsesi, këto qasje në këtë roman janë trajtuar mirë, qoftë në kontekstin kohor apo historik.

Jusuf Buxhovi, është njëri nga historianët më të zëshm të kohës sonë, i cili me guxim intelektual shkroi për Kosovën “Historinë I-VIII“ dhe këtë Libër për vetveten (faqe 7), siç është romani në fjalë „Jeniçerin e fundit“!

Zürich, 4 dhjetor 2013. / KultPlus.com