Tregimi i të mbijetuarës së Auschwitz-it: Ne na dëbuan nga vendi që babai im e bleu, një copë e zemrës sime është thyer

Sheindi Ehrenwald, e mbijetuara e Luftës së Dytë Botërore ka treguar përvojën e saj për median gjermane ‘Bild’, shkruan KultPlus.

Sheindl kishte shënuar në 54 faqet e ditarit të saj dhe dokumentuar tmerrin e Holokaustit të hebrenjve gjatë luftë së dytë botërore me gjithë rrezikun për jetën e saj.

E mbijetuara kishte shkruar në 54 faqet e ditarit të saj duke shpalosur tmerrin që hebrenjt kishin përjetuar gjatë asaj kohe.

Ajo ndër të tjera kishte shkruar në ditarin e saj për internimin e familjes së saj në Hungari dhe se si një pjesë e madhe e familjes së saj ishte vrarë gjatë asaj periudhe.

Atëherë 14 vjeç Sheindi kishte shkruar në ditarin e saj ngjarjen se si ishte përzënë nga shtëpia e tyre familja e saj.

“Po mbledhim plaçkat. Të gjithë mbajnë diçka në duar. Ngutuni, ngutuni. Banesa është zbrazur nga të gjitha. Vrapova shpejt edhe një herë e shikova brenda. Nuk mund të duroj dhe u largova përsëri nga banesa. Dera përplaset dhe mbyllet. Nuk e pashë, pasi nuk po shikoja, por e dëgjova çelësin në dry. Një copë letre e vulosur është ngjitur në të. U ktheve prapa dhe ajo derë është e mbyllur përgjithmonë. E kyçur, e ne na dëbuan. Nga vendi që babai im e bleu. Një copë e zemrës sime është thyer”.

Ndërkaq sot, Sheindi thotë se: “Ndoshta prindërit tonë e dinin atëherë se ku donin të na dërgonin. Por gjithsesi ne nuk dyshonim se donin të na vrisnin”.
Sheindi e familja e saj ishin ishte transportuar me tren të gjedheve, fillimi i një përvoje të hidhur.

Sheindi Miller-Ehrenëald tani 90 vjeç e ulur në apartamentin e saj në Jerusalem. Në pasaportën e saj shkruan se ka lindur në vitin 1928 por ajo beson të ketë lindur dy vit emë vonë, dokumentetet e saj ishin humbur apo shkatërruar në kaosin e luftës së dytë botërore. Para saj janë 54 faqet e ditarit të saj të zverdhura nga vjetërsia. Disa prej faqeve janë të shqyera, të tjerat janë madhësi e kartolinave, të gjitha të mbushura me dorëshkrimin e një vajze.. Kjo është trashëgimia dhe dëshmia e saj. Ajo thotë se tani ajo mund të tregoj për jetën e saj.

Janë 54 faqe tmerri. Sheindi e zgjed me kujdes njërën faqe dhe thotë se ende befasohet se sic ka guxuar të shkruaj gjithë atë. Nuk do të duhej të ishte e mundshme. Ishte shumë me rrezik atje. E unë vazhdoja e shkruaja. Ajo i mbushte ato faqe në fshehtësi në etiketa të pakove derisa punonte në fabrikën e armatimit “Karl Diehl”.

Vetëm tani 75 vite më pas, Sheindi e bën ditarin e saj publik: ”Tani jam gati të tregoj tregimet e ditarit tim botës. Unë së shpejti do të vdes, dhe nuk dua që njerëzit e vrarë të harrohen”. /insajderi/ KultPlus.com