Nga Albert Vataj
Këto miniatura 500-vjeçare prej druri të dizajnuar në formën e një guaske dhe që datojnë në shekullin,16-të janë gdhendje të vogla fetare të krijuara në Flanders (Hollandë).
Kërkesa e tregut për gdhendje fitimprurëse fetare të shekullit të 16-të ndodhi në Evropë, para periudhës së Reformimit të kishës, që u shtri në një periudhë skizme, 1517-1648, ishte një trend fisnikësh, të cilët kërkonin dhe gjeni bekim hyjnorë te këto hajmali arti.
Kur përpjekjet për të reformuar Kishën Katolike dhe Kishat Protestante, përfshinë të gjithë Evropën, aksesorët e lidhur me kishën nuk ishin më një kërkesë.
Kuratorët dhe konservuesit e mrekullive të vogla, në ekspozitën e Galerisë së Arteve të Ontario-s, përdorën ekzaminimet e teknologjisë së përparuar për të analizuar skulpturat e vockla brenda kutizave.
Disa pjesë të skulpturave janë më të vogla se fara e barit. Procesi i prodhimit mbetet një mister dhe gjurmët e arit dhe dekorimet e tjera pengojnë pamjet me rreze X, shprehen ekspertët.
Ata mendojnë se këto miniaturë janë bërë midis viteve 1500 dhe 1530 në Flanders, Hollandën e sotme. Syri i njeriut nuk është në gjendje të analizojë detaje për këto gdhendje të vogla, kështu që hulumtueve ju desh metoda bashkëkohore për të hedhur dritë mbi mënyrën e realizimit dhe zbulimin e dies kompozicionale. Ata përdorën skanimin e mikro-CT dhe Softuerin e Analizuar të Avancuar 3D,për të zbuluar se sa të ndërlikuara janë vërtet pjesët.
Miniaturat ishin një rezultat i një klase të re sociale në Evropë, që krijoi një kërkesë për këto gdhendje fetare portative me cilësi të lartë. Sidoqoftë, reforma i nxori ata nga moda duke i shndërruar në thesare të gdhendësve. Vetë ekspertët janë të befasuar nga mënyra se si janë realizuar këto miniatura me karakter fetar. Ata janë të papërsëritshme në llojin e tyre, edhe sot, kur teknologjia ofron një mundësi të shumëfishtë mjetesh për realizimin e gdhenjve në dru. Ata ishin dhe mbeten vërtetë suvenire të rralla, sepse i dedikoheshin besimit dhe janë fryt i mjeshtreve që shpirtin dhe virtuozitetin e tyre i shndërruan në të tilla kryevepra.