Pallati Mbretëror me njoftim për shëndetin e Mbretëreshës Elizabeth II

Pas lajmeve që po rrjedhin nëpër media sociale, Buckingham Palace ka lëshuar një njoftim të shkurtër në lidhje me shëndetin e Mbretëreshës Elizabeth II.

“Pas vlerësimeve të mëtejshme këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore”, thuhet në deklaratën e Pallatit Mbretëror.

Mbretëresha është në gjendje stabile në Balmoral, shkruan më tutje në deklaratën e Pallatit Mbretëror.

Kryeministria njoftoi gjithashtu se i gjithë vendi është i shqetësuar për këtë situatë.

Ndërkaq, BBC raporton se pasur një përkeqësim gradual të shëndetit të Mbretëreshës gjatë muajve të fundit.

Mbretëresha po qëndron në Skoci, derisa mjekët janë brendosur rreth zhvillimeve të fundit për shëndetin e saj. /KultPlus.com

Mjekët e Elizabeth II të shqetësuar për shëndetin e Mbretëreshës

Mjekët e Mbretëreshës Elizabeth II thonë se janë “të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj”, sipas një deklarate nga Buckingham Palace, përcjell KultPlus.

Mjekët e mbretëreshës kanë rekomanduar që monarkja 96-vjeçar të qëndrojë nën mbikëqyrjen mjekësore në kështjellën e saj në Skoci. “Mbretëresha mbetet rehat,” tha pallati.

Elizabeth II është monarkja mbretërore më e gjatë e Britanisë dhe festoi jubileun e saj Platinum në fillim të këtij viti, duke shënuar 70 vjet shërbim.

Burri i saj Philip, bashkëshorti mbretëror më jetëgjatë në histori, vdiq vitin e kaluar në moshën 99-vjeçare.

Liz Truss, kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar, shkroi në Twitter se lutjet e saj ishin me Familjen Mbretërore. /KultPlus.com

(Jonathan Brady/Pool Photo via AP)

‘Me shëndet çdo gjë na duket e kënaqshme, kurse kur jemi të sëmurë asgjë nuk na kënaq’

7 Prilli, Dita Botërore e Shëndetit, ditë e cila shënohet në gjithë botën nga viti 1950, përcjellë KultPlus.

Më poshtë gjeni disa thënie që kanë të bëjnë me shëndetin dhe sa i rëndësishëm është ai për jetën e njeriut:

Me shëndet çdo gjë na duket e kënaqshme, kurse kur jemi të sëmurë asgjë nuk na kënaq. – Artur Shopenhauer

Shëndeti është njësh të cilit mund t’i shtosh shumë zero si vlera të tjera, por që pa të gjitha mbeten zero. – Kineze

Jemi tre: unë, ti dhe sëmundja; nëse ti do të bashkëpunosh me mua, ne të dy do ta mposhtim sëmundjen, por nëse ti nuk bashkëpunon me mua, sëmundja do të na mposhtë të dyve. – Një mjek arab

Nuk ka asnjë dobi nga të gjitha të mirat, pa përjashtim, po që se mungon shëndeti. -Lukiani

Shëndeti dhe mendja janë dy të mira të mrekullueshme në jetë. Çdo njeri i shëndoshë shumë kollaj i jep këshilla atij që është i sëmurë. – Menandri

Më e bukura nga ditët tona është ajo kur qeshëm. – Aristoteli

Gjellë, pije, gjumë, dashuri trupore, të gjitha me masë.

Parandalimi i sëmundjes është më i mirë se terapia.

Dietat që arrijnë cakun e fundit të dobësimit janë të dëmshme, por edhe të ngrënët e shumtë gjithashtu është i dëmshëm.

Sëmundja që përballohet në mënyrë të studiuar qëndron më lart se mirëqënia e shthurur. – Hipokrati

Mjeku i të sëmurëve është gjumi i rregullt. – Teofil

E qeshura ndihmon tretjen, nxit zemrën për punë dhe përforcon muskujt, ngacmon në veprimtarinë krijuese të trurit dhe ruan gatishmërinë e reflekseve. – Ë.Fry

Një sëmundje e rëndë mund të shërohet, përveç të tjerash, edhe me forcën e të qeshurit; një e qeshur e mirë, nga ato që të shkrijnë, lëviz edhe i bën të dridhen të gjitha organet trupore, njësoj si lëvizjet fizike. – N.Kousins

Gëzimi hyn në jetën tonë, kur kemi diçka për të bërë, diçka për të dashur dhe diçka për të cilën shpresojmë. – J.Addison

I gjithë interesi për sëmundjen dhe vdekjen është një shprehje tjetër e interesit për jetën. – Tomas Man

Morgu është vendi ku vdekja gëzon t’i vijë në ndihmë jetës. – Latine

Nuk ka qelizë ose ind aq të vogël, saqë të mos ketë shpirtin dhe forcën jetësore brenda tij. – J.Kent

Trupi i njeriut ëshët një shtet i individëve të barabartë, një shtet demokratik i qelizave, një federatë qelizash. Megjithëse qelizat e një shteti të individëve të lirë me të drejta të barabarta nuk kanë aftësi të njëjta, në të vërtetë ato persitojnë për shkak të varësisë së ndërsjellë që kanë nga njëra-tjetra.

Nëse sëmundja është një shprehje e jetës vetjake në rrethana të pafavorshme, atëherë epidemitë duhet të jenë tregues i çrregullimeve të popullatës. – Rudolf Virchov

Natyrës i takojnë falenderime të mëdha sepse i ka dhënë jetës së qënieve aq shumë fuqi shteruese. – Gëte

Më mirë të të shtypë tramvaji se sa të të marrë inat virusi. – J.J. Walsh

Mesazhi im për biznesmenët e këtij vendi kur ata udhëtojnë jashtë shtetit për punë është që, për të parandaluar infektimin nga SIDA, ka një gjë mbi gjithë të tjerat që ata duhet ta marrin me vete, dhe kjo është gruaja. – Edëina Currie

Zemra është një organ i fuqishëm, një mekanizëm i mrekullueshëm, që, pa riparime, mund të bëjë një shërbim të fortë pompues që zgjat deri në 100 vjet. – Villis J. Potts

Gjaku është ajo pemë e kuqe dhe e brishtë të cilin e mbajmë gjithmonë me vete. – Osbert Sitëell

Veshkat janë kimistet mjeshtre të mjedisit tonë të brendshëm, të cilat, si të thuash, bëjnë sintezën në sensin invers. – Homer Villiam Smith

Të ushqehem, të pi ujë, të meditoj. Edhe me kaq mund të jem i kënaqur. Pasuria dhe nderimet janë si retë, ikin. – Konfuc./ KultPlus.com