Bekim Jashari reagon për sheshin “Adem Jashari”

“Turpi nuk paska fund”, është komenti që ka bërë Bekim Jashari, nipi i Adem Jasharit për sheshin që në Prishtinë mban emrin e heroit kombëtar.

Në fakt, kreu i Skenderajt, ka shpërndarë një koment të ish-të burgosurit politik, Enver Dugolli, aktualisht anëtar i Vetëvendosjes, që ka shprehur kritikën e tij të ashpër në lidhje me mënyrën e rinovimit të sheshit që mban emrin e Adem Jasharit.

“Pajtohem plotësisht me ju i nderur, Enver. Me të vërtetë është e pa kuptueshme kjo që po ndodhë. Mirëpo le të mbetet në ndërgjegjen e tyre. Turpi nuk paska fund”, ka thënë Jashari, duke shpërndarë komentin e Dugollit.

E Dugolli ka shprehur habinë me trekëndëshin e “Vëllaznim – Bashkimit” në sheshin “Adem Jashari”

“Promovimi i ri-meremetimit të sheshit ‘Adem Jashari’ pa përmendoren e Komandantit të Përgjithshëm (dhe më të lavdishmit) Adem Jashari, jo vetëm që është TURP, por është tallje me ndjenjat e qytetarëve patriot dhe me këtë figurë, ndër më të mëdhatë në historinë e popullit shqiptar. Arsyetimi i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit se kanë ruajtur arkitekturën dhe monumentet e trashëgimisë kulturore, janë qesharake dhe jo bindëse! Ai trekëndësh gjoja simbolizon bashkim-vëllazërimin dhe ‘barazinë’ që paska ekzistuar në Kosovë dhe po u dashka ta ruajmë! Këto janë dokrra dhe tallje me vuajtjet dhe sakrificat e popullit shqiptar sepse kjo barazi nuk ka ekzistuar kurrë”, ka thënë Dugolli.

Sipas tij, disa jugo-nostalgjikë duke u fshehur prapa kësaj ideje po mundohen të na paraqesin këtë si vlerë e cila duhet konservuar dhe ruajtur.

“Dhe ku të ruhet, mu në sheshin ‘Adem Jashari’!! Po qojeni tek shtëpitë e juaja o ju Jugo-nostalgjikë, dhe lirisht nëse u ka marr malli (që pa dyshim se po), varjani edhe pllakën ‘Bratsvo Jedintsvo’ që të ndiheni mirë, po jo në sheshin ‘Adem Jashari’! Është e pa pranueshme dhe tejet e habitshme se edhe pas 20 viteve në liri, Prishtina, kryeqyteti ynë, nuk ka një përmendore të Kryeheroit Adem Jashari! E kuptoj Serbinë që nuk e do Adem Jasharin, por nuk i kuptoj (apo më mirë të them që nuk po kam dëshirë të pranoj këtë fakt) që këta pushtetarë (të të gjitha niveleve), frikësohen nga madhështia e këtij kolosi! TURPI I MBULOFTË TË GJITHË!”, ka shkruar Dugolli./KultPlus.com

Përfundojnë punimet, Sheshi ‘Adem Jashari’ merr pamje të re (FOTO)

Tashmë kanë përfunduar të gjitha punimet, dhe sheshi “Adem Jashari” ka pamje të re. Ka më shumë hapësirë të gjelbër, dhe më shumë ulëse për pushim, përcjellë KultPlus.

Nesër, më 2 gusht, në ora 19:00, do ta bëhet edhe hapja e këtij sheshi, me disa aktivitete të organizuara nga Komuna.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinë, Shpend Ahmeti.

Ky shesh i cili ka gjendet në mes të objektit të Kuvendit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, për vite të tëra ka qenë në gjendje shumë të keqe./KultPlus.com

Të enjten përurohet sheshi ‘Adem Jashari’ në Prishtinë

Sheshi “Adem Jashari”në Prishtinë do të përurohet të enjten në mbrëmje.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinë, Shpend Ahmeti, shkruan Lajmi.net.

Ky shesh i cili ka gjendet në mes të objektit të Kuvendit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, për vite të tëra ka qenë në gjendje shumë të keqe.

Kanë filluar punimet në Sheshin “Adem Jashari”, premtohet gjelbërim dhe ulëse për pushim (FOTO)

Komuna e Prishtinës ka filluar punimet në Sheshin “Adem Jashari”, në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Sipas një njoftimi për medie, këto punime kanë filluar sot dhe do të zgjasin për 90 ditë.
“Sot kanë filluar punimet për rregullimin e sheshit “Adem Jashari”. Kjo hapësirë do të shndërrohet në një shëtitore të përshtatshme dhe do të përfshijë brenda vetes edhe pjesët e gjelbëruara, edhe ulëset për pushim. I gjithë projekti pritet të përfundojë për 90 ditë pune”, thuhet në këtë njoftim./KultPlus.com