Suksesi i shfaqjes shqiptare “Golfo” në Théâtre des Variétés

Nga Aurenc Bebja

“La Turquie” ka botuar, të hënën e 7 marsit 1910, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me suksesin e shfaqjes shqiptare “Golfo” në Théâtre des Variétés (Kostandinopojë) asokohe nën praninë e Dervish bej Himës dhe Fehim bej Zavalanit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Teatër shqiptar

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shfaqja shqiptare “Golfo” e së shtunës mbrëma në “Théâtre des Variétés” tërhoqi një turmë të konsiderueshme shqiptarësh;të pasur e të varfër, të mëdhenj e të vegjël, deputetë e fshatarë, myslimanë e të krishterë, të gjithë të vëllazëruar në shpërthimin e entuziazmit më të lartë patriotik.

Këtë e vuri në dukje, në një improvizim brilant, gjatë “entr’acte-it”, Dervish bej Hima, drejtori simpatik i gazetës “Shqipëtari”, i cili renditi përfitimet e panumërta që do të rrjedhin nga ky solidaritet vëllazëror në realizimin e veprës qytetëruese.

Fjalimi i tij u duartrokit për një kohë të gjatë, si ai i bashkatdhetarit të tij që e pasoi, Fehim bej Zavalani, president i klubit shqiptar të Manastirit.

Shfaqja e luajtur nga të rinjtë shqiptarë pati shumë sukses; nuk e prisnim një interpretim kaq të mirë nga këta artistë të improvizuar.

Vallet dhe këngët shqiptare u duartrokitën pa masë.

https://www.darsiani.com/la-gazette/la-turquie-1910-suksesi-i-shfaqjes-shqiptare-golfo-ne-theatre-des-varietes-kostandinopoje-nen-pranine-e-dervish-bej-himes-dhe-fehim-bej-zavalanit/ / KultPlus.com