Ka vijuar konkurrimi në “Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit” me shfaqjen “Zogu i zi”, e cila është transmetuar mbrëmjen e djeshme në faqjen zyrtare të “TK”
Shfaqja “Zogu i zi” vjen në këtë festival si një projekt i pavarur dhe nuk përfaqëson ndonjë institucion teatror në hapsirën shqipfolëse.
Regjisor i këtij projekti është Donald Hasani, aktorë Pjerin Vlashi, Eglantina Cenoimeri, Franceska Hysi, producent Florian Çanga dhe skenografe Stela Laknori.
Drama “Zogu i Zi” bazohet në historinë midis një vajze 12-vjeçare, e cila takohet me një burrë rreth të tridhjetave në një barbekju, nga i cili abuzohet seksualisht. Abuzuesi dënohet për pedofili por kjo ngjarje ka lënë pasoja psikologjike tek Una e cila tashmë dhe pse në moshë te rritur akoma e vuan.
Ajo e kërkon dhe e gjen ne internet Rein pas 15 vitesh, për t’i dhënë mundësi vetes të kuptoje pse ka ndodhur kjo histori, si dhe të riekzaminojnë së bashku, diçka që secili e ka bërë brenda vetes. Pjesa ka të bëjë me natyrën e të vërtetës dhe sesi pas 15 vitesh ne mund ta riimagjinojmë të vërtetën, ta rishpikim apo riemërojmë.
Festivali vijon sot me shfaqjen e radhës e cila është komedia “Martesa” shfaqje e teatrit “A Moisiu” Durrës me regji të Driada Dervishit. /ata/ KultPlus.com
“Të vërtetën mund ta fsheh gjuha, por jo sytë”, kishe thënë dikur Mihail Bulgakov. Dimensioni i përçimit të mesazheve prej syve varion sipas gjendjes reale. Në rastin e paqes, ato shpërfaqin shpirtin njerëzor, në mesin e luftës ato dëshmojnë frikën e njeriut, shkruan KultPlus.
Premiera e shfaqjes “Koleksionisti i syve” në Teatrin Kombëtar të Kosovës dje shpalosi kujtesën kolektive të frikës të viktimave të Ballkanit, gjegjësisht të Kosovës dhe Bosnjes.
Skenari i shkruar nga Ag Apolloni dhe me regjinë e Ben Apollonit mjaftoi të jetësohej vetëm me një aktor, i cili nëpërmjet interpretimeve artistike të tij shpalosi monologjet e një agresori me viktimat e tij.
Pavarësisht pse ishte i vetëm, aktori Agron Shala në skenën e vogël të Teatrit duke hyrë në botën e Stefanit, dëshmoi se barra e veprimeve të së kaluarës më së shumti paguhet dhe ndjehet vetëm.
Në mes të një jete që kishte lënë trauma te këta dy popuj, dëshirave të papërmbushura seksuale dhe vetmisë së thellë shpirtërore, Stefani ishte kthyer në një ‘tranzit’ mes të shkuarës dhe të tashmes.
Në muret e dhomës së tij dhe vjerrun në tavan, qëndronin sytë e 4998 viktimave që ai ua kishte marrë jetën, teksa mungonin edhe dy prej tyre. Në mes të çnjerëzores për të shfarosur një popull vetëm për shkak të etnisë dhe traumave që kanë lënë veprimet barbare në brendinë e tij, ai mbetet një ‘viktimë’ e viktimave të tij.
Nga të gjithë të pafajshmit që ua kishte marrë jetën, më e veçanta mbetet Mira, e dashura e tij që kurrë nuk e kishte arritur plotësisht. Dashuria në versionin e Stefanit shkon deri te vetmohimi i tjetrës, vetëm pse nuk është në krahët e tij. Madje, kur nuk mund të arrihet ‘rrëmbimi’ i shpirtit të saj, ai e mashtron veten se kafka, sytë e mbetjet e tjera kockore kanë më shumë vlerë se kjo e para.
Aktori Shala arriti të interpretoj fuqishëm shpirtëroren njerëzore, duke e jetësuar Stefanin me përplot të qeshura ironike, teksa zemra në brendi i qante.
Për regjisorin Ben Apolloni, përveç rrëfimit emocional që kjo shfaqje ka, “Koleksionisti i syve” mbetet i veçantë për shkak që skenari është i shkruar nga vëllai i tij, profesori Ag Apolloni.
“Pas 17 vitesh, prej se e kam lexu për herë të parë, pata mundësinë sonte që leximin tim të “Koleksionisti i syve” ta ndaj edhe me publikun”, tregon regjisori me nostalgji.
Në anën tjetër, Ag Apolloni e kishte shkruar këtë skenar përgjatë kohës së studimeve, teksa njeriu i parë që e kishte lexuar rrëfimin kishte qenë pikërisht Ben Apolloni, i cili e solli një premierë të re në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
“Shfaqja shkoi mirë, shpresoj që idetë tona, të autorit e të miat, të kenë qenë të qarta për publikun”, uron Ben Apolloni.
“Koleksionisti i syve” mbetet një shfaqje, rrëfimi i së cilës ka nevojë të ndërkombëtarizohet për shkak të shpalosjes artistike të të kaluarës së dhimbshme. / KultPlus.com
Teatri Kombëtar i Kosovës do të mirëpres sonte premierën e shfaqjes “Koleksionisti i syve” nga Ag Apolloni dhe me regji nga Ben Apolloni, shkruan KultPlus.
Shfaqja vjen në kuadër të repertorit të rregullt të skenës së vogël.
“Koleksionisti i syve” e cila interpretohet nga aktori Agron Shala, është një histori tronditëse e një krimineli që jeton në qilarin e tij, i rrethuar me sytë e viktimave të tij të mbledhur gjatë luftës në Bosnjë dhe Kosovë. Kjo monodramë trajton dashurinë dhe krimin, jetën dhe vdekjen.
Shfaqjen premierë mund ta ndiqni sonte më 29 janar 2021, në ora 19:00, dhe do të përcjellët me reprizën e para më datë 30 janar 2021 ora 19:00. / KultPlus.com
Teatri Kombëtar i Kosovës, me një lojë të mahnitshme nga aktorët, mirëpriti një udhëtim teatror nëpër dramat e shkrimtarit të njohur, Beqir Musliu. Me motive të përmbledhura në katër dramat e tij, iu dha jehona një bote të shkuar kohë më parë, ku kalorës me kuaj prej druri kalëruan nëpër mite, legjenda e trauma tonat, shkruan KultPlus.
Nën regjinë e Erson Zymberit, para publikut u paraqit përmbledhja e Musliut me katër drama, teatrologjia ‘Shtrigani i Gjel-Hanit’.
Shtriga, kalorës të vdekur, zana mali, dasmorë, mbretër gjakatarë e shumë të tjerë, jehuan në skenën e teatrit. Aktorët si: Shengyl Ismaili, Ermal Sadiku, Majlinda Kasumoviq, Afrim Muçaj, Semira Latifi, Arta Selimi e Shpetim Kastrati, me një performancë përtej të jashtëzakonshmes, i dhanë frymë të paparë personazheve të dramave të Musliut. Tradita që vinte me të shkuarën dhe modernia që vinte me të tashmen, fuqishëm fliste për mizoritë nëpër të cilat ka kapërcyer populli jonë ndër vite.
I gjithë procesi i përgatitjes së shfaqjes ‘Të vdekurit mbajnë zi për atdheun’ zgjati për pothuajse 35 ditë të plota. Ndërkaq, Zymberi për KultPlus theksoi se ndjehet jashtëzakonisht mirë për punën e realizuar me të gjithë bashkëpunëtorët e kësaj shfaqjeje, si Jeton Nezirajn, Irena Popovic, Gjergj Prevazin, Bekim Korçën dhe Yllka Bradën.
‘Kjo ka qenë një ëndërr e imja e kamotshme si regjisor, që tekstin e Beqir Musliut ta realizoj në teatër, e ku më mirë se në Teatrin Kombëtar me një kast të mrekullueshme të aktorëve dhe me kushte fenomenale. Ndjehem shumë i kënaqur dhe i plotësuar artistikisht’, është shprehur tutje Zymberi për KultPlus.
Shfaqja që përfundoi me duartrokitje e brohoritje që zgjatën për minuta të tërë, nuk kishte si të mos emociononte ata për të cilët edhe u dhanë të gjitha ato brohoritje.
‘Zakonisht me kolegë kaloj mirë, por kësaj radhe jemi marrë vesh shumë mirë me ta, ndoshta edhe nga energjia e regjisorit, ishte asisoj që gjatë gjithë kohës na ka trajtuar mirë. Mendoj se kemi bërë gjëra të bukura bashkë, duke e përcjellur kështu edhe tek publiku, pasi vërehej se ata e pranuan mjaft mirë shfaqjen’, ka potencuar Shpëtim Kastrati për KultPlus.
Ndërkaq, në anën tjetër, Shengyl Ismaili pas pothuajse një pauze dy vjeçare nga teatri, këtë vit u rikthye fuqishëm në skenë, duke dhënë një performancë që veç sa e forcoi artin e saj skenik.
‘Jam ndjerë shumë mirë, besoj që kemi arritur suksesin tonë. E adhuroj teatrin, teatri është vendi i vetëm që më bën të ndihem kjo që jam’, ka deklaruar Ismaili për KultPlus.
Tutje, regjisori për KultPlus ka treguar se kjo shfaqje do të jetë pjesë e reportuarit për një kohë të gjatë.
‘Të vdekurit mbajnë zi për atdheun’, një shfaqje që emocionoi gjithë publikun, erdhi si një revoltë, si një thirrje për mizorinë nëpër të cilën vendi jonë ka kaluar për shekuj të tërë. Një shfaqje kjo që nuk duhet humbur në asnjë mënyrë, një kastë e mrekullueshme aktorësh nën regjinë e Zymberit, rrëmbeu zemrat e secilit individ që ndodhej në publik e të cilët bashkëjetuan në secilën ngjarje që zuri vend në skenën e Teatrit Kombëtar. / KultPlus.com
Në një nga teatrot më të njohura të Kroacisë është vënë në skenë tragjikomedia shqiptare me titull “Ata hyjnë pa trokitur”.
Vepra e zhanrit absurd shkruar nga shkrimtari dhe dramaturgu Armand Bora mban si regjisor firmën e Leonard Hamitajt i cili gjithashtu luan edhe rolin e një prej protagonistëve. Aktorja kroate Ana Marija Burušić luan rolin e bashkëshortes në këtë vepër.
Në Kroaci, ka një komunitet jo të vogël shqiptar që shpesh ka marrë edhe iniciativa të tilla artistike. Për këtë shkak vepra ka pasur një jehonë të madhe.
Ky projekt është shfaqur në kuadrin e festave të Nëntorit.
Subjekti i veprës sjell në vëmendje marrëdhëniet e vështira bashkëshortore në kohën e regjimit totalitar në Shqipëri. Një çift i cili për shkak të sistemit dhe faktit që pritet të internohen përjetojnë vështirësi në marrëdhënie pavarësisht dashurisë së tyre te madhe për njëri-tjetrin. Absurdi i marrëdhënies së tyre reflektohet pikërisht në faktin se gjatë gjithë kohës ata kërkojnë të gjejnë shkakun dhe gabimin që është bërë dhe atë kërkojnë ta gjejnë tek njëri-tjetri.
Në këtë vepër shpesh herë përballesh me të njëjtën ndjesi sikurse tek kryevepra botërore e autorit Samuel Beckett “Duke pritur Godone” dhe ku të krijohet shpesh ndjesia nëse do të ndodhë apo jo ajo çka është edhe fati i personazheve si kthesa përfundimtare e qëllimit të veprës. /atsh/ KultPlus.com
“Grua” është premiera e radhës në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Adaptuar nga vepra “Ara” e autorit Mario Calivaj dhe nën regjinë e Arlinda Morinës, dhe asistent regjie Butrint Lumi, kjo shfaqje vjen nën lojën e aktorëve Minka Berisha dhe Qëndresa Loki.
Shfaqja trajton një temë të ndjeshme të cilën regjisorja e shpalosë përmes këtyre fjalëve: “Sikur të gjitha gratë të cilat nuk janë të barabarta në asnjë aspekt edhe këto dy gra të braktisura mundohen ta gjejnë një vend, një strehë në një shoqëri patriarkale. Historia e këtyre grave si shumë të tjerave është e dhimbshme dhe e padrejtë, janë të braktisura dhe të hedhura në rrugë për të vetmen arsyje, sepse mitra e tyre nuk mbanë më fëmijë.”
Shfaqja vjen premierë ditën e premte në ora 16:00. / KultPlus.com
Shtigjet mes jetës dhe vdekjes e çështjet e luftës dhe pasluftës u paraqitën mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Kosovës nëpërmjet roleve të aktorëve në shfaqjen premierë “Ura” të regjisorit Astrit Bytyqi, shkruan KultPlus.
Skena e errët u ndriçua dhe filloi të krijohej një “lojë” dritash, aktorët filluan të thellohen në personazhet të cilat e përbënin rrëfimin, ndërkaq audienca priste me padurim çdo pjesë të dramës.
Aktorët Avni Dalipi dhe Afrim Muçaj kishin marrë vendet e tyre, për të shfaqur personazhe krejtësisht të kundërta, mirëpo që kanë tejet shumë pika të përafërta. “Ura” nuk mbeti vetëm emërtim shfaqjeje por, ajo u kthye në simbolikë të personazheve, tentim vrasje dhe rikthim shprese por, mbi të gjitha në gjetjen e kuptueshmërisë së jetës.
Shfaqja, skenarin e së cilës e shkroi profesoresha Seadet Beqiri, trajtoj tema të ndryshme. Individi portretizohej si mjet përfaqësues i shoqërisë dhe si qenie ndryshimi. Doni, një luftëtar i lirisë së Kosovës, pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare i kishte shpëtuar vdekjes dy herë radhazi nga okupatori. Mirëpo, paslufta do të ishte ajo që do ta bënte shpirtin e tij “të vdiste”, kur humb gruan dhe vajzën.
Në anën tjetër, Rroni i cili kishte gjithçka në dorë, i ngrit duart kundër jetës, mirëpo duket se dikush tjetër ia ndërroi rrjedhën vendimit të tij.
Për shfaqjen ku dy protagonistë takohen te ura dhe thellohen në idenë nëse jeta ka kuptim apo jo, na foli regjisori Astrit Bytyqi, i cili për KultPlus theksoi se për të kishte qenë kënaqësi regjisura e tekstit të ish-profesoreshës së tij, Seadet Beqirit.
“Momentin që jam ballafaquar me tekstin kam parë se ai trajton shumë çështje, ngjarje dhe tema brenda vetes. Mirëpo e gjitha ajo që unë kam dashur ta krijoj ka qenë një koncept, që u pa nga publiku përmes aktorëve dhe punës së tyre”, nisi regjisori rrëfimin e tij.
“Ura” kishte pasur një periudhë provash prej 2 muajsh me të gjitha vështirësitë, të mirat dhe sfidat që i kanë dal përballë gjatë rrugëtimit.
“Si vepër kur e kam marrë kam dashur mbi të gjitha ta vlerësoj luftën, mënyrën se si kanë luftuar të parët tanë dhe se si na kanë sjell në këtë ditë që ne të jemi të lirë, të punojmë e të veprojmë. Gjithë fokusin e shfaqjes e kam dërguar në atë kahje që ta shohim edhe anën tjetër, të gjithë ata që kanë luftuar dhe vepruar në vendin tonë e kanë pasur një arsye të caktuar, e ajo ka qenë liria jonë”, shprehet Astrit Bytyqi.
Kjo shfaqje kishte mesazhe të shumta dhe të papritura, të cilat bënin që të shfaqeshin kthesa emocionale përbrenda saj. Mirëpo ajo që veçon Bytyqi në këtë rast është ballafaqimi i ushtarit me luftën dhe shpëtimi nga vdekja, ndërkohë që pasluftës ai humb të dashurit e tij.
‘’Vjen një moment kur ushtari humb vajzën edhe gruan e tij, e gjitha kjo bëhet bashkë me dhimbjen e tij, që e shtynë të ndërroj lokacion, të lë shtëpinë e të gjej strehim te një urë. Aty ballafaqohet me personazhin tjetër, e që ushtari ia jap vetes një mision, që çdokush që vjen aty t’iu bëhet mbështetës, ta rikthej kuptimin e jetës për të”, tha regjisori Bytyqi.
Aktori Avni Dalipi, në këtë shfaqje ka luajtur një rol jo të lehtë, atë të ushtarit. Ai shprehet se personazhi që i dha jetë, Doni, nuk kishte guxim të rikthehej në jetën e tij të dikurshme, andaj ia caktoi vetes një mision të veçantë.
“Qëllimi i tij ishte që t’i largoj nga rruga e gabuar të tjerët, t’i tregoj të gjithë njerëzve se sado që je i ngarkuar, të ballafaqohesh me realitetin është më mirë sesa të largohesh nga ai”, shpjegoi Dalipi.
Avniu tutje sqaron se jo vetëm si aktor por edhe si njeri, ky rol ka qenë më emotiv dhe se shpesh në jetën e përditshme na ndodh të jemi një “Don” dhe të bëhemi një urë mes vdekjes e jetës, duke i ndihmuar njerëzve të kalojnë nga e zeza në të bardhën.
“Brenda neve, në zemrat e shpirtrat tanë kemi vragë të natyrave të ndryshme nëpër këto periudha që kemi kaluar. Ditëve të fundit po ballafaqohemi me gjykimin në Hagë, dashtë e pa dashtë kjo na kthen në kujtimet e mëhershme dhe përjetimet që kemi pasur, e që kjo mund të na lëndojnë shumë në jetë”, ndërlidh Dalipi shfaqjen me aktualitetin.
Në mes të përpjekjeve jetë-vdekje, ekziston një mes, në të cilën aktorët gjallërohen duke e kënduar këngën “Sytë e zi”. Deri në atë moment, Avniu thotë se shfaqja ka pamjen e një klinike psikologjike, ku njëri e këshillon tjetrin duke e ngacmuar.
“Një nga momentet që përbëjnë kthesën emocionale është kur Doni i thotë Rronit ‘’këmbën tjetër, e jo atë’’ dhe ky e sheh që dikush po e pengon poshtë dhe në atë moment kur personi që dëshiron të bën vetëvrasje e sheh tjetrin, tërhiqet”, thotë aktori Dalipi.
Pjesa e këngës përveç që do të mbetet në mendjen e shikuesve, ajo ka lënë një vend të veçantë edhe te aktori Avni Dalipi. Kjo pjesë për të vlerësohet si ndërruese e rrjedhës së ngjarjeve, ku pas këndimit të përbashkët, personazhi të cilin e luajti ai fillon të mos jetë vetëm dëgjues i ndodhive të tjetrit, por edhe rrëfyes për jetën e tij.
“Përmes kësaj shfaqje kemi tentuar t’iu themi njerëzve që pavarësisht këtyre gjërave ne duhet të tentojmë që problemet t’i shndërrojmë në mundësi, e jo në shkatërrime e mbyllje për ne, sa të na humbasin edhe kuptimin e jetës”, tha për fund aktori Dalipi.
Shfaqja artistike “Ura” u duartrokit fuqishëm nga audienca dhe zuri vend në historinë dhe aktualitetin kosovar. / KultPlus.com
Teatri “Dodona” do t’i hapë dyert për t’i falur momente të bukura fëmijëve nëpërmjet shfaqjes premierë “Teo, qeni i rrugës” për dy ditë me radhë, shkruan KultPlus.
Në shfaqjen “Teo, qeni i rrugës” me regji të Elhame Kutllovcit, shikuesit do të kenë rastin të shohin një rrëfim artistik për një qen që jeton në rrugë dhe të cilin tenton ta marr protagonisti, Lumi.
Teo është një qenush i vogël që jeton rrugëve i vetmuar dhe kërkon ushqim dhe dashuri. Lumi dëshiron ta ketë një qen, por nëna e tij nuk i do qentë në shtëpi. Lumi dhe Teo takohen dhe krijojnë miqësi, por miqësia e tyre hasë në vështirësi, pasi që shumë njerëz përreth tyre nuk janë dashamirë të qenve ashtu siç është Lumi.
Rrëfimi është i bazuar në librin “Teo, qeni i rrugës” me ilustrime nga Tiziano Beber dhe storie nga Sara Carlin. Ndërkaq aktorët të cilët do të jetësojnë rolet në këtë shfaqje janë: Drin Lumi, Edon Shileku dhe Vjosë Tasholli.
Fëmijët do të kenë rastin të zënë vendet e tyre në ulëset e Teatrit “Dodona” më 21 nëntor duke filluar nga ora 12:00 dhe një ditë pas, më 22 nëntor duke filluar nga ora 12:40.
Shfaqja “Teo, qeni i rrugës” është mbështetur nga Komuna e Prishtinës. /KultPlus.com
Për një periudhë të gjatë skena e Teatrit Kombëtar kishte qëndruar në heshtje totale. Mbrëmë, kjo heshtje u thye fuqishëm me shfaqjen ‘Rinoqeronti’, sjellur në Skenën e Vogël nga regjisori Gëzim Hasani.
Ulëset e skenës së vogël tashmë ishin mbushur dhe entuziazmi e mallëngjimi i publikut për teatrin vërehej qysh në fillim të shfaqjes. Dritat u ndalën dhe skena mirëpriti aktorët e shfaqjes që për më shumë se një orë mbajtën publikun në emocione të vazhdueshme me performancën e tyre të jashtëzakonshme, shkruan KultPlus.
‘Rinoqeronti’ i bazuar në tekstin e Eugene Ionescos, i cili përfaqëson teatrin e absurdit, erdhi si thirrje për shoqërinë e hutuar në banalitet dhe apati ndaj problemeve esenciale njerëzore që banalizohen deri në absurditet. Personazhet shpalosën thellësisht dilemën e njeriut në raport me të keqen e me padrejtësinë, përmes një gjuhe të fortë që godiste me të vërtetën, shfaqja shpalosi një lloj revolte të shoqërisë.
Si portretizim i një shpirti revolucionar, personazhi Beranzhe u etiketua si njollë e bardhë në këtë mes të errët, ku vlerat humane tashmë ishin të shkatërruara deri në gjendje të pashpresë.
Aktorët e shfaqjes ‘Rinoqeronti’ kishin filluar provat qysh në shkurt, mirëpo si çdo gjë tjetër, edhe provat e kësaj shfaqje kishin ndaluar në mars si pasojë e situatës pandemike, për të filluar përsëri në qershor.
“Provat kanë ecur mirë, mirëpo ishin intensive. Shkurti dhe qershori ka ndjek atë ritmin e zakonshëm të provave, ndërsa nëse flasim për tetorin atëherë ka qenë një proces, dy herë më i shpejtë se zakonisht para se me nxjerrë premierën, dhe kjo padyshim që ishte një përgatitje më e vështirë se në rrethanat tjera që jemi mësuar”, deklaroi Hasani për KultPlus.
Ndërkaq ai po ashtu u shpreh i kënaqur me mënyrën se si publiku e priti këtë shfaqje e cila për t’u shfaqur mbrëmë, kishte kaluar nëpër shumë peripeci.
‘Rinoqeronti’ ngrihej si një aktakuzë e fuqishme ndaj çdo fenomeni negativ në Kosovën e pasluftës. Një individ revolucionar përballë një turme që funksiononte vetëm brenda disa kornizave të krijuara nga po kjo turmë. Ku secili njeri herët a vonë shndërrohej në kafshë, në rinoqeront duke iu nënshtruar kështu turmës.
“Pandemia na krijoi shumë vështirësi, nuk është e lehtë kur një proces ndalet në gjysmë, për mu të paktën është më e vështirë se të filloj një shfaqje krejt të re, por kur je me një ekip të mirë, sigurisht që i arrin të gjitha”, deklaroi për KultPlus Allmir Suhadolli i cili në shfaqje luante një nga rolet kryesore.
Suhadolli ndër të tjera tregoi të ndjehet mjaft mirë me prezencën e publikut, të cilën e konsideronte mëse të nevojshme. Ai ka treguar se është një ndjenjë e mirë që të japësh shfaqjen e parë në teatër pas pandemisë.
“Njerëzit kanë qenë të frikësuar nga kjo situatë, mirëpo kanë qenë përkrahës dhe jam shumë falënderues ndaj tyre. Ndjehem mirë që filluam me shfaqje pas një pauze kaq të gjatë”, potencoi tutje Suhadolli.
‘Rinoqeronti’, ishte revolta që mbrëmë i dha gjallëri teatrit që tash e një kohë dukej si një gjë pamundur. ‘Rinoqeronti’ solli në mendje se të shkosh kundër turmës, mund të mos jetë e lehtë, por nuk është e pamundur. ‘Rinoqeroti’ ngriti sallën, e zgjoi duartrokitjet që nuk pushuan për minuta të tërë, duke sjellur kështu emocion në çdo skutë e tek gjithsecili./ KultPlus.com
Të martën në Skenën e Vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës publiku do të ketë rastin ta shoh premierën e shfaqjes “Rinoqeronti”, autor i së cilës është Eugene Ionesco, ndërkaq regjia dhe adaptimi i takon Gëzim Hasanit, shkruan KultPlus.
Aktorët të cilët do t’i jetësojnë rolet në këtë shfaqje janë: Njomza Tmava, Qëndresa Jashari, Blerta Gubetini, Allmir Suhadolli, Florieta Bajraktari dhe Dora Xhemajli.
Sipas njoftimit të faqes së TKK-së, shfaqja “Rinoqeronti” do të vie si thirrje për shoqërinë e hutuar në banalitet dhe apati ndaj problemeve esenciale njerëzore, që banalizohet deri në absurditet, ku nëpërmjet ironisë, humorit dhe konsistencës për ndryshim, tenton të sjellë frymë dhe shpresë te shikuesi/vepruesi.
“Shfaqja ngrihet si aktakuzë e fuqishme ndaj çdo fenomeni negativ të Kosovës së pasluftës, ku atakohen të gjithë ata që zgjodhën formën më të shpejtë të arritjes së qëllimit, që sipas vet shfaqjes i shtyn në çnjerëzim, ose shndërrim në (kafshë/rinoqeront), nëse i referohemi botës së shfaqjes”, thuhet tutje në njoftim, teksa vlerësohet se shfaqja vie në kohën e duhur për vendin tonë.
Personazhet do ta shfaqin dilemën e njeriut në raport me të keqën, mëkatin, të lehtën, jo të arsyeshmen dhe padrejtësinë.
“Si portretizim i një shpirti revolucionar, Beranzhe do të etiketohet si njollë e bardhë në këtë mes të errët, ku vlerat humane janë përdhosur deri në gjendje të pashpresë”, thuhet tutje për personazhin e shfaqjes.
Beranzhe do të jetë një personazh i cili do të na mundësoj të kemi besim në optimizëm.
Premiera e shfaqjes vjen më datë 13 tetor në ora 20:00 në TKK. /KultPlus.com
Pas një kohe të gjatë pa teatër, regjisori Kushtrim Mehmeti, aktorët dhe instrumentistët sollën mbrëmë teatrin në Parkun e Qytetit të Prishtinës, shkruan KultPlus.
Bazuar në veprën “Komedia hyjnore” të Dante Aligerit, Mehmeti solli para publikut shfaqjen “Ferri”.
Të pranishmit e cilësuan shfaqjen si një shëtitje në “”ferr”: Dje në mbrëmje hymë dhe dolëm nga “Ferri” i regjisorit Kushtrim Mehmeti u shprehen të pranishmit.
Regjisori ka falënderuar të gjithë ata që punuar për tre muaj që “Ferri” të realizohej. Kjo shfaqje është mbështetur nga Komuna e Skenderajt, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. / KultPlus.com
Ishte planifikuar të jepej premierë në pranverë e të mbush sallën plot, por situata e shkaktuar nga Covid-19 mbylli teatrin e kështu la pezull programin e planifikuar. Por në muajin qershor, shfaqja “Zgjimi i Pranverës” erdhi si premierë e mbyllur në Teatrin Kombëtar të Kosovë, shkruan KultPlus.
Masat e ndërmarra me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së pandemisë bëri që shfaqja të ketë shikues anëtarët e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe disa anëtarë të tjerë të komunitetit artistik. Ndërsa publiku i gjerë nuk pati fatin ta shohë.
Por, kësaj pritje i erdhi fundi. Teatri Kombëtar i Kosovës hapë dyert për publikun pas një pauze disa mujore me premierën e shfaqjes “Zgjimi i Pranverës” e cila vjen në bashkëpunim me Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet.
Më 5 tetor, në ora 20:00, shfaqja muzikore “Zgjimi i Pranverës” nga autori Frank Wedekind e me regji dhe adaptim të regjisores Zana Hoxha do të ja kthej gjallërinë teatrit edhe pse numri i ulëseve është i kufizuar.
Për regjisoren e shfaqjes Zana Hoxha, kryevepra e autorit Frank Wedekind “Zgjimi i Pranverës” ishte një thirrje artistike, dëshirë e nevojë për ta sjell atë në Kosovë, tutje duke e adaptuar atë në Kosovën e viteve të 90ta. Nevoja e të rinjëve për të kuptuar dhe për tu kuptuar ka qenë dhe vazhdon të jetë sfidë, sidomos historia që i ka përcjellë të rinjët tanë në vitet e 90ta, kohë protestash e rezistence, kohë kur liria kolektive dhe personale ishte e kufizuar nga regjimi politik i Millosheviqit dhe patriarkati mirëpo solidariteti mbante gjallë frymën e rezistencës kolektive.
Rinia dhe nevojat e natyrshme të rinisë nuk kanë qenë prioritet andaj edhe informacionet për seksualitetin, ndjenjat, dashuria e përvojat e tyre kanë qenë të limituara dhe të neglizhuara nga familja, shkolla e shoqëria. Dhuna në shkollë, abuzimi fizik dhe seksual, paragjykimet, shtatzënia e paplanifikuar dhe aborti kanë qenë dhe mbesin probleme reale të shoqërisë sonë kosovare.
Kjo shfaqje zgjon nevojën për të ngritur në diskutim tema të tilla “të ndaluara”, për të folur për ndjenjat, seksin dhe përvojat e para teksa ato ndodhin, nevojën për t’i ditur të gjitha, për t’i kuptuar e për t’i përjetuar.
Kjo shfaqje duke përfshirë të gjithë krijuesit e saj i dedikohet të gjithë të adoleshentëve të rënë në vitin 1998-1999 në luftën e fundit në Kosovë.
Kujtojmë që para pak ditësh shfaqja “Zgjimi i Pranverës” u vlerësua si “Shfaqja më e mirë”, duke u shpërblyer me çmimin “Grand Prix”, në edicionin e katërmbëdhjetë të ITF SkupiFestivali.
Juria ka vlerësuar shfaqjen për shkak të konceptit të saj të fortë regjisorial dhe estetikës bashkëkohore teatrore, duke sjellur një “drejtim të ri” të shprehjes teatrore ballkanike, që është në hap me atë evropiane, duke vepruar në fushën e “teatrit total”, duke përdorur muzikë, dramë, vallëzim dhe video, me aktrim që shtyjnë kufijtë e zakonshëm, duke përfshirë edhe reagimin e audiencës./ KultPlus.com
Virusi Covid-19 doli të jetë një dry i fuqishëm. Izolimi që solli ky virus pati pasoja të mëdha. Por, tash ka ardhur koha që këto pasoja të kthehen në ide, fuqi e punë për të përmirësuar situatën. Ndonëse rreziku është ende prezent mes nesh, mund të themi lirisht që pjesa më e keqe ka mbetur pas krahëve, shkruan KultPlus.
Institucionet kulturore ju bashkuan valles së izolimit. Teatri Kombëtar i Kosovës, me repertorin e pezulluar, premierat e shtyera, provat e anuluara dhe mbylljen e teatrit për afro 2 muaj, u mundua që gjatë kësaj kohe të mos largohet nga publiku. Në pamundësi për t’i dhuruar publikut shfaqje në sallë, teatri erdhi në shtëpitë e tyre përmes shfaqjeve online.
Por, me lehtësimin e masave nga Ministrisë së Shëndetësisë, TKK ka menduar për disa alternativa që të jetë sa më afër publikut.
Ardian Morina, ushtruesi i detyrës së udhëheqësit artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës, në një intervistë për KultPlus ka folur më gjerësisht rreth planeve që po synojnë t’i realizojnë gjatë kësaj situate. Ai ka treguar që data 19 mars ishte rezervuar për shfaqjen “Zgjimi i Pranverës”, 3 prilli për “Rinocerontin”, 28 prilli për “Lear”, ndërsa në maj ka qenë e planifikuar premiera në Ëolksbuhne, Berlin, e shfaqjes “Udhëtimet e Karl May”, si dhe në fillim të qershorit premiera e shfaqjes “Pamje revolucioni”.
“Sigurisht që pandemia ka çrregulluar oraret e të gjitha institucioneve të kulturës, por fatkeqësisht ka çrregulluar edhe jetërat e njerëzve si edhe funksionimin normal të gjithë globit. Fatkeqësisht TKK nuk i ka shpëtuar kësaj situate. Natyrisht që tani, të gjendur para një akti të kryer, ne pothuajse kemi humbur pjesën e parë të stinorit artistik”, ka thënë Morina për KultPlus.
Hapja e teatrove dhe kinemave, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pritet të ndodhë në bazë të fazës së tretë të masave ndaj koronavirusit, muajin që vjen. Ky lajm për Morinën është shumë i mirë dhe tashmë ai ka kërkuar informata shtesë nga MKRS.
“Sapo e kemi parë publikimin e këtij lajmi kemi kërkuar nga MKRS informata shtesë. A do të hapet teatri për administratën? Për aktorët…për prova? Apo edhe për publikun dhe për shfaqjet në skenën e mbrëmjes? Pra jemi në pritje të një përgjigje nga institucionet përgjegjëse. Natyrisht e gjithë kjo do të varet edhe prej situatës në terren. Mirëpo për të filluar punën me datë 2 Qershor, teatrit i duhet parapërgatitje 2 javore për të nisur me repriza dhe premiera ashtu si duhet.”
Duke dashur që teatri t’i kthehet jetës “normale”, Morina ka treguar që është hartuar një plan B. Kështu, po synohet që premiera e parë e këtij viti, “Zgjimi i pranverës”, një bashkëprodhim me Artpolis, me regji të Zana Hoxhës, të inskenohet në amfiteatrin e Gërmisë, në muajin qershor.
“Duke e ditur mundësinë e moslejimit të grumbullimeve në hapësira të mbyllura, ne planifikojmë që të realizojmë në ambient të hapur premierën e shfaqjes “Zgjimi i pranverës”. Besojmë se amfiteatri i Gërmisë plotëson disa kritere për realizimin e kësaj premiere, aq më tepër kur shfaqja është tip mjuzikli. Kjo do të ishte edhe një sakrificë e gjithë ekipit të shfaqjes por është sakrificë që ia vlen. Por, po e përsëris, vetëm po planifikojmë! Sepse pa lejen e organeve përkatëse do të jetë e vështirë. Nëse na lejojnë të fillojmë me prova në fillim të fazës së tretë, atëherë ne do të kishim premierën në fillim të Qershorit”, thotë tutje Morina.
Nëse mundësohet realizimi i kësaj premiere, Morina zotohet që do të nisë punë edhe më fuqishëm.
“Me realizimin e mundshëm të kësaj premiere ne do t’i rindiznim motorët e kulturës duke sjellë një energji te komuniteti dhe të gjithë shoqëria. Shpresojmë se kjo pandemi do të kalojë dhe ne të gjithë ti kthehemi punëve, jetëve tona, gjithnjë duke u kujdesur për njëri tjetrin. Ky është mësimi që kemi marrë gjatë kësaj kohe. Dhe le ta dijë virusi dhe të gjithë virusët e tjerë, se teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht. S’ka gjë që e ndalë forcën e teatrit!” – përmbyllë me këtë fjali të fuqishme intervistën për KultPlus, Adrian Morina.
Ndërsa regjisorja e shfaqjes “Zgjimi i Pranverës”, Zana Hoxha ka thënë për KultPlus se e ka mirëpritur këtë iniciativë e cila beson që mund të shndërrohet në një festë kulturore.
“Kur Adriani e ndau me mua idenë dhe iniciativën për mbajtjen e shfaqjes në Amfiteatrin e Gërmisë u gëzova dhe e pranova me kënaqësi idenë sepse i përshtatet shumë shfaqjes sime dhe besoj që do të shndërrohet në një festë kulturore. Me përkrahjen e duhur teknike ne do të arrijmë që të kemi një premierë unike”, është shprehur Zana. / KultPlus.com
Baletit Kombëtar i Kosovës mbrëmë dha shfaqjen e parë për këtë vit të titulluar ‘Pushimi i kalorësve’, nën koreografinë e balerinës dhe koreografes së mirënjohur Natalia Osipova, shkruan KultPlus.
Në Teatrin
Kombëtar të Kosovës, balerinët zunë skenën për të shpalosur një ngjarje që në
vete përmbante ndodhi të shumta.
Ngjarja zinte
vend në një fshat të vogël austriak, ku dy shoqe ishin të dashuruara me një
kalorës të pashëm, i cili herë pëlqen njërën dhe herë tjetrën. Dy shoqe të
cilat luftuan pothuajse gjatë gjithë kohës me njëra tjetrën për të fituar
dashurinë e kalorësit.
Kalorësi
arrestohet dhe në ndërkohë të gjithë kalorësit tjerë kërkojnë dashurinë e
njërës nga dy shoqet që dashuronin atë, nuk shkon gjatë dhe ai martohet më në
fund me atë tek e cila qysh në fillim vërehej se e dashuronte pak më shumë.
‘Pushimi i
kalorësve’ si një balet klasik i zhanrit të komedisë, i cili gjatë gjithë kohës
mbante publikun në emocion me ngjarjet e njëpasnjëshme që ndodhnin sa hap e
mbyllë sytë, shpalosi para publikut luftë e dashuri, intriga e lajka, e që në
fund të gjitha përfundonin me të qeshura e zbavitje.
Koreografja
e shfaqjes Natalia Osipova, tregoi për KultPlus se edhe pse nuk është hera e
parë që punon me trupën e Baletit Kombëtar të Kosovës, për të ka qenë një
eksperiencë mjaft e mirë të punojë edhe këtë herë me ta.
‘’Duartrokitjet
janë nota më e mirë që unë mund të marr në karrierë dhe poashtu jam shumë e
kënaqur me trupën e Baletit Kombëtar pasiqë për një kohë shumë të shkurtë ata
kanë bërë një punë shumë të madhe”, potencoi Osipova për KultPlus.
Behie
Murtezi, njëra nga balerinat, për KultPlus tregonte se përjetoi emocione të
mëdha gjatë shfaqjes dhe pas saj, dhe poashtu u shpreh tejet e kënaqur që edhe
njëherë pati rastin të punojë me koreografen e mirënjohur Osipova.
“Kjo është
shfaqja ime e parë pas një viti e gjysmë pauzë dhe të marrësh aq shumë
duartrokitje nga publiku ka qenë një ndjenjë e jashtëzakonshme”, tha Murtezi
për KultPlus.
Ndërsa
Vjollca Llugiqi e konsideronte punën e koreografes si një punë madhështore,
ndërsa tregoi për KultPlus se përjetoi emocione të mëdha në këtë shfaqje që
ishte edhe premiera e parë e këtij viti.
‘Pushimi i
kalorësve’ la mbresa të mëdha tek publiku, i cili me minuta të tërë vazhduan me
duartrokitje e brohoritje pas përfundimit të shfaqjes.
Repriza e ‘Pushimi i kalorësve’ pritet të shfaqet sonte në Teatrin Kombëtar, duke filluar nga ora 20:00. / KultPlus.com
“Shirli Valentina”, nën një interpretim të shkëlqyer të aktores Olta Daku, me regji të Driada Dervishit do të rikthehet në skenën e “ArTurbina” në datat 7-8 dhjetor të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti thotë se në këto ditë të vështira, të gjitha institucionet kulturore kanë ofruar ndihmën e tyre për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Jo vetëm ndihma në ushqime dhe veshje, por edhe shfaqje për fëmijët, që ndodhen në qendra sociale apo komplekse hoteliere në Durrës, Lezhë, Kombinat etj.
“Teatri Kombëtar ka ndërmarrë një tjetër nismë. Bashkë me optimizmin që sjell Shirli Valentina, vjen edhe ndihma për të prekurit. Në datat 7-8 dhjetor, në “ArTurbina”, salla e madhe 400, rikthehet në skenë “Shirli Valentina”, nën një interpretim të shkëlqyer të aktores Olta Daku, me regji të Driada Dervishit.
Të ardhurat e siguruara nga shitja e biletave të shfaqjes, do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti”, -thotë Margariti.
Ministria e Kulturës inkurajon dhe mbështet të gjitha institucionet kulturore, që t’i bashkohen kësaj nisme, duke iu gjendur pranë të gjithë atyre, që sot, më shumë se kurrë, kanë nevojë për të gjithë. /atsh / KultPlus.com
Arthur Milleri, e konsideronte teatrin si diçka shumë të ngjashme me jetën, diçka që është pafundësisht mahnitëse, thoshte ai. E ku më mirë se në teatër shfaqen e thuhen të pathënat e brengat që në një kohë qoftë ajo kohë aktuale qoftë e shkuar, e ka preokupuar një shoqëri te caktuar, shkruan KultPlus.
Në Kosovë, teatri zë një vend të
rëndësishëm në kulturën dhe artin e vendit. Duke bërë kështu që festivalet e
teatrove, të jenë shpesh herë të pranishme para publikut tonë kosovarë dhe jo
vetëm.
Mbrëmë u hap zyrtarisht edicioni i tretë
i festivalit të nivelit ndërkombëtar të teatrove në Kosovë, Prishtina
International Theater Festival, i cili zë vend në Teatrin ”Faruk Begolli”, të
Kolegjit AAB.
Hapjen e bëri regjisorja Burbuqe Berisha,
e cila shprehi falënderimet më të larta për organizatorët e këtij festivali. ”Faleminderit
qw keni krijuar një komunitet artistik, me një komoditet aq të mirë që bota
artistike të frymojë brenda Universitetit AAB. Kjo është diçka shumë e
veçantë”, tha ajo para publikut, duke e shpallur kështu zyrtarisht të hapur
festivalin.
Fjalën e mori edhe përfaqësuesja e
Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, Jehona Shyti, e cila shprehi
kënaqësinë e saj që ishte pjesë e hapjes së këtij edicioni. ”Mendoj që është
një edicion i rëndësishëm. E kemi për obligim të mbështesim ngjarje të tilla që
i sjellin publikut shumë vlera”, tha ajo.
Pas hapjes së festivalit, publiku vazhdoi
drejt teatrit për të shikuar shfaqjen ”Bretkosa”, shfaqje kjo nën regjinë e
Burbuqe Berishës, e cila shprehej të jetë tejet e kënaqur që ”Bretkosat” po
shfaqej prapë për publikun kosovarë.
”Unë i dua shumë këto tema dhe ka qenë
shumë kënaqësi realizimi i shfaqjes. Aktorët kanë qenë shumë të mirë dhe ka
qenë njëra ndër sfidat më të mira dhe më të guximshme për mua”, potencoi ajo
për KultPlus.
”Bretkosa” shpaloste një realiteti të
hidhur, që ndeshej me njerëzoren, një anë njerëzore që binte ndesh me parimet
personale duke bërë kështu që jeta e personazheve të merrte kahje tjetër, një
kahje të padëshirueshme prej së cilës humbiste filli e zhytja në llum ishte më
e thellë sesa njeriu mund ta përballonte.
Tri personazhe, tri jetë të shkatërruara,
tri jetë që kërkonin me ngulm një ndryshim që me shumë gjasë nuk do të vinte
kurrë.
Ilir Tafa, në rolin e një berberi, i cili
në rininë e tij të hershme kishte qenë pjesë e luftës së fundit në Kosovë, me
trauma të ngjitura fort pas qenies së tij prej luftëtari krenar, kishte humbur
gruan dhe djalin e tij si pasojë e krizave psikike që kishte pësuar. Në tjetrën
anë, vëllai i tij, rolin e të cilit e luante Donat Qosja, vuante varësinë nga
alkooli dhe bixhozi i cili poashtu kishte humbur punën dhe nuk gjente guximin
t’i tregonte gruas së tij të vërtetën. Shoku i tyre, një taksist që luhej nga
Basri Shala, tradhtonte gruan me një vajzë të re dhe personazhi i katërt, nën interpretimin
e Valmir Krasniqit, i cili vinte në formë shprese për personazhin kryesor,
berberin.
Berberi (Ilir Tafa), vuante pamundësinë
për ndryshim dhe vazhdimisht shtynte të vëllain dhe shokun e tyre taksist për
të ndryshuar, për të filluar një jetë më ndryshe. Ndërsa, këta të dy, një gjë
të tillë e konsideronin të pamundur deri në pikën që edhe talleshin me të.
Dashuria e madhe për kombin, një jetë e
dëmtuar si pasojë e humbjeve dhe sakrificave, vinin nën interpretimin e një
kasti prej katër aktorësh, që publikut i falën emocione të pakrahasueshme. Ku
përmes këtyre katër personazheve, trajtohej e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja
e secilit që ka qenë viktimë e luftës dhe traumave të saj.
”Bretkosa”, ngjalli një emocion të
paharruar për publikun duke përfunduar me shumë duartrokitje e brohoritje nga
ana e tyre.
Të pranishëm ishin edhe disa aktorë, ndër
ta edhe Vlora Merovci, e cila për KultPlus u shpreh të jetë tejet e kënaqur me
shfaqjen dhe performancën e aktorëve. ”Ka një kohë të gjatë që nuk kam parë
shfaqje kaq të mirë, aktorët na falën shumë emocione”, potencoi ajo për
KultPlus.
Ndërkaq, Ilir Tafa i cili ishte në rolin
kryesor, pohoi të jetë shumë i kënaqur që ishte pjesë e kësaj shfaqjeje. ”Është
hera e 12-të apo e 13-të, që po luhet kjo shfaqje. Jam shumë i lumtur që jam
pjesë e një kasti kaq të mirë aktorësh, që i kanë dhënë frymë dhe jetë
shfaqjes”, deklaroi ai për KultPlus.
Festivali do të zgjasë deri më 9 nëntor 2019, në dy skenat e Teatrit AAB “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, ku aty do të ngjiten shtatë trupa artistike në programin konkurrues, të cilat vijnë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Greqia, Bullgaria e Kroacia. /KultPlus.com
Edicioni i sivjetmë i Lausanne Méditerranées në Llozanë të Zvicrës i dedikohet eksplorimit të botës shqiptare. Qyteti i Llozanës i cili është organizatori kryesor i këtij festivali, sivjet ka bashkuar forcat me institucione të ndryshme teatrore dhe kinematografike për të sjellë vepra të ndryshme artistike shqiptare për audiencën e Llozanës, përcjellë KultPlus.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, shfaqjet “një shfaqje teatri me katër aktorë me disa derra me disa lopë me disa kuaj me një kryeministër me një milka e me disa inspektorë vendës e ndërkombëtarë” dhe “Peer Gynti nga Kosova”, dy produksione teatrore të Qendrës Multimedia do të shfaqen më 3, 4 dhe 5 tetor në Théâtre Vidy-Lausanne. Të dy këto shfaqje, gjatë këtyre ditëve, do të jepen nga 3 herë, në termine të ndryshme (https://vidy.ch) .
Théâtre Vidy-Lausanne është prej teatrove më të rëndësishëm në botën frankofone.
“një shfaqje teatri me 4 aktorë me disa derra me disa lopë me disa kuaj me një kryeministër me një milka e me disa inspektorë vendës e ndërkombëtarë”, wshtw e shkruar nga një cinik vendas, kjo shfaqje teatri është një panoramë tragjikomike e realitetit të tanishëm kosovar dhe atij evropian. Aspirata e sinqertë e kosovarëve për në BE konfrontohet, në njërën anë, me rregullat e kërkesat e koklavitura dhe qesharake evropiane dhe, në anën tjetër, me hilen e burokratëve për t’i bërë gjërat ‘të duken ok vetëm në letër’.
Regjia: Blerta Neziraj; Aktorë:
Shengyl Ismaili, Adrian Morina, Ernest Malazogu, Shpetim Selami; Muzikantë: Art
Lokaj, Drin Tashi; Muzika: Gabriele Marangoni; Koreografia: Adrienne Hart;
Skenografia: Petra Veber; Kostumet: Vesa Kraja; Dizajni i dritave: Radomir
Stamenkovic.
Ass. regjisore: Enkeleda Arifi; Menaxhere skene: Lendita Idrizi;
Ass. e produksionit: Sophia Sinani; Udhëheqës teknik: Denis Berisha; Dritat:
Mursel Bekteshi, Denis Berisha; Teksti: Jeton Neziraj.
Ndwrsa shfaqja “Peer Gynti nga Kosova” është rrëfim për një ëndërr
të dështuar. I udhëhequr nga një shpresë e thjeshtë për jetë më të mirë dhe për
të gjetur lumturinë, Peeri i ri, para luftës në Kosovë, niset për të kërkuar të
ardhmen në ‘parajsën’ e quajtur Evropë.
Ajo çka ndodhë me këtë të ri
gjatë këtij udhëtimi reflekton eskperiencat e shumë desperadove të rinjë të
cilët çdo vjet, të mbushur me shpresë, lëshojnë atdheun e tyre. Shpesh, në
atdheun e tyre të ri, të keqtrajtuar nga autoritetet, të izoluar dhe larg nga
shtëpia, me mungesë perspektive dhe të mospërfshirë në shoqëri, atyre ëndrra u
bëhet një makth i madh.
Në ndërtesën e Hamamit të vjetër në Prizren kësaj radhe do të mund të shihni një shfaqje mjaft interesante. Organizata Jo-Qeveritare “Dua” prezanton shfaqjen eksperimentale “Testamenti” e cila vjen me regji nga Zana Duraku, shkruan KultPlus.
“Testamenti” është shfaqje eksperimentale bazuar në poezinë “Jam Shqiptar”nga Mitrush Kutelit, në monodramën “Vdekja e një mbretëreshe” nga Rexhep Qosja dhe “Fjalimi i Skënderbeut “nga Stephan Zannowich. Copëza nga e kaluara që shërbejnë për të tashmen dhe të ardhmen.
Përzgjedhja dhe dramatizimi është bërë nga Mirlinda Bekteshi, përderisa luajnë aktorët Rabije Kryeziu dhe Armend Ballazhi.
Në piano: Alzan Gashi, në qifteli, lahut dhe tupan: Xhemail Gllavica. Koreograf: Rabije Kryeziu, skenograf\kostumograf: Skerdi Morina, organizator: Berat Prizreni, mjeshtër i ndriqimit: Mursel Bekteshi, xhirimet: VVJ studio.
Shfaqja vjen premierë më datë 31 gusht, në ora 20:00.
Ky projekt është i mbështetur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. / KultPlus.com
Loja e aktorëve ferizajas dhe mjeshtëria regjisoriale e regjisores Elmaze Nura me shfaqjen “Koprraci” për pak javë shpërthejnë kufijtë e prezantimit kombëtar.
Është Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor dhe Eksperimental i Kajros, që në edicionin e tij të 26-të ka zgjedhur pikërisht shfaqjen “Koprraci” të regjisores Nura, prodhim i Teatrit “Adriana” në Ferizaj që ta ftojë në ceremoninë hapëse të këtij festivali prestigjioz ndërkombëtar. Siç transmeton rtk, trupa jonë ka të rezervuara dy data, 11 dhe 12 shtator për t’i prezantuar publikut teatror ndërkombëtar, magjinë, lojën, intrigën dhe zhdërvjelltësinë skenike që bart nga fillimi deri në fund, shfaqja “Koprraci”.
Kjo ftesë, rezultat i angazhimit të pakursyer të regjisores Nura për promovimin e teatrit shqiptar në arenën ndërkombëtare ngre siparin më 10 shtator dhe zgjat deri më 19 shtator të këtij viti. Aktorët ferizajas, ansambli i shfaqjes “Koprraci” dhe një pjesë e drejtuesve të teatrit e kulturës në Ferizaj, tash kanë bërë përgatitjet që në shtator të ngjisin skenën e Shtëpisë së Operës në Kajro, në hapje të Festivalit.
Udhëtimi i shfaqjes sonë në Egjipt është e para e këtij lloji dhe përmase në dekadat e fundit, që flet mjaft për ecjen përpara të Teatrit “Adriana”, komunikimin dobiprurës me regjisorët e angazhuar dhe bashkëveprimin në funksion të promovimit të talenteve, artit teatror dhe punës krijuese tek ne.
Ky është përfaqësimi i vetëm dhe më i lartë që i bëhet Republikës së Kosovës në këtë festival prestigjioz, mbështetje për të cilën dha Komuna e Ferizajt.
Në Teatrin e Fakultetit të Arteve është dhënë premiera e shfaqjes kamertale “Pronë e lanun mbas dore” nën regjinë e Iliriana Arifit dhe me performancën e aktoreve Fatlume Bunjaku dhe Fiona Gllavica, shkruan KultPlus.
Në thelb të dramës një aktshe, janë dy vajzat Vili dhe Toma rreth së cilave vërtitet e gjithë ngjarja. Ato janë të vendosura në një hekurudhë të trenit, ku takohen rastësisht dhe miqësohen. Vili që luhet nga Fatlume Bunjaku, është vajzë e çuditshme. Ajo i rrëfen të kaluarën Tomës që e luan Fiona Glavica, lumturinë që dikur kishte në familje dhe zbrazëtinë e madhe që e ka kapluar atë nga vdekja e së motrës Elvirës. Motra e saj Elvira, kish qenë dikur atraksion i burrave, ajo kish flirtuar me disa të tillë, Albertin, Inspektorin dhe tani ndodhej në pushimin e të vdekurve, në varr.
Në bisedë e sipër, ato zbulojnë se kishin pasur mësuese të njëjtë por që të dyja e kanë ndërprerë mësimin prej kohësh dhe tani vërtiten pa ndonjë qëllim të caktuar. Krejt çka do Vili, është t’i ngjaj së motrës dhe të ketë edhe ajo dashuriçka me burrat, të cilët thotë se ka aftësi t’i mahnisë. Përmes një dialogu të çiltër, dhe një performance fantastike, aktoret Bunjaku dhe Gllavica kanë arritur t’i jetësojnë karakteret e veprës dhe ta mbajnë të mbërthyer publikun e pranishëm. Kah fundi, ato përqafojnë njëra-tjetrën duke shikuar qiellin e zbardhur dhe duke pritur trenin, zhurma e të cilit ndihet në sfond, që lajmëron ardhjen e tij.
Këto personazhe janë të skalitura aq bukur nga dramaturgu i famshëm amerikan Tennessee Williams, i cili ka fituar shumë çmime të rëndësishme, mes tyre edhe Çmimin për Letërsi nga Universiteti St. Louis, derisa në vitin 1979 (katër vjet para vdekjes) ai u fut në The American Theater Hall of Fame.
Aktoret Fatlume Bunjaku dhe Fjolla Gllavinca, u shprehën të entuziazmuara për shfaqjen të cilën e konsiderojnë si sukses të tyre dhe me interesimin e publikut të pranishëm në skenën e Teatrit të Fakultetit të Arteve.
Shfaqja u përkrah nga Minstria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /Bujar Meholli / KultPlus.com
Është ky një rast i jetës që imiton artin. Në filmin e ri “Mari”, Bobbi Jene Smith luan balerinën që zbulon se është shtatzënë, teksa e bën koreografinë e shfaqjes së saj të parë të madhe. Pas xhirimit, Smith mbeti shtatzënë, dhe tani duhet të përballet me disa sfidat e karakterit e saj, shkruan Lyndsey Winship për Guardian, transmeton Telegrafi.
Smith ka kërcyer pothuajse çdo ditë, që nga fëmijëria. Në moshën 11-vjeçare u largua nga shtëpia e saj në Ajova drejt një konvikti të baletit në Kanada, për të studiuar pastaj në trupën “Juilliard” të Nju Jorkut dhe për të kaluar te trupa “Batsheva” në Izrael ku merr reputacionin e interpretues së patrembur e të përkushtuar. U zhvendos në Nju Jork në vitin 2014 (siç thuhet në dokumentarin që ka marrë shumë çmime, “Bobbi Jene”) dhe ka punuar pa nda për të ndërtuar karrierën e saj si koreografe. Ta ndalësh papritmas vallëzimin, kjo mund të jetë tronditje për trupin, psikologjinë dhe ndjenjën e identitetit të balerinës, por edhe për trajektoren e karrierës – sidomos në botën konkurruese e të pasigurt të vallëzimit në Nju Jork.
“Kam punuar shumë deri në këtë pikë, ndaj që të ndalem, kjo më frikëson”, thotë Smith. “Edhe nëse më frenon pak, unë do të vazhdoj”.
“Mari” është filmi debutues i skenaristes dhe regjisores britanike Georgia Parris. Karakteri i Smithit, Charlotte, mendon për tensionet midis amësisë, ambicies krijuese dhe përgjegjësive familjare në kohën kur gjyshja e saj po vdes në spital.
Shtatzënia në film është rezultati i papritur i një valleje me një balerin më të ri. Për Smithin, kjo ishte e planifikuar. Ajo është e martuar me balerinin Or Meir Schraiber, me të cilin u takua në “Batsheva”.
“Në rastin e Charlottes, shtatzënia erdhi si tronditje; për mua është realizim shumë i bukur”, thotë Smith.
A është realiteti fizik i shtatzënisë diçka që ajo e imagjinonte kur po luante rolin?
“Çuditërisht është shumë e ngjashme “, thotë Smith.
Valltarët, më shumë se pjesa tjetër e vdekatarëve, janë në kontakt me veten e tyre fizike.
“Është e frikshme dhe e mahnitshme”, thotë Smith për ndryshimin e trupit. “Është mësim si të lëshosh pe”.
Ajo e ka kaluar jetën duke u kujdesur për trupin, e “tash nuk mund ta kontrollojë”.
“Tash më kontrollon mua. Por, dua të them se kam një tjetër rrahje zemre brenda meje. Është joreale, është magjike”.
Në muajin e gjashtë të shtatzënisë, Smith ende vallëzon. Ajo sapo ka dhënë premierën më të madhe të saj deri sot, “Lost Mountain”.
“Performanca e saj e parë!”, thotë Smith për vajzën që pret të lind dhe për shfaqjen ku ajo dhe Schraiber vallëzuan duetin e “prindërve shpresëdhënës”.
“Nuk kam bërë asgjë që do ta bënte audiencën të shqetësohej”, thotë ajo. “Nuk dua që ata të mendojnë: ‘Kush është ajo grua e papërgjegjshme?’ Mjeku ka thënë se është në rregull të vazhdosh vallëzimin”.
Pas lindjes së fëmijës, fillon sfida e vërtetë. Si balerinë e pavarur në SHBA, Smith nuk ka të drejtën e pushimit të lehonisë (në Mbretërinë e Bashkuar, punëtorët e pavarur mund të aplikojnë për 148.68 funte në javë, për nëntë muaj). Burri i saj është gjithashtu i pavarur. Çfarë do të bëjë?
“Përpiqesh të kursesh dhe të kthehesh sa më shpejtë në punë”, thotë ajo. “Dhe, të jem mirënjohëse për familjen dhe miqtë që më ndihmojnë”.
Kur vetë lindja është e paparashikueshme, shto këtu jetën me fëmijë dhe punën e balerinës që është fizikisht kërkuese, si është e pamundur të dish kur do të jetë “sa më shpejtë “.
“Çdo lindje është kaq e ndryshme dhe unë nuk e kam asnjë ide se çfarë të pres”, thotë Smith. “Disa nëna janë kthyer në studio pas dy javësh, e disa kanë nevojë për një vit të tërë. Duhet ta zgjidhim së bashku, burri dhe unë, se si do të funksionojë, por me siguri se kjo është e frikshme “.
Disa koreografë i marrin fëmijët e tyre në studio dhe në turne. Disa kërcimtarë që kanë fëmijë largohen nga vallëzimi për të dhënë mësime apo për t’u drejtuar në karriera tjera më të qëndrueshme. Smith nuk ka dyshim se do t’i kthehet vallëzimit.
“Çdo grua që kam parë, nga lindja i kthehet edhe më mirë vallëzimit, me më shumë zemër dhe qartësi”, thotë ajo. “Kështu që, nuk i frikësohem kësaj pjese”
Shfaqja “Ditë vere” e dramaturgut polak Mrozhek, jepet premierë në Podujevë, përcjellë KultPlus.
Në skenën e Teatrit “Avdush Hasani” në Podujevë , me datën 22 qershor duke filluar nga ora 20:00, do të hapen perdet për shfaqjen “Ditë vere” të dramaturgut polak Mrozhek, nën regjinë e Naser Shatrollit, dhe me interpretimin e Brahim Bashës, Butrint Lumit dhe Kaltrina Zenelit.
Drama është socio-politike me temë kryesore notin dhe detin, e krijuar në një stil eksperimental bashkëkohor, që i takon zhanrit absurd, tragjikomedi. Një burrë fatkeq që s’di not, do të bëjë vetëvrasje sepse nuk i shkon asgjë për dore, derisa një burri tjetër i ecën gjithçka mirë dhe të gjitha i ka në dorën e tij. Gruaja është sinonim i ëndrrave të tyre, ndërsa deti përkatësisht dallga, është mindili i shpresave të tyre.
Me pak fjalë kjo është fabula e kësaj drame që do të shfaqet në Podujevë, dramë kjo e cila ndërthuret me vargun e ikjeve nga Kosova, e me bllokadën e vendit tonë, gjersa jetojmë afër detit dhe nuk kemi mundësi ta kapërcejmë atë./BujarMeholli/KultPlus/
Ndërkohë që në shumë salla teatri nëpër botë janë “Duke pritur Godonë”, në Teatrin e Qytetit-Gjilan veçse “Erdhi Godoja”.
Teatri i Qytetit te Gjilanit, këtë te premte më datë 24
maj me fillim nga ora 21:00, do të ketë premierën e shfaqjes “Erdhi
Godoja” nga Daniel Curzon dhe regji të Shkelzen
Berisha.
Një parodi absurdiste me humor fantastik nga Daniel
Cruson, e cila vjen e interpretuar nga aktorët: Avni Shkodra, Gani
Rrahmani, Tringa A. Hasani dhe Njomëza Kalaveshi.
“Erdhi Godoja”, skenografina dhe kostumet e së cilës janë realizuar nga Berkim Korca, është një shfaqje jashtëzakonisht e larmishme në teknika të punës, në ngjyra të personazheve, me kujdes estetik mjaft të veçantë në harmonizimin e muzikës, elementëve skenografik e vizual dhe kostumeve krahas situatave skenike.
Historia e dy njerëzve pa ndonjë destinacion të qartë
jetësor vetëm sa për t’i bërë aktive jetët e tyre, të cilët arsyetohen se janë
në pritje të shpëtimtarit të tyre, që edhe kur ju vjen, ata dështojnë ta
kuptojnë atë që kanë pritur tërë jetën – Domethënien!
Gjithçka do të prezantohet mes situatave me plot humor dhe
pamjes së sjelljeve absurde që burojnë kontekste që i ndeshim në jetët tona çdo
ditë. Katër aktorë do të përjetojnë fijen që lidh jetët e përditshme me situata
mbushur me varietete spektakli skenik, për gjetjen e përgjigjeve të shumë
pikëpyetjeve shpirtërore, materiale dhe intelektuale, do të japin një pamje të
përthellë të dualitetit të natyrës njerëzore.
Repriza e parë e shfaqjes do të jepet më datë 25 maj në Teatrin e Qytetit të Gjilanit. / KultPlus.com
Në Teatrin Kombëtar të Kosovës pritet të jepet premiera e shfaqjes ”Sfinga e gjallë”, përcjellë KultPlus.
Me regji të Blerta Nezirajt, drama ”Sfinga e gjallë” e
shkrimtarit dhe intelektualit të mirënjohur nga Kosova, Rexhep Qosja,
vjen e “ri-vizituar’ dhe e fuzionuar me shkrime e citate goditëse, po të
Rexhep Qosjes, por edhe me dokumente e kronika të ndryshme të kohës.
E shkruar në vitet e 70-ta, si një dramë e fuqishme që flet
për gjakmarrjen e vëllavrasjet absurde të asaj kohe, “Sfinga e gjallë” e
tanishme zhbiron dramën e tabuizuar të pasluftës në Kosovë dhe vrasjet politike
‘misterioze’ të disa prej intelektualëve, gazetarëve e politikanëve kosovarë.
Pas përfundimit të luftës disa nga ‘lordët e luftës’ në
Kosovë qenë përfshi në një valë të vrasjeve të kundërshtarëve politik –
kryesisht zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovë – të cilët paraprakisht
etiketoheshin si ‘ ‘bashkëpunëtor të armikut’ e ‘sabotues të luftës
çlirimtare’’. Rreth 20 vite nga ajo periudhë, gati asnjë nga këto vrasje nuk
është zbardhur. Nuk ka pasur vullnet politik për një gjë të tillë nga asnjëra
palë, madje as nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila, për më tepër, këto
vrasje i ka marketizuar dhe përdorur për qëllimet e veta politike. Edhe
komemoracioni publik për të vrarët është shndërruar në një ritual komik. Të
gjithë – madje edhe vet vrasësit – ‘vajtojnë’, të gjithë ‘thërrasin për
drejtësi’, të gjithë i duan “vrasësit prapa grilave” dhe të gjithë ua njohin
“meritat të vrarëve”.
Në sfondin e këtillë të këtij makabriteti politik e
shoqëror, viktimat e vetme megjithatë kanë ngelur të vrarit dhe ndoshta
familjet e ngushta të tyre.
Kjo shfaqje u dedikohet këtyre të vrarëve dhe atij pak
grushti njerëzish të guximshëm që akoma dhe sot, me dinjitet, vazhdojnë të
kërkojnë drejtësi për vrasjet politike të pasluftës.
Në shfaqje luajnë aktorët: Fatmir Spahiu, Adrian
Morina, Edona Reshitaj, Armend Smajli, Ylber Bardhi, Shpejtim Kastrati,
Dukagjin Podrimaj.
“Sfinga e gjallë” vjen premierë në Teatrin Kombëtar të
Kosovës më datë 27 maj, në ora 21:00.
Skongrafia dhe kostumet: M. Nurullah
Tuncer // Kompozitor: Gabriele Marangoni //
Koreograf: Gjergj Prevazi // Ass regjisor: Imer Mushkolaj