Ekspozita “Foodprint: The Mediterranean Diet Revisited”, bazohet në një projekt ndërmedial nga gjashtë fotografë që fokusohen në dietën mesdhetare, një traditë e vjetër ushqimore me plot kreativitet dhe sezonalitet.
Ekspozita fotografike që u çel edhe në Tiranë përcolli mesazhin pse dieta mesdhetare është e rëndësishme për jetën tonë sot.
Eventi i organizuar në Tiranë, me mbështetjen e BE në Shqipëri në bashkëpunim me institucionet e linjës, solli në një panel diskutimi, përfaqësues të ndryshëm të linjës që trajtuan çështje në këndvështrime të ndryshme nën titullin “Më trego çfarë ha, të të them se kush je”.
Ekspozita paraqiti workshops, dokumentarë dhe përvoja të paharrueshme kulinare.
Duke lidhur Shqipërinë, Greqinë, Italinë, Spanjën, Portugalinë, Marokun, Qipron dhe Kroacinë, projekti bazohet në fotografitë e pesë fotografëve që sjellin të gjallë këtë traditë të vjetër ushqimore të bazuar në kursim, kreativitet, ndarje dhe sezonalitet. Imazhet e tyre kërkojnë të frymëzojnë ndryshimin dhe të na inkurajojnë të lidhemi me të kaluarën e rajonit dhe të tashmes së Mesdheut, i cili ofron një nga dietat më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme në botë.
Me imazhe të kundërta dramatike nga fshatrat e izoluar të peshkimit në fshatrat malore dhe shkollat moderne të kuzhinës, krijuesit eksplorojnë tema të ndryshme si qëndrueshmëria, identiteti, familja, komuniteti, gatimi, bujqësia, shëndeti dhe kreativiteti./ atsh / KultPlus.com