Mbi 153 milionë lekë për rindërtimin e Pallatit të Kulturës në Shijak

Këshilli i Ministrave miratoi përdorimin e fondit të rindërtimit në masën 1 536 000 lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të objektit social-kulturor, Pallati i Kulturës, Bashkia Shijak.

Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, bazuar në aktin normativ, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, qeveria vendosi që Bashkisë Shijak, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, nga fondet e rindërtimit, t’i transferohet fondi prej 1 536 000 lekë pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit dhe ndërtimit të infrastrukturës publike, Pallati i Kulturës, Bashkia Shijak.

Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Shijak për zbatimin e këtij vendimi./atsh/ KultPlus.com