Sot është përuruar parku “Shinzo Abe” në lagjen Arbëria të kryeqytetit, shkruan KultPlus.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama së bashku me ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi, sot kanë bërë përurimin e parkut më të ri të Kryeqytetit, me emrin e ish kryeministrit të Japonisë, mikut të madh të Kosovës, Shinzo Abe.
Përmes një postimi në facebook, kryetari Rama ka thënë se ky park do t’ju mundësojë qytetarëve të kenë më shumë hapësira të gjelbra, rekreative dhe me qasje më të shpejtë në qendrën e qytetit.
“Nder i madh për Kryeqytetin që bashkë me Ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi, të përurojmë parkun e lagjes “Arbëria” me emrin e ish kryeministrit të Japonisë, mikut të madh të Kosovës, Shinzo Abe.
Shndërrimi i kësaj hapësire në park sipas arkitekturës japoneze, do t’ju mundësojë qytetarëve që të kenë më shumë hapësira të gjelbra, rekreative dhe qasje më të shpejtë në qendrën e qytetit.”, thuhet në postimin e kryetarit Rama./ KultPlus.com