Sizifi shqiptar

Sot 13 vjet nga ikja e kësaj bote e aktorit më famë botërore Bekim Fehmiut. Njerëzit e mëdhenjë nuk vdesin kurrë.

Ilir Muharremi, kritik i artit

Shpirti i tij i heshtur brenda mbretërisë së zhurmshme bëri bujë në brigjet globale të thellësisë së artit të aktrimit. Atë që e ndjente veçanërisht ulërimin e zemrës së tij, e veproj mbas forcës së talentit duke e zëvendësuar me punë. Ishte Sizif i dobishëm me djersën e tij personale ngjiste papushim shkëmbin e orfeut të aktrimit në majë të famës. Trupi i tij plot forcë, energji nuk e ndjente tendosjen. “Qëllimi im ka qenë që t’i tregoj botës se edhe një shqiptar i vogël mund të jetë njeri i mirë dhe punëtor i mirë. Mirëpo këtë nuk e kam marrë në mënyrë fantastike e të krenohem tash se kush e di çfarë bëra, jo. Qëllimi im ka qenë ta bind dikë se mund të ecim ne përpara, të zhvillohemi dhe t’i japim kontribut shoqërisë”, thoshte Bekim Fehmiu. Bekimin e shohë si Sizifin i cili përpiqet të ngritë një gurë të madh, fytyrën e ngërdheshur, faqen e mbështetur te guri, një shpatull nën gurin me baltë rrëshqitëse, një këmbë që e mbanë, dy duar që e mbërthejnë, sigurinë plotësisht njerëzore të dy duarve me forcën e mendjes dhe estetikën e tij plastike. Pamje plot stil, zë të thellë e të fuqishëm, shikim bindës ngë një hapësirë me qiell të thellë plot ngjyra si një muzg ngjyror vere, qëllimi arrihet. Bekimi-Sizifi arritjen për famë e ndjente te fuqia e gurit sepse guri i tij rrokullisej drejt botës së poshtme nga ku duhet të ngrihet përsëri. Ai zbretë në fushëbetejë. Mesiguri që gjatë pauzës Bekimi çlodhej por kur arrinte te guri ai bëhej gurë vet. Ky vullnet, kjo luftë shpirtërore sepse Shqiptarët nuk trajtoheshin mirë në Beograd, i dijmë dallimet nacionaliste nga serbët. “Kur për herë të parë erdha në Beograd nga Prizreni, njëra nga detyrat e mia ka qenë ta luftoj famën e cila akoma kishte mbetur nga e kaluara tek disa njerëz, se shqiptari mund të jetë vetëm ‘shqiptar’ hamall i qymyrit, pastrues, se as mund të jetë edhe aktor akademik. Duke shkuar në botën e jashtme, kam dashur ta kundërshtoj famën mbi Jugosllavinë, e cila ka qenë rezultat i anës së propagandës jo qëllimmirë. Kam dashur të tregoj se ne nuk ecim me thika në bel dhe në opinga, porse krejt normal mund të gjendemi edhe në ‘të mirat’ e asaj bote të tyre” thoshte Bekimi.

Bekimi e ndjente orën e ndërgjegjës dhe ishte më i fortë se vet guri i tij. Vuajtjet, pengesat, dallimet, i tejkalonte me punë duke e shtirë qëllimin e tij të brendshëm pra forcën e aktrimit. Nëse e ndjen në zemër aktrimin, punon në këtë qëllim, universi bën komplot edhe yjet do të përkrahin t’i arrish qëllimet.

Zbritja ndonëse jo çdo herë ishte me vullnet tek guri, bëhej edhe me dhembje. Bekimi në kokë nguliste pamjen e qëllimeve globale të artit të aktrimit, kjo forcë, ky mund , kjo thirrje për lumturi ishte e rëndë, por trishtimi nuk i shfaqej në zemër. Bekimi u bë shkëmb, e hiri i tij lundon në lumbardhin e Prizrenit/KultPlus.com

Tri mbrëmje me filmin e shkurtër shqiptar në Wil të Zvicrës

Një sallë e vogël, por mbase e mjaftueshme për këtë zhanër të kulturës në mërgatë, në natën finale ishte përmbushur deri në karrigen e fundit.

Moderatorja e mbrëmjes së tretë, Yllka Zuzaku, ndjehej më e privilegjuar, sepse në mbrëmjen e saj kishte më shumë shikues në krahasim me dy mbrëmjet e para. Me gjasë edhe filmat ishin mjaft atraktivë, por edhe prania e shefit të misionit të Konsullatës së Kosovës, Sami Kastrati, me përgjegjësen për kulturë pranë konsullatës, Shukrije Ramadanin, bashkë me Shyhrete Kastratin e Besnik Deskun në emër të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës që e bënë këtë mbrëmje të jetë edhe më e realizuar.

Organizatorët nga studio „Aktrimi“, për hir të pranisë së madhe të shikuesve, shtuan repertorin e mbrëmjes, nga katër, në pesë filma të shkurtër. Publiku, vërtet ishte sikur i përzgjedhur për mbrëmje të këtilla; qetësia maksimale, por dhe interesimi para e pas shfaqjes e dokumentoi këtë.

Natyrisht, pesë filma brenda një orë e disa minuta, pa asnjë pushim ndërmjet tyre, ishin më shumë se një ngarkesë për përpunimin e temave të këtyre filmave, përmbajtja e të cilëve, kryesisht, lidhej me situatën e rëndë para dhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, por edhe nga e kaluara e hidhur e shqiptarëve përgjithësisht.

Pos filmit “Darka” të Suela Bakos, që ishte më i relaksuar, të katër filmat tjerë: “Klithma”- Korab Lecaj, “A long way home”- Iber Deari, “Me fal”- Besim Ugzmajli, “The Baby”- Ben Apolloni, ishin me tematikë sfiduese nga periudha e hidhur e luftës së fundit. Dosido, që të katër filmat, të realizuar mirë, për ç’gjë dhe u komplimentuan regjisorët, artistët e producentët, duhet të ishin pjesë e një analize të historisë së dhembshme të përjetuar nga populli shqiptar në trojet e veta.

Meqë salla e improvizuar e filmit ishte e vogël, pjesa debatuese, bashkë me aperon e mbrëmjes, vazhdoi në sallën e restorantit „Lindenhof“ me pronar Drilon Pulën.

Nëse do të futeshin këta filma në garë të publikut, kisha përshtypjen se filmi „Klithma“ zgjoi „mornicat“ më së shumti, ku trajtohej tema e bërjes ose jo publike të grave të përdhunuara në luftën e fundit. Shtjellimi i filmit nxirrte në sipërfaqe realitetin e hidhur me të cilin, edhe sot e kësaj dite, përballet populli shqiptar, përkatësisht burrat e Kosovës. Autori i filmit, sikur kishte lënë hapur mundësinë e vendimit të burrave që të vendosnin t’i ndihmonin gratë e përdhunuara për ta bërë publike këtë realitet të shekullit të 21-të, si armë kundër heqjes së maskës prej „fqinji të mirë“ të okupatorit serb në Kosovë. Megjithatë poshtërimi ishte i papërballueshëm për kryepersonazhin e filmit (Dinin) që ta përdorte këtë realitet si armë bumerangu kundër dhunuesve.

Kujtoj që këto mbrëmje, që pretendohej të ishin pjesë e „Ditëve të Kulturës Shqiptare në Diasporë“, duhet ta kishin shikueshmërinë edhe të komunitetit zviceran, jo vetëm për shkak të bashkëpunimit të ndërsjellë kulturor, por edhe për shkak të prezantimit të realitetit kosovar edhe përmes artit të shtatë.

Natyrisht, pjesa debatuese nuk kaloi pa komplimentet për organizatorët e këtij „filmfesti“, por edhe kritikat dhe dëshirat për prani më të shpeshtë të krijimtarisë artistike e kulturore nga vendi i origjinës.

Aktori dhe moderatori Ramadan Morina për pak çaste la mikrofonin e hapur për diskutuesit respektivë ndër të cilët folën Ridvan Murati, Nevzad Musliu, Isuf Sherifi, Ida Jashari, Xhevdet Kallaba etj.

Pjesa tjetër e aperos u përcoll me këngë të përcjella me kitarë nga Bexhet Sallahu dhe Skender Kelmendi. / KultPlus.com