Eurovision Song – 42 000 bileta të shitura në vetëm shtatë minuta

U deshën vetëm shtatë minuta që mijëra bileta të shiteshin për shfaqjet live të majit të Eurovision Song Contest në Bazel Zvicër.

Kërkesa ishte e madhe kur shitjet filluan në orën 10:00 raportoi transmetuesi zviceran SRF, i cili është pjesë e ekipit që organizon ekstravagancën muzikore më të mirë të këtij viti.

Vetëm ata që ishin regjistruar paraprakisht mund të blinin deri në katër bileta për konkursin, i famshëm në të gjithë Evropën dhe më gjerë për performancat e tij të çuditshme dhe këngët tërheqëse tre minutëshe.

Biletat ishin në dispozicion edhe për disa prova. Ata u shitën brenda 20 minutave. Gjithsej, sot u shitën 42 mijë bileta.

Shitjet e mëtejshme janë planifikuar, megjithëse ende nuk është përcaktuar saktësisht se sa bileta të tjera do të vihen në dispozicion. /atsh/ KultPlus.com

Shiten gati gjysmë milioni kopje të albumit të pa lansuar të Swiftit

400,000 kopjet albumit “Reputation” të këngëtares së njohur amerikane, Taylor Swift, tashmë janë shitur, edhe pse ende nuk është lansuar zyrtarisht. “Reputation” pritet të lansohet më 10 nëntor.

Para-shitjet e albumit të gjashtë të këngëtares kanë kaluar dyfish shifrën e para-shitjeve të albumit “1989”, i cili është lansuar në vitin 2014, transmeton Koha.net. “1989” ishte albumi i parë më shpejtë i shitur në dekadën e fundit.

Para-porositë për këtë album mund të bëhen në Target, Walmart, Amazon, iTunes dhe uebsajtin e Swiftit. Target, po ashtu, ka konfirmuar se “Reputation” është albumi më i madh i para-shitur në historinë e saj./ KultPlus.com