Shkolla “Ardhmëria” në Londër nis mësimin plotësues në gjuhën shqipe

Gjuha Shqipe mbetet me peshë të madha për të gjithë ata që emigruan jashtë. Shumë familje shqiptare të shpërndara nëpër botë, sot kujdesen që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën e të parëve. Në këtë aspekt po punohet shumë nga grupe e shoqata të ndryshe të cilat po arrijnë të hapin shkolla e klasa plotësuese për nxënësit shqiptar, shkruan kultPlus.

Një shkollë e tillë është hapur edhe në Londër. Në mjediset e shkollës angleze St.Augustine’s CE Hight School, Kilburn në Londër ka nisur të mbaj mësim në gjuhën shqipe shkolla “Ardhmëria”. Çdo ditë nga ora 11:00 deri në ora 14:00 në këtë shkollë mbahet mësim plotësues në gjuhë shqipe.

Mësuesja Anila Kadija e cila punon me klasën e abetares, për grupmoshat 5 deri 8 vjeç dhe mësuesja Aida Haziri e cila punon me klasën e të rriturve, grupmoshat 9 deri 15 vjeç, si dhe mësuesja ndihmëse Klodiana Gjona janë shprehur që përkushtimi i tyre që këta nxënës të mësoj gjuhën shqipe do të jetë i pakufizuar.


Në ditën e parë, me 21 Shtator 2019, pasi drejtor Lutfi Vata bëri përshëndetjen e rastit dhe një prezantim të shkurtër rreth projekteve që ka kjo shoqatë, mësimi ka nisur rregullisht.

Prindërit janë njoftuar me rregulloren e shkollës dhe përmbledhjen e programit, si dhe me çdo aktivitet që do të mbahet aty.

Shkolla ju ofrua familjeve falas.

“Në klasën e abetares fëmijët u njohën me njëri-tjetrin duke u shprehur në gjuhën shqipe. Më pas u njohën me librin e abetares, të cilin e shfletuan me kujdes dhe zgjodhën faqen e preferuar, në mënyrën vizive. Çdo njëri prej tyre motivoi përzgjedhjen e preferuar me një përshkrim në shqip. Kjo ndihmoi në përcaktimin e nivelit të klasës dhe krijoi një panoramë më konkrete për punën e diferencuar e cila do të bëhet nga mësuesia në të ardhmen. Pas kësaj njohje u përgatit nga të gjithë nxënësit e klasës së abetares një vizatim didaktiv mbi ditën e parë të shkollës”, kanë njoftuar nga shkolla. / KultPlus.com