Për herë të parë pas 11 vitesh, bora mbulon Saharanë pranë kufirit me Marokun

Shkretëtira e Saharasë në Algjerinë jugperëndimore është mbuluar me dëborë për herë të parë pas 11 vitesh.

Pas një thatësire dymujore në rajonin Bashar të Algjerisë, pranë kufirit me Marokun, temperaturat e ftohta që goditën këtë pjesë të Afrikës në mënyrë krejtësisht të papritur sollën borë.

Këtë herë banorët e zonës u veshën ngrohtësisht me pallto dhe shalle dhe u ngjitën në dunat e rërës të mbuluara me borë. Megjithatë, pas disa orësh bora filloi të shkrihej.

Disa, megjithatë, arritën të regjistrojnë me celularët e tyre këtë fenomen të pazakontë dimëror në shkretëtirë.

E famshme si “Porta e Shkretëtirës”, për shkak të vendndodhjes së saj buzë Saharasë, e strehuar në malet e Atlasit, e rrethuar nga kodra dhe duna të larta, u mbulua plotësisht nga dëbora. Sipas Shërbimit Meteorologjik Algjerian, dëbora pritet edhe në zona të tjera të shkretëtirës së vendit.

VIDEO KËTU /abcnews.al/ KultPlus.com

lajme

Kaq e madhe është shkretëtira e Saharasë, shtrihet në 10 shtete

Sahara është shkretëtira më e madhe e nxehtë në botë.

Ajo llogaritet të jetë 9 milionë e 200 mijë kilometra katrorë, që nënkupton përafërsisht sa sipërfaqja e Kinës.

Shtrihet në dhjetë shtete Algjeria, Çadi, Egjipti, Libia, Mali, Mauritania, Maroku, Nigeri, Sudani dhe Tunizia.

Studimet thonë se është e vjetër mbi 4 milionë e 600 mijë vjet.

Kjo shkretëtirë ka reshje të papërfillshme shiu për shkak të klimës së saj të nxehtë.

Temperaturat shkojnë mbi 55 c, madje në raste edhe më shumë. / KultPlus.com