Në këtë kohë të vitit, kur të gjithë nxënësit u drejtohen bankave të shkollës, shpesh bëj pyetje mbi shkrimtarët e mi të preferuar: si iu futën rrugës së letrave, si e kuptuan dhe ushqyen talentin e tyre të të shkruarit, çfarë lexonin dhe çfarë mësonin.
Dhe po aq shpesh përgjigjet e këtyre pyetjeje nuk janë ato që imagjinoja. Shumë nga shkrimtarët më të suksesshëm të të gjitha kohëve nuk kanë arsimimin e duhur, shumë e braktisën vetë shkollën…
Kjo nuk do të thotë se shkolla nuk është rëndësishme dhe se nuk ju nevojitet edukimi dhe arsimimi për t’u bërë dikush… tek e fundit, jo të gjithë quhen Dikens dhe Tuein…
Harper Lee
Fituesen e çmimit Pulitzer që në moshë fare të re e tërhiqte letërsia, por në kolegj vendosi të ndiqte studimet për drejtësi. Interesi i saj për letërsinë u shtua me kalimin e viteve, ai për drejtësisë jo dhe Lee e la universitetin vetëm pas një semestri.
Charles Dickens
Dickens në vitet e para të jetës mori një edukim të mirë me mësues privat, por në moshën 12-vjeçare, i ati i zhytur në borxhe u burgos dhe që nga moment gjithçka ndryshoi. Charles u detyrua ta linte shkollën e të niste punë që në moshë të njomë. Kur i ati doli nga burgu, Dickens u kthyer sërish në shkollë, por përvoja e punës në fabrikë shënjoi gjithë krijimtarinë e tij.
Jack Kerouac
Në shkollë të mesme, Jack Kerouac nuk ishte poet, por ylli i skuadrës së futbollit. Aftësitë e tij sportive i dhënë një bursë në Universitetin e Kolumbias. Marrëdhënia e keqe me trajnerin e la në stol për pjesën më të madhe të vitit, çka e shtyu t’i jepte fund futbollit.. dhe shkollës.
William Faulkner
Faulkner nisi të shkruante që në adoleshencë, megjithatë shkolla nuk i arriti kurrë t’i nxiste interesin, kështu që në moshën 15-vjeçare ai e la shkollën dhe nisi të punonte në bankën e gjyshit të tij. Pavarësisht mungesës së shkollës të mesme, ai arriti të hynte si student special në Universitetin e Misisipit në moshën 22-vjeçare, por e la sërish pas 3 semetrash. Ç’të themi, Faulkner nuk ishte gatuar për edukim formal, por tek e fundit nuk i eci dhe aq keq.
Mark Twain
I riu Sam Clemens e la shkollën që në moshën 12-vjeçare, menjëherë pas vdekjes së të atit. I vëllai i madh, Orioni, ishte tipograf dhe shkrimtari i ardhshëm nisi të punonte si ndihmës i tij.
George Bernard Shaw
Në moshën 14-vjeçare, dramaturgu i njohur kishte ndërruar kaq shumë shkolla sa ishte e pashmangshme braktisja e plotë e tyre. “Shkollat e sotme, më shumë sesa vende edukimi, janë si burgje, ku fëmijët mbahen për të mos shqetësuar prindërit e tyre”,- shkroi një herë Shaw.
Jack London
London është i njohur sepse ka bërë punë nga më të çuditshmet, por fare shkollë. Megjithatë, në moshën 24-vjeçare ai botoi përmbledhjen e parë me tregime. / KultPlus.com