189 vjet nga lindja e shkrimtarit të shquar Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai shquhet për novelat e tij, The Adventures of Tom Sawyer (Aventurat e Tom Sojerit, 1876), si dhe për (Adventures of Huckleberry Finn) (Aventurat e Hakëllberri Finit), e cila me vone njihej si “Great American Novel” (Novela e famshme Amerikane). Twain u rrit në Hannibal, Missouri, ku shkroi Huckleberry Finn dhe Tom Sawyer, te cilat i shkroi me makinë shtypi.

Ai gjithashtu punoi si daktilograf, duke kontribuar kështu në gazetën e vëllait të vjetër Orionit. Derisa ai punoi si daktilograf dhe reporter ai shkroi storien humoristike “The Celebrated Jumping Frog of Calaveras Country”, e cila u be aq e popullarizuar saqë e tërheqi vëmendjen e publikut mbarëkombëtar. Ai arriti sukses mjafte te madh si një shkrimtar dhe spiker. Mençuria dhe satira e tij ishin te vlerësuara prej shume kritikeve dhe letrareve, dhe ai ishte shok me presidente, artiste, industrialiste te ndryshëm si dhe me Mbretërinë Evropiane. Gjendja e tij financiare ishte e dobët, megjithëse ai fitoi mjaft para nga shkrimet dhe ligjëratat e tij. Ai ishte i njohur si humoristi me i famshëm amerikan i moshës se tij, dhe William Faulkner e quajti Twain “babai i literaturës amerikane”.

Jeta e hershme
Mark Twain lindi në Florida, Missouri, me 30 nëntor, 1834 Ai ishte i biri i Janë, një shtetas i Kentucky dhe John Marchal Clemens nga Virginia. Prindërit e tij u takuan kur babai i tij u shpërngul në Missouri dhe u martuan disa vite me vone, me 1823. Ai ishte femiu i gjashte nga 7 fëmijët ishin gjithsej, prej te cilëve vetëm 3 mbijetuan. Vëllau i tij Orion (1825-1897), Henry dhe Pamela (1827-1904) vdiqën në një shpërthim në anije. Motra e tij e quajtur Margaret (1833-1836) vdiq kur ishte 3 vjeç, dhe vëllai i tij Benjamin (1832-1842) që vdiq 6 vite me vone. Kur Twain ishte 4 vjeç, familja e tij u shpërngul për në Hanibbal, Missouri, një port detar në qytetin e Missisipit, i cili ishte një inspirim për shkrimin e librit “The Adventures of Tom Sawyer and Adventures of Huckleberry Finn”. Kur Twain ishte 11 vjeq, me 1847, i vdiq babai nga pneumonia. Një vit me vone ai u be daktilograf. Në vitin 1851 ai filloi te punonte si daktilograf dhe kontribuoi në artikujt dhe skeçet humoristike për gazetën Hannibal, një gazete që posedohej nga vëllau i tij. Kur ishte 18 vjeçar, ai e leshoi Hannibalin dhe punoi si shtypes në New York City, Philadelphia, St. Luis, Cincinnati. Ai iu bashkëngjit Bashkimit Ndërkombëtar Tiografik te posaformuar, bashkimit te shtypësve dhe gjate mbrëmjeve u edukua në bibliotekat publike, duke gjetur kështu informata me te gjera sesa në shkollën tradicionale. Clemmens kane ardh St. Louis në Keokuk me 1854, dhe jetuan në Muscatine gjate periudhës se verës te vitit 1855. Gazeta Muscatine publikoi 8 storie te cilat kishin pothuajse 6000 fjale.

Martesa dhe fëmijët
Përgjatë vitit 1868, Twain dhe Olivia Langdon u fejuan, ndërsa në shkurt te vitit 1870 u martuan në Elmira, New York. Langdon vinte nga një familje e pasur dhe liberale dhe nëpërmjet saj Twain takoi shume aboltioniste, socialiste dhe aktiviste për te drejtat e grave dhe barazi shoqërore. Ai gjithashtu takoi edhe shkrimtarin dhe socialistin Eutopian, William Dean Howels, me te cilin pati shoqëri për një periudhe te gjate. Ata kishin 3 vajza : Susy (1872-1896), Clara (1874-1962), Jean (1880-1909), dhe një djalë i cili vdiq kur ishte 19 muajsh nga sëmundja e difterisë. Martesa e Twain dhe Olivias zgjati 34 vite, deri me 1904 kur Olivia vdiq. Te gjithë anëtaret e familjes Clemens janë varrosur në varrezat e Woodlawn në Elmira.

Dashuria për shkencën dhe teknologjinë
Twain ka qene i fascinuar pas shkencës dhe hetimeve shkencore. Ai pati një shoqëri te afërt dhe te gjate me Nikola Tesla. Ata kalonin shumë kohe sebashku në laboratorin e Tesles. Ai zotëroi 3 zbulime duke përfshire një përmirësim në rregullimin rripave (shiritave) për ndarjen e rrogave (për te zëvendësuar rripat llastik) Libri i tij A Connecticut Yankee in King Arthur’s Court karakterizon një udhëtues te kohës nga Amerika bashkohore duke përdorur dijen e tij për shkencën për te prezantuar teknologjinë moderne Arturianit te Anglisë. Ky lloj i linjës se storieve me vone do te kthehej në një karakteristike te përbashkët te fanta-shkencës nen-zhanër, historisë alternative. Në vitin 1909 Tomas Edisoni vizitoi Twain në shtëpinë e tij në Redding, Connecticut, dhe e filmoi atë. Një pjesë e filmit u përdor në “Prince and the Pauper“ (1909), i cili ishte një film i shkurte.

Jeta e mëvonshme dhe vdekja
Twain kaloi në një periudhe te depresionit te thelle, e cila filloi me 1896 kur vajza e tij Susy vdiq nga Meningjit. Vdekja e Olivias me 1904 dhe e Janë me 1909 e thelluan errësirën e tij. Me 20 maj te vitit 1909 miku i tij i ngushte Henry Rogers vdiq papritmas. Në vitin 1906, Twain filloi autobiografinë e tij në North Amerikan Review. Në prill Twain dëgjoi që mikesha e tij Ina Coolbrith humbi te gjitha pronen e saj në San Francisko nga tërmeti. Twain e formoi në vitin 1906 një klub për vajzat që ai i shihte si mbesat zëvendësuese, the Angle Fish dhe Aquarium Club. Shumica e anëtareve ishin te moshës 10-16vjet. Twain shkëmbente letra me vajzat e klubit “Angel Fish” dhe i ftonte ato në koncerte dhe teatre si dhe për te luajtur lojëra. Universiteti i Oksfordit e nderoi Twain me një doktorate nderi për shkrimet e tij, me 1907. Në vitin 1909 është cituar për thënien e tij : ”Unë erdha në ketë bote me Halley’s Comet me 1835. Kjo do te vije prape vitin tjetër dhe un pres që te shkoj me te. Do te ishte zhgënjimi me i madh i jetës sime në rast se unë nuk shkoj me Halley’s Comet. Almighty ka thëne, padyshim : “Tani këtu janë këto dy kapriqe te pa numërueshme ; ato kane ardhur sebashku dhe duhet te shkojnë sebashku.” Parashikimet e tij ishin te sakta- Twain vdiq nga një sulm në zeme me 21 prill 1910 në Redding Connecticut, një dite pas qasjes me te afërt te kometës në Toke. Kur presidenti William Howard Taft dëgjoi për vdekjen e Twain tha: “ Mark Twain dhuroi kënaqësi-gëzim te vërtet intelektual për miliona njerëz, dhe puna e tij do te vazhdoj te dhuroje kënaqësi për miliona njerëz që do te vijnë… Humori ishte Amerikan, por ai ishte njësoj i vlerësuar nga njerëzit e Anglisë dhe njerëzit e vendeve tjera si dhe njerëzit e vendit te tij. Ai ka dhuruar një pjesë te pavdekshme te literaturës Amerikane“. Funerali i Twain ishte në “Old Brick”, Press Byterian në kishën e New Yorkut. Ai u varos me familjes e tij në varrezat Woodlawn në Elmira-New York.

Vepra
E gjithë vepra e Mark Twain inspirohet nga ngjarje dhe vende ku jetoi apo vizitoi, ndaj konsiderohen si autobiografike. Vepra e tij ndahet përgjithësisht : Përshtypjet e udhëtimit ; Kujtimet e fëmijërisë dhe rinise se hershme Narracionet satirike te ambientuara në Mesjete dhe Rilindje. Mark Twain, në maksimumin e famës se tij, ishte një celibritet në Amerike, për kohen e tij.

Veprat :

The Celebrated Jumping Frog of Calaveras County, 1867, novele
Innocents Abroad, 1869, novele udhëtimi
Roughing It, 1872, udhëtim nga Mississipi në Las Vegas
The Gilded Age: A Tale of Today, 1873, novele
The Adventures of Tom Sawyer, 1876, novele
A Tramp Abroad, 1880, kujtime udhëtimi
|1601: Conversation, as it was by the Social Fireside, in the Time of the Tudors, 1880, novele
The Prince and the Pauper, 1881, novele
Life on the Mississippi, 1883, tregim autobiografik
The Adventures of Huckleberry Finn, 1884, novele
Tom Sawyer Abroad, 1894, novele
Pudd’n’head Wilson (Wilson lo Zuccone), 1894, novele
Tom Sawyer Detective, 1896, novele
A Connecticut Yankee in King Arthur’s Court, 1889, novele
Following the Equator, 1897, tregime udhëtimi
The Man That Corrupted Hadleyburg, 1900, novele
King Leopold’s Soliloquy, 1905, satire politike
The War Prayer, 1905, novele * The Eva-s diary, 1906, novele
The $30,000 Bequest and Other Stories, 1906, novele
What Is Man ?, 1906
A Horse’s Tale, 1907
Captain Stormfield’s Visit to Heaven, 1909, tregim i gjate
Letters from the Earth, 1909, novele e botuar pas vdekjes
The Mysterious Stranger, 1916, novele e botuar pas vdekjes /KultPlus.com

Sot ditëlindja e Ernesto Sabato-s, shkrimtarit argjentinas me prejardhje arbëreshe

Sot janë bërë 113 vite nga lindja e Ernesto Sábato-s, shkrimtarit argjentinas me prejardhje arbëreshe.

Sábato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një familje arbëreshe e Italisë, ndërsa babai i tij, Franciso Sabato, po ashtu ishte nga Italia. Ata kishin njëmbëdhjetë fëmijë, të gjithë djem. Ernesto ishte fëmija i dhjetë i familjes Sábato. Ditën që lindi, vëllau më i madh vdiq dhe e ëma e pagëzoi Ernesto sipas vëllait të tij.

Ai kreu shkollën e mesme më 1928 dhe u regjistrua në Universidad de La Plata, ku studioi fizikë dhe matematikë. Në vitin 1930 ai iu bashkua partisë komuniste dhe në atë kohë takoi bashkëshorten Matilde Kusminsky Richter.

Në vitin 1938 doktoron në fizikë dhe fiton bursë për të hulumtuar rrezatimin atomic në Laboratorin Curie në Paris. Gjatë qëndrimit në Francë ai vazhdon të shkruajë dhe të pikturojë.

Në vitin 1943 ai kalon një “krizë ekzistenciale” dhe vendos të lërë shkencën dhe t’i përkushtohet krejtësisht vetëm shkrimit dhe pikturimit. Jep dorëheqje nga univeristeti dhe bashkë me familjen zhvendoset në male (Provincia de Cordoba). Fillon të shkruajë dhe shpejt përfundon librin Njëshi dhe gjithësia, që u botua më 1945. Në këtë libër Sábato haptas mohon shkencën dhe racionalen. Fiton çmime dhe nderime për këtë libër.

Roman i tij i parë Tuneli botohet më 1948. Më 1951 botohet libri tjetër Njerëz dhe dhëmbëzorë, me refleksione për paratë, arsyen dhe kalueshmërinë e kohës.

Në vitin 1961 boton romanin e tij të dytë Sobre héroes y tumbas (Mbi heronjtë dhe varrezat), një studim psikologjik i njeriut i thurur me idetë filozofike të botuara më parë në librat e tij me ese. Kapitullin Raport për të verbërit shumë studiues e quajnë kryevepër të letërsisë botërore.

Në vitin 1977 Italia i akordon çmimin “Medicci”, ndërsa më 1978, në Spanjë e dekoron me urdhrin Gran Cruz de la Orden al Mérito Civil.

Më 1984 presidenti i Argjentinës Raúl Alfonsín e emëron kryetar të Comisión Nacional sobre la Desaparición de las Personas (CONADEP), (Komisioni Kombëtar për Personat e Zhdukur), komision që ka hulumtuar rastet e personave të zhdukur gjatë diktaturës ushtarake në Argjentinë.

Disa prej çmimeve dhe titujve të tjerë që iu dhanë Sabatos janë: çmimin “Gabriel Mistral”, çmimin “Miguel de Cervantes”, “Urdhri për Merita”, “Komandant i Legjionit të Nderit“, “Doktor nderi” (Honoris causa) nga Univeristeti Murica, Spanjë, Universidad de Rosario, Argjentinë, Universidad de Campinas, Brazil, Universidad del Litoral, Santa Fe, Università degli Studi di Torino, Itali. Më 1995 në Shqipëri merr titullin Ismail Kadare.

Vdiq në shtëpinë e tij në Argjentinë, më 30 prill 2011 në moshën 99 vjeçare./ KultPlus.com

Kur Kafka shkruante për krijimin e familjes

Franz Kafka, shkrimtari i madh i shekullit të kaluar, i lindur në Pragë por një novelist më shumë i dashuruar në të shkruarit në gjuhën gjermane, në letrën kushtuar babait ka hapur zemrën e tij.

Kafka ka pasur një raport të tmerrshëm me babanë e tij, dhe kjo sipas kësaj letre për fajin e këtij të fundit, pasi ai nuk ka dashur asgjë dhe aski që Kafka ka pëlqyer a ka treguar interesim, gjatë jetës së tij.

Në letrën që është e përkthyer edhe në gjuhën shqipe, Kafka në një pjesë flet për krijimin e familjes. Kafka gjithmonë dëshironte të martohej më vonë ndërsa disa tentime i dolën të dështuara.

“Të martohesh, të themelosh një familje, t’i pranosh fëmijët e tu që të lindin, t’i bësh të jetojnë në këtë botë të pasigurt dhe madje, nëse është e mundur, t’i udhëzosh ndopak, kjo është jam i sigurt për këtë, shkalla e fundit që mund të presë një burrë. Fakti që shumë njerëz ia arrijnë kësaj aq lehtë në dukje, nuk është një provë e së kundërtës, sepse së pari, nuk ka aq shumë që ia arrijnë vërtet, dhe së dyti, ky numër i vogël nuk ‘bën’ në përgjithësi asgjë, por ‘pëson’ diçka: vetëkuptohet se nuk është këtu kjo shkalla e fundit për të cilën po flas, por kjo mbetet shumë e madhe dhe e respektueshme (aq më tepër që nuk është e mundur të shquhet qartë ndërmjet të bësh dhe të pësosh). Dhe së fundmi nuk bëhet fjalë madje për këtë shkallë të fundit, bëhet fjalë vetëm për një përafrim të largët, por të ndershëm, nuk është vërtet e nevojshme të marrësh fluturimin për të arritur në mes të Diellit, por ka rëndësi të zvarritesh mbi tokë derisa të gjesh një vend të vogël ku Dielli të shndrisë nga njëherë dhe ku është e mundur të ngrohesh nga pak”.
 /KultPlus.com

Miguel de Cervantes: Ku rron smira nuk mund të ketë virtyt

Miguel de Cervantes (1547-1616) ishte shkrimtar spanjoll, romancier, poet, dramaturg dhe ushtarak.

Njihet botërisht ngaqë është autori i romanit “Don Kishoti i Mançës”, një nga kryeveprat e letërsisë botërore të të gjitha kohërave.

Gjeni më poshtë disa nga thëniet e tij të urta:

Kështu janë femrat për natyrë, përbuzin ata që i dashurojnë e dashurojnë ata që i përbuzin.

Ku rron smira nuk mund të ketë virtyt.

Predikon mirë ai që jeton mirë.

Tridhjetë priftërinj me gjithë ipeshkvin në krye, nuk mund ta detyrojnë gomarin të pëllasë kundër dëshirës së tij.

Mund të ketë dashuri pa xhelozi, por jo dashuri pa frikë.

Nuk ka dashuri të çuar dëm.

Mbi majat më të larta godet rrufeja, e ku i bëhet më shumë rezistencë bën dëme më të mëdha.

Nëse nuk e shijon fatin kur e ke, mos u anko kur të mos e kesh.

Një fjalë në çastin e duhur vlen më shumë se njëqind në çastin e gabuar.

Fatkeqësitë e gjejnë fatkeqin edhe po të fshihet në skajin më të largët të tokës.

Mos kërko leje për të marrë diçka që mund të marrësh pa leje.

Secili është ashtu si Zoti e ka krijuar, e shpeshherë edhe më keq./KultPlus.com

114 vjet nga vdekja e shkrimtarit të shquar Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai shquhet për novelat e tij, The Adventures of Tom Sawyer (Aventurat e Tom Sojerit, 1876), si dhe për (Adventures of Huckleberry Finn) (Aventurat e Hakëllberri Finit), e cila me vone njihej si “Great American Novel” (Novela e famshme Amerikane). Twain u rrit në Hannibal, Missouri, ku shkroi Huckleberry Finn dhe Tom Sawyer, te cilat i shkroi me makine shtypi.

Ai gjithashtu punoi si daktilograf, duke kontribuar kështu në gazetën e vëllait te vjetër Orionit. Derisa ai punoi si daktilograf dhe reporter ai shkroi storien humoristike “The Celebrated Jumping Frog of Calaveras Country”, e cila u be aq e popullarizuar saqë e tërheqi vëmendjen e publikut mbarkombetar. Ai arriti sukses mjafte te madh si një shkrimtar dhe spiker. Mençuria dhe satira e tij ishin te vlerësuara prej shume kritikeve dhe letrareve, dhe ai ishte shok me presidente, artiste, industrialiste te ndryshëm si dhe me Mbretërinë Evropiane. Gjendja e tij financiare ishte e dobët, megjithëse ai fitoi mjaft para nga shkrimet dhe ligjëratat e tij. Ai ishte i njohur si humoristi me i famshëm amerikan i moshës se tij, dhe William Faulkner e quajti Twain “babai i literaturës amerikane”.

Jeta e hershme
Mark Twain lindi në Florida, Missouri, me 30 nëntor, 1834 Ai ishte i biri i Janë, një shtetas i Kentucky dhe John Marchal Clemens nga Virginia. Prindërit e tij u takuan kur babai i tij u shpërngul në Missouri dhe u martuan disa vite me vone, me 1823. Ai ishte femiu i gjashte nga 7 fëmijët ishin gjithsej, prej te cilëve vetëm 3 mbijetuan. Vëllau i tij Orion (1825-1897), Henry dhe Pamela (1827-1904) vdiqën në një shpërthim në anije. Motra e tij e quajtur Margaret (1833-1836) vdiq kur ishte 3 vjeç, dhe vëllai i tij Benjamin (1832-1842) që vdiq 6 vite me vone. Kur Twain ishte 4 vjeç, familja e tij u shpërngul për në Hanibbal, Missouri, një port detar në qytetin e Missisipit, i cili ishte një inspirim për shkrimin e librit “The Adventures of Tom Sawyer and Adventures of Huckleberry Finn”. Kur Twain ishte 11 vjeq, me 1847, i vdiq babai nga pneumonia. Një vit me vone ai u be daktilograf. Në vitin 1851 ai filloi te punonte si daktilograf dhe kontribuoi në artikujt dhe skeçet humoristike për gazetën Hannibal, një gazete që posedohej nga vëllau i tij. Kur ishte 18 vjeçar, ai e leshoi Hannibalin dhe punoi si shtypes në New York City, Philadelphia, St. Luis, Cincinnati. Ai iu bashkëngjit Bashkimit Ndërkombëtar Tiografik te posaformuar, bashkimit te shtypësve dhe gjate mbrëmjeve u edukua në bibliotekat publike, duke gjetur kështu informata me te gjera sesa në shkollën tradicionale. Clemmens kane ardh St. Louis në Keokuk me 1854, dhe jetuan në Muscatine gjate periudhës se verës te vitit 1855. Gazeta Muscatine publikoi 8 storie te cilat kishin pothuajse 6000 fjale.

Martesa dhe fëmijët
Përgjatë vitit 1868, Twain dhe Olivia Langdon u fejuan, ndërsa në shkurt te vitit 1870 u martuan në Elmira, New York. Langdon vinte nga një familje e pasur dhe liberale dhe nëpërmjet saj Twain takoi shume aboltioniste, socialiste dhe aktiviste për te drejtat e grave dhe barazi shoqërore. Ai gjithashtu takoi edhe shkrimtarin dhe socialistin Eutopian, William Dean Howels, me te cilin pati shoqëri për një periudhe te gjate. Ata kishin 3 vajza : Susy (1872-1896), Clara (1874-1962), Jean (1880-1909), dhe një djalë i cili vdiq kur ishte 19 muajsh nga sëmundja e difterisë. Martesa e Twain dhe Olivias zgjati 34 vite, deri me 1904 kur Olivia vdiq. Te gjithë anëtaret e familjes Clemens janë varrosur në varrezat e Woodlawn në Elmira.

Dashuria për shkencën dhe teknologjinë
Twain ka qene i fascinuar pas shkencës dhe hetimeve shkencore. Ai pati një shoqëri te afërt dhe te gjate me Nikola Tesla. Ata kalonin shumë kohe sebashku në laboratorin e Tesles. Ai zotëroi 3 zbulime duke përfshire një përmirësim në rregullimin rripave (shiritave) për ndarjen e rrogave (për te zëvendësuar rripat llastik) Libri i tij A Connecticut Yankee in King Arthur’s Court karakterizon një udhëtues te kohës nga Amerika bashkohore duke përdorur dijen e tij për shkencën për te prezantuar teknologjinë moderne Arturianit te Anglisë. Ky lloj i linjës se storieve me vone do te kthehej në një karakteristike te përbashkët te fanta-shkencës nen-zhanër, historisë alternative. Në vitin 1909 Tomas Edisoni vizitoi Twain në shtëpinë e tij në Redding, Connecticut, dhe e filmoi atë. Një pjesë e filmit u përdor në “Prince and the Pauper“ (1909), i cili ishte një film i shkurte.

Jeta e mëvonshme dhe vdekja
Twain kaloi në një periudhe te depresionit te thelle, e cila filloi me 1896 kur vajza e tij Susy vdiq nga Meningjit. Vdekja e Olivias me 1904 dhe e Janë me 1909 e thelluan errësirën e tij. Me 20 maj te vitit 1909 miku i tij i ngushte Henry Rogers vdiq papritmas. Në vitin 1906, Twain filloi autobiografinë e tij në North Amerikan Review. Në prill Twain dëgjoi që mikesha e tij Ina Coolbrith humbi te gjitha pronen e saj në San Francisko nga tërmeti. Twain e formoi në vitin 1906 një klub për vajzat që ai i shihte si mbesat zëvendësuese, the Angle Fish dhe Aquarium Club. Shumica e anëtareve ishin te moshës 10-16vjet. Twain shkëmbente letra me vajzat e klubit “Angel Fish” dhe i ftonte ato në koncerte dhe teatre si dhe për te luajtur lojëra. Universiteti i Oksfordit e nderoi Twain me një doktorate nderi për shkrimet e tij, me 1907. Në vitin 1909 është cituar për thënien e tij : ”Unë erdha në ketë bote me Halley’s Comet me 1835. Kjo do te vije prape vitin tjetër dhe un pres që te shkoj me te. Do te ishte zhgënjimi me i madh i jetës sime në rast se unë nuk shkoj me Halley’s Comet. Almighty ka thëne, padyshim : “Tani këtu janë këto dy kapriqe te pa numërueshme ; ato kane ardhur sebashku dhe duhet te shkojnë sebashku.” Parashikimet e tij ishin te sakta- Twain vdiq nga një sulm në zeme me 21 prill 1910 në Redding Connecticut, një dite pas qasjes me te afërt te kometës në Toke. Kur presidenti William Howard Taft dëgjoi për vdekjen e Twain tha: “ Mark Twain dhuroi kënaqësi-gëzim te vërtet intelektual për miliona njerëz, dhe puna e tij do te vazhdoj te dhuroje kënaqësi për miliona njerëz që do te vijnë… Humori ishte Amerikan, por ai ishte njësoj i vlerësuar nga njerëzit e Anglisë dhe njerëzit e vendeve tjera si dhe njerëzit e vendit te tij. Ai ka dhuruar një pjesë te pavdekshme te literaturës Amerikane“. Funerali i Twain ishte në “Old Brick”, Press Byterian në kishën e New Yorkut. Ai u varos me familjes e tij në varrezat Woodlawn në Elmira-New York.

Vepra
E gjithë vepra e Mark Twain inspirohet nga ngjarje dhe vende ku jetoi apo vizitoi, ndaj konsiderohen si autobiografike. Vepra e tij ndahet përgjithësisht : Përshtypjet e udhëtimit ; Kujtimet e fëmijërisë dhe rinise se hershme Narracionet satirike te ambientuara në Mesjete dhe Rilindje. Mark Twain, në maksimumin e famës se tij, ishte një celibritet në Amerike, për kohen e tij.

Veprat :

The Celebrated Jumping Frog of Calaveras County, 1867, novele
Innocents Abroad, 1869, novele udhëtimi
Roughing It, 1872, udhëtim nga Mississipi në Las Vegas
The Gilded Age: A Tale of Today, 1873, novele
The Adventures of Tom Sawyer, 1876, novele
A Tramp Abroad, 1880, kujtime udhëtimi
|1601: Conversation, as it was by the Social Fireside, in the Time of the Tudors, 1880, novele
The Prince and the Pauper, 1881, novele
Life on the Mississippi, 1883, tregim autobiografik
The Adventures of Huckleberry Finn, 1884, novele
Tom Sawyer Abroad, 1894, novele
Pudd’n’head Wilson (Wilson lo Zuccone), 1894, novele
Tom Sawyer Detective, 1896, novele
A Connecticut Yankee in King Arthur’s Court, 1889, novele
Following the Equator, 1897, tregime udhëtimi
The Man That Corrupted Hadleyburg, 1900, novele
King Leopold’s Soliloquy, 1905, satire politike
The War Prayer, 1905, novele * The Eva-s diary, 1906, novele
The $30,000 Bequest and Other Stories, 1906, novele
What Is Man ?, 1906
A Horse’s Tale, 1907
Captain Stormfield’s Visit to Heaven, 1909, tregim i gjate
Letters from the Earth, 1909, novele e botuar pas vdekjes
The Mysterious Stranger, 1916, novele e botuar pas vdekjes /KultPlus.com

Vdes shkrimtari për fëmijë, Laurent de Brunhoff

Shkrimtari Laurent de Brunhoff ka vdekur sot në moshën 98-vjeçare.

Francezi i cili u shpërngul në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet 1980-ta, vdiq të martën në shtëpinë e tij në Florida.

Ai ishte autor i serisë së librave me piktura, Babar, të cilat i kishte krijuar i ati i tij, Cecile, e që ua kishte lexuar atij dhe vëllait të tij si tregime gjumi.

Kjo seri librash ka shitur miliona kopje në mbarë botën, dhe madje është krijuar edhe program televiziv bazuar në to.

Shtatë vite nga vdekja e shkrimtarit Arif Demolli

Marsin e vitit 2017 ndërroi jetë gazetari e shkrimtari Arif Demolli.

I njohur për tregimet e tij të veçanta për botën e fëmijëve, Demolli do të largohej nga kjo jetë papritur, duke lënë si trashëgimi një letërsi të veçantë për shqiptarët.

Tregimet e tij janë përfshirë në antologji të ndryshme të prozatorëve shqiptarë. Librat ‘Ballkonet e një qyteze’ dhe ‘Pëllumbat e kujtimeve’ i janë ribotuar edhe në Tiranë. Më 1981 u burgos dhe u dënua me dy vjet burg, kurse deri më 1990 mbeti pa punë dhe pa të drejtë botimi të veprave të tij.

Në vitin 2015-të, Demolli morri Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”.

Në mesin e veprave letrare të Demollit numërojmë “Vdekja e Akanit”, “Njeriu i blertë”, “Ante portas”, “Farët Magjike” dhe libra e vepra të tjera.

Arif Demolli lindi më 2 maj 1949 në Gllogovicë të Prishtinës. Ka përkthyer madje edhe një vepër të nobelistit Bertrand Russell.

Demolli vdiq në Prishtinë, më 6 mars 2017./ KultPlus.com

Përkujtohet shkrimtari Naum Prifti

Mjeku që ia kushtoi jetën dhe karrierën e tij letërsisë, Naum Prifti është për përkujtuar në Tiranë në kuadër të datëlindjes së tij të 92-të. Me një krijimtari letrare që përfshin tregime, drama, komedi e deri skenarë filmash, të pranishmit vunë në dukje vlerat e veçantitë e tij, ndërsa bija, Rafaela, foli për anën familjare të tij.

“Në shtëpi babai ishte po prapë shkrimtar, ai e thoshte që vajzat më respektojnë edhe si shkrimtar edhe si baba. Në shtëpinë tonë vërehej disiplina e madhe që kishte babai, ai punonte në mëngjes për disa orë se ndryshe nuk mund të krijonte një vëllim të tillë veprash. Me ne shkonte në aktivitete letrare, takim me letrarë të rinj, kur kishte shfaqje në teatër dhe kjo ishte pjesë e jetës sonë me të, si edhe filmat me skenarët e tij”, tha Rafaela Prifti.

Si shumë artistë të tjerë gjatë diktaturës, as ai nuk i shpëtoi kritikave.

“Drama e ndaluar ishte “Rrethimi i bardhë”, u quajt e gabuar dhe u dërgua për riedukim në Divjakë. E vështirë për të ishte pjesa ku duhej të çoheshe e të bëjë autokritikë dhe të pranoje në çdo mbledhje se kishe nevojë të riedukuohsehe. se nuk e kishe kuptuar mirë metodën dhe duhej të mësoje më shumë”, kujtoi Rafaela Prifti.

Vajza e Naum Priftit, rrëfeu se një pjesë e shënimeve e dorëshkrimeve të tij, që rrokin tema të ndryshme shoqërore dhe po ashtu sensin e tij të humorit, janë ende të pabotuara dhe se si arriti të krijonte balancën mes nevojës për të shkruar dhe asaj për të mbijetuar.
“Ai gjente mënyra për t’i qëndruar besnik vetvetes për t’iu shmangur sadopak skematizmit dhe doktrinës të imponuar e një prej mënyrave ishte gjetja e fabulave në realitet”, kujtoi ajo./balkanweb/KultPlus.com

182 vite nga lindja e shkrimtarit gjerman, Karl May-t

Karl Friedrich May (25 shkurt 1842 – 30 mars 1912) ishte një shkrimtar gjerman.

Karl May lindi më 25 shkurt 1842, në një familjeje tejet të varfër, nga një zonë në afërsi të qytetit të Dresdenit, në lindje të Gjermanisë.

Karl May është padyshim shkrimtari i romaneve me udhëtime më i lexuar në hapësirën gjermanfolëse dhe vepra e tij ndoshta më e lexuara pas Biblës së Martin Luther-it. Megjithëse ai shkroi më shumë se 150 vjet më parë, për gjeneratat e reja, librat e tij vazhdojnë të jenë shumë të dashur.

Në fillim ai shkroi disa novela të shkurtra dhe më pas disa romane anonime. Por fama e tij erdhi kur ai shkroi “Tregime me udhëtime”, që i botoi për herë të parë në vitin 1892.

May, duke folur në vetën e parë, rrëfen për aventurat e bëmat e heroit të vet në vende ekzotike, para së gjithash në “Perëndimin e egër” të Amerikës Veriore dhe në orient. Ai ia doli që këto raporte fiktive (pasi ai nuk kishte shkelur vetë në ato vende, në të cilat zhvilloheshin ngjarjet e veprës së tij) të përcilleshin në mënyrë shumë sugjestionuese te lexuesit, dhe rajonet gjeografike ku jetonin popuj të ndryshëm, në libër të shfaqeshin plot fantazi me aq shumë ngjyra, saqë tregimet “Winnetou”, “Old Surehand”, “Në shkretëtirë” – megjithëse vlerat e tyre letrare për shumë kritikë janë të debatueshme – për gjeneratat e sotme vlerësohen si shumë informative, interesante dhe plot jetë.

Edhe tendenca humane në librat e tij dhe ndikimi që ata patën në ndihmën për popujt e shtypur asokohe (siç ishin indianët e Amerikës, sidomos dhe kurdët për shembull) e bënë atë të gëzonte epitete të tilla si “Shekspiri i të rinjve” e një nam pozitiv ndër shumë lexues në një shtrirje kohore që e tejkalon disa herë epokën në të cilën ai shkroi.

Veprat e tij njohin edhe shumë ekranizime të nisura qysh në vitet ’20 të shekullit të shkuar, e vazhdojnë deri në vitet ’80 në formën e serialeve TV apo të filmave për kinema. Vdiq në vitin 1912, në Radebeul, pranë qytetit të Dresdenit. Një shoqatë edhe një muze(ngritur qysh në vitin 1927), prej kohësh mbajnë emrin e tij, për të nderuar veprën që ai la pas./KultPlus.com

Hesse, ose poet, ose asgjë

Një prej shkrimtarëve më të shquar gjermanë të shekullit të njëzetë, Herman Hesse u lind më 2 korrik 1877, në një qytet pranë Shtutgartit dhe vdiq më 9 gusht 1962 në Lugano të Zvicrës. Përveç shkrimeve në prozë, ai shquhet si poet me më shumë se 680 poezi, të përmbledhura këto në 12 vëllime. Se një ditë do të bëhej shkrimtar, ai e kishte të qartë, por tjetër gjë shihnin prindërit tek ai. Sipas tyre, duhej të bëhej klerik, si ata vetë: i ati punonte, që para se të lindte ai, si misionar në Indi, ndërsa e ëma ishte bijë e një misionari. Në këto kushte, poeti u rrit në një familje me tradita të forta fetare. Në vitin 1891, prindërit e dërguan në seminarin protestant “Maulbronn”. U largua vetëm pas disa muajsh, pasi nuk mund ta duronte edukimin kristian.

Brenda vetes, ai ishte i vendosur: “Ose do të bëhej poet, ose asgjë!” Por, rruga nëpër procesin krijues, për të qe një odise e vërtetë. Hesse ndërroi disa shkolla dhe nuk mundi të përshtatej, ndaj në një fazë depresive, kur ishte vetëm pesëmbëdhjetë vjeç, u përpoq të vriste veten. Më vonë, ai punoi në një punishte ku prodhoheshin makineri, në një fabrikë që prodhonte sahate për kulla, si dhe në librari.

Kërkimi i identitetit të tij, procesi i vështirë për të realizuar veten, ishin temat që Hesse do të trajtonte më vonë në romanet e tij. Tregimet e tij përshkoheshin nga përjetime nga jeta, nga analiza të vetvetes dhe rrëfime poetike. Biografi i Hesse-s, Gunnar Decker, e shpjegon kështu interesin mbarë-botëror për këtë letërsi: “Çështja e autonomisë dhe e religjiozitetit, një kuptim për fenë, që nuk është militant, misionar, por i hapur për koncepte të tjera të jetës. Kjo është një çështje shumë akute në botën arabe. ”

Librat e tij me romane, poezi, shkrime kritike, politike, kulturore dhe letrare, mesatarisht arrijnë në 80 milionë ekzemplarë në të gjithë botën, duke e bërë kështu, një nga shkrimtarët evropianë më të lexuar të shekullit të njëzetë. Më 1921, Hesse u bë qytetar zviceran, ndërsa më 1946 iu akordua çmimi “Nobel” në letërsi…/Hejza/KultPlus.com

74 vite më parë vdiq shkrimtari Xhorxh Oruell

Xhorxh Oruell (25 qershor 1903- 21 janar 1950) ishte shkrimtar dhe gazetar anglez.

Xhorxh Oruell ka lindur në Indi në vitin 1903 ku babai i tij ishte shërbyes civil në administratën e Perandorisë Britanike. Pas një viti, ai u soll për t’u rritur dhe arsimuar në Angli. Pasi që shkollimin e kreu në “Eton College”, duhet theksuar se ndiqte shkollim të cilësisë sipërore. Për shkak të mungesës së parave nuk pati mundësi të vazhdonte studimet universitare.

Pas përfundimit të kolegjit shkoi në Burmë ku dhe u punësua në Policinë Imperiale të Indisë. Pas disa vitesh u kthye sërish në Angli, pastaj shkoi në Spanjë, së bashku me Eileen, gruan e tij të parë, për të marrë pjesë në luftën civile në anën e republikanëve anti frankoist.

Me 20 maj 1937 u plagos në qafë, ngjarje të cilën e shpjegoi në esenë “Wounded by a Fascist Sniper” (i plagosur nga një snajperist fashist) dhe në novelën “Homage to Catalonia” (Homazh Katalonisë). Pas kësaj ngjarje u kthye në Angli, moment i cili shënon ndryshim të madh në pikëpamjet e tij politike por edhe në intensifikimin e krijimtarisë letrare.

Xhorxh Oruell, ka shkruar 9 libra, dy përmbledhje me ese të shkurtra dhe disa qindra recensione dhe shkrime të tjera që përbëjnë artikuj të gazetarisë.

Veprat e tij më të njohur janë “Nineteen Eighty-Four” ose “1984“, një tekst distopik, dhe “Animal Farm”, një tregim alegorik./KultPlus.com

37 vjet nga vdekja e poetit Bilal Xhaferri

Më 1 maj 1935 lindi shkrimtari Bilal Xhaferi. Ai lindi në fshatin Ninat afër Konispolit. Në vitin 1967 botoi vëllimi me poezi “Lirishta e kuqe”, por nuk u vu kurrë në qarkullim.

Po atë vit konkurroi me romanin “Krastakraus” në konkursin letrar të mbajtur me rastin e 500 vjetorit të lindjes së Skënderbeut, por nuk fitoi. Ky roman u botua në vitin 1993.

Më 30 gusht 1969 u arratis nga Shqipëria për në Greqi. Në vitin 1970 shkoi në SHBA, në Boston, ku deri më 1972 punoi në gazetën “Dielli”. Më 1974 u vendos në Çikago ku themeloi revistën “Krahu i shqiponjës”, botim i Lidhjes Çame të cilën e drejtoi, botoi dhe redaktoi për 39 numra në dy gjuhë, shqip e anglisht. Vdiq në Çikago më 22 gusht të vitit 1986.

Më 6 maj 1996 shkrimtari Shefki Hysa, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare nisi dhe organizoi ceremonialin e rikthimit në atdhe të eshtrave të poetit, prozatorit dhe publicistit të shquar disident Bilal Xhaferri që tanimë prehet në vendlindje, në Sarandë.

Më 2014 shtëpia e tij në Ninat të Sarandës u bë Shtëpi Muze,dhe më 2 nëntor u inaugurua busti pranë shtëpisë.

Në vitet 1962-1963 botoi poezitë dhe tregimet e para në gazetat “Zëri i Rinisë”, “Drita”, në revistat “Nëntori”, “Ylli”, etj.Më 1963 debutoi me romanin Rrugë dhe fate,ndërsa 1966 botoi një vëllim me tregime Njerëz të rinj, tokë e lashtë, Tiranë 1966, vepër me mendim e me nivel artistik, por ndoshta tepër realiste për kohën.

Në të përkohshmen “Krahu i Shqiponjës” botoi shumë artikuj publicistikë, poezi, tregime, romane, skeçe, vizatime, karikatura, foto artistike, etj. Aty botoi fragmente të romanit “Trotuare të kundërta” dhe “Hëna e kantjereve”. Në vitin 2017 u botua libri i shkruar nga e motra, Antike Hoxha, “As vdekja nuk e shoi dot urrejtjen”, që i kushtohet të vëllait./ KultPlus.com

‘Festari’ i Therandës përkujton shkrimtarin Ragip Sylaj

Të martën në Therandë (ish-Suharekë), në kuadër të manifestimit kulturor “Festari” do të mbahet një orë akademike e letrare kushtuar veprës së shkrimtarit dhe gazetarit të ndjerë, Ragip Sylaj.

Në këtë akademi për veprën letrare të Ragip Syljat pritet të flasin kritikë dhe studiues të letërsisë, si dhe do të jepet shfaqja “Kopshti i Edenit”, sipas tekstit të Ragip Sylaj, e vënë në skenë nga regjisori, Naser Shatrolli. 
Ragip Sylaj ndërroi jetë pesë vjet më parë, pas një sëmundje të rëndë. Ai qe gazetar, poet, prozator, dramaturg, kritik dhe eseist. Botimet letrare të Ragip Sylajt janë vlerësuar gjithmonë lart nga kritika, ndërsa emri i tij radhitet ndër shkrimtarët më produktivë dhe më dinamikë të letërsisë bashkëkohore shqipe. Për krijimtarinë letrare ai ka marrë shumë çmime. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë të botës, si: në anglisht, gjermanisht, pastaj sllovenisht, italisht, kurse në gjuhën rumune është botuar një përmbledhje që përfshinë krijimtarinë më të mirë poetike të tij./rtk/KultPlus.com

173 vite nga vdekja e shkrimtarit francez, Honore de Balzak

Sot janë bërë 173 vite nga vdekja e shkrimtarit francez, Honoré de Balzac, shkruan KultPlus.

Honoré de Balzac lindi si Honore Balzac në Tours më 20 maj të 1799. Në moshën 8 vjeçare mamaja e tij e dërgoi të studionte në oratorin e Vendôme, ku për 6 vjet studioi shumë léndé, dhe ku nxjeri në pah talentin e tij në letërsi. U regjistrua në fakultetin e jurisprudencës, dhe në të njëjtën kohë punonte në një zyre noterie. Në moshën 20 vjeçare zbuloi dhuntinë e tij për të shkruajtur.

Për 20 vjet ai arriti të bënte 90 krijime midis te cilave kishte romanca e tregime, të gjitha këto të bashkuara në një vepër të vetme me titull “La comédie humaine” (Komedia njerëzore) dhe të ndara në Scènes de la vie privée (Skena të jetës private), Scènes de la vie de provence, Skena të jetës në provincë) Scènes de la vie parisiennne (Skena të jetës parisienë). Bëhet fjale për një analizë të jetës shoqërore dhe private në një Francë në zhvillim e sipër, epoka e “monarkisë borgjese” të Luigjit Filipit.

Në 1834 Balzac pati idenë që të shkrinte të gjitha krijimet e tij në një vepër të vetme monumentale, një afresk i vërtete mbi shoqërinë francezë të asaj kohë nga perandoria e parë deri në monarkinë e korrikut, kështu publikoi të famshmen Komedia njerëzore.

Fillimisht vepra duhet të përmbante 150 romanca të ndara në tre vija kryesore : Studim zakonesh, Studim filozofik e Studime analitike. Grupi i parë përbehej nga vepra të përfunduara prej kohësh dhe ishte i ndare në 6 skena të cilat përfaqësonin jetën : private, provincës, parisienë, politike, ushtarake dhe fshatit.

Romancat duhet të përmbanin rreth 2000 personazhe, sepse dëshira e tij ishte të krijonte një rrjet ngatërresash midis vëllimeve të ndryshme. Vetëm 2/3 e projektit u realizua. Episodet më të famshme janë : Xha Gorio (1834-35), Evgjéni Grande (1833), Kusherira Betë (1846), Iluzione të humbura (1837-1843).

Përfaqësuesi më i madh i realizmit në Evropën perëndimore. Balzaku dominon gjithë shekullin e XIX. Gazetar, industrialist i munguar, krijues i afërsisht njëqind romaneve në 20 vjet, figurë brilante e një shoqërie së cilës ai përfundon duke iu imponuar, Balzak përzihet me “fëmijën e shekullit” duke kontribuar në krijimin e një miti : një burrë aventurash dhe dëshirash në të njëjtën kohë edhe ëndërrimtar, i plagosur nga kontradiktat e jetës moderne. Në qoftë se Balzaku shpallte dy të vërtetat e tij, fronin dhe altarin, Hygo dallonte tek ai një shkrimtar revolucionar ; ndërsa bashkëkohësit e tij e merrnin për realist, Bodler e përshëndet si një vizionar të mrekullueshëm. Vepra e tij përshkohet nga tensione dinamike dhe kritike. Ajo jeton : Është ky kompleksitet i pabesueshëm që e bën Komedinë hyjnore një vepër madhore me përmasa botërore.

Një familje e ftohtë i ati i Balzakut, Bernard François Balssa, funksionar perandorak, bir i revolucionit francez, u martua në moshën pesëdhjete një vjeçare me një nëntëmbëdhjetë vjeçare : kjo histori e vërtetë mund të shërbente si pikë fillimi për një roman balzakian. Në fakt, Honore nuk do të pushojë së treguari për gratë e “keqmartuara”, për dramat e jetës private dhe për divorcet e shpeshta të çifteve. Një babai liberal, besimtar i idealeve progresiste të kohës, i përgjigjet një mama, që i do padyshim pak fëmijët e saj dhe që mbyllet në trishtimin e një jetë të vetmuar.

Fillimet e një shkrimtari ishte dëshira e të atit që Honore të bëhej noter. Por më të mbaruar studimet për drejtësi, ai zgjedh të bëhet shkrimtar, vendos të jetë bir i veprave të tij. Në atë kohë i riu Balzak ishte i majtë dhe ishte vënë në dukje për materializmin e tij. Nga pamundësia ekonomike Balzaku merr me qira një papafingo në rrugën Lesdiguieres dhe i futet punës. Në fakt kjo eksperiencë rigjendet në disa nga romanet e tij. Në moshën 20 vjeçare Balzaku njohu jetën e një studenti të varfër dhe një krijuesi në kërkim të identitetit të tij. Për t’ia dalë mbanë në letërsi në vitet 20 të shekullit XIX duhet të shkruaje drama, histori ose poezi./KultPlus.com

9 vjet nga vdekja e shkrimtarit dhe kritikut të njohur, Ali Jasiqi

Shkrimtari Ali Jasiqi lindi në Jasiq të Junikut më 1937. Shkollën fillore në Junik e në Deçan. Shkollën Normale e filloi në Gjakovë dhe e kreu në Prishtinë. Në Prishtinë kreu Fakultetin filologjik – gjuhë e letërsi shqipe, shkruan KultPlus.

Ka punuar gazetar në të përditshmen “Rilindja”, kryeredaktor i revistë për kulturë, art e letërsi “Fjala”, drejtor i Njësisë punues të revistave në kuadër të NGBG “Rilindja” dhe kryeredaktori i revistës letrare “Jeta e re”. Ka qenë sekretar dhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Me shkrime letrare filloi të merret si nxënës. Në fillim ka shkruar poezi dhe proza, për t’u kushtuar mandej kritikës letrare dhe studimit. Vjershën e parë e botoi në “Zani i rinisë” më 1957.

Ka përgatitur për botim përmbledhjen e tregimeve “Ago Jakupi dhe rrëfime të tjera“ të Mitrush Kutelit, botuar nga Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore të Kosovës më 1967, tregimet “Talush Efendia” të Zekeria Rexhës (të nënshkruara me pseudonimin Ramë Zuka), botuan nga “Rilindja” në vitin 1973, përmbledhjen e poezive për fëmijë “Lulet e para” të Fahredin Gunges dhe Bedri Hyses, ka përgatit disa numra tematik të revistës letrare “Jeta e re”, qoftë vetëm apo edhe me bashkëpunëtor etj. Ka bashkëpunuar me të gjitha revistat letrare që botoheshin në gjuhën shqipe në ish Jugosllavi. /KultPlus.com

Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur Naum Prifti

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare shkrimtari Naum Prifti.

Naum Prifti është një nga emrat më të shquar të letërsisë shqiptare dhe krijimtaria e tij letrare është e larmishme dhe shtrihet në disa gjini: tregime, drama, komedi, novela, skenarë filmash, pjesë për teatrin e kukullave, skenarë për filma vizatimorë, biografi, artikuj kritikë, publicistikë, etj. Janë thuajse 100 vepra letrare, më shumë se vite jete dhe dyfishi i një gjysmëshekulli krijimtarie.

Shkrimtari Prifti lindi më 7 Mars të vitit 1932, në Rehovë të Kolonjës.

Disa nga veprat e tij më të njohura janë “Njerëz të kësaj toke”, Erë mali, erë fushe”, Grirja e shpirtit” etj./albeu/KultPlus.com

Jorge Luis Borges, kjo figurë kyçe e letërsisë spanjolle

37 vite më parë ka vdekur shkrimtari spanjoll, Jorge Luis Borges, shkruan KultPlus.

Jorge Francisco Isidoro Luis Borges Acevedo ka lindur në Buenos Aires më 24 gusht 1899 dhe ka vdekur në Gjeneve më 14 qeshor 1986. Ai ka qenë një shkrimtar tregimesh të shkurtëra, eseist, poet, përkthyes dhe figurë kyçe e letërsisë së gjuhës spanjolle.

Librat e tij më të njohur me tregime janë Ficciones dhe El Aleph, të botuara në vitet 1940, janë përmbledhje me tregime të shkurtëra të ndërlidhura nga temat e përbashkëta, duke përfshirë ëndrrat, labirintet, bibIiotekat, pasqyrat, shkrimtarët e sajuar, filozofitë dhe fetë.

Ngjarjet më të rëndësishme mbi biografinë e tij janë te lidhura ngushtë me disa nga paraardhësit e tij. Duke qenë se rrjedh nga një familje studiuesish dhe ushtarakësh Borges zgjodhi letërsinë megjithëse e pati një peng të madh për shumë kohë faktin që nuk zgjodhi ushtrinë.

Nga 1914 deri 1921 jetoi bashkë me familjen nëpër Evropë. Kreu studimet fillimisht në Gjenevë e më pas në Spanjë, ku njohu më mirë letërsinë dhe shkroi disa nga poezitë e tij të para.

Në 1923 publikoi librin e tij të parë me poezi, “Fervor de Buenos Aires”, dhe pas dy vjetësh librin e dytë “Luna de Enfrente”. Në 1925 Borges njohu Viktoria Okampo, muza e tij për shumë vite me të cilën u martua 40 vjet më pas.

Me të Borges pati një mirëkuptim intelektual i destinuar për të hyrë në mitologjinë e letërsisë argjentinase. Aktiviteti publicistik i Borges ishte shumë i gjerë. Vargjet e “Kauderno San Martìn” u publikuan vetëm në 1929, ndërsa një vit më pas doli “Evaristo Karriego”, një vepër që entuziazmoi kritikën argjentinase.

Një fatkeqësi tjetër në jetën e shkrimtarit: verbohet. Borges, i cili kishte pasur gjithnjë probleme me sytë, e humbi përfundimisht shikimin në fund të viteve 50’ pasi kishte kryer 9 operacione. Por këtë sëmundje ai e përdori për të krijuar akoma më shumë. Kulmin e këtij procesi “sublimimi” ai e pati në vitet 1933 e 1934.

Të gjitha tregimet e publikuara prej tij në revistën “Krìtika”: dolën në një përmbledhje të vetme me titullin “Historia universal de la infamia” (Historia universale e poshtërsisë), që u pasu disa vite më vonë nga “Historia de la eternidad” (Historia e përjetësisë), një vepër ndërthuret Historia dhe Dituria.

Annus horribilis (mos e ndrysho!!! nga latinishtja vit i tmerrshëm): Viti 1938. Nisi me vdekjen e babait të Borges, më pas vetë shkrimtari pësoi një aksident që detyroi të mos lëvizte për një kohë të gjatë, e me pas një atak seticemie (sëmundje gjaku) që i rrezikoi seriozisht jetën.

Kjo situatë dramatike provokoi te Borges frikën se mund të humbte përgjithnjë aftësitë e tij krijuese. Frike e pabazuar: gjatë viteve kur ishte i sëmura ai krijoi disa nga kryeveprat e tij të cilat u publikuan në 1944 nën titullin “Shtirjet”.

Pas 5 vjetësh dolën disa nga tregimet e tij ne librin e titulluar “Alef”. Gjatë kësaj periudhe Borges cilësohej si një nga shkrimtarët më të mirë argjentinas të të gjitha kohërave.

Si për të pohuar dhe një herë aftësitë e tij, Borges publikoi një tjetër kryevepër që mban titullin “Inkuizicionet e tjera” (1952).

Në 1955 Borges u emërua drejtor në Bibliotekën Kombëtare, një nga ëndrrat e tij të hershme. Në fjalimin e rastit ai u shpreh se: “Është një ironi sublime dhe hyjnore që më jepen 800 mijë libra kur unë jam në terr të plotë prej vitesh”. Pas 31 vjetësh drejtor ai u nda nga jeta më 14 qershor 1986. Pranë varrit të tij prehen eshtrat e gruas së dytë të Borges-it, Marìa Kodama.

Shumë regjisorë janë bazuar në jetën e tij për të realizuar filma, dhe sa për shembull mund të përmendim një mbi të gjithë “Estela Kanto, Un Amor de Borges”, nga regjisori Havier Torre (1999). ku protagonistë është bukuroshja Ines Sastre./KultPlus.com

Nëntë muaj pas sulmit, shkrimtari Salman Rushdie mban fjalim të rrallë publik

Shkrimtari Salman Rushdie ka mbajtur një fjalim publik, nëntë muaj pasi u godit me thikë dhe u plagos rëndë në skenë.

Ai ka paralajmëruar se liria e shprehjes në Perëndim është nën kërcënimin më të rëndë në jetën e tij.

Rushdie e dha një video-mesazh për British Book Aëards, ku iu dha çmimi “Freedom to Publish” mbrëmjen e së hënës. Organizatorët thanë se çmimi në fjalë “pranon vendosmërinë e autorëve, botuesve dhe librashitësve që mbajnë qëndrim kundër intolerancës, pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme me të cilat përballen”.

Ndërsa Rushdie nga ana tjetër theksoi se “ne jetojmë në një moment, mendoj unë, në të cilin liria e shprehjes, liria e botimit nuk ka qenë në jetën time nën një kërcënim të tillë në vendet e Perëndimit”, shkruan Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

“Tani jam ulur këtu në SHBA, më duhet të shikoj sulmin e jashtëzakonshëm ndaj bibliotekave dhe librave për fëmijët në shkolla,” tha ai. “Sulmi ndaj idesë së vetë bibliotekave. Është jashtëzakonisht alarmant, dhe ne duhet të jemi shumë të vetëdijshëm për të dhe të luftojmë kundër tij shumë fort.”

Rushdie, 75 vjeç, u verbua në njërin sy dhe pësoi dëmtim nervor në dorën e tij kur u sulmua në një festival letrar në shtetin e Nju Jorkut në gusht. Sulmuesi i tij i dyshuar, Hadi Matar, është deklaruar i pafajshëm për akuzat për sulm dhe tentativë për vrasje, transmeton Klankosova.tv.

Rushdie kaloi vite të tëra duke u fshehur me mbrojtjen e policisë pasi Ajatollah i Madh i Iranit Ruhollah Khomeini lëshoi një fetva, ose dekret, në vitin 1989 duke bërë thirrje për vdekjen e tij për blasfeminë e supozuar të romanit “Vargjet Satanike”, transmeton Klankosova.tv.

Në fjalimin e tij, Rushdie kritikoi gjithashtu botuesit që ndryshojnë librat me dekada të vjetër Ai tha se botuesit duhet të lejojnë që librat “të vijnë tek ne nga koha e tyre dhe të jenë të kohës së tyre”.

“Dhe nëse kjo është e vështirë për t’u marrë, mos e lexoni, lexoni një libër tjetër”, tha ai./KultPlus.com

Gabriel Garsia Markez dhe e vërteta: Si e ushqeu gazetaria fantazinë e shkrimtarit

Nga Torres Duarte

Bogota – Me tregimet e shkurtra të shkruara në vitet 1940 dhe fillimin e viteve 50, dhe të përmbledhura më vonë në librin “Sytë e një qeni blu”, i ndjeri Gabriel Garsia Markez, shkrimtari kolumbian fitues i çmimit Nobel, tregon se ai është ende një shkrimtar i ri, me një stil dhe subjekte që mund të jenë jo tipike.

Stilistikisht, Merkez e arriti kulmin me romanin “Njëqind vjet vetmi”. Në atë moment, stili dhe thelbi i tij morën një kurs kaotik. Ai arriti nivelin e novelave që më pas u bënë skenarëpër filma si “Kolonelit nuk ka kush t’i shkruajë”, apo me eksperimentin teknik në novelën “Gjethurinat”, romanin e shkurtër anekdotik tek “Ora e ligë”, apo eksplorimi i politikës tek“Funerali i nënëmadhes” .

Gjatë gjithë kohës, aftësitë që shfaqi Markez ishin më tepër ato të një xhongleri të talentuar.Megjithatë unë mendoj se zanati i tij, e lejoi stilin e tij jo vetëm që të evoluonte më fort, por u bë burimi ushqyes i tonit hiperbolik në romanet “Njëqind vjet vetmi”, “Vjeshta e Patriarkut” dhe “Dashuria në kohën e kolerës”.

Mençuri, humor, ironi

Në vitet 1950, Markez kultivoi dy zhanre:komentin e lehtë mbi lajmet (qoftë për qeverinë argjentinase, mbi një film, apo mbi një funeral) dhe kronikën e zezë. Të parën ai e trajtoi gjatë disa viteve që punoi tek “El Universal” dhe “El Heraldo” (dy të përditshme kolumbiane).

Komentet e tij, të mbledhura dhe të studiuara nga Zhak Zhilar në librin e tij “Tekstet bregdetare,1948-1952),  përfaqësojnë një rrëfim inteligjent dhe mendjemprehtë, dhe janëndonjëherë po aq madhështore sa ndonjë pasazh në një nga veprat e tij madhështore.

Në “La primera caída” (Vjeshta e parë), një artikull mbi dramaturgun e famshëm britanik Xhorxh Bernard Shou, i botuar në shtatorin e vitit 1950, ai shkroi se “në moshën kur shumica e njerëzve i përkushtohen detyrës së lodhshme për t’u shndërruar në pluhur, zoti Xhorxh Bernard Shou thotë se shëtit ende rregullisht me shumë gjallëri në kopshtin e tij për tëmbajtur trupin në formë”.

Kur Shou vdiq në Ditën e të Vdekurve, si rezultat i asaj rrëzimi aksidental, Markez vuri në dukje:”Zoti Xhorxh Bernard Shou, zgjodhi të vdiste më 2 nëntor, që është padyshim dita më e përshtatshme për atë detyrë të bezdisshme”.

Komentet e tij të lehta janë ndonjëherë po aq madhështore sa një pasazh në një nga veprat e tij madhështore. Ironia në vëzhgimet e tij (“detyra e bezdisshme” e vdekjes), nuk është ndryshe nga ky pasazh i famshëm në novelën “Vjeshta e Patriarkut”:”…Një pasdite janari,

ne pamë një lopë që sodiste muzgun nga ballkoni presidencial. Imagjinoni një lopë në ballkonin e mëmëdheut…, hamendësoni pak se si një lopë mund të kishte arritur deri në atë ballkon, kur të gjithë e dinë se lopët nuk mund t’i ngjisin sot shkallët, qoftë edhe në shkallëprej guri, dhe aq më pak me shkallët e shtruara me tapet…”.

I njëjti humor, i skalitur ndonjëherë nga sarkazma, është i dukshëm tek tregimi “Puthja:Një reaksion kimik). Pasi tregon se si një shkencëtare e quajtur zonja Uillkinson kishte sugjeruar se puthja ishte metoda që kishin zbuluar njerëzit e lashtë për të konsumuar kripë në muajt e nxehtë të vitit, Markez shkruan:”Tani e tutje nuk do të ketë nevojë të ftojmë askënd që të vijë dhe të vëzhgojë Hënën bashkë me ne. E vetmja gjë që duhet të bëjmë është të ulemi në një stol në park, dhe të hamë në mënyrë romantike gjysmë kg kripë”.

I njëjti humor i zi përdoret për të përshkruar (tek romani Njëqind vjet vetmi) një burrë që bie nga një çati për të parë Remedios-in e bukur. Markez shkruan tek “Posibilidades de la antropofagjia” (Mundësitë e kanibalizmit) se “nuk do të ishte e çuditshme nëse një nga këto ditë, kur të kenë mbaruar të gjitha furnizimet, të ligjërohet shitja e viktimave që bëhenkurban”.

Traditat kulturore dhe gjeografitë mitike

Në tregimin “A Luis Carlos López con veinte años de mueste” (Për Luis Karlos Lopezin, 20 vjet pas vdekjes), ai shkruan se një kusht i domosdoshëm për të njohur poetin Lopez personalisht ishte “të ishe të paktën 30 vjeç”. Zgjedhja e një detaji të zakonshëm por disonant (30, dhe jo 32 vjeç), do të rikthehej vite më vonë në fillimin e romanit “Njëqind vjet vetmi”.

Si një gazetar i kronikës në “El Espectador” , ai zgjeroi potencialin e këtij regjistri duke hedhur bazat e fantazisë dhe realizmit. Nuk është rastësi që kronikat e tij të para iu kushtuanLa Sierpe, një qytet legjendar në bregun kolumbian buzë Atlantikut.

“La Marquesita de la Sierpe” nis me historinë e një burri që ndodhet në zyrën e mjekut, dheqë pret të shpëtojë nga majmuni që mbante në bark. Ai ishte mbarsur nga magjia, e përdorur aq shpesh si një ndëshkim rreth La Sierpe. Kronikat e tij, të cilat raportojnë për një gjeografi fantastike dhe për kafshët e saj, përshkruajnë dema me krahë apo të ngordhur që vijnë nga bota e përtejme duke goditur butësisht një arkivol.

Dashuria e Markezit për hiperbolën dhe zgjuarsinë, gjen një terren më të gjerë e më të frytshëm në botën e traditave kulturore dhe të fantazive mitike, publike dhe të trashëguara, sesa në terrenin e rrëshqitshëm të çështjeve të aktualitetit.

Nga realja tek trillimi

Është interesant fakti që stili i cili dha mundësi Markezit të përpunonte shumë nga përvojat e tij të jetës reale, identifikohet më ngushtë me punën e tij në media sesa përpjekjet e tij të hershme për të shkruar ngjarje të trilluara.

Pavarësisht mjeshtërisë që karakterizon libra të tillë si “Ora e ligë” dhe “Gjethurinat”, duket se Markez gjeti tek fantazia e tij lindur mbi ngjarjet e përditshme, një bazë nga ku mund të ngrihej si një rrëfimtar i madh. Shkrimtarët aspirantë priren të kërkojnë miratimin e botës letrare përmes imitimit të modeleve dhe përshkrimit artificial të emocioneve.

Unë mendoj se me shkrimin e kronikave të lajmeve dhe komenteve të shkurtra, Markez as  pretendonte, as imitonte, dhe as kërkonte miratimin e botës letrare. Liria e shkrimit të kronikave të zakonshme po e shndërronte atë në shkrimtarin që do ta njihnin të gjithë. Sepse kronikat e tij për “El Espectador” janë shkruar vetëm 13 vjet para romanit “Njëqind vjet vetmi”. /bota.al/ KultPlus.com

Vdes shkrimtari i njohur norvegjez, Kjell Askildsen

Shkrimtari norvegjez, Kjell Askildsen, vdiq në moshën 91-vjeçare, njoftoi shtëpia botuese norvegjeze “Oktober”.

Askildsen shkroi mjaft romane dhe novela gjatë dekadave të tij si shkrimtar dhe konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë e Norvegjisë së pasluftës me stilin e tij të matur dhe minimalist.

“Ai vendosi një standard të tijin për artin e novelës dhe prozës dhe është një humbje e madhe për letërsinë norvegjeze, si edhe për shtëpinë botuese “Oktober”, shpjegoi drejtoresha e botimeve, Ingeri Engelstad.

Aksildsen bëri debutimin e tij në 1953 me “Tani e tutje, unë do të të shoqëroj deri në shtëpi”.

Ai ka marrë disa çmime për veprat e tij, përfshirë Çmimin Nordik të Akademisë Suedeze, që jep edhe Çmimin Nobel për Letërsinë, në 2009.

Disa nga veprat e Askildsen janë botuar, gjithashtu, edhe në anglisht, të përkthyera nga Sean Kinsella, Jon Fosse dhe Eric Dickens. / KultPlus.com

Frederic Dard, shkrimtari i 400 romaneve

Një total prej 175 romanesh kanë lidhur përgjithmonë emrin e shkrimtarit francez, Frédéric Dard me atë të personazhit të tij, policit San-Antonio. Dhe nuk është as gjysma e punës së madhe të këtij shkrimtari që do të festonte të martën 100-vjetorin e tij.

Ai lindi më 29 qershor 1921 në një familje modeste të Bourgoin-Jallieu. Dhe ai përfundoi, në vitet 1970, duke hequr dorë nga emri i tij në kopertinë, për të nënshkruar “San-Antonio”, duke përfshirë këtu për një libër prekës ku ai përmend rrëmbimin e vajzës së tij “Faut-il tuer les petits garçons qui ont les mains sur les hanches?” (1984).

Ky pseudonim i famshëm i garantoi sukses në libraritë në të njëjtën kohë. Edhe nëse do të thotë përmbytje e tregut, Dard vdiq në vitin 2000 me më shumë se 400 romane në katalog.

I pyetur në vitin 1978 ndërsa po afrohej në 100 milion kopje të shitura, ai u përgjigj në radion publike zvicerane”Është përrallore dhe falënderoj parajsën për këtë!”

“Unë pata një fillim shumë të vështirë, më zuri uria (…) Kam një lloj shqetësimi. Unë i them vetes se nuk është e mundur që një gjë e tillë t’i ndodhë një burri, dhe pastaj që të vazhdojë gjithmonë! Kjo do të pushojnë në mënyrë të pashmangshme”, rrëfeu ai. /atsh/ KultPlus.com

Vdes në moshën 91 vjeçare shkrimtari i librave për fëmijë, Eric Carle

Eric Carle, autori dhe ilustruesi i dashur për fëmijë, ka vdekur në moshën 91 vjeçare.

Ai në tërë veprimtarinë e tij njihet më së shumti me veprën klasike “Shushunja shumë e uritur”. Veprat e tij u dhanë miliona fëmijëve disa nga kujtimet më të dashura letrare.

Familja e Carle ka thënë se ai ka ndërruar jetë të dielën në studion e tij të punës në Northampton, Massachusetts të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku afër kishte anëtarë të familjes së tij, transmeton KultPlus.

Njoftimi i familjes u lëshua në Penguin Young Readers.

Shkrimtari Peter H. Reynolds ka thënë se Carle ka lënë gjurmët e tij duke iu dhënë guxim dhe frymëzim të gjithë atyre që ai i kishte pranë.

Disa nga librat tjera të tij ishin”Ariu i murrmë, Ariu i murrmë, Çfarë shikon?”, “A dëshiron të jesh miku im?” dhe “Nga koka te këmbët”, shkruan Euronews. / KultPlus.com

Vdiq në moshën 55 vjeçare shkrimtari i njohur Carlos Ruiz Zafon

Shuhet në moshën 55 vjeçare shkrimtari katalanas i njohur në gjithë botën me romanin ‘Hija e erës’  i përkthyer dhe në shqip, Carlos Ruiz Zafon.

Shkrimtari ndërroi jetë në Los Angeles pas 2 viteve lufte me sëmundjen.

Lajmin e hidhur e dha redaktori i tij spanjoll Planeta. ‘Sot është një ditë shumë e trishtuar për të gjitha shtëpitë botuese. Në 20 vitet që u takuam dhe punuam së bashku u krijua një miqësi që tejkaloi marrëdhëniet profesionale’ shkroi ndër të tjera Planeta.

Romani i tij ‘Hija e jetës’ është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe janë shitur mbi 15 milion kopje.

 Zafon ishte një ndër arkitektët e letërsisë spanjolle në gjininë e romaneve që përqëndroheshin në fuqinë pothuajse magjike të letërsisë dhe librave.

Librat e tij të botuar në shqip janë ‘Hija e erës’, ‘I burgosurii qiellit’, ‘Labirinti i shpirtit’  ‘Loja e ëngjëllit’ dhe ‘Marina’.

Lexuesit shqiptare, si te gjithe lexuesit e tij neper bote, e deshen dhe do ta duan veprën e tij. / KultPlus.com

Më 2 qershor 1740 lindi De Sade, shkrimtari me shpirt të lirë që e kaloi jetën nëpër burgje

Shkrimtari, i lindur më 2 qershor 1740 në Paris, Donatien Alphonse François De Sade, i njohur si Marquis De Sade, është njeriu që do të jetojë dhe të ndjejë metamorfozën e një France, e cila me 1789 hyn në historinë botërore të revolucioneve shoqërore.

Një familje aristokratike, ai u regjistrua në moshën katërmbëdhjetë vjeç në një shkollë ushtarake të rezervuar për fëmijët e fisnikërisë më antike. I emëruar nëntoger në moshën pesëmbëdhjetë vjeç, ai mori pjesë në Luftën e Shtatë vjetëve kundër Prusisë, i dalluar për guximin, por edhe për një shije të caktuar ndaj tepërimit. Më 1763 u ul në gradën e kapitenit dhe filloi të bëjë një jetë mashtrimesh dhe argëtimiesh të pakursyera, duke iu vardisur aktoreve të teatrit dhe kurtizaneve të reja.

Më 17 maj të po këtij viti ai u detyrua nga babai i tij të martohej me Renee Pelagie de Montreuil, një vajzë që i përkiste një familje të fisnikërisë së vonë, por shumë e pasur. Sipas disa burimeve, qëllimi i babait ishte ta bënte të vinte kokën në vendin e duhur; sipas të tjerëve do të kishte për qëllim vetëm sigurimin e trashëgimisë familjare të vajzës, duke pasur parasysh situatën e pasigurt ekonomike në të cilën ndodhej familja De Sade në atë kohë.

Sidoqoftë, ajo që është e sigurt është se martesa nuk e bën atë të braktisë zakonet e vjetra. Në të kundërt: Disa muaj pas dasmës ai u burgos për pesëmbëdhjetë ditë në burgjet e Vincennes për shkak të “sjelljes së jashtëligjshme” në një bordel. Kjo do të jetë e para nga një seri e gjatë qëndrimesh në burg.

E dyta do të jetë më 1768, kur ai do të burgoset për gjashtë muaj për rrëmbimin dhe torturimin e një gruaje. I liruar me urdhër të mbretit ai u kthye të përkushtohej në profesionet e tij të preferuara. Ai organizon festa dhe vallëzime në fermën e tij në La Coste dhe fillon të udhëtojë në shoqëri me motrën më të vogël të gruas së tij, Anne, me të cilën ka rënë në dashuri dhe me të cilin ka pasur një marrëdhënie seksuale për ca kohë.

Më 1772, vit në të cilin u realizua për herë të parë një vepër e tij teatrore, ai u akuzua për helmim. Gjatë një orgjie në të cilën ai kishte marrë pjesë së bashku me katër prostituta dhe shërbëtorin e tij Armand, ai në fakt u kishte dhënë grave ilaçeve të ëmbla të adhuruara, të cilat, në vend të efektit të shpresuar për afrodiziak, u kishin shkaktuar atyre sëmundje të mëdha. Ai arrin të shpëtojë duke u arratisur në Itali. I dënuar me vdekje në mungesë, ai arrestohet nga militantët e Mbretit të Sardenjës dhe burgoset në burgun e Milanos. Ai arratiset pas pesë muajsh. Pastaj, pas pesë vitesh orgji, udhëtimesh dhe skandalesh, më 1777 u arrestua në Paris. Në burgun e Vincennes ai filloi të shkruante drama dhe romane. Ai transferohet në Bastijë, ku ai shkruan 120 ditët e Sodomës dhe fatkeqësitë e virtytit. Në korrik 1789, dhjetë ditë para se të merrej Bastija, ai u transferua në një azil. Ai është i detyruar të braktisë bibliotekën e tij me 600 vëllime dhe të gjitha dorëshkrimet.

Më 1790, siç është rasti për shumicën e atyre që u burgosën nën Ancien Régime, liria e tij u rivendos. Ai kthehet të jetojë me gruan e tij, por kjo, e lodhur nga dhuna e tij, e braktis. Fëmijët, të lindur më ’67, më ’69 dhe ’71, emigrojnë. Ai më pas lidhet me Marie Constance Quesnet, një aktore e re që do të mbetet me të deri në fund.

Ai përpiqet të na bëjë të harrojmë origjinën e tij fisnike duke milituar në grupin revolucionar të lagjes së tij, por ai nuk ia del me sukses dhe, më 1793, arrestohet dhe dënohet me vdekje. Fati duket se e ndihmon. Për një gabim administrativ ai është “harruar” në qelinë e tij. Ai arrin të shmangë gijotinën dhe do të dalë në qarkullim në tetor 1794.

Më 1795 është botuar “Filozofia në Boudoir”, “Gjystina e re” (“Gjystina ose gabimet e virtytit” ishte botuar në mënyrë anonime katër vjet më parë) dhe “Zhyljeta”. Ai akuzohet nga shtypi se është autor i “romanit famëkeq” “Gjystine” dhe, pa asnjë gjykim, por vetëm me një vendim administrativ, në 1801 u internua në azilin e Charenton. Protestat dhe thirrjet e tij nuk do të vlejnë asgjë dhe, gjykuar i çmendur, por krejtësisht i kthjellët, ai do të kalojë 13 vitet e fundit të jetës së tij këtu. Ai vdiq më 2 dhjetor 1814, në moshën 74 vjeç. Tridhjetë prej të cilave kaluan në burg.  /KultPlus.com