Është hapur thirrja për aplikim për bursën letrare “Shkrimtari i Qytetit Graz”, shkruan KultPlus.
Kjo bursë mundëson ofrimin e një apartamenti pa pagesë në Cerrini-Schloessl, zona Schlossberg, nga 1 shtatori i vitit të dhënies së bursës, deri më 31 gusht të vitit pasardhës dhe një pagesë mujore prej 1.300 eurosh.
Qëllimi i bursës letrare “Shkrimtari i Qytetit Graz”, është të promovojmë shkrimtarë të cilët shfaqin aftësi inovative dhe analizë të çështjeve aktuale, kanë cilësi në aspektin estetik dhe gjuhësor, vërtetësi dhe pavarësi artistike.
Ndër kërkesat bazë që duhet t’i kenë aplikantët përfshin njohjen e gjuhës gjermane, të paktën një botim letrar të pavarur (jo botim privat), pesë tekste të botuara në revista ose antologji ose dy drama të transmetuara në radio ose të botuara apo një shfaqje skenike e shfaqur në teatër ose e botuar.
Afati për dorëzimin e dokumenteve do të publikohet në faqen e internetit të qytetit, jo më vonë se data 15 janar e vitit të dhënies së bursës.
Aplikimet duhet të dorëzohen në: [email protected]. / KultPlus.com