Themelohet Shoqata e Basketbollistëve të Kosovës

Basketbollistët janë bërë me shoqatë, ndërsa kryetar do të jetë Dardan Berisha.

Shoqata e Basketbollistëve të Kosovës është themeluar në një mbledhje të mbajtur në selinë e Federatës së Basketbollit të Kosovës, ku Berisha ka qenë kandidati i vetëm, duke marrë mbështetje maksimale, tridhjetë e pesë vota pro.

Në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës thuhet se Shoqata do të ketë përfaqësuesit e saj në Bordin e FBK-së dhe është themeluar në përputhje me Ligjin e ri të Sportit.

Po ashtu, të hënën janë zgjedhur edhe anëtarët e Bordit të Shoqatës. Pjesë e Bordit janë Gëzim Morina, Arbnore Përquku, Aulona Muhadri, Erjon Kastrati dhe Drilon Hajrizi.

Në njoftim theksohet se Shoqata ka si synim mbrojtjen e të drejtave të basketbollistëve dhe do të jetë zëri i tyre në Kosovë.

Shoqata “Tradita” shpall konkurs për ndarjen e Çmimit Kombëtar “Ali Vishko” për vitin 2020

Shoqata “Tradita” shpall konkurs  për ndarjen e Çmimit Kombëtar ,,Ali Vishko” për vitin 2020

Çmimi Kombëtar “Ali Vishko” jepet në bazë të Statutit të Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”  dhe i njëjti u ndahet personaliteteve nga vendi, rajoni e bota, në çdo përvjetor të Lidhjes së Prizrenit.

Çmimi Kombëtar ,,Ali Vishko” u ndahet personaliteteve për vepër jetësore, kontribut të shquar dhe të arritura me rëndësi të veçantë në lëmin e arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare.

Të drejtë konkurrimi kanë:

  • Institucionet e arsimit të lartë;
  • Institucionet shkencore;
  • Shoqatat shkencore dhe profesionale;
  • Shoqatat tjera të qytetarëve dhe studiues individualë.

Propozimet duhet të jenë të arsyetuara me shkrim dhe të përmbajnë:

  • Të dhëna personale për autorin,
  • Të dhëna bibliografike dhe
  • Arsyetim të propozimit për marrjen e çmimit.

Propozimet  duhet të dërgohen në 5 kopje dhe të njëjtat  duhet të dorëzohenderi më 5. 6. 2020, në adresën:  Shoqata për kulturë dhe art ,,Tradita”- Tetovë, Këshilli për ndarjen e Çmimit Kombëtar ,,Ali Vishko”, 1200 Tetovë, Rruga ,,Ivo Llolla Ribar”, Nr. 211/10, Fahu postal, Nr. 50. 

Propozimet e pakompletuara dhe ato të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e paraparë nuk do të merren parasysh. Për më shumë informata na kontaktoni përmes adresës elektronike: [email protected]. /Kultplus.com

                                                                                                             Me respekt,

Tetovë, më 8 maj 2020                                                     Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”