Beyonce sërish vishet nga stilistë shqiptarë (FOTO)

Për këtë projekt të rëndësishëm, diva e muzikës ka zgjedhur të veshë edhe disa krijime nga stilistë shqiptarë.

Bëhet fjalë për “Kujta & Meri”, me të cilët Beyonce nuk bashkëpunon për herë të parë. Stilistët me anë të një postimi në Instagram kanë treguar se si ishte kjo eksperiencë për ta, ndërkohë që tregojnë edhe “veprën” e tyre dhe si duket artistja me të.

Aspak i lehtë, por shumë motivues, ka qenë rrugëtimi për krijimin e disa veshjeve të filmit të shkurtër të Beyonce-s “Black is King”. Pamja e divës me “Kujta & Meri” ka qenë, deri tani, perla më e çmuar që kemi prekur dhe krijuar me duart tona të palodhshme. Beyonce ti do të jesh motivimi ynë i pafund në krijimin e artit dhe avancimin e talentit tonë përtej oqeanit. Krijimtaria jonë në shërbimin tënd është dëshmia jonë më e madhe! I adhurojmë njerëzit si ty!“- shkruajnë stilistët shqiptarë./ KultPlus.com

Vdes ikona e modës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Artistja amerikane dhe ikona e modës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Gloria Vanderbilt ka vdekur në moshën 95 vjeçare.

Ajo vdiq në shtëpi pranë anëtarëve të familjes nga ana e saj, tha djali i saj Anderson Cooper, një speaker i CNN, pasi vuante nga kanceri i stomakut.

Vanderbilt, i njohur si “vajza e varfër e pasur”, ishte mbesa e madhe e Cornelius Vanderbilt, një manjat i shekullit të 19-të.

Bashkëshorti, i cili u martua disa herë, e bëri emrin e saj në vitet 1970 dhe ’80 si një pionier xhinse projektuesi.

Rita Ora, e ftuar speciale në X Factor në Angli

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, të dielën do të jetë e ftuar në spektaklin e njohur X Factor UK 2017, në Angli.

Ora do të performojë disa prej këngëve të saj. Së fundmi, Rita ka sjellë projektin “Anywhere” dhe këngën “Your Song”, të dyja suksese absolute në industrinë e muzikës, shkruan KultPlus.

Momentalisht po mbahet edicioni i 14-të i X Factor në Angli, ndërsa në juri vazhdojnë të jenë Simon Cowell, Sharon Osbourne, Louis Walsh dhe Nicole Scherzinger.

Kjo është java e tretë e këtij sezoni, ndërsa spektakli shfaqet çdo të shtune dhe të diele. / KultPlus.com

Hitet e harruara të verës së vitit 2011-të (VIDEO)

Çdo verë i ka hitet e saj. Këngëtarët madje përgatiten që pak para verës të nxjerrin këngët më ritmike dhe verore në mënyrë që të ftohen më pas nëpër koncerte e net muzikore.

Do të shikojmë se si është zhvilluar nëpër kohë muzika gjatë stinës së verës. Viti 2011-të ka pasur disa hite të cilat janë dëgjuar në verën e këtij viti jo fort të largët.

Në Shqipëri e Kosovë, dhe aty ku flitet shqip, vera gjithmonë rezervohet për hite dhe muzikë. Në Kosovë vijnë mysafirët nga diaspora, në Shqipëri shkohet në bregdet, gjithmonë shoqëruar me këngë. / KultPlus.com

Viti 2011-të u shënua me këto hite verore:

https://www.youtube.com/watch?v=9NYu3QDHTGI

Dua Lipa sërish në vend të parë, këtë herë e rrëzon Justin Bieber

Dua Lipa edhe këtë herë ka siguruar pozitën e parë në toplistën britanike.

Lipa ishte në konkurrencë me këngën e saj të re “New Rules”, me këngën e re të Justin Bieber & BloodPop, me këngën “Friends”, transmeton Koha.net.

Megjithatë, zyrtarisht Lipa është sërish në vendin e parë edhe këtë javë.

Calvin Harris me Pharell Williams, Katy Perry dhe Big Sean me këngën “Feels” është në vend të tretë, ndërkaq Pink me këngën “What About Us” në vendin e katërt. / KultPlus.com

Rita Ora, së shpejti bashkëpunim me Charli XCX

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, ka paralajmëruar se një këngë në albumin e saj të ri do të jetë në bashkëpunim me shoqen e saj Charli XCX.

Bashkëpunimi i dyshes pritet të lansohet në muajin nëntor të këtij viti. Këtë e kanë bërë të ditur dy shoqet në një intervistë të shkurtë për Variety.

Rita ka thënë se frymëzimi për albumin e ri erdhi nga nevoja për t’u shprehur.

“Krejt kishte të bënte për lirinë”, ka thënë Rita, e cila shtoi se kur shkoi në shtëpi për të shkruar rreth të kaluarës, lidhjeve të mëparshme dhe për të kaluarën.

1 muaj, 75 milion shikime në Youtube për këngën e Dua Lipës

Saktësisht me 7 korrik, pra sot 1 muaj, Dua Lipa ka lansuar në Youtube videoklipin e këngës “New Rules”.

Ky është ndoshta edhe videoklipi i parë me kaq pompozitet i Duas, i realizuar në mënyrë profesionale dhe goditës për muzikën botërore.

Kënga numëron gjithsej 75 milion klikime në Youtube, ky një rekord për këngëtaren shqiptare e cila tanimë është në listën e dhjetë këngëtareve më të dëgjuara në Angli.

Dua ka pak kohë që ka nxjerrë edhe albumin e ri i cili u prit konsiderueshëm mirë. / KultPlus.com

Shpallet lista e këngëtarëve më të paguar në botë

Puff Daddy, në skenën muzikore prej 20 vitesh është këngëtari që ka fituar më shumë sipas listës së publikuar nga Forbes: 130 milionë dollarë në 12 muaj.

Në 1999 Diddy (siç po thërritet kohët e fundit) tregonte për revistën se po punonte për të ndërtuar pasurinë e tij dhe duket se ia ka dalë.

Pas tij vjen ajo që është konsideruar ylli i vitit: Beyonce, që me albumin e saj ‘Lemonade’ dhe Formation World Tour ka mbledhur 105 milionë dollarë.

Forbes ka kurorëzuar më parë Sean Combs, emri artistik i të cilit është Puff Daddy (ose Puff Diddy) disa muaj më parë si reperi më i pasur në botë (duke u bazuar në pasurinë e deklaruar) për të shtatën herë me radhë pasuria e tij ka një vlerë prej 820 milionë dollarë, pjesa më e madhe e të cilës vjen nga aktiviteti i biznesit dhe jo thjesht nga muzika.

Pjesa më e madhe e fitimeve të Daddy, vitin e kaluar vjen nga linja e tij e veshjeve , e vlerësuar 70 milionë dollarë.

Kthehet në kalsifikim “mamaja”e ‘Harry Potter’ J.K. Rowling me 95 milionë dollarë të fituar, ndiqet nga Drake me 94 milionë dhe e plotëson listën me pesë emrat e parë edhe një sportist: futbollisti i Real Madrid, që fitoi këtë vit me skuadrën e tij, Chiampions League, Cristiano Ronaldo vitin e kaluar ka fituar 93 milionë dollarë.  / KultPlus.com