Shpërthen vullkani Etna

Udhëtimi për në ishullin italian të Sicilisë është aktualisht i ndërprerë për shkak të shpërthimit të vullkanit Etna.

Aeroporti ndërkombëtar i Katanias është mbyllur për shkak të llavës dhe hirit që ka pushtuar vendin.

“Pezullimi do të rezultojë në anulime dhe/ose ndryshim të rrugës drejt aeroporteve të tjera”, duke thënë se operimet normale do të rifillonin sapo të mbaronin reshjet e hirit”, theksohet në njoftimin e aeroportit.

Linja ajrore Aeroitalia ka raportuar se aeroporti do të jetë i mbyllur deri në orën 18:00 të mbrëmjes së sotme.

Sipas mediave të huaja, asnjë fluturim nuk zbarkohet ose niset në Catania që është në bregun lindor të ishullit.

Disa fluturime janë duke u devijuar në aeroportin e Palermos dhe Comiso ndërsa të tjera janë anuluar.

Autoritetet e aeroportit po këshillojnë pasagjerët që duhet të fluturojnë nga Catania që të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre përpara se të nisen për në aeroport.

Megjithëse nuk janë dhënë numra zyrtarë, bordet e nisjes së aeroportit aktualisht tregojnë fluturime të anuluara deri në orën 14:00 me orën lokale.

Megjithëse shumë prej tyre janë anuluar plotësisht, disa fluturime po devijohen në aeroporte të tjera në Siçili.

Siçilia është ishulli më i madh në Mesdhe. Është dyfishi i madhësisë së Qipros dhe duhen të paktën tetë orë për të vozitur nga lindja në perëndim./tch/ KultPlus.com

Shpërthen vullkani në malin Etna në Itali (VIDEO)

Mali Etna në Sicili, vullkani më aktiv në Evropë, ka shpërthyer të dielën mbrëma, ndërsa kjo ngjarje është kapur nga kamera.

Autoritetet italiane kanë thënë se vullkani është futur në fazën “para-alarmimit”, duke e rritur nivelin e paralajmërimit nga F0 në F1.

Etna shpesh shpërthen, mirëpo rrallë aktivitetet e saja rezultojnë në dëme të mëdha.

Mediat në botë kanë shpërndarë video ku shihet shpërthimi i llavës vullkanike: