Kolumbia përgatitet për shpërthimin e vullkanit ‘Nevado del Ruiz’

Qindra familje në Kolumbi po përballen me një zgjedhje: të braktisin shtëpitë, ose të përballen me shkatërrimin e një shpërthimi vullkanik të parashikuar në javët e ardhshme.

Vullkani famëkeq i Nevado del Ruiz ndodhet një nga majat më të larta të Kolumbisë, në një zonë me popullsi të dendur bujqësore, gjithashtu njihet për marrjen e jetës së dhjetëra mijëra njerëzve në një shpërthim masiv në vitin 1985.

Që nga 30 marsi, vullkani ka qenë në alarm portokalli, që nënkupton se “një shpërthim ka të ngjarë brenda ditëve ose javëve”, sipas Shërbimit Gjeologjik të Kolumbisë.

Qyteteve dhe fshatrave përreth malit u është kërkuar të evakuohen, autoritetet lokale dhe kombëtare kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Shumica e shkollave janë mbyllur dhe mësimet po zhvillohen online njëlloj si në epokën e pandemisë, bashkitë lokale po grumbullojnë kuti të ndihmës së parë.

Më 5 prill, presidenti kolumbian Gustavo Petro urdhëroi evakuimin vullnetar të rreth 2500 familjeve në zonë si një masë paraprake, por shumë vendas e kanë refuzuar, duke thënë se janë më të shqetësuar për të lënë pas mjetet e jetesës dhe zotërimet e tyre sesa për rrjedhat e mundshme të lavës.

Ndërsa është e paqartë se sa familje janë evakuuar gjithsej, drejtori i njësisë së mbrojtjes civile të Tolima-s, Luis Fernando Velez i tha gazetës lokale El Tiempo të enjten se vetëm një pjesë e vogël rreth 87 persona, ishin larguar nga shtëpitë e tyre nën mbikëqyrjen e agjencive të tij.

Shkon në 32 numri i të vdekurve nga shpërthimi në Banglladesh

Ka shkuar në 32 numri i të vdekurve si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në një depo në qytetin Chittagong në Bangladesh.

Po ashtu raportohet se qindra persona janë lënduar si pasojë e këtij shpërthimi, shkruan BBC.

Shumica e të plagosurve janë në gjendje kritike me djegie që mbulojnë 60 përqind deri në 90 përqind të trupave të tyre, tha një mjek në spitalin që trajton të plagosurit për AFP. / KultPlus.com

25 të vdekur dhe qindra të lënduar pas shpërthimit në një depo në Bangladesh

Të paktën 25 persona raportohet se e kanë humbur jetën pas një shpërthimi në një depo në afërsi të qytetit Chittagong në Bangladesh.

Nuk dihet shkaku i zjarrit, por mendohet se në disa prej kontejnerëve janë ruajtur lëndë kimike.

Pas këtij shpërthimi, spitalet e zonës janë të mbingarkuar dhe kanë apeluar për dhurim gjaku.

Shumë prej të plagosurve raportohet se janë në gjendje kritike me djegie që mbulojnë 60% deri në 90% të trupave të tyre.

“Shpërthimi sapo më hodhi rreth 10 metra larg vendit ku po qëndroja. Duart dhe këmbët e mia janë djegur,” tha shoferi i kamionit Tofael Ahmed për agjencinë e lajmeve AFP. / KultPlus.com

Shkencëtarët: Shpërthimi në Bejrut sa një e pesta e bombës atomike në Hiroshimë

Shpërthimi i jashtëzakonshëm që ndodhi në Bejrut ditën e djeshme (e martë) tronditi banorët e botën mbarë.

Të paktën 100 persona deri tani janë konfirmuar si të vdekur e mbi katër mijë të plagosur.

Sipas presidentit Michel Aoun eksplozioni ndodhi si pasojë e 2,750 tonëve nitrat amonit të vendosur në një depo në afërsi të portit të kryeqytetit.

E tani shkencëtarët vlerësojë se shpërthimi në Bejrut ishte baras me tre kilotonë TNT.

Përkthyer ndryshe, kjo i bie rreth një e pesta e bombës atomike “Little Boy” të hedhur në Hiroshimë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shpërthimi gjithashtu prodhoi valë sizmike të barabarta me një tërmet të shkollës 4.5. / KultPlus.com

Fotografitë tronditëse nga shpërthimi në Bejrut, prekin zemrat e miliona njerëzve në botë

Së paku 100 të vrarë deri më tash dhe më shumë se 4.000 të plagosur është bilanci i shpërthimit që ndodhi në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, më 4 gusht.

I gjithë qyteti u trondit nga shpërthimi, afër pjesës ku ndodhet porti.

Incidenti shkaktoi dëme të shumta materiale, duke e bërë qytetin e Lindjes së Mesme të ngjante me një zonë të luftës.

Fotografitë që po qarkullojnë në rrjetet sociale janë tejet të dhimbshme dhe kanë prekur zemrat e miliona njerëzve nëpër botë të cilët po solidarizohen me këtë ndodhi të tmerrshme.

Njerëz të vdekur, fëmijë të gjakosur, lot, dhimbje e ndërtesa të shkatërruara janë imazhet që po tronditin botën.

KultPlus ka përzgjedhur disa nga fotografitë më tronditëse nga kjo tragjedi. / KultPlus.com

A wounded man walks near the scene of an explosion in Beirut on August 4, 2020. – A large explosion rocked the Lebanese capital Beirut on August 4, an AFP correspondent said. The blast, which rattled entire buildings and broke glass, was felt in several parts of the city. (Photo by Anwar AMRO / AFP) (Photo by ANWAR AMRO/AFP via Getty Images)

Pamje nga droni, qyteti i Bejrutit pas shpërthimit (VIDEO)

Së paku 100 të vrarë dhe më shumë se 4.000 të plagosur është bilanci i shpërthimit që ndodhi në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, më 4 gusht.

I gjithë qyteti u trondit nga shpërthimi, afër pjesës ku ndodhet porti.

Incidenti shkaktoi dëme të shumta materiale, duke e bërë qytetin e Lindjes së Mesme të ngjante me një zonë të luftës. Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassani tha se numri i viktimave pritet të rritet.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Presidenti i Libanit, Michel Aoun, tha se 2,750 ton kimikate bujqësore ishin ruajtur në mënyrë të pa sigurtë në një depo për gjashtë vjet. / KultPlus.com

Pamje rrëqethëse: Kjo është gjendja në qytetin e Bejrutit sot

Në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit nga shpërthimi i tmerrshëm që ndodhi të martën.

Banorët e Bejrutit janë zgjuar në shkatërrim pas shpërthimit të madh në portin e qytetit libanez, të martën, duke vrarë të paktën 100 persona dhe duke plagosur mijëra të tjerë, shkruan Independent.

Kryeministri i Libanit, Hassan Diab ka thënë se shpërthimi në Bejrut lidhet me rezervat e rrezikshme të kimikateve që ishin ruajtur në port që nga viti 2014, megjithëse paralajmërimet e zyrtarëve të portit se materiali nuk ishte i sigurt.

Mëngjesin e sotëm, qyteti i Bejrutit shihet tërësisht i shkatërruar. Videon shiko KËTU.

Për këtë shpërthim presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se mund të ketë qenë një sulm.

“Duket si një sulm i tmerrshëm”, kështu ka thënë Trump gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë mendojnë se shpërthimi në Bejrut ishte një sulm./ KultPlus.com