Kosova dhe Shqipëria me platformë të përbashkët digjitale të arsimit

Kosova dhe Shqipëria do të përdorin një platformë të përbashkët digjitale të arsimit para universitar për vijimin e mësimit në kushte pandemie.

Kjo platformë do të jetë online, ku gjenden të gjitha videot e xhiruara nga mësimdhënësit e Kosovës dhe Shqipërisë. E njëjta është paraparë për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e 12-të.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Besa Shahini, sot prezantuan platformën e përbashkët digjitale të arsimit, e cila do të shërbejë në përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Ministrja Shahini tha se përveç videove të xhiruara, kjo platformë mundëson pjesën e mësimit që zhvillohet në klasë në formatin digjital.

“Mësuesit do të kenë mundësinë që të krijojnë edhe klasën virtuale, është pak a shumë formati i ngjashëm me Google class room, tashmë është në gjuhën shqipe. Mësuesi boton mësime, boton pyetje, kuize. Përveç videove që ekzistojnë, ku leksionet e ndryshme janë të xhiruara dhe nxënësi mund t’i ndjekë. Mund të zhvillohet edhe pjesa e mësimit qe zhvillohet në klasë, por në këtë formatin digjital. E mira e kësaj është që ne do të kemi mundësinë nga Shqipëria t’i shohim leksionet e xhiruara në Kosovë, nga mësuesit më të mirë. Ju do të shikoni edhe leksionet e xhiruara në Shqipëri, kurrikula është e përbashkët dhe ky shkëmbim i metodologjisë së mësimdhënies do të qoj në përmirësim të cilësisë së arsimit”, ka thënë Shahini.

Ndër tjera, Shahini tha se kjo platformë mbulon klasën nga 1 deri në 12, dhe se është menduar edhe mësimi për fëmijët me nevoja të veçanta, ku si funksion do të aplikohet me fillimin e mësimit me 14 shtator.

Ajo tha se disa shkolla janë hapur në Shqipëri, por që viti i ri shkollor do të fillojë më 14 shtator.

“Jemi të vetëdijshëm që hapja e shkollave do ta rritë edhe transmetimin e virusit pak më shumë. Dhe këtë nuk po e themi ne, por e kemi parë edhe nga vendet e tjera që rihapen shkollat. Gjermania, Franca kanë raste që po i mbyllin shkolla individuale, apo klasa individuale. Dhe përderisa është me interes të lartë kombëtar hapja e shkollave dhe kthimi në bankat e shkollës, kjo është e mundshme vetëm nëse ne arrijmë të përgatisim gjithë këtë platformë mbështetëse në kushte shtëpie. Nëse ne duhet të mbyllim një shkollë, apo një klasë kemi menduar që nxënësit duhet të mos mbesin pa mësime, por të vijojë mësimin në kushte shtëpia”, u shpreh ajo.

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj tha se marrëveshja është përgatitur në kuadër të bashkëpunimit mes dy ministrive Kosovë-Shqipëri. Sipas tij, vendi është para një sfide për organizimin e mësimit në kushte pandemie.

“Bashkëpunimi i sotëm dhe marrëveshja të cilët e kemi përgatitur sot është në kuadër të bashkëpunimit shumëvjeçar, të cilin e ka Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje parashihet përdorimi i një platforme të përbashkët për mësimin në distancë, të cilin Ministria e Arsimit të Shqipërisë ia dhuron falas Ministrisë së Arsimit të Kosovës, por njëkohësisht edhe ne platformën tonë do ta vejmë në dispozicion të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë. Gjithashtu biseduam edhe për marrëveshje tjera të konkretizimit të tyre, sidomos sa i përket teksteve mësimore, kurrikulave, dhe fushave të tjera”, tha ai.

Likaj tha se kanë pasur takime me kolegjiumin e DKA-ve dhe kanë vizituar 30 komunat e Kosovës për të parë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. Sipas tij, pjesa dërmuese e tyre përmbushin kriteret për fillimin e mësimit.

“Një vendim e kemi të përgatitur është gati që të nënshkruhet nga ana ime. Mirëpo, ne po presim. Sot është mbledhja e qeverisë, por po ashtu edhe rekomandimi përfundimtar nga task-forca ndërministrore sa i përket COVID-it. Besojmë që nesër do të dalim me një vendim përfundimtar dhe ne jemi të bindur që pjesa dërmuese e shkollave në Kosovë i përmbushin kushtet që të fillohet viti i ri shkollor më datën 14 në objektet shkollore”, u shpreh ai.

Në rastet kur do të ketë infektime me Covid-19 në shkolla, Likaj njoftoi se është duke u bërë gati platforma për mësim online. Ai ka theksuar se në rast të infektimit të mësimdhënësve, do të punojnë me orë plotësuese.

Historike: Kosova dhe Shqipëria formojnë ligën e përbashkët

Kosova dhe Shqipëria do të formojnë Ligën e përbashkët në basketboll. Në ceremoni do të jetë i pranishëm edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Nuk arritën të bëhen bashkë në futboll, të krijonin një Ligë të përbashkët, por Shqipëria dhe Kosova më në fund mund të unifikohen në parketin e basketbollit.

Pas shumë përpjekjeve, më në fund dy trojet shqiptare ia kanë dalë të krijojnë një Ligë të përbashkët në basketboll, “Liga Unike”, ku do të marrin pjesë katër ekipet më të mira nga të dy shtetet.

Të enjten, më 10 shtator, ora 19:00 në Tiranë do të nënshkruhet marrëveshja historike ndërmjet Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB) dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) për themelimin e Ligës së basketbollit, mes dy shteteve, që do të quhet “Liga UNIKE”.

Marrëveshjen do ta nënshkruajnë, Presidenti i FSHB-së, Z. Avni Ponari, kryetari i FBK-së, Z. Arben Fetahu, në praninë e Znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri dhe Znj. Vlora Dumoshi, Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.

I pranishëm në këtë ceremoni do të jetë edhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Z.Edi Rama, i cili njëherësh do të zbulojë edhe logon e Ligës UNIKE, thuhet në njoftimin e FBK-së, përcjell albinfo.ch.

Pas një pune të gjatë dhe intensive mes dy federatave, më në fund po jetësohet ëndrra për zhvillimin e veprimtarive basketbollistike të trevave shqiptare.

Në Ligën Unike do të marrin pjesë tetë skuadra, katër më të mirat nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria.

Liga Unike pritet të fillojë së shpejti, gjatë këtij edicioni sportiv, dhe parashikohet të jetë shumë interesante, duke zgjuar interesimin e tifozëve shqiptarë, kurse në parket pritet të ketë shumë rivalitet mes skuadrave që do të përfshihen në këtë kompeticion.

Po ashtu të enjten Bordi Drejtues i Ligës UNIKE që përbëhet nga 2 anëtarë të Bordeve të FSHB-së dhe FBK-së, si dhe nga 2 Sekretarët e Përgjithshëm të të dyja Federatave, do të mbajë mbledhjen e parë, ku do të emërojë edhe Kryetarin e Bordit Drejtues,  e do të emërojnë stafin e zyrës së Ligës UNIKE.

Duhet theksuar se ky është një hap i madh për basketbollin në hapësirat shqiptare duke formuar ligën UNIKE.

Ky projekt është përkrahur nga komuniteti i basktebollit në Shqipëri dhe Kosovë, duke e konsideruar atë si një event të shumëpritur dhe gjithashtu është përkrahur edhe nga FIBA Evropa.

The Guardian: Shqipëria, parajsa e pazbuluar e Evropës

The Guardian e rendit Shqipërinë në top dhjetë vendet më të mira dhe të qeta në Evropë.

Thethi 2 days tour

Një udhëtim në Luginën e Thethit, një prej zonave më të bukura në Shqipëri, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e të huajve.

Thethi si zonë malore turistike dhe klimaterike, e mirënjohur për bukuritë natyrore, ofron mundësi turizmi për të gjitha stinët e vitit.

159 Thethi Albania Photos - Free & Royalty-Free Stock Photos from Dreamstime

Të gjitha këto bukuri të papërsëritshme të këtij fshati në zemër të Alpeve shqiptare e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën, traditën e kulturën shqiptare. Për këtë arsye, Parku i Thethit, si zonë pranë kufirit, është propozuar që të jetë pjesë e një parku ndërballkanik të quajtur Parku i Paqes, i cili përfshin territore edhe nga Kosova e Mali i Zi.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

Thethi turistik, zbulohet projekti i transformimit të tij - Real Story

Përveç kanionit, në Theth gjenden një numër i konsiderueshëm shpellash, por ato që kanë tërhequr vëmendjen e shumë alpinistëve, speleologëve, gjeografëve etj., janë Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathëve, të cilat me përmasat e tyre dhe dukuritë interesante që mbartin brenda tyre si liqenet nëntokësore, galeri, sifone etj., janë bërë shkak i shumë legjendave të krijuara nga vetë banorët e zonës. Një bukuri natyrore, të veçantë, të bjeshkëve të veriut, shpalos në këtë zone, /Albinfo.ch / KultPlus.com

Thethi

Shqipëria ishte bërë me mbret para 92 vjetësh

Sot mbushen 92 vjet kur Asambleja Kushtetuese e Shqipërisë votoi unanimisht duke e shpallur Shqipërinë Mbretëri demokratike, parlamentare të trashëguar dhe Zogun I u shpall Mbret të Shqiptarëve. Gjithashtu u aprovua edhe formula e betimit të Mbretit.

Ceremonia e kurorëzimit ishte planifikuar për në orën pesë, por në katër e gjysmë Dhoma e bardhë e Parlamentit ishte mbushur plot me deputetë, punonjës civilë, kryetarë të fiseve. Krerët e misioneve të huaja ishin gjithashtu të pranishëm, edhe pse përpiqeshin të mos binin në sy.

Rasti ngrinte pyetje të vështira protokolli, ndaj duke reflektuar verdiktet pezull të qeverive të tyre, diplomatët kishin zgjedhur veshje mëngjesi, pa dekorime. Për të dëshmuar se pjesëmarrja e tyre ishte informale ato u rrasën në turmën e mbledhur në hollin modest, duke ua lënë hapësirën e rezervuar për to korrespondentëve të “Associated Press”.

Ai u betua (Formula e betimit):

“Unë Zogu, Mbret i Shqiptarëve, në çastin në të cilin po hedh këmbën mbi Thronin e Mbretnis Shqiptare dhe po marr në duer Pushtetin Mbretnuer, betohem përpara fuqisë së Zotit me mbajte Bashkimin Kombëtar, Independencën e Shtetit dhe Tokat. Betohem edhe të mbahem besnik ndaj Statutit dhe të veproj mbas pikave të tij dhe mbas ligjeve që ndodhen në zbatim, duke pas parasysh kurdoherë të mirën e popullit. Zoti më ndihmoftë”.

Ahmet Zogu lindi në Burgajet të Matit, më 8 tetor 1895.Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësues privat si Sali Toron, Hysen (Efendi) Cekën dhe Dervish Himën për gjuhën shqipe, Hafiz Muharremin për gjuhën turke, deri në moshën 13 vjeçare. Më 15 qershor 1905, largohet për në Stamboll dhe fillon studimet në Lyce Imperial de Galatasaray, qendra e atëhershme e Perandorisë Osmane në rënie, që kontrollonte Shqipërinë dhe më vonë në akademinë ushtarake deri më 1912. Pas vdekjes së t’atit më 1908, u bë Beu i Matit, i quajtur edhe Beu i vogël. U zgjodh në vend të vëllait Xhelal bej Zogolli.

Gjatë Lufta e Parë Botërore doli vullnetar në krah të Perandorisë Austro-Hungareze. U mbajt në Vjenë në 1917 e 1918, e në Romë në 1918 e 1919 përpara se të kthehej në Shqipëri më 1919. Gjatë kohës në Vjenë, ai shijonte stilin e jetës së Evropës Perëndimore, dhe thuhet të ketë qenë shumë i pëlqyer mes grave vjeneze. Mori mësimet në gjuhën gjermane dhe thelloi njohuritë në artin ushtarak dhe në diplomacinë perëndimore.

Mbas vdekjes së babait të tij, Xhemal Pasha Zogu, ai u bë i zoti i shtëpisë së tij dukë u mbështetur nga nëna ë tij, Sadije Toptani që më pas u bë nëna mbretëreshë. Në këtë kohë 13 vjeç, Ahmet Zogu bëhet kështu shef i krahinës së Matit.

Më 20 korrik 1912 Ahmeti, u kthye në Shqipëri, për arsye se Fuqitë Ballkanike, të përkrahur hapur nga Rusia, po përgatiteshin që ti shpallnin luftë Perandorisë Osmane, si rrjedhojë Shqipëria do të vuante pasojat e kësaj lufte. Në 1 Nëntor 1912, ai merr pjesë me 2000 matjanët e tij në luftë kundër ushtrive serbo-malazeze duke i ardhur në ndihmë qytetit të Shkodrës i cili mbrohej nga Hasan Riza Pasha dhe daja i tij Esat Pashë Toptani. Por thyhet keq nga serbët në Zadrimë. Më 28 Nëntor 1912, në shpalljen e pavarësisë në Vlorë nga Ismail Qemali, Matin, Dibrën dhe Mirditën do ta përfaqësonte Beu i Vogël, i cili kryesonte delegacionin prej 26 vetash. Ndërkohë që luftonte, u njoftua se Dibra u pushtua dhe u dogj nga forcat serbe, si dhe po i drejtoheshin Matit. Atëherë Ahmet Zogu me shpejtësi të madhe u nis për në Mat, ku filloi menjëherë përgatitjet për të mbrojtur të paktën Matin nga sulmi.

Mbas përfundimit të kuvendit u kthye në vendlindje, ku organizoi mbrojtjen e krahinave të Matit dhe Dibrës, kundër ushtrisë serbo-sllave. Në Mat Zogu, kishte shumë armatim dhe municione për të cilët kishin nevojë kryetarët e Kosovës e të Dibrës, të cilët vinin në Mat për t’u furnizuar. Edhe një herë Mati u bë qendra e Shqipërisë dhe bijtë e tij nuk i braktisën të ardhurit por i mbajtën në familjet e tyre të pa ndarë në ushqime. Gjatë qeverisjes së Ismail Qemalit, Zogu mbrojti interesat e kësaj qeverie duke kundërshtuar edhe Esat Pashë Toptanin. Në kohën e ardhjes dhe përpjekjeve të Princ Vidit që të instalonte qeverinë e tij në Shqipëri, ai e përkrahu atë. Në pranverën e 1914, plasi një kryengritje kundër Vidit (e cila mendohej se ishte ideuar nga Esat Pashë Toptani). Zogu u vu në ndihmë të Princ Vidit dhe kërkoi nga forcat rebele që të tërhiqeshin dhe mos të rrezikonin interesat kombëtare. Mbas një përgjigje negative nga ana e rebelëve, ai marshon drejt Elbasanit dhe Krujës, i thyen forcat rebele dhe vendoset në Krujë. Gjatë kohës që ishte në Krujë, Princ Vidi largohet nga Shqipëria dhe ia lë administrimin e vendit një përfaqësie ndërkombëtare, kjo bëri që edhe Zogu, të tërhiqej nga Kruja drejt Matit. Në luftën e parë botërore Mbreti Zog u rreshtua ne krah te Austro-Hungarisë dhe vuri në dispozicion të luftës 10.000 luftëtarë (çliron Skraparin dhe Durrësin). Më 3 Mars 1916, Zogu, thërret Kongresin Kombëtar, në Elbasan për të diskutuar mbi fatin e Shqipërisë. Kjo iniciativë e tij, në fillim pati mbështetjen nga Austro-Hungaria, e cila më vonë u tremb dhe e pengoi. Ky akt bëri që Zogu, të tërhiqej nga Lufta e Parë Botërore, si shenjë revolte kundër këtij veprimi. Austriakët, ngaqë ishte nip i Esat Toptanit donin ta internonin. E ëma, i kërkon ndihmë At Pal Dodajt, atëherë në Rubik, që t’i shpëtonte të birin. At Dodaj, shkon në Burgajet, e vesh si frat Ahmetin e merr në Kuvendin e Rubikut. Me ndërhyrjen e At Dodajt, Zogu shkon me studime në Austri në një Akademi Ushtarake. Në Janarin e 1917, mbas vdekjes së Franc Jozefit, në Vjenë u bë kurorëzimi i Karlit dhe u ftua një delegacion nga Shqipëria. Mbas kësaj ceremonie austriakët i kërkuan Zogut, që të qëndronte në Vjenë, vend i cili kishte ofruar bursa për një grusht shqiptarësh, e kishte plane për vendin tonë. Atje takon dhe Çatin Saraçin. Ai u detyrua të vendosej në Vjenë deri në përfundim të Luftës. Në 1919, Shqipëria rrezikonte realisht ndarjen, kështu që Zogu, rikthehet në aktivitetin politik duke kërkuar që të mbahej një kongres kombëtar për të mbrojtur fatet e Shqipërisë, kongres që u mbajt në Lushnjë me 21-31 janar 1920 i siguruar me 9,000 vete nga ai (Kongresi e emëroj ministër te brendshëm).

Më 11 shkurt 1920 pas kundërshtisë italiane për të mos lejuar vendosjen e qeverisë në kryeqytetin e vendit në Durrës, Zogu çan barrikadën dhe siguron vendosjen e qeverisë dhe Këshillit të Naltë në Tiranë. Më 6 mars 1920 së bashku me ministrin e Drejtësisë bën bashkimin e Shkodrës me pjesën tjetër të vendit. Në shkurt–nëntor 1920 stabilizon rendin në Shqipëri. Në nëntor 1920 suksesi i tij ngjall xhelozi dhe si pasojë e saj, qeveria jep dorëheqjen. Më 5 prill 1921 zgjidhet deputet i Partisë Popullore në Këshillin Kombëtar. Më 4 nëntor 1921, emërohet nga qeveria, komandant të operacioneve ushtarake për krahun lindor kundër serbëve. Më 14 dhjetor 1921 pas shtypjes së grushtit të shtetit vjen në Tiranë dhe siguron qetësinë e vendit. Më 24 dhjetor 1921 emërohet sërish ministër i Punëve të Brendshme.

Më 1922 ndryshon mbiemrin, duke hequr prapashtesën turke -olli, dhe duke lënë thjesht Zogu.

Në mars 1922 i bën ballë rebelimin të forcave opozitare duke ruajtur kryeqytetin nga anarkia. Më 2 dhjetor 1922 për herë të parë emërohet kryeministër. Në këtë post, Zogu ishte i pari që nisi punën për hartimin e ligjeve organike të ministrive. Për këtë qëllim ai ngriti grupet e ekspertëve me nga dy përfaqësues për çdo ministri. Në shtator 1923 Zogu konfirmohet edhe si kryetar i Partisë Popullore. Në dhjetor 1923, Zogu arrin të sigurojë numrin më të madh të votave në zgjedhjet për Kuvendin Kushtetues, por pa arritur numrin e duhur për krijimin e qeverisë së re. Për herë të parë ai zgjidhet me dy mandate, në Dibër dhe në Durrës. Më 23 shkurt 1924 për shkakun se Zogu me anë të një koalicioni me independentistët siguroi një shumicë të re, iu organizua një atentat brenda Kuvendit Kushtetues. Zogu plagoset gjatë hyrjes së tij në parlament nga Beqir Valteri me 24 shkurt. Tek Zogu po hynte në derë Valteri, i cili qëlloi me qetësi tre herë mbi trupin e Ahmet Zogut. Zogu mori tre plumba, një në dorë, një në kofshë dhe një në bark. Në sallën e parlamentit pllakosi një atmosferë tepër e rëndë, pasi duke qenë se shumica e deputetëve ishin të armatosur, ekzistonte rreziku i një përleshjeje të armatosur mes palëve kundërshtare. Pas disa sekuencave të frikshme Beqir Valteri u ndalua dhe Eljaz Vrioni mori fjalën për të qetësuar situatën, ndërsa, Zogu nga vendi dhe me zë të lartë foli: “Zotërinj, nuk është hera e parë që ngjet një gjë e tillë, ndaj ju lutem miqve të mi ta harrojnë për një çast atë çfarë ngjau dhe të merren me vonë me këtë punë”. Kjo ndërhyrje e Zogut dhe e Vrionit shmangu një kasaphanë të vërtetë në sallën e Asamblesë. Iu afrua Eqrem Bej Vlora me dr. Simonidhin që verifikoi dëmin që kishin bërë dy plumba që e kishin marrë kalimthi duke e çarë thellë, njëri në kofshë e tjetri në baqth; plagët u lidhën përkohësisht. I shoqëruar me një eskortë të fuqishme, kryeministri u strehua në shtëpinë e tij, dhe filloi të kurohej pa problem nga që plagët ishin shumë më të lehta se sa që ishin pritur, plagë të cilat nuk penguan të priste as vizitat e miqve. Madje Zogu përfitoi nga rasti të takohej vetë me atentatorin. Më tej jep dorëheqjen. Gjendja acarohet. Në maj–qershor 1924 opozita organizon një grusht shteti. Qeveria “Vrioni” që u rrëzua më 10 qershor 1924 e kishte emëruar ditët e fundit të saj, komandant për shtypjen e grushtit të shtetit në veri.

Në qershor 1924 për të mos i dhënë rrugë gjakderdhjes, Zogu largohet në Jugosllavi. Gjykata politike e kundërshtarëve të tij politikë e dënon me vdekje në mungesë. Në dhjetor 1924 me vendim të qeverisë “Vrioni” dhe me përkrahjen e fuqive të mëdha, Zogu rikthen legjitimitetin e rrëzuar në qershor 1924. Më 6 janar 1925 Këshilli i Naltë e dekreton kryeministër dhe ministër të Brendshëm.

Më 25 janar 1925, Kuvendit Kushtetues shpalli Republikën Shqiptare. Dhjetë ditë më vonë, Ahmet Zogu u zgjodh nga Kuvendi Kushtetues, kryetar i republikës, duke qenë në të njëjtën kohë edhe kreu i pushtetit ekzekutiv. Gjatë kësaj kohe, Ahmet Zogu riktheu stabilitetin në vend, si dhe mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike, politike e ushtarake që forcuan pozitën e Shqipërisë.

Paqëndrueshmëria e stabilitetit politik të vendit në vitet ’20, detyroi një grup parlamentarësh të propozonin shqyrtimin e regjimit shtetëror në Shqipëri, parlamenti vendosi në favor të këtij propozimi. Mbas zgjedhjeve të parakohshme më 25 Gusht 1928, u propozua ndërrimi i formës së qeverisjes, u formua komisioni statusor, i cili propozoi ndërrimin e formës së regjimit nga republikë në monarki. Ky propozim u hodh në votim dhe parlamenti më 30 Gusht 1928, vendosi që Asambleja Kushtetuese të proklamojë Shqipërinë Mbretëri Demokratike Parlamentare të Trashëgueshme.

Më 1 Shtator 1928, Asambleja Kushtetuese proklamoj: “Mbret të Shqiptarëve” nën emrin “Zog I”. Ceremonia e kurorëzimit ishte planifikuar për në orën pesë, por në katër e gjysmë dhoma e bardhë e parlamentit ishte mbushur plot me deputetë, punonjës civilë, kryetarë të fiseve disa të veshur me frakë dhe të tjerë me feste prej leshi të bardhë. Krerët e misioneve të huaja ishin gjithashtu të pranishëm, edhe pse përpiqeshin të mos binin në sy. Rasti ngrinte pyetje të vështira protokolli, ndaj duke reflektuar verdiktet pezull të qeverive të tyre, diplomatët kishin zgjedhur veshje mëngjesi, pa dekorime. Për të dëshmuar se pjesëmarrja e tyre ishte informale ato u rrasën në turmën e mbledhur në hollin modest, duke ua lënë hapësirën e rezervuar për to korrespondentëve të “Associated Press”.

Ai u betua (Formula e betimit):

“Unë Zogu, Mbret i Shqiptarëve, në çastin në të cilin po hedh këmbën mbi Thronin e Mbretnis Shqiptare dhe po marr në duer Pushtetin Mbretnuer, betohem përpara fuqisë së Zotit me mbajte Bashkimin Kombëtar, Independencën e Shtetit dhe Tokat. Betohem edhe të mbahem besnik ndaj Statutit dhe të veproj mbas pikave të tij dhe mbas ligjeve që ndodhen në zbatim, duke pas parasysh kurdoherë të mirën e popullit. Zoti më ndihmoftë”.

Më 7 prill 1939 duke mos pranuar kushtet e pushtimit fashist, largohet nga Shqipëria. Më 8 Prill 1939 vendoset në Greqi dhe fillon jetën në mërgim. Duke iu trembur një reagimi negativ nga ana e qeverisë italiane autoritetet greke informuan menjëherë Romën se mbreti dhe suita e tij prej 113 vetësh nuk do të lejoheshin që të organizonin kurrfarë veprimtarie politike në Greqi. Hapi tjetër ishte ushtrimi i një presioni të vazhdueshëm ndaj mbretit që ky i fundit të largohej nga Greqia. Gjithashtu fillon organizimin e rezistencës së armatosur. Më 3 Maj 1939 mbërrin në Turqi, ku pritet nga autoritet më të larta të vendit dhe nga shqiptarët. Më 30 Qershor 1939 niset për në Evropë. Më 2 Maj 1939 familja mbretërore e shoqëruar nga tetë vetë mbërriti në Turqi, ku qëndrimi i saj ishte më i këndshëm. Në Stamboll mbreti gjeti shumë përkrahës të tij me të cilët pati mundësi të takohej pasi turqit u ruheshin më pak italianëve sesa grekët. Për shkak të fjalëve që u përhapen në lidhje me ngjitjen sërish në fron, e kjo mund të bëhej e mundur vetëm me ndihmën e një Fuqie të Madhe, shumë shpejt ai u largua dhe nga Turqia dhe i hodhi sytë drejt Britanisë. Ai e informoi ambasadorin në Ankara për dëshirën e tij për t’u vendos në Londër. Përgjigja i erdhi në mes të qershorit pasi mbreti u zotua se nuk do të përfshihej në asnjë aktivitet politik. Me qëllim që të shmangte një udhëtim pranë kufijve të Italisë ose përmes Gjermanisë, Zogu dhe suita e tij u detyruan të ndërmarrin një udhëtim të gjatë përmes Evropës Lindore e Qendrore, i cili përfshiu etapa ndalesash në Rumani, Poloni, Lituani, Finlandë e Suedi. Më 2 Korrik 1939, mbërrin në Rumani ku pritet nga Mbreti Karol i Rumanisë. Më 15 Gusht 1939, mbërrin në Paris, ku vendoset dhe merr me qera një shtëpi. Këtu vihet në kontakt me autoritet më të larta të Francës duke u kërkuar atyre leje për të ushtruar njëfarë aktiviteti politik. Kjo kërkesë iu refuzua megjithatë ai qëndroi në Francë deri në prag të pushtimit të saj nga gjermanët. Më 22 Qershor 1941, mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar. Vendoset dhe fillon aktivitetin e tij në Londër. Fillimisht qëndron në Hotelin Ritz dhe më vonë merr me qira një shtëpi në Parmoor. Qëndron në Mbretërinë e Bashkuar deri në përfundim të luftës. Më 18 Mars 1946, vendoset në Egjipt mbasi merr një ftesë nga Mbreti Faruk i Egjiptit.

Në pasluftë, më 29 Gusht 1955, mbërrin në Francë dhe vendoset në fillim në Paris. Më 27 prill 1938 martohet me konteshën hungareze Geraldina Appony, ku veshjet e dasmës, si zakonisht, vinin nga dora e Gjon Lacës. Më 9 prill 1961, Ahmet Zogu shuhet në Spitalin e Sursnes afër Parisit në orën 16 në moshën 65 vjeçare. / KultPlus.com

81 vjet më parë në Shqipëri u hodhën për të fundit herë në qarkullim monedhat prej argjendi

Si sot, 81 vite më parë, në Shqipëri, u hodhën për të fundit herë në qarkullim, monedha prej argjendi.

Më 22 gusht 1939, Banka Kombëtare e Shqipnis (1925-1945), hodhi për të fundit herë në qarkullim, monedha prej argjendi. Ato ishin të prerjeve prej 5 dhe 10 lekë. Në bazë të Dekretit të Mëkëmbësit dhe Ligjit të ri për rregullimin monetar të vitit 1939, ato zëvendësuan monedhat e argjendit 1 dhe dy franga ar, emetime të viteve 1926, 1927, 1935 dhe 1937. Më pas, monedhat e qarkullimit u shtypën vetëm në metal të thjeshtë.

Faqja e këtyre monedhave, siç përshkruhet në ligj, mban bustin në profil të Mbretit Viktor Emanueli III me mbishkrimet “VITT•EM•III RE E IMP•MBRET E PER•”. Shpina mban shqiponjën dykrenare të Skënderbeut dhe dy fasha liktoriane anash saj, si dhe mbishkrimet: “SHQIPNI 1939 XVII 5 LEK/ 10 LEK ALBANIA” dhe emrin e gdhendësit G. Romagnoli. Buzët e monedhës kanë mbishkrimin “MBRETNIA SHQIPTARE”. /atsh/ KultPlus.com

Shqipëria përfituese e 7 projekteve të programit “Europa Krijuese”

Në këtë kohë të krizës ardhur nga pandemia e Covid-19, Shqipëria është bërë përfituese e shtatë projekteve europiane në kuadër të thirrjes “Bashkëpunimi Kulturor në Ballkanin Perëndimor 2020”.

Është ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ajo e cila ka dhënë lajmin, ku thotë se ndër 300 aplikues, vetëm 13 projekte u shpallën fituese, mes tyre, shtatë organizata jofitimprurëse dhe institucione publike kulturore nga Shqipëria.

Ministrja sqaron se programi “Europa Krijuese” mbështet Shqipërinë në projektet: Shoqata Poeteka (2 herë fitues), Tulla, Qendra Marrëdhënie, Vox Baroque, Qendra Harabel dhe Muzeun Historik Kombëtar. Programi ”Europa Krijuese” jep mbështetje për sigurimin dhe promovimin e diversitetit kulturor dhe gjuhësor europian dhe mbështetje për fuqizimin e sektorit të konkurrueshmërisë.

Synimet e programit janë të ndihmojë sektorët kulturorë dhe krijues që të shfrytëzojnë mundësitë në kuadër të moshës dixhitale dhe globalizimit; të mundësojë që sektorët të forcojnë potencialin e tyre ekonomik duke kontribuar në rritje të qëndrueshme, vende pune dhe kohezion social; të japë akses për sektorin e kulturës dhe medias në Europë me mundësi bashkëpunimi në nivel, tregje e audience ndërkombëtare. / KultPlus.com

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë: Njësitë akomoduese dhe pushuesit të respektojnë protokollet e sigurisë

Bizneset dhe njësitë akomoduese të respektojnë protokollet e sigurisë antiCovid. Apeli i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shkon edhe për gjithë qytetarët, në kushtet e rritjes së numrit të të prekurve me COVID-19.

Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka kujtuar sot edhe njëherë rëndësinë e zbatimit të protokollit të sigurisë. Ajo nënvizon se janë 28 qendra shëndetësore verore janë në dispozicion të pushuesve, me mjekë dhe infermierë të trajnuar edhe për situatën Covid

“Ministria e Shëndetësisë fton bizneset dhe njesitë akomoduese të respektojnë protokollet e sigurisë: Distancën fizike, maskën e detyrueshme në shërbim dhe të kryejnë dezinfektimin dhe higjienizimin e vazhdueshëm të ambienteve”,- theksoi Beqo.

“Një kujtesë edhe për pushuesit: Respektoni distancën me të tjerët që nuk janë familjarët tuaj dhe kujdesuni për higjienën vetjake. 28 qendra shëndetësore verore janë në dispozicion të pushuesve, me mjekë dhe infermierë të trajnuar edhe për situatën Covid”, sqaron ajo.

“Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes”, mbyll deklaratën Beqo. /Atsh /KultPlus.com

“Austro-Hungaria dhe Shqipëria në 1916-1918”, një histori përmes fotografive

Muzeu Historik Kombëtar bën me dije se ekspozita fotografike “Austro-Hungaria dhe Shqipëria 1916-1918”, e cila u organizua në janar 2018 në kuadër të vitit kulturor Shqipëri-Austri mund të vizitohet virtualisht.

Muzeu shprehet se konferenca me të njëjtën titull solli në kujtesë periudhën e viteve 1916-1918, periudhë në të cilën Austro-Hungaria administroi më tepër se gjysmën e territorit të Shqipërisë. Ndërsa ekspozita përmbante 60 fotografi të realizuara nëpër qytete dhe fshatra të Shqipërisë nga oficerë e ushtarakë austro-hungarezë, nëpërmjet tyre paraqiteshin aspekte nga jeta e përditshme ekonomike dhe shoqërore e shqiptarëve të atyre viteve. Tematika e fotografive të ekspozitës ishte e ndryshme.

Fotoreporterët austro-hungarezë kanë shkrepur fotografi nga qytetet e mëdha të Shqipërisë; 15 fotografi nga Tirana, 14 fotografi nga Shkodra, 2 fotografi nga Berati, 2 fotografi nga Fieri, 2 fotografi nga Durrësi dhe një fotografi nga Vlora. Ata kanë realizuar fotografi nga jeta e përditshme. Në to gjejmë fshatarë me veshje popullore, por edhe zotërinj fisnikë si Prenk Bibë Doda nga Shkodra.

Nuk mund të lemë pa përmendur edhe fotografitë familjare siç është familja e Osman Beqirit nga Peqini. Fotoreporterët austro-hungarezë kanë shkrepur 4 fotografi nga Peqini, 2 fotografi nga Kruja, një fotografi nga Rrogozhina etj. Trupat austro-hungareze hynë në Tiranë më 9 shkurt 1916.

Në qytet u stacionua divizioni 47 i këmbësorisë, nën komandën e feldmarshall lejtnantit Braun, i cili paraqitej në një fotografi interesante. Të gjitha fotografitë janë realizuar gjatë viteve të administrimit austro-hungarez të Shqipërisë 1916-1918. Ky administrim politik, ushtarak e kulturor përvijoi impakte të shumta në sendërtimin e mëvonshëm të shtetit shqiptar, duke pasqyruar zhvillime pozitive në aspektin e infrastrukturës, shëndetësisë, arsimimit si edhe në jetën socialpolitike të Shqipërisë së pas Luftës së Parë Botërore.

Kjo ekspozitë u kthye në një ekspozitë lëvizëse nën titullin “Shqipëria në fokusin e austro-hungarezve” dhe në qershor 2019 udhëtoi drejt Durrësit, ku u hap në ambientet e Muzeut Arkeologjik të Durrësit./sot/ KultPlus.com

Hyrje falas çdo të diel, në muzetë dhe parqet arkeologjike të Shqipërisë

Turistët  dhe vizitorët të dielave vizitojnë falas, muzetë dhe parqet arkeologjike në të gjithë vendin tonë.

Mnistrja e Kulturës Elva Margariti, fton vitorët vendas dhe të huaj të mos e humbasin rastin këtë të dielë, për të vizituar muzetë dhe parqet arkeologjike, pa biletë.

Në kushtet e situtës së Covid-19, Ministria e Kulturës ka marrë disa masa lehtësuese, që synojnë të nxisin turizmin, një ndër të cilat është dhe hyrja falas çdo të dielë në muzetë dhe parqet arkeologjike.

Vizitat kryyhen gjithnjë duke respektuar protokollet e mbrojtjes kundër përhapjes së Covid-19. / KultPlus.com

Shqipëria një nga prodhueset kryesore për agrumet mes vendeve evropiane

Klima e favorshme mesdhetare me kohë shumë të mirë në pjesën më të madhe të vitit e rendit Shqipërinë në një nga prodhuesit më të mëdhenj të agrumeve midis vendeve europiane.

Instituti i Statistikave publikoi sot raportin mbi statistikat e bujqësisë, sipas të cilit prodhimi i agrumeve në vitin 2019 u rrit me 3,04%.

“Prodhimi i agrumeve gjatë 2019 është 46.882 tonë duke shënuar rritje me 3,04 %, krahasuar me një vit më parë. Niveli më i lartë i prodhimit të agrumeve u arrit në qarkun e Vlorës 31.774 tonë”, thuhet në raportin e INSTAT-t.

Prodhimi i agrumeve në Shqipëri përfaqësohet kryesisht nga kultivimi i mandarinës në rajonin jugor të Sarandës dhe Vlorës. /KultPlus.com

Më 1 korrik Kosova e Shqipëria me platformë të përbashkët turistike, do të ketë ulje çmimesh

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka pritur në takim ministrin e Turizmit dhe Mjedisit i Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosin, së bashku me kryetarin e Shëngjinit dhe Vlorës.

Krasniqi tha se me ministrin e turizmit të Shqipërisë diskutuan për fillimin e sezonit turistike në korrik dhe njoftoi për një platformë të përbashkët turistike.

“Sot ndihem jashtëzakonisht i nderuar për vizitën e institucioneve nga Shqipëria. Diskutuam lidhur me turizmin e dyja shteteve mundësit e bashkëpunimit në të ardhmen. U dakorduam në fillim të korrikut të bëjmë hapjen e sezonit të verës”.

“Në fund të nëntorit të bëjmë hapjen e sezonit dimëror në Kosovë, u pajtuam një platformë të përbashkët të të dyja vendeve”, tha Krasniqi.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit së Shqipërisë, Blendi Klosi, tha se me këtë platformë të përbashkët duan të dalin me një ofertë jo vetëm për shqiptarët e të dyja vendeve, por edhe për turistët nga vendet e tjera.

“Si një promotorë të jashtëzakonshëm të ekonomisë së shqiptarisë, deti shqiptarë është i të gjithë shqiptarëve alpet janë të përbashkëta e si e tillë do të jenë në një platformë të përbashkët. Diskutuam për një platformë të përbashkët turistike, një ofertë për vendet tjera e sidomos për vendet e largëta”.

Ministri Klosi tha se të dyja vendet e dëshmuan se sistemi shëndetësorë mund ta luftoj Coronavirusin, dhe me këtë garantoi për siguri shëndetësore, raporton EO.

“Me dy bashkitë do të donim të ftonim të gjithë qytetarët të vazhdojnë të jenë turistët më të mirë që Shqipëria ka, në Shqipëri dëshmuam ashtu si në Kosovë se sistemet shëndetësore ia dolën dhe mund të garantojmë një siguri shëndetësore por që rekomandimet do të zbatohen në rigorozitet”, tha Klosi.

Klosi premtoi që në Shqipëri do të ketë ulje çmimesh gjatë kësaj sezonit turistik.

“Nuk ka shancë të ketë rritje çmimesh, do të kemi ulje çmimesh”, tha ai. /gazetaexpress/ KultPlus.com

AFP: Plazhet dhe hotelet në Shqipëri po hapen në mënyrë të sigurt

Plazhet dhe hotelet në Shqipëri po hapen dita-ditës në mënyrë të sigurt, thuhet në një video të transmetuar nga agjencia franceze e lajmeve, AFP.

”Muajt e fundit që kemi qenë të mbyllur, jemi ndjerë si në kafaz. Tashmë ndihemi sikur jemi liruar dhe po shijojmë çdo moment”, thotë një turiste nga Kosova.

Turistët po kthehen dalëngadalë në plazhet e Shqipërisë.

Muaj me radhë në izolim kanë shkaktuar humbje për bizneset lokale.

”Duke analizuar situatën e vështirë, i jemi drejtuar tregut ballkanik. Shumë pushues që kanë ardhur për momentin janë nga Kosova, Mali i Zi dhe sigurisht nga Shqipëria”, thotë një operator turistik.

Për shkak të vijës së saj të gjatë bregdetare, Shqipëria ofron plazhe të mrekullueshme nga veriu në jug si Velipoja, Shëngjini, Durrësi, Vlora, Himara dhe Saranda./ atsh/ KultPlus.com

Shqipëria me paketë të re turistike gjatë këtij sezoni, ulje e çmimit të biletave në sitet e trashëgimisë kulturore

Të gjithë turistët, vendas apo të huaj do mund të vizitojnë sitet e trashëgimisë kulturore gjatë këtij sezoni turistik me një çmim tejet simbolik.

Në mbledhjen e Komitetit të Turizmit mbajtur në Apoloni me tour operatorë dhe hotelierë, ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi prezantuan paketën e re turistike sikurse është edhe ulja e çmimit të biletave në sitet kulturore.

Në fjalën e saj, ministrja Margariti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për rimëkëmbjen e turizmit pas pandemisë me të cilën u përball e gjithë bota.

“Kemi dalë me një paketë të re ofertash që vihen në vijim edhe të bisedave të bëra me të gjithë tur operatorët edhe për t’ju gjendur më afër ju sepse mendojmë se ky është momenti kyç  që t’ju gjendemi pranë, pasi mendojmë fort që ky vit të kemi gjithmonë e më tepër një turizëm lokal e ndoshta do të kemi më pak turistë të huaj, megjithatë dhe në momentin që do të kemi turistë të tjerë të huaj, ne do t’i përgjigjemi me shërbime të reja në sitet tona”, u shpreh Margariti.

Ministrja tha se edhe në Berat kanë filluar tashmë paketat e kombinuara të biletave me audio grilën. Sipas saj, ulja e çmimit të biletave për të vizituar muzetë dhe parqet arkeologjike është një ndihmë e madhe ekonomike, duke iu përgjigjur kështu kërkesave të agjencive.

“Kemi arritur që vitin e shkuar të kemi mbi 1 milionë vizitorë dhe mendojmë që me këtë politikë të re dhe ato site që nuk kanë qenë të vizituara të bëhen sa më shumë pjesë e paketave tuaja. Kemi biseduar së bashku për disa muze, sikur dhe për Muzeun e Gjetheve që ka qenë një nga pikat ku dhe vetë tour operatorët kanë thënë që ju duket pak jo i aksesueshëm për paketat e tyre. E kemi arritur tashmë në një çmim thuajse simbolik dhe këtë e kemi bërë dhe për shumë site dhe mendojmë që kjo është zgjidhja e duhur për t’ju gjendur pranë në këto momente”, u shpreh Margariti.

Më tej, ministrja tha se pas shtatorit do të ketë paketat e reja që janë paketat e kombinuara me çmime të reduktuara vetëm për agjencitë.

“Kemi shtuar dhe kategori të reja që janë kategori 50 plus që janë për t’ju ardhur në ndihmë agjencive dhe ajo çfarë kemi bërë është promovimi i biletarisë online. Besoj se jemi të gjithë dakord që e ardhmja është e gjithë drejt dixhitalizimit besoj se dhe këto kohë e kemi treguar se aksesi dixhital ka qenë ai që na ka krijuar ura të reja bashkëpunimi dhe ne do të vazhdojmë të promovojmë akoma më shumë çmimin e biletës online”, deklaroi ministrja, duke shtuar se aty do të jetë aksesueshmëria më e madhe e tarifave të ulëta.

“Pra ndryshe do të jetë çmimi në sportele, ndryshe do të jetë çmimi online. Po punojmë që të kemi një kanal të dedikuar sidomos nga shtatori dhe më pas për të patur paketa kombo që i quajmë, që janë paketat e disa siteve bashkarisht”, tha ministrja Margariti.

“Pamdemia nuk na gjunjëzoi po na gjeti më pranë me njëri- tjetrin në këto muaj të kemi mundësinë akoma dhe më tepër të sjellim sa më shumë turistë dhe në ato site në të cilat ju nuk i keni sjellë më parë që të kemi pastaj dhe më tepër promovim nga shtatori dhe më pas dhe më shumë paketa kombo”, u shpreh Margariti. atsh / KultPlus.com

Shqipëria, një tokë e thesareve të fshehura (VIDEO)

“Shqipëria, një tokë e thesareve të fshehura”. Kështu e përshkruan e përditshmja “turismo.al”, Shqipërinë në shkrimin e saj, nga malet që të mbajnë frymën deri tek plazhet e mrekullueshme.

Ky destinacion relativisht i ri, i vendosur në jug-lindje të Europës, në vitin 2019, tërhoqi 6 milionë e 400 mijë turistë të huaj, një rritje prej 8% në krahasim me vitin 2018.

Sipas Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, kompanitë po e kuptojnë në këtë moment që historia ka ndryshuar dhe operatoret turistikë po kthehen gjithmonë e më shumë në kompani IT.

“Pra, edhe ne jemi duke bërë disa fushata që zënë më tepër hapësirë ​​në mediat sociale. E gjithë kjo po na ndihmon të ndryshojmë imazhin e Shqipërisë, dhe po i bën turistët të kuptojnë se ky është një vend unik që duhet të vizitohet të paktën një herë në jetë”, tha Klosi.

Përmes rrjeteve sociale, Shqipëria ja doli të tregojë që është një destinacion i hapur për biznes. Turistët po kuptojnë që ky është një vend unik, që duhet eksploruar të paktën një herë në jetë./atsh/ KultPlus.com

Shqipëria dhe Kosova prezantohen si një destinacion turistik i përbashkët për të gjithë të huajt

Shqipëria dhe Kosova prezantohen si një destinacion turistik i përbashkët, për të gjithë të huajt që duan të dinë diçka më tepër për historinë, kulturën, bukuritë natyrore dhe vendet atraktive, ku mund të argëtohen dhe të pushojnë.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi publikoi sot pamje të atraksioneve turistike të të dy vendeve duke ftuar turistët ti shijojnë ato.

“Nëse keni shpirtin e eksperiencës, nëse ju pëlqen të zbuloni kulturat e lashta dhe dëshironi të gjeni veten në mes të një natyre përrallore e ende të pazbuluar, të shijoni një ushqim të mrekullueshëm, duam t’u mirëpresim në një natyrë të paprekur e të egër prej 39 635 km2”, thuhet në videon e publikuar nga ministri Klosi.

”Vendet tona”, thuhet më tej në video, “nuk kanë industri të mëdha dhe nuk ka asnjë McDonald. Është mallkim, apo bekim?”

“Harrojeni rregullin, lëreni pas ritmin e qyteteve të zhurmshme, shmangni radhët e gjata të turistëve, ejani të përjetoni vendet unike që ofrojnë vendet tona”, është ftesa për aventurierët./atsh/ KultPlus.com

Shqipëria hap kufijtë më 1 qershor

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar masat e reja që do të ndiqen pas 1 qershorit. Gjatë një deklarate live në Facebook, Rama bëri të ditur se këtë javë masat do të vijojnë siç janë, ku qarkullimi i mjeteve dhe qytetarëve do të vijojë nga ora 05:00 deri në orën 21:00 në zonat e kuqe, ndërsa në zonat e gjelbra nuk ka më asnjë lloj kufizimi orari.

“Shumë komentuar nga padituria shajnë e mallkojnë për fashën e orarit. E gjithë dinamika e kësaj lufte që do të njëjtë gjithnjë e më shumë betejë me veten në radhë të parë varet nga niveli i ekspozimit të popullatës ndaj virusit. Faza dy nisi me lehtësi me zona dhe fasha të ndryshme dhe nuk është më e  vështirë për t’u kuptuar se dita e shtunë dhe  diel ka një rrezik më të madh ekspozimi, pasi ka dyndje të makinave dhe qytetarëve. Jua kam thënë që ditën e parë se çfarë lufte nervash dhe prove ekstreme durimi do të ishte e tërë kjo dreq historie. Nëse dikush bën të zgjuarin se kjo i duket e kot dhe nuk numëruam mirë me qindra të vdekur, e vërteta është se pikërisht pse bëmë atë që bëmë nuk patëm vuajtje të tmerrshme. Mos me tregoni Suedinë dhe mos i quani komplote të mia këto masa.

Ka shumë ide për komplote globale e fantazisë në botën akademike të rrjeteve sociale. Shqipëria ka numrin më të ulët të viktimave në botë për numër popullsie. Cila botë është hapur më shumë se Shqipëria sot në fazën dy. Shkoni në Greqi, Itali dhe do e shihni do lëvizni nga veriu në jug sipas qejfit, apo do të ikni dot në plazh. Ne jemi duke hedhur hapat sipas një plani të mirë menduar. jemi gati të hapim kufijtë tokësor, por duhet të marrim dhe miratimin  e vendeve të tjera. Edhe nëse duam ne të hapemi, nuk hapen të tjetër. Shengeni deri më 15 qershor që është i mbyllur dhe fluturimet po ashtu.

Nga 1 qershori hapim kufijtë tokësor me vendet fqinje tonë, por ende jo plazhet. Kam marrë të shara nga plazhistë pse i kishte ngritur policia nga plazhi në Dhërmi. Askush në botë nuk i ka hapur plazhet. Këtë javë mbyllim edhe sistemin e administrimit të plazheve dhe parimin e ‘rërës së xanum’ do i ndëshkojmë pa asnjë kompromis. Nëse në do i hapim nga 1 qershori vetëm për hotele dhe pas 10 qershorit për të gjithë nga të gjithë” tha Rama. /KultPlus.com

Hapen Apolonia dhe Memoriali i Skënderbeut, por mungojnë vizitorët

Sajtet e njohura historike në vend, si parku arkeologjik i Apolonisë dhe vendvarrimi i Skënderbeut në Lezhë janë rihapur pas izolimit dymujor, por vizitorët ende nuk janë kthyer. Situata duket e vështirë, së paku deri në hapjen e kufijve.

Vendvarrimi i heroit kombëtar Gjergj Kastriotit në qytetin e Lezhës, hapi dyert këtë javë, por këtij sajti të njohur historik i mungojnë vizitorët. Paulin Zefi, përgjegjës i trashëgimisë kulturore “Duke qenë se Tirana nuk është kthyer zonë e gjelbër, as Shkodra jo nuk ka lëvizje. Po kështu shkollat janë të mbyllura, pasi numri më i madh i vizitorëve përbëhet nga nxënësit dhe studentët është e pamundur … Po kështu ndikon mbyllja e kufijve”.

Sipas Përgjegjësit të Trashëgimisë Kulturore në 2019-tën memoriali i Skënderbeut është vizituar nga rreth 30 mijë vizitorë. Ndërsa pritshmëritë këtë vit janë të ulëta. “Fluksi zakonisht nis në Maj e deri në Shtator, por për shkak të situatës kam frike se nuk do kemi as 1/3 e vizitorëve krahasuar me vitet e kaluara”.

E njëjta situatë paraqitet edhe në kalanë mesjetare të qytetit të Lezhës si dhe muzeun etnografik. Që nga 18 Maji Parku Arkeologjik i Apolonisë në Fier, është i hapur për vizitorët. Specialisti i këtij parku, Admir Xhelaj shprehet se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka pasur një fluks të madh vizitorësh vendas e huaj.

“Numri gjatë këtyre dy ditëve ka qenë minimal por presim me lehtësimin e masave dhe hapjen e kufijve muajin tjeter që të shtohen vizitorët” tha ai.

Sa i përket hapjes së mozaikut arkeologu thotë se vendimi do të merret nëse do të shtohen vizitorët.  “Ne këtë vit kishim menduar të hapim e mozaikët në sektorin G, pranë Manastirit por kjo do shihet në bazë të vizitueshmërisë”. Xhelaj gjithashtu shprehet se janë marrë të gjitha masat anti-covid, jo vetëm në muze por edhe në ambientet e jashtme. /Shqiptarja.com / KultPlus.com

Deklarata e Winston Churchill për Shqipërinë dhe luftëtarët e saj

Nga Aurenc Bebja 

“La France” ka botuar, të premten e 5 nëntorit 1943, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratën e Winston Churchill-it për Shqipërinë dhe luftëtarët e saj, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 Një deklaratë e z. Churchill për Shqipërinë

 Në përgjigje të një pyetjeje të parashtruar nga një deputet i Dhomës së Komunave, dje, z. Churchill mbajti një fjalim në shenjë nderimi për mijëra luftëtarë shqiptarë që luftojnë në male për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tyre.

Nga përvoja e të gjitha vendeve të pushtuara, tha ai, ata kanë mësuar se pavarësia e pretenduar dhe e ofruar nga Gjermania është veçse një mashtrim. Disa javë më parë, pushtimi fashist, të cilin ata refuzuan ta pranojnë për katër vjet, u zëvendësua me atë gjerman. Gjermanët përdorën të gjitha metodat e tyre të zakonshme, me të cilat ata përpiqen të nënshtrojnë të gjithë popujt luftëtarë. Ata kanë bombarduar fshatrat shqiptare, kanë vrarë gra dhe fëmijë shqiptarë. Por luftëtarët shqiptarë vazhdojnë të ngacmojnë armikun dhe të sulmojnë linjat e tij të komunikimit.

Oficerët ndërlidhës britanikë që gjenden me luftëtarët u bëjnë një homazh të madh për cilësitë e tyre luftarake. Ne presim që shqiptarët të luajnë rolin e tyre në përputhje me traditat e tyre të lashta të luftës në ngjarjet e ardhshme ushtarake në zonën e Mesdheut.

“Politika e qeverisë britanike mbetet ashtu siç është përcaktuar nga Ministri i Punëve të Jashtme në deklaratën e tij të 18 dhjetorit 1942: domethënë, ne duam ta shohim Shqipërinë të çliruar nga zgjedha e fuqive të Boshtit dhe të pavarur.

Sigurisht, çështja e kufijve do të shqyrtohet gjatë zgjidhjes së paqes.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/la-france-1943-deklarata-e-winston-churchill-ne-dhomen-e-komunave-per-shqiperine-dhe-luftetaret-e-saj/

Rama: Brenda majit hapen kufijtë e Shqipërisë, përgatitemi për sezonin turistik

“Brenda majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht, kufijtë e Shqipërisë do të jenë hapur dhe ne do të përgatitemi për sezonin turisitik”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend, duke theksuar se “ natyrisht jo duke i kërkuar atyre që bëjnë zgjedhjen e gabuar duke i kthyer shpinën të madhit Shekspir. Ndërkohë që i kanë sytë ngulur tek teatri, por duke përgatitur neve në rast se do të vijë një valë tjetër që do të jetë e rëndë po ua them sot ajo që kaluam edhe për ne, edhe sikur të përsërisim të njëjtat gjëra, sidoqoftë ta përballojmë përsëri me atë dinjitet e seriozitet që e përballuam duke e vendosur Shqipërinë në atë grup shumë të vogël vendesh që sot shihen me admirim për rezultatin e arritur”.

“Jam shumë krenar që shumë kolegë të mi, jo me larg se mbrëmë Presidenti i Turqisë, më kanë shprehur këtë admirim për ç’ka ka bërë shteti shqiptar dhe për çfarë rezultatesh janë krahas Shqipërisë në tabelën e përgjithshme”, – tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “kur po të shihja (deputetit Myzlim Murrizi) që po flisni për popullin, i prekur siç jam, prekur nga kjo dashuri e beftë për Teatrit, që ka shpërthyer në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë papritur fytyra jote mu zëvendësua me fytyrën e  Sandër Prosit që thoshte në një rol të tij:  “Eh sa gjera thuhen në emrin tend o popull”.

Rama tha se “meqë kështu erdhi kjo punë dhe Shqipëria papritur u kthye në arene ku përplasen bijtë e Shekspirit me një regjim të imagjinar në filxhanin e Ledi Makbeth, e duke qenë se ndërkohë jemi edhe në një kohë kur përballemi me sëmundje ngjitëse, po ju kujtoj fjalët e Shekspirit juve këtu dhe të gjithë atyre që kanë zgjedhur të përfshihen jo për një plan politik, po për një  lëndim shpirtëror. “Budallallëku dhe mençuria ngjiten kollaj, njësoj  si sëmundjet infektive, prandaj zgjidhni me kujdes ata që dëgjoni”, thotë Shekspiri”.

Kryeministri Edi Rama tha se “ meqënëse Teatrin e politikës sot e ka pushtuar politika për teatrin më lejoni të ju them se ky është një lajme i mirë në këtë moment kur nëse nuk do të kishim bërë të gjitha gjerat e duhura mund të mos ishim  këtu ose mund të mos u takoheshim fare këtu,  por mund të përjetonim një halla të madhe  duke numëruar humbjet e jetës, plagët e rënda dhe kolapsin e sistemit tonë shëndetësor në kushtet e një përballje që shumë shtet shumë më të fuqishme, shumë më të ditura, shumë më të zhvilluara se ne e humbën”.

Rama tha më tej se “jeta më ka çuar dikur pa dashjen time pranë njeriut të zemrës në një spital amerikanë në Masacusten dhe kur kam hyrë në atë spital dhe kam parë se çfarë ndodhte, kam menduar se kjo këtu është dora e Zotit, se s’ka mundësi. Dhe para syve të mi kam parë atë qenie për të cilën do jepja jetën time të kthehej nga koma. Dhe sot në atë vend ku gjendet ai spitale, numërohen deri më tani 6 mijë të vdekur, me vetëm  dyfishin e popullsisë së Shqipërisë. Por, si çdo sukses edhe ky sukses ka koston e vet dhe kostoja e këtij suksesi është pikërisht rritja e përditshme e numrit të atyre që thonë ishte lojë, që përqeshin, që tallën dhe të atyre  që te gjithë te ajo që bëmë shohin fytyrën e vërtetë të diktaturës dhe diktatorit që mbylli shqiptarët sepse i do brenda, që krijoi një zinxhirë autorizimesh dhe lejesh dhe që i detyroi me pahir të hynin në botën digjitale dhe të vuanin padrejtësish internimin në kolltuqet e tyre para ekraneve të televizorit, të vuanin sakrificat e madha të një lufte të përgjakshme në krevat duke fjetur pa nevojën për të shkuar në punë e kështu em radhe. Kjo është kostoja e këtij suksesi. Përderisa ne ia dolëm natyrisht që shumëkush duke bërë zgjedhjen e gabuar dhe duke mos dëgjuar këshillën e Shekspirit që të zgjedh ata që dëgjon, të bjerë pre e zinxhirit të infektimit të budallallëkut që kalonë gojë më vesh dhe vesh me gojë”./ atsh / KultPlus.com

Erdhi nga Amerika dhe tani jeton në Shqipëri: Thethi është vendi më paqësor që kam përjetuar ndonjëherë

Shqipëria është e rrethuar me bukuri të shumta natyrore që për shumëkënd mbesin mahnitëse dhe të paharruara.

Vizitorë nga e gjithë bota tashmë e kanë destinacion të preferuar Shqipërinë.

Ben Washburn është një djalë i ri i cili ka ardhur nga Amerika para disa muajsh dhe tani jeton në Shqipëri me të dashurën e tij shqiptare. Historinë e tij ai e ka ndarë për fushatën #IntoAlbaniaTravelsInTimai e të cilën se po ju sjellim më poshtë:

“Në Shqipëri erdha për herë të parë në 2017-ën, pasi takova të dashurën time, e cila është shqiptare, në Universitetin e Oksfordit. Si Amerikan, nuk dija shumë mbi Shqipërinë në atë kohë. Gjatë udhëtimit dy javor, u mahnita me kulturën, njerëzit, peizazhet dhe ushqimin shqiptar. Nga të gjitha udhëtimet tona në Shqipëri, Thethi është ai që më ka mbetur më shumë në mendje. Kujtoj si i jepja makinës në rrugë shkëmbore e të paasfaltuara me orë të tëra, njëkohësisht i përpirë̈ nga peizazhi dhe i mbërthyer nga një adrenaline e fortë. Alpet e Shqipërisë janë marramendëse. Ecëm gjatë për të arritur tek Syri i Kaltër, ku notova dhe u hodha për zhytje nga shkëmbi. Qëndruam në një bujtinë mikpritëse e shijuam bukën e freskët, kafen turke, djathin e bërë vetë dhe perimet e mëngjesit.
Kam udhëtuar shumë në jetë, por Thethi është pa dyshim vendi më paqësor që kam përjetuar ndonjëherë. Megjithatë, Thethi mbetet një nga shumë vende të bukura që kam parë në Shqipëri. Atëherë, nuk mendoja se pas tre vjetësh ky vend i pabesueshëm do të ishte shtëpia ime e re. Jam shumë mirënjohës që është. 🇦🇱”, ka thënë Ben Washburn.” / KultPlus.com

Këtë vit në Shqipëri plazhet do të jenë publike dhe pa ulëse

Edi Rama ka deklaruar se plazhet do të jenë publike dhe pa shezlone!

Është bërë e ditur se këtë verë në plazhet shqiptare nuk do të ketë shezlone (ulëse).  Thuhet se këtë vit hapësirat do të jenë publike dhe qytetarët do të akomodohen me mjetet e tyre në plazh. Kështu ka bërë me dije Kryeministri Edi Rama, ndërsa tha që kontratat për shezlone në plazh do t’u lejohen vetëm hoteleve, transmeton KultpPlus.com

Më posht mund të lexoni deklaratën e tij të plotë rreth plazheve këtë vit:

“Nuk do të lejojmë më asnjë kontratë private për shezlonë dhe çadra, përveç hoteleve. Hotelet kanë turistë, kanë vizitorë, ata mund të vendosin kontratat e tyre. Ndërkohë plazhet e tjera do të jenë plazhe publike dhe qytetarët do të bëjnë plazh siç bënim ne dikur kur ishim të vegjël, që shezlone nuk kishte dhe akomodoheshim me ato mjete rrethanore. Plazhet do të jenë publike.

Nuk do të ketë më njerëz që dalin me hunj apo dhëmbë të prishur, që i thonë atyre djemve dhe vajzave: paguaj 5 euro të hysh këtej e të dalësh andej, 7 euro peshqiri, dy euro jastëku. Plazhet do t’i kenë shqiptarët”, tha Rama. / KultPlus.com

Fillojnë përgatitjet në Shqipëri, sezoni turistik nuk do të jetë si më parë

Nënkryetari i Durrësit, Florian Tahiri tha se për shkak të COVID-19, nuk do të ketë një sezon turistik si gjithmonë dhe numri i turistëve nuk do të jetë si më parë.

Tahiri tha se bizneset kanë nisur përgatitjet dhe kanë shpresë që qytetarët e Kosovës do të shkojnë dhe t’i kryejnë pushimet në Durrës.

Tahiri tha se do të ketë disa masa pa i përket distancimit por plani turistik akoma nuk ka përfunduar.

“Plani është në përfundim dhe do të ketë informacion të mjaftueshëm se si do të bëhet plazhi në këtë vit”, tha ai në RTV Dukagjini. / KultPlus.com

Maks Velo përcillet sot në banesën e fundit

 Maks Velo nuk do të mund të përcillet në banesën e fundit me një ceremoni të veçantë, siç e meriton për kontributin e tij për vendit për shkak të situatës së COVID-19.

Për këtë arsye Ministria e Kulturës në Shqipëri, e cila do të organizojë një ceremoni nderimi, ka një kërkesë për qytetarët: Kushdo që do të nderojë figurën e Velos të sjellë një buqetë me lule ose një kurorë në ambientet e Ministrisë, më pas varrimi do të bëhet në Tufinë, transmeton KultPlus.

Maks Velo humbi ditën e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pasi vuante nga anemia e theksuar./ KultPlus.com

Shqipëria një prej alternativave më të mira për turizëm

Ndërsa udhëtimet drejt disa prej destinacioneve më të preferuara në juglindje të detit Mesdhe nuk janë më të sigurta, njerëzit kërkojnë një alternativë më të mirë dhe shumica vendosin të vizitojnë Shqipërinë dhe ne e mbështesim shumë këtë ide, shkruan faqja e njohur polake e udhëtimeve turistike, www.mywanderlust.pl.

Bregdeti shqiptar është i mrekullueshëm dhe plazhi i Kasmili është tashmë një thesar i njohur në botë, por ky vend ka shumë më shumë për të ofruar. Aty ndodhen disa nga vendet më të bukura të Ballkanit.

Qytete të bukura prej guri, peizazhe të mrekullueshme natyrore, male fantastike dhe një kryeqytet të këndshëm. Nëse vizitoni Shqipërinë, mund t’i shihni të gjitha këto.

Tirana

Kryeqyteti, Tirana është jashtëzakonisht i lezetshëm dhe i këndshëm.

Tirana nuk është qyteti më i bukur dhe nuk do të gjeni shumë monumente historike. Por, atmosfera që ka, është një nga më të mirat,.

Pika kryesore turistike e Tiranës është një piramidë e madhe betoni, një strukturë mjaft intriguese që tashmë shërben si qendër transmetuese e stacionit televiziv vendas dhe vendi ku rinia del më së shumti.

Dhe kështu është Tirana, e çuditshme, por magjepsëse. Edhe shumëngjyrëshe.

Edhe pse boja zbehet dalëngadalë nga ndërtesat dhe ngjyrat veniten, përshtypja e përgjithshme është ende e shkëlqyer.

Tirana dhe veçanërisht Blloku, është shtëpia e një prej kulturave më të mira të kafeneve dhe kjo është një arsye e mirë për të kaluar ca kohë atje.

Berati

Nuk mund të kërkosh prezantim më të mirë sesa Berati, pasi ai është në listën e UNESCO-s.

Qyteti shpesh quhet “qyteti i një mbi një dritareve” dhe e ka këtë titull për një arsye.

Shtëpi të shumta, të bukura me grumbull dritaresh të mëdha mbi njëra-tjetrën, duke formuar një pamje të veçantë.

Është veçanërisht i bukur kur shihet nga shëtitorja ose nga përtej lumit.

Gjithashtu, ia vlen të ngjiteni në kështjellë pasi pamjet e Beratit dhe rrethinave janë vërtet spektakolare dhe vetë kjo zonë është shumë e bukur.

Gjirokastra

Ndërsa Berati quhet qyteti i një mbi një dritareve, Gjirokastra ka titullin e qytetit të 1 000 shkallëve.

Shëtitja përreth mund të jetë pak e lodhshme, pasi rrugët bëhen mjaft të pjerrëta, por pamjet nga kështjella dhe avioni i braktisur, që duket aq i rastësishëm, janë shpërblimi i shkëlqyeshëm për përpjekjen.

Vetë Gjirokastra është një qytet i bukur me gurë, që duket se koha ka ndaluar.

Ashtu si edhe Berati, Gjirokastra është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Ksamili

Një thesar i vërtetë në bregdetin shqiptar. Ksamili konsiderohet te jetë një nga plazhet më të bukura në Shqipëri. Uji i kaltër, plazhet me rërë dhe ishujt përreth, e bëjnë Ksamilin të duket si parajsë.

Butrinti

Vetëm pesë kilometra larg nga Ksamili, gjendet Butrinti, një tjetër vend i mbrojtur nga UNESCO.

Ky vend antik, që daton në shekullin e VIII para Krishtit, është magjepsës dhe me kaq shumë objekte nga e kaluara, saqë për disa orë do ju mbajë të zënë.

Mund të popullohet me turistë nga Korfuzi, por nuk është e vështirë të shpëtosh nga turmat.

Nëse ju pëlqen historia, do e dashuroni këtë vend.

Saranda

Fillimisht duket si një rezort turistik jo tërheqës, me asgjë përveç ndërtimeve, por Saranda është shumë më interesante nga çfarë duket.

Nëse jeni në kërkim të një destinacioni me shumë gjallëri, kjo është pergjigjja për ju.

Por, qyteti është shumë më tepër sesa thjesht një vend në të cilin mund të kalosh bukur. Në Sarandë ndodhen disa monumente, duke përfshirë dhe rrënoja antike që gjenden në mes të qytetit.

Gjithashtu Saranda shërben si bazë perfekte për të vizituar zonën, ku përfshihet Ksamili, Butrinti, Gjirokastra dhe Syri i Kaltër.

Pogradec

Liqeni i Ohrit është një nga vendet më të bukura në Ballkan.

Ndërsa shumë turistë shkojnë në qytetin e Ohrit në Maqedoni, Pogradeci në anën shqiptare të kufirit është gjithashtu një vend i mrekullueshëm për t’u vizituar.

Me male madhështore në sfond, liqeni këtu duket shumë bukur. Restorantet janë një mundësi e shkëlqyer për drekë me pamje mahnitëse.

Nëse dilni për shëtitje përgjatë plazhit, që është një nga aktivitetet kryesore në Pogradec, sigurisht që do të ecni nëpër disa bunkerë që gjenden përreth.

Liqeni i Komanit

Disa e quajnë si më të bukurin në botë dhe duke qenë se jemi pak skeptike për tituj të tillë, ky vend me të vërtetë duket i mahnitshëm në foto.

Me gjithë shkëmbinjtë dhe ujëvarat duket i ngjashëm me fiordet norvegjeze.

Valbona dhe Thethi

Këto janë dy nga fshatrat malorë më të rëndësishëm dhe më të bukur në Shqipëri, të gjendura në të dy anët e Alpeve Shqiptare.

Kruja

Kruja është e përsosur për udhëtim njëditor nga Tirana.

Kështjella atje, ndodhet në një vend vërtet mbresëlënës, e rrethuar nga male, por arsyeja kryesore pse mund të dëshironi të vizitoni Krujën është pazari.

Konsiderohet të jetë më i miri në Shqipëri për suvenire.

Kruja është gjithashtu vendlindja e heroit kombëtar, Skënderbeut. /atsh/ KultPlus.com