Prestigjiozja britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një shkrim vendeve të Ballkanit i cili dekadat e fundit është kthyer në një mundësi udhëtimi.
Në këtë shkrim ku renditen 10 vendet të cilat sugjerohen për t’u vizituar, “The Telegraph” thekson se vetëm vitin e fundit mbi 4 milionë turistë britanikë e kanë vizituar këtë rajon.
Sa i përket vendit tonë, prestigjiozja britanike shkruan se “e cilësuar dikur si një djerrinë neo-staliniste e betonit postkomunist, Shqipëria ka lulëzuar në dekadën e fundit për sa i përket imazhit të saj”
Përveç bregdetit, në shkrim i vihet theksi edhe kulturës dhe historisë së vendit tonë.
Në shkrim theksohet se atje ku shkëlqen, Shqipëria shkëlqen shumë. Vlora shënon pikën ku bashkohen Adriatiku dhe Joni, ngjitur me Gadishullin e Karaburunit.
“Vlora shënon pikën ku bashkohen Adriatiku dhe Joni, ngjitur me Gadishullin e Karaburunit. Deti duket po aq fotozhenik edhe më poshtë në bregdet, në Sarandë. Megjithatë, duhet të shkoni në brendësi të vendit dhe shpaloset një ëndërr piktoreske, vende të lashta historike si Butrinti, Bylisi dhe Apolonia. Qytetet e mrekullueshme osmane si Gjirokastra dhe Berati zbukurojnë peizazhin.’- shkruan “The Telegraph.
“Parku Kombëtar i Llogarasë strehon një tjetër lloj lartësie shqiptare nën maskën e maleve të larta”, thuhet në këtë artikull. / KultPlus.com
Media gjermane SAT 1 i ka kushtuar një reportazh turizmit dhe bukurive natyrore të Shqipërisë.
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ndau sot videon e transmetuar nga media gjermane SAT 1, ku vendi ynë cilësohet si vendin e pushimeve të ëndrrave.
SAT 1 i prezanton publikut gjerman vendin tonë, si destinacionin ‘në modë’ për pushimet e verës, që të fal ndjesinë e Karaibeve dhe peizazhe të mrekullueshme malore.
“Mund të zbuloni vendin e pushimeve të ëndrrave në Shqipëri”, thuhet në dokumentarin e Matthias Killing, përmes një udhëtimi që nga ishujt e Ksamilit e deri tek Ujërat Termale të Bënjës në Përmet./atsh/KultPlus.com
Ish-godina e Radio Tiranës do të restaurohet. Lajmi është bërë publik nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook. Sipas ministers, në mbledhjen e tij më të fundit, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale miratoi projektin për restaurimin e këtij objekti, monument kulture i kategorisë II.
E ndërtuar midis viteve 1928-1930, ndërtesa e dikurshme e Radio Tiranës dhe më pas e Institutit të Kulturës Popullore është një nga vilat e para moderne në qytet.
Aktualisht ajo paraqet dëmtime të shumta në çati, fasadë, dysheme, dyer, dritare, në elementë të brendshëm e të jashtëm.
“Ndërhyrjet e miratuara në KKTKM, janë konform ligjit 27/2018 “Për trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë” dhe në respekt të statusit të monumentit. Ato konsistojnë në restaurime të çatisë dhe dyshemesë, fasadës, vendosjen e dyerve dhe dritareve të reja, restaurimin e kapiteleve, pastrimin dhe lyerjen e kangjellave, plotësimin me sistem hidraulik e elektrik, sistemimin e oborrit të jashtëm etj.”- shkruan Margariti.
‘Ju flet Tirana’, pak histori për Radio Tirana
“Ju flet Tirana!”– Kjo ishte thirrja që prej 28 nëntorit të vitit 1938 e deri sot e kësaj dite, që emeton fjalën shqip për shqiptarët, duke na kujtuar se, është e para radio në vend që hodhi bazat dhe ndërtoi historinë e radiofonisë në Shqipëri.
Radio Tirana, për herë të parë në historinë e saj, ka nisur transmetimet më 28 Nëntor të vitit 1938, pesë muaj para pushtimit të Shqipërisë nga Italia. Fillimisht Radio Tirana e kishte rezidencën e vet në një prej ambienteve të Bashkisë së atëhershme, por që aty nga fundi i vitit 1939, u transferua në një ndërtesë të re në rrugën Kont Urani.
Lajmi për hapjen e një radioje në kryeqytetin shqiptar, ku të flitej dhe transmetohej muzikë shqipe, u prit me entuziazëm të madh tek njerëzit. Në Tiranën e Mbretit Zog, ideja e një radioje, ishte ndër shanset e mëdha të përhapjes së një fryme emancipuese për shoqërinë e prapambetur shqiptare.
Dëshmitë tregojnë se në ceremoninë e inaugurimit të Radio Tiranës, morën pjesë vetë Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë, të cilët mbajtën edhe fjalimet përkatëse. Nga kjo radio fillimisht transmetohej muzikë patriotike e popullore shqiptare dhe kryesisht për muzikën përdoreshin disqet e gramafonëve të dhuruara nga qytetarët.
Nga fundi i viteve 1939, Radio Tirana transferohet si godinë dhe duke filluar nga viti 1940, nisi të botojë edhe një revistë të përdyjavshme, e cila u quajt së pari “Radioprogram”, e më pas “Radiorevista Tirana” dhe “Vatra shqiptare”.
Më 27 Nëntor 1944, Radio Tirana rifilloi traditën e vet. Vijoi muzika e interpretuar nga artistët prezent në studio, shoqëruar nga pianisti italian Mario Etore dhe shqiptarja Lola Gjoka. Çdo natë ishte si një premierë. Artistë që vinin e shkonin, emocione të drejtpërdrejta, altoparlantë të vendosur në pikat më kyçe të kryeqytetit dhe turmat e njerëzve që dëgjonin përmes tyre. Këngëtarët lirikë që debutuan pas lufte ishin Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Marie Kraja, e plot të tjerë. Më pas filluan emisionet me këngë patriotike, reportazhe nga hekurudhat, nga jeta në qytet, filluan emisionet “Ora e gruas”, “Ora e fëmijëve”, “Ora e katundarit”, “Ora gazmore”, “Këshilla mjekësore”, etj. Që në ditët e para të pas luftës, Radio Tirana ka transmetuar dhe lajme në gjuhë të huaj, duke vazhduar përvojën e nisur që në prill të 1939.
Në 1945, Radio Tirana fillon për herë të parë në historinë e saj, një cikël emisionesh sportive, ku protagonist i saj bëhet Anton Mazreku. Në vitin 1946, filloi dramatizimi i pjesëve të ndryshme, me pjesëmarrjen e aktorëve më të mirë të skenës shqiptare.
Më vonë krijohet orkestra e madhe, që njihej me emrin “Orkestra e radios dhe kinematografisë”, ndërkohë që në vitin 1962, Festivali i parë i muzikës së lehtë shqiptare, i njohur si “Festivali i Radios”, merr jetë, për të vazhduar një traditë shumë vjeçare. Në vitin 1972, me fillimin e liberalizimit të jetës në vend provoi futjen e muzikës së huaj, siç ishin për shembull “Beatles”. Gjithçka liberalizuese që kishte nisur të lulëzonte u ndërpre në mes.
Radio Tirana është dëshmitare, por edhe protagoniste e historisë shqiptare. Janë punonjësit e saj, të gjithë të apasionuar, njerëz kurajozë e profesionistë, të gjithë të dashuruar pas radios dhe magjepsjes së saj, ata që sot inspirojnë dëgjuesin e Radio Tiranës, duke ia lartësuar emrin si tempulli i kulturës dhe emancipimit njerëzor. /rtsh.al/KultPlus.com
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama organizoi një pritje madhështore për ish presidentin e Amerikës Bill Clinton, vizitë që përfundoi gjatë ditës së sotme, shkruan KultPlus.
Kryeministri Rama përpos që ka ndarë një foto nga takimi përcjellës, ai ka ndarë më ndjekësit e tij edhe fjalët e Clinton për Shqipërinë.
““Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania” – Bill Clinton ”, ka shkruar Rama./ KultPlus.com
Wikimedianët e Gjuhës Shqipe do të zhvillojnë garën “Wiki Loves Earth”, e cila njihet edhe si garë botërore e fotografisë, që për qëllim ka promovimin, krijimin dhe përmirësimin e përmbajtjes së Wikimedia-s me bukuritë e natyrës së Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe nxitjen e komunitetit për të vënë në pah vlerat e tyre, shkruan KultPlus.
Me këtë rast Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe kanë ftuar të gjithë fotografët dhe të apasionuarit pas fotografisë dhe natyrës të marrin pjesë në këtë garë.
“Wiki Loves Earth Albania & Kosovo 2023 do t’u ofrojë fituesve një sërë çmimesh. 3 fitues për Kosovën dhe 3 fitues për Shqipërinë:
Vendi I – 200 euro; Vendi II – 150 euro; dhe Vendi III – 100 euro.
Kjo garë fotografie promovon krijimin dhe përmirësimin e përmbajtjes së Ëikimedia-s me bukuritë e natyrës së Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe nxit komunitetin të vënë në pah vlerën e tyre.
Fotografët kanë mundësi të shfaqin talentin dhe punën e tyre në Ëikipedia dhe jo vetëm. Pjesëmarrësit dhe entuziastët e natyrës duhet t’i ngarkojnë fotografitë në periudhën 1-31 korrik”, thuhet në njoftim.
Për më shumë informacion rreth garës, vizitoni lidhjen:
Të udhëtosh vetëm është diçka, që të gjithë duhet ta përjetojnë, për të zbuluar kuptimin e vërtetë të “lirisë” ose, më saktë, “kaosit të kontrolluar”.
Ju duhet të jeni drejtuesi i vetes, kapiteni i anijes suaj, ai që vendos nëse do të shtypni butonin e gjumit apo zgjimit. Mund të shkoni në shumë vende, nëse nuk do t’ju duhet të negocioni me të tjerët, apo t’i prisni ata!
Imagjinoni të jeni në gjendje të anuloni në mënyrë impulsive një udhëtim në muze dhe të zgjidhni të shijoni një ëmbëlsirë. Asnjë paragjykim, asnjë vendtakimi me miqtë, vetëm kënaqësi, përcjell abcnews.al.
Por, ku të fillojmë? Cilat janë vendet më të mira për ata që udhëtojnë vetëm? Ka shumë potencial për të gjithë ata që udhëtojnë vetëm. Të debatosh për vendet më të mira për të udhëtuar vetëm, është si të pyesësh se cila është shija më e mirë e akullores.
Në listën ku përfshihen 37 vende më të sigurta për të udhëtuar vetëm ndodhet edhe Shqipëria, destinacion që shpesh herë është anashkaluar.
Revista kulturore e cila vizitohet mbi 100 milion herë brenda muajit ka përfshirë Shqipërinë si vend i sigurt për të udhëtuar vetëm.
Në këtë artikull Shqipëria përshkruhet edhe si ilirët e lashtë.
”E strehuar në Ballkan, Shqipëria u ofron udhëtarëve një shans për të gërmuar në një cep të Europës, shpesh të anashkaluar.
Shqipëria është një nga ato vende, ku nuk dihet se çfarë të presësh. E vendosur pak larg shtegut të rrahur, është plot surpriza, gjë që krijon një eksperiencë të veçantë.
Zbuloni sekretet e ilirëve të lashtë, kthehuni në rivierën e mbuluar nga dielli ose gjeni veten mes bukurisë së paprekur të Bjeshkëve të Nemuna. Shqipëria pëshpërit përralla të së shkuarës, histori të së tashmes dhe premton një udhëtim të paharrueshëm.
Në përgjithësi, udhëtimi në Shqipëri është i sigurt. Ka rreziqe të vogla, por asgjë nuk duhet t’ju pengojë të shkoni atje”, thuhet në artikull. / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka nderuar kujtimin e artistëve të mirënjohur popullorë, interpretues brilantë, që me talentin e tyre i dhanë zë, ngjyra dhe jetë, ndër vite, performancave folkorike nga të katër anët e Shqipërisë, të cilët sot kujtohen si krenaria e Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Margariti ka kujtuar këngëtarë, rapsodë, valltarë, instrumentistë dhe formacione muzikore, te cilet ishin trashëgimtarët pasionantë të këngëve, valleve tradicionale, që i bartën dhe përcollën me mjeshtëri si vlera të jashtëzakonshme dhe unikale të trashëgimisë sonë folklorike, pjesë e identitetit tonë kombëtar.
Teksa Festivali Kombëtar i Gjirokastrës 2023 është në prag, kujtojmë me mirënjohje:
Xhevat Avdallin, “Artist i merituar”, bilbili i këngës gjirokastrite, korifeu i “Grupit të Pleqve”, që lanë të përjetësuar në art gjithë ceremonialin e jetës shpirtërore të qytetit të gurtë.
Laver Bariun, klarinetistin virtuoz, që interpretoi së bashku brengën dhe gëzimin e shpirtit njerëzor. Kabatë e tij të famshme, vijnë herë si gurgullima e Vjosës e herë si fëshfërima e pyjeve të Dangëllisë dhe pa dyshim ishin një copëz e shpirtit naimjan.
Ndue Shytin, “Artist i Popullit”, që me dy tela çiftelie dinte të prekte dhe të gëzonte shpirtrat e mijëra njerëzve. Me talentin e tij e gdhendi melodinë, që tingujt e saj të mos i marrë era, që tingujt të kenë peshën e gurit të maleve pukjane e të krejt Shqipërisë.
Demir Zykon, i cili kishte zërin e një tenori lirik, të bukur e jashtëzakonisht të ëmbël. Kënga e tij kullonte nga shpirti, me nuancat më të bukura vokale, duke e ngritur interpretimin virtuoz të polifonisë toske deri në kulminacionet më mahnitëse e duke e shndërruar këtë figure në një legjendë.
Fatime Sokoli, “Artiste e Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh,” e cila ia kushtoi jetën e saj artit dhe traditës folklorike të krijuar ndër breza. Rrugëtimi i saj artistik i ngjan fluturimit të një shpendi, që nuk mund të jetojë pa hapësirën dhe shpirtin e një populli të lidhur fort pas Alpeve, truallit që e lindi këngën epike e që Fatime Sokoli e interpretoi mrekullisht.
Dervish Shaqja, “Artist i merituar”, Orfe i folklorit burimor shqiptar, i cili me këngën, stilin dhe melodinë e tij la gjurmë të pashlyera tek të gjithë pasardhësit e tij, mori përmasat e një simboli të gjallë, të një “ambasadori” flakërues për situatat e asaj kohe në Kosovë. Ai me mjeshtëri të paarritshme ka krijuar dhe interpretuar këngët më të bukura të kohës së tij.
Ali Kondi. “Artist i merituar”, i cili lumturonte me “devolliçen” jo vetëm ne, por edhe çdo shqiptar tjetër, kudo që ndodhet, duke na ruajtur mallin dhe dashurinë për atë vend të shenjtë, që e duam dhe s’e këmbejmë me asnjë tjetër.
Taip Madani, “Artist i merituar”, Mjeshtër i valleve elegante e plot kolorit të Çamërisë. Veçanërisht i ngriti një monument artistik valles së Osman Takes. Kishte një kërcim mahnitës, befasues, plot gjallëri dhe jetë.
Golik Jaupi, “Artist i merituar”, i cili e përcolli këngën e popullit si era kur përplasej maleve, pyjeve dhe lëndinave plot lule të Labërisë. Herë epik, si një bubullimë, kur u këndonte “gjithë burrave me palcë guri”, herë i butë, flladitës e përkëdhelës si një fëshfërimë bari, kur i këndonte vendlindjes së tij dhe idileve baritore. Ai është bashkudhëtar me këngën labe, sikundër është blerimi me pranverën.
Fitnete Rexha, “Artiste e merituar”, një ndër këngëtaret më të shquara të muzikës popullore të Shqipërisë së mesme, e cila me zërin e saj brilant këndoi këngën tashme himn “Gjirokastra ne shpat’ mali”.
Margariti ka kujtuar gjithashtu grupin kosovar të Rrashbullit, grupin çam të Rrogozhinës, orkestrinën e Zef Grudës, Kukës, orkestrinën simfonike të çiftelive dhe sharkive të Ndue Shytit, Pukë, orkestrinën e Matit, ritualin e “ditës së verës”, të Elbasanit, kabatë e famshme të Çobanit, Lulushit të Korçës dhe shumë e shumë të tjerë, këngëtarë, rapsodë, instrumentistë, valltarë, interpretues etj./ atsh / KultPlus.com
Një mik i vjetër, Virtyt Gacaferri, më dërgoi email nga Kosova, ku më thoshte ejani të ecim nëpër Shqipëri, shkruan Martin Fletcher për ”Financial Times”.
Ai kishte zbuluar një shteg të ri – katër ditë më këmbë apo rreth 60 kilometra drejt një lugine të largët jugore. Do të rrinim me fshatarët. Do të kishte peizazhe spektakolare, kisha të mahnitshme, burime termale dhe më në fund, premtoi ai, “një qytet me rrugë kaq të pjerrëta sa mund të varni kapelën tuaj në majë të një minareje”.
Shqipëria? Ajo është një nga vendet më të varfra të Evropës. Një e treta e popullsisë së saj jeton jashtë vendit. Gjatë gjithë dimrit kam lexuar për bandat e saj kriminale, trafikantët e njerëzve dhe turmat e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë La Manshin me varka të vogla. Megjithatë, Virtyti kishte të drejtë. Në vitin 2017 ai më kishte çuar në një shëtitje të mrekullueshme përgjatë kufirit të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, në Bjeshkët e Namuna.
Dhe kështu, në ditën e parë zyrtare të pranverës, unë dhe disa miq fluturuam për në Tiranë pikërisht kur Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, mbërriti në Londër për të takuar Rishi Sunak për bisedime, që do të përfshinin trajtimin e migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar. Megjithatë, gjatë ditëve në vijim, perceptimi im për Shqipërinë dhe shqiptarët ndryshoi në mënyrë dramatike.
Virtyti na takoi në aeroport me një udhërrëfyes të këndshëm, të papërmbajtshëm dhe pafundësisht të shkathët, Arben Kola, i cili pranoi lehtësisht se kishte hyrë tre herë në Britaninë e Madhe ilegalisht me ose nën kamionë.
Teksa niseshim drejt jugut, ndaluam rrugës për shijen tonë të parë të një Shqipërie shumë të ndryshme nga stereotipi: Apolonia, një vendbanim i mëparshëm grek e më pas romak në majë kodre, i braktisur pas tërmeteve të shekullit V, që devijuan rrjedhën e një lumi aty pranë, duke e bërë atë të paarritshëm për detin.
Në diellin e qetë të pasdites së vonë, ne i kishim bërë tonat rrënojat dhe Arbeni bindi arkeologun vendas, Arjan Dimo, të hapte muzeun e vogël me koleksionin e tij mbresëlënës të vazove, stolive dhe statujave. Krenaria e tij ishte një këmbë e mrekullueshme me sandale, prej bronzi, që Dimo e kishte gjetur vetë.
Ishte errësirë kur arritëm në Peshtan, fshati ku do të fillonte ecja jonë. Furgoni ynë, që tronditej nga një rrugë e pashtruar, na la jashtë një bujtine të pastër e të thjeshtë ku Valentina dhe Viktor Goliku na pritën në një ambient të ngrohtë, me raki dhe një tavë me pulë të pjekur, byrek të mbushur me djathë dhe spinaq dhe verë të bërë vetë.
Surpriza më e madhe erdhi mëngjesin tjetër. Dielli që po lindte zbuloi male të pyllëzuara përreth dhe, shumë më poshtë, grykën e lumit bruz Vjosa. Me burim nga Greqia dhe rreth 240 kilometra e gjatë, Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të Evropës, e egër dhe e padëmtuar.
Qeveria e Shqipërisë sapo e ka shpallur atë park kombëtar.
Ne hëngrëm mëngjesin me turshi, reçel dhe djathë të bërë vetë, në një tarracë me pamje nga ky peizazh madhështor, më pas vumë mbi supe çantat e shpinës dhe u nisëm jo në luginën e Vjosës, por në luginën e një prej degëve të saj, Zagorit, vendi i një beteje të ashpër mes grekëve dhe italianëve në Luftën e Dytë Botërore.
Në buzë të Peshtanit, Mira Muka na tregoi një koleksion të jashtëzakonshëm pushkësh të ndryshkura, helmeta, bajoneta, predha dhe kuti konservash që ajo dhe i shoqi i kishin gjetur në kodrat përreth. ”Ka ende shumë municione të pashpërthyera”, na thotë ajo.
Teksa ngjiteshim në shtegun e pjerrët nga Peshtani, maja me borë e Strakavecit u shfaq para nesh. Kjo majë do të mbetej pika jonë e orientimit përgjatë gjithë ditës. Nën një qiell pa re ne ecnim nëpër pyjet e pashkelura të ahut. Kaluam përrenj dhe mbushëm shishet e ujit nga burimet. Drekuam nën një diell të ngrohtë jashtë me bukë, domate dhe djathë dhie. Takuam vetëm një bari të vetmuar, ndërkohë që pamja e tij u lajmërua nga zhurma e këmbanave të dhive të tij.
Pasdite ndaluam në një shtëpi të vjetër prej guri, pronari i së cilës, Ilir Korro, na ofroi kafe, raki dhe mjaltë të trashë nga kosheret e bletëve. Ai mbante edhe lopë. I therte vetë dhe mishin e çonte në Peshtan me kalë.
Menjëherë pas kësaj, ne zbritëm në lumë dhe një tjetër surprizë – një urë guri e epokës osmane të shekullit XIX, me një hark të vetëm elegant dhe me kalldrëm. Ishte një vepër arti në ”shkretëtirë”, me sa duket nuk i shërbente askujt përveç nesh.
Nga lumi u ngjitëm të lodhur në një kodër të fundit e të gjatë deri në Limar, një fshat larg çdo rruge. Atje e kaluam natën në shtëpinë e Mani Damanit, mësuesit të qeshur të shkollës së fshatit dhe mësuam se si bukuria e rajonit ishte e ngjyrosur me trishtim.
Shtëpia e Manit, si pjesa tjetër e Limarit, ishte ndërtuar tërësisht me gurë nga kodrat përreth. Ne hëngrëm mish qengji, djathë, gjizë dhe perime të prodhuara në tokën e tij. Pimë verë nga hardhitë e tij, çaj nga manaferrat e malit dhe raki të bërë vetë. Na ngrohte një sobë me dru nga pylli. Por, mënyra e jetesës së Manit, e zhdukur prej kohësh gjetkë në Evropë, do të zhduket së shpejti edhe këtu. ”Popullsia e Limarit ishte zvogëluar nga 100 familje 30 vjet më parë në vetëm 15 tani”, shpjegoi ai. Ashtu si në të gjitha fshatrat e tjera nëpër të cilat kaluam, brezat e rinj ishin larguar për në Tiranë ose, me gjasë, kishin emigruar.
Të nesërmen në mëngjes u zgjuam nga zhurma e gjelave që këndonin, qengjave dhe zileve të lopëve. Para se të niseshim, vizituam shkollën e rrënuar me dy dhoma të Manit. I kishin mbetur vetëm dy nxënës.
Dita e dytë ishte po aq sublime sa e para, qielli edhe një herë një blu pa cene. E lamë Strakavecin pas, por lugina përpara ishte e rrethuar nga male të tjera të mbuluara me borë – strofulla arinjsh, ujqërish, derrash të egër dhe rrëqebullit të rrallë të Ballkanit. Arbeni demonstroi një aftësi të jashtëzakonshme për të fishkëllyer këngët e zogjve.
Në mesditë arritëm në Doshnicë, një nga fshatrat më të izoluar të mbetur në Evropë. Teksa endeshim rrugicave të tij me kalldrëm, një grua na ofroi kafe dhe arra në kopshtin e saj me hije. Rruga më e afërt e duhur ishte dy orë më këmbë, tha ajo. Nga 30 familje që jetonin në Doshnicë në vitet 1990, kishin mbetur vetëm shtatë. Nuk kishte mbetur asnjë fëmijë.
Atë pasdite vonë një kakofoni qensh që lehnin na priti në fshatin Hoshtevë. Aty zbuluam një kishë ortodokse shqiptare të ndërtuar në vitin 1843 që i kishte mbijetuar disi regjimit ateist të Enver Hoxhës, diktatorit komunist të Shqipërisë nga viti 1944 deri në 1985. Ai shkatërroi më shumë se 2 000 kisha dhe xhami, ndërsa e ktheu vendin e tij në Korenë e Veriut të Evropës.
Brendësia e errët e kishës ishte mahnitëse. Çdo mur, çdo shtyllë, tavani i saj me kube dhe madje edhe foltorja e tij e lartë ishin të mbuluara me afreske. Kujdestari tha se fshatarët kishin vazhduar të adhuronin fshehurazi atje gjatë sundimit të Hoxhës. Dënimi, nëse kapej, ishte me burg.
Edhe në Hoshtevë kemi hasur në një problem, bujtina e vetme nuk ishte hapur ende pas dimrit. Pa një vend ku të qëndronim, na u desh të braktisnim ditën e tretë të ecjes. Në vend të kësaj, ne i hipëm një Mercedesi, që i përkiste një prej fshatarëve, për rreth 15 kilometra për të mbërritur në shtëpinë tonë të ardhshme për mysafirë në Sheper.
Më në fund ishim pranë majës së luginës së Zagorisë dhe kufirit grek. Ishte koha për të ecur edhe nja 1 500 metra në veri dhe për t’u kthyer në luginën e Vjosës. Morëm një mushkë për çantat tona të shpinës dhe herët në mëngjes nisëm ngjitjen tonë të gjatë duke kaluar dy nga 170 000 bunkerët që Hoxha, në paranojën e tij, ngriti për të mbrojtur Shqipërinë nga pushtimi.
Në majë, pamë një livadh të madh të rrethuar nga bora, ku barinjtë do të sillnin kafshët e tyre për t’i kullotur në barin e harlisur të verës. Provuam fiq të thatë dhe shijuam pamjet e mrekullueshme të majave në veri, jug, lindje dhe perëndim.
Zbritja ishte më pak argëtuese. Rruga ishte e pjerrët dhe e mbuluar me argjilë. U deshën orë të tëra për të mbërritur në fund, por lodhja do të na shpërblehej. Njëra ishte zhytja në burimet termale që flluskonin nga shkëmbinjtë, poshtë një ure tjetër të bukur osmane në Kanionin e Langaricës. Tjetra ishte një natë dhe darkë e shtruar bukur dhe bollshëm, në një shtëpi të mrekullueshme 120-vjeçare, me mure të trasha deri në oborr dhe dyer të vjetra prej druri në pronësi të Kristaq dhe Florinda Cullufes.
Toka e pasur bujqësore e stërgjyshërve të familjes pranë Vjosës u konfiskua nga Hoxha dhe Cullufët u zhvendosën në qytetin e Përmetit për të bërë punë të rëndomta. Për më shumë se 20 vjet ata ktheheshin çdo të diel për t’u kujdesur për shtëpinë derisa më në fund, në vitin 2017, e rihapën atë si shtëpi pritëse. “Unë nuk udhëtoj për të parë botën”, thotë Kristaqi, ndërsa darkonim në një ballkon me pamje nga lugina e Vjosës.
“Qëllimi im është ta sjell botën këtu”, thekson ai.
Humbja e një dite ecjeje ishte për të ardhur keq, por kjo na dha më shumë kohë për të eksploruar një zonë pak të njohur – në të vërtetë, të ndaluar prej kohësh – për botën e jashtme. Kaluam dy orë të gëzuara duke u endur vetëm mes rrënojave mbresëlënëse të Bylisit, një qytet antik romak, i ndërtuar në një majë mali me pamje akoma më mahnitëse mbi Vjosë.
Në jug të Gjirokastrës ecëm në një rrugë tjetër të pashtruar dhe u gjendëm po aq të vetmuar, në teatrin antik romak të Hadrianopolis, i gërmuar pothuajse 20 vjet më parë. Qetësia e tij prishej vetëm nga fermerët që lëronin fushat përreth.
Dhe pastaj u shfaq Gjirokastra, një qytet i epokës otomane dhe një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, me rrugë të ngushta me kalldrëm, që binin poshtë një shpati mali marramendës. Është gjithashtu vendlindja e Hoxhës dhe Ismail Kadaresë, romancierit më të njohur të Shqipërisë, i cili shkroi për “varjen e kapelave në minare”.
Arbeni na foli për në kështjellën 1 500-vjeçare me pamje nga qyteti, megjithëse ajo ishte e mbyllur zyrtarisht atë ditë. Ne eksploruam bunkerin labirint bërthamor të ndërtuar nën bashkinë e qytetit në kohën e Hoxhës për të mbrojtur zyrtarët komunistë të Gjirokastrës.
Ne vizituam një nga shtëpitë e mrekullueshme të tregtarit, pronari i së cilës, Nesip Skënduli, ishte brezi i nëntë radhazi i familjes së tij që jetonte në të. ”Hoxha ishte shok shkolle i babait të tij”, tha ai, ”por më vonë e burgosi për 13 vjet dhe i detyroi Skedulët të ndanin shtëpinë e tyre me shtatë familje të tjera”.
Reliket e sundimit brutal të Hoxhës janë rrëqethëse, por edhe tërheqëse. Gjatë kthimit me makinë për në Tiranë, ne ndaluam në Tepelenë për të parë një kamp pune të braktisur prej kohësh. Në periferi të Tiranës, ne pamë një varr që nuk binte në sy, dhe ku gjendeshin eshtrat e Hoxhës. Në kryeqytet, ne vizituam ”Shtëpinë me Gjethe”, ish-ndërtesën e policisë sekrete të Hoxhës, e cila tregon me detaje rrëqethëse metodat dhe pajisjet që Sigurimi i Shtetit përdori për të shtypur të gjithë rezistencën.
I palodhur deri në fund, Arbeni na tregoi edhe rreth tmerrit të fundit, bunkerit nëntokësor të Hoxhës, i ndërtuar në një mal në skajin lindor të Tiranës në vitet ’70. Të 106 dhomat e tij ishin projektuar për të mbrojtur zyrtarët e lartë të regjimit dhe familjet e tyre dhe përfshinin një suitë të tërë për vetë Hoxhën. Kaq të trasha janë muret e betonit të këtij bunkeri, saqë padyshim do t’ia kalonin shumë vendbanimeve romake të Shqipërisë.
Duke nxituar për në aeroport, ne kaluam kujtime të paharruara të pjesës më pak të bukur të Shqipërisë moderne, ndërtesa të reja dhe një numër të jashtëzakonshëm makinash të modeleve të fundit. Megjithatë, ne nuk kishim përjetuar gjë tjetër veç ngrohtësi dhe bujari në një vend që mund të rrënohet nga emigracioni, por është i bekuar me bukuri të bollshme natyrore dhe interes historik./atsh / KultPlus.com
“National Geographic” zbulon rivierën shqiptare për publikun spanjoll, në një artikull që është një ftesë e parefuzueshme për të kaluar disa ditë në “parajsën e panjohur të Mesdheut”.
Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama, ndërsa ndau në rrjetet sociale artikullin e gjigantit të medias botërore.
“‘National Geographic’ zbulon Shqipërinë përmes rivierës së saj për publikun spanjoll, në vijën e së cilës shpalosen plazhe spektakolare, fshihen gjire sekrete, ndodhen gjurmë arkeologjike dhe shijohet kuzhina e papërsëritshme, të gjitha në këtë artikull që është një ftesë e parefuzueshme për të kaluar disa ditë në parajsën e panjohur të Mesdheut, siç na quan gjiganti i medias botërore”, shkruan Rama.
Kryeministri informoi se vitin e kaluar, mbi 45 mijë turistët spanjollë që vizituan Shqipërinë ishin “surpriza” e tregjeve të reja turistike që po eksplorojnë vendin tonë.
“Ndërsa për muajt janar-prill 2023, na kanë vizituar 92 % më shumë vizitorë nga Spanja, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, bëri të ditur ai.
“Sido që të jetë, ajo që duket qartë është se Shqipëria ka gjithçka për t’u bërë vendi më i lakmuar me plazhe spektakolare. Riviera shqiptare shtrihet duke vizatuar një vijë bregdetare të mrekullueshme, me rrënoja arkeologjike, histori emocionuese, veçori kulturore dhe gastronomi të pasur, të cilat mund të gjenden në plazhet më të mira të vendit”, shkruan ndër të tjera “National Geographic”./ atsh / KultPlus.com
Nga Xhamajka në Pragë, përmes Dubait dhe Ishujve Aeolian, këtu janë 8 udhëtime spektakolare nëse jeni duke vendosur se ku do të shkoni me pushime, të cilat zakonisht varen nga tre faktorë; çfarë kërkoni – qoftë argëtim, det apo aventurë dhe zbulime të reja – sa kohë keni në dispozicion dhe sa dëshironi të shpenzoni.
Për t’iu përgjigjur çdo kombinimi të përgjigjeve, Grazia.it ka përpiluar një listë që i përshtatet nevojave dhe buxheteve të secilit. Ajo që bie në sy është se për herë të dytë në pak ditë, revista italiane ka renditur Shqipërinë në krye te destinacioneve të kësaj vere.
Nga çatitë spektakolare të Dubait te klubet magjepsëse të Panarea-s, duke kaluar nëpër trenat e Holandës që shohin fushat e tulipanëve. Përveç destinacioneve më tradicionale (si Malta, Pulia dhe Spanja) janë edhe ato të përshtatshme për një fundjavë, si bukuritë e Pragës dhe për ata që e duan natyrën, por nuk duan të humbasin jetën e natës së qytetit, është Estonia.
Dhe më pas vjen deti i Shqipërisë, ku plazhet dhe klubet mahnitëse alternohen me ambiente ku mund të relaksoheni dhe të kaloni një pushim të qetë. Së fundi: ata që duan të largohen me miqtë, por kanë pushime të ndryshme nga miqtë, mund të zgjedhin një nga udhëtimet grupore të organizuara nga projekte si WeRoad, është Havai. Ndërsa për aventurierët e vërtetë, së fundi, për ata që duan tokat e largëta dhe detin, është Xhamajka.
Nga Evropa në pjesën tjetër të botës, këtu janë tetë destinacione që janë të gjitha magjepsëse për t’ju dhënë idenë e përsosur se ku të shkoni për pushime këtë vit. / a2cnn / KultPlus.com
Media prestigjoze amerikane CNN rendit Shqipërinë si një ndër 12 destinacionet turistike të kësaj vere.
CNN e ka renditur Shqipërinë mes vendeve si Tailanda, Peruja, Malta apo Italia.
CNN ka publikuar një foto nga qyteti historik i Krujës, teksa thkeson se, Shqipëria është një perlë mesdhetare
“Ku të shkoni këtë verë: 12 ide destinacioni. Shqipëria është një perlë mesdhetare që ka të ngjarë të jetë më pak e mbushur me njerëz këtë verë sesa Greqia dhe Kroacia”, shkruan CNN./atsh/KultPlus.com
Në mes të muajit qershor, qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë do të bëhen sërish bashkë në një mbledhje të përbashkët. Kështu ka konfirmuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë një bisede me gazetarë në margjina të konferencës “Diaspora Flet”.
Kohë më parë ishte thënë se mbledhja do të mbahet më 14 qershor në Gjakovë.
14 qershori kremtohet nga gjakovarët si dita e çlirimit të qytetit historik dhe përkujtohet në kalendarin e kësaj treve për të nderuar kujtimin e dëshmorëve që dhanë jetën në luftën për çlirimin e Kosovës.
Ky do të jetë takimi i nëntë mes qeverive shqiptare të të dy shteteve, ndërsa që prej 11 janari 2014, kur për herë të parë nisi ky bashkëpunim, janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje. Arritjet më të rëndësishme janë ato të lirisë së lëvizjes në të dy anët e kufirit, në fushën e shkëmbimeve ekonomike, në fushën e energjisë elektrike, në mësimin e abetares së përbashkët, puna e përbashkët për Fjalorin Enciklopedik Shqiptar dhe për Historinë e Shqiptarëve.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale shkrimin e publikuar në “The Telegraph” nga Mark Stratton për Shqipërinë.
“Karaibet e Evropës” me ujëra të kristalta e rërë të bardhë, por edhe me kështjella, site arkeologjike dhe kuzhinë speciale, e quan gjiganti britanik “The Telegraph” Shqipërinë, duke i orientuar në këtë fillim sezoni veror britanikët ”e uritur” për diell drejt rrezeve të rivierës shqiptare, bashkë me historinë e kalasë së Gjirokastrës, magjinë e Butrintit dhe një dolli me shijen e pagabueshme të rakisë shqiptare”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
”The Telegraph”: Karaibet e Evropës i gjeni në Shqipëri
Pashë një postim në Instagram pak kohë më parë që përshkruante qytetin bregdetar shqiptar të Ksamilit si Karaibet e Evropës. Kishte më shumë se një ngjashmëri kalimtare, me palmat, plazhin verbues, detin e kaltër dhe çadrat e diellit me kashtë. Me shqetësimin aktual mbi emigracionin shqiptar që po zien, fillova të imagjinoja një rrëfim alternativ të britanikëve ”të uritur” për diell, që dynden në drejtim të kundërt për të kërkuar pak rreze dielli karaibike. Kështu që vendosa të bëj një vizitë, për ta parë tamam se si bëhej ky krahasim.
Ksamili është sigurisht më i shpejtë dhe më i lirë për të shkuar se sa ishujt Barbados. Fluturova për në Korfuz, ishulli më i afërt grek me Rivierën Shqiptare, që shtrihet përreth 160 kilometra përgjatë bregut lindor të detit Jon. Nga qyteti i Korfuzit është një kalim me traget për 40 minuta drejt Sarandës.
“Atje ka shumë siguri dhe qetësi”, më tha taksisti që më çoi në portin e Korfuzit.
Në Sarandë, guida Gëzim Shimi qeshi kur i thashë komentin e taksistit grek.
”I gjithë publiciteti është i mirë. Gjatë viteve të fundit, unë kam udhëhequr shumë britanikë kureshtarë për të parë se si është Shqipëria në të vërtetë”, më tha Gëzimi.
Udhëtuam 30 minuta në jug të Sarandës për në Ksamil, i cili ndodhet pak mbi kufirin e Greqisë Veriore. Ksamili nuk ekzistonte derisa regjimi komunist i Enver Hoxhës e vendosi atë në vitet 1960 si bazë për prodhimin e vajit të ullirit. “Është vetëm disa milje nga Korfuzi, kështu që vetëm ata me prejardhje të besueshme politike lejoheshin të jetonin këtu gjatë komunizmit”, tha Gëzimi.
”Shqiptarët rrezikonin jetën duke marrë varka të vogla apo edhe duke notuar drejt Korfuzit, për t’i ikur marrëzisë staliniste të Hoxhës”, shton ai.
Ksamili është një qytet i vogël, i mbrojtur nga tre ishuj të gjelbër në det. Plazhi është i mbushur me hotele, restorante dhe bare dhe është i ndarë për përdorim privat, megjithëse shumica ishin të mbyllura kur mbërrita para sezonit. Vetëm një numër i vogël njerëzish ishin të zhytur në shtretër, nën çadra me kashtë.
”Poda Boutique Hotel” është i hapur dhe unë takova autoren e postimit në Instagram që më tërhoqi këtu, Anna Poda, drejtoreshë menaxhuese e këtij biznesi familjar me 20 dhoma.
“Ju mund të shihni se deti bruz dhe rëra e bardhë janë pothuajse si të Karaibeve”, thotë ajo.
”Britanikët, gjermanët dhe italianët zënë tre vendet e para. Njerëzit vijnë për 310 ditë me diell çdo vit dhe çmime vërtet janë të mira”, shtoi ajo.
Sedimentet nga malet e mermerta përreth krijojnë një fund deti me rërë të bardhë që jep një ngjyrë të mrekullueshme qumështi. Dhe dhoma ime dyshe, me pamjen e saj të mrekullueshme të ballkonit drejt Korfuzit, kushton vetëm 80 paund për natë. Përgjatë gjithë kohës, Riviera Shqiptare ka pasur vlera të jashtëzakonshme, veçanërisht kuzhina e ndikuar nga italianët, e pasur me ushqime deti. Në hotel, një vakt me tre pjata me sallatë greke, linguini me midhje dhe levrek të pjekur në skarë kushton vetëm 2 250 lekë (17 paund).
Megjithatë, nuk kishte asgjë nga Karaibet kur një shi i lehtë filloi të nesërmen në mëngjes. Për fat të mirë, një peizazh historik, aq i mirë sa kudo në Evropë, është pranë Ksamilit, me qytetërimet greke, romake dhe osmane që kanë lënë gjurmët e tyre.
Butrinti është një nga tre vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të Shqipërisë dhe një vlerë arkeologjike. Virgjili e përmendi atë në “Eneidën” si datimin para rënies së Trojës, por lavdia e vërtetë filloi rreth shekullit III para Krishtit me romakët që u futën brenda dhe lanë struktura karakteristike sublime, përfshirë një teatër 3 000 vendesh me mbishkrime latine.
Një orë ecje me makinë na çoi në malet për në Gjirokastër, shtëpitë trekatëshe osmane prej guri dhe kalaja e përmasave të Kështjellës Windsor pothuajse nuk kanë ndryshuar që nga shekulli XVIII. Ajo u njoh nga UNESCO në vitin 2005. Kuzhina është e ndikuar nga osmanët. Për drekë, hëngra imam bajalldi, një pjatë e quajtur sipas emrit të një kleriku mysliman, i cili konsumoi shumë patëllxhanë të mbushur dhe i ra të fikët.
Diku tjetër, plazhi i Porto Palermos mbikëqyret nga një kështjellë me mure të trasha e ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena si një mburojë kundër britanikëve në Korfuz.
Porto Palermo ka gjithashtu një bazë të braktisur nëndetësesh me një tunel të gjatë. Gëzimi tha se u deshën 30 vjet për ta ndërtuar, kryesisht sepse Hoxha u konfliktua me BRSS-në dhe Kinën, të cilët po financonin ndërtimin e saj. Si kompensim, ai refuzoi të kthente katër nëndetëse sovjetike.
Natën e fundit e kalova pranë Vlorës, ku deti Jon takohet me Adriatikun dhe hoteli ”Paradise Beach” ka dhoma dyshe të mëdha me pamje nga deti për 75 paund. Ajri i mbrëmjes ishte i ngrohtë, deti në ngjyrë blu dhe stafi më trajtoi si një mik të humbur prej kohësh.
Kujt i duhen Karaibet kur keni përpara një gotë raki që i kthen ishujt e largët grekë në silueta?” / atsh /KultPlus.com
“Paris-Midi” ka botuar, të dielën e 7 marsit 1919, në ballinë, një shkrim në lidhje me propozimin e delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris që SH.B.A-të të ndërhyjnë në administrimin e çështjes shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.
Shqiptarët bëjnë thirrje për plebishit
Delegacioni shqiptar, pasi u dëgjua nga komisioni i ngarkuar për çështjen greke, i dërgoi një shkresë shtesë Kryetarit të Këshillit të Dhjetëve.
Në rast se kërkesat e parashtruara në memorandumin e paraqitur në konferencë nuk pranohen, ai (delegacioni) kërkon që Asambleja e Lartë t’i japë një mandat Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të marrin dhe administrojnë për një vit territoret e pretenduara nga shqiptarët, domethënë, Çamërinë e jugut, si dhe territoret shqiptare të aneksuara nga Mali i Zi dhe Serbia.
Nëse Konferenca do të pranojë këtë propozim, shqiptarët do të pajtoheshin, sipas të njëjtave kushte, që i njëjti mandat t’u jepej trupave amerikane për okupimin e Epirit të Veriut, i cili i përket shtetit shqiptar, por që pretendohet nga Greqia.
Në këtë gjendje, njerëzit, pa ndonjë kufizim, mund të shprehen, të lirë, dhe të manifestojnë vullnetin e tyre në lidhje me aspiratat e tyre kombëtare. — (Havas.)/KultPlus.com
Akademik Ilirjan Malollari, si i deleguar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, mori pjesë në Konferencën me temë “Autonomia dhe përgjegjshmëria Shkencore” (Scientific freedom and responsibility), organizuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Shkencës në bashkëpunim me UNESCO, në datë 09 Maj 2023, në Paris.
Ky aktivitet, me pjesëmarrje të delegacioneve nga institucione kërkimore shkencore nga mbarë bota, kishte për qëllim të hedhë dritë, qartësojë dhe kristalizojë konceptin e autonomisë dhe përngjashmërisë shkencore, nëpërmjet normativave standarde, analizave dhe udhëzimeve si: “Rekomandimet në shkencë dhe kërkuesit shkencorë” nga UNESCO dhe “Një perspektivë bashkëkohore në praktikat e lirisë dhe përgjegjësisë shkencore në shekullin e 21-të “.
Veprimtaria iu adresohet sfidave në rritje, me zhvillimin e shpejtë në shkencë dhe teknologji dhe me shpërndarjen e pabarabartë të burimeve të të dhënave shkencore në botë.
Qëllim i rëndësishëm i kësaj konference, përpos diskutimit të perspektivave historike dhe qasjes aktuale për autonominë në shkencë, ishte gjetja e mënyrave të reja për të bashkërenduar forcat me qëllim afrimin e qeverive dhe institucioneve kyçe në kuadër të një bashkëpunimi me frytdhënës dhe progresiv./atsh/KultPlus.com
Shtetasit e Arabisë Saudite, Bahrejnit, Katarit, Omanit dhe Tajlandës mund të hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë.
Këshilli i Ministrave miratoi sot një ndryshim në vendimin “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Vendimi u mor në mbështetje të ligjit “Për të huajt”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm.
Sipas vendimit, “lista e shteteve, shtetasit e të cilëve hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë dhe me dokumentin pasaportë për një periudhë të kufizuar/për periudhën nga data 20 prill deri më 31 dhjetor 2023 janë: Arabia Saudite, Bahrejni, Katari, Omani dhe Tajlanda”.
Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme./KultPlus.com
Eurovizion Song Contest është një nga ngjarjet më të ndjekura në Europë dhe në botë. Shqipëria ka qenë pjesë e këtij eventi që prej vitit 2004 dhe deri më sot, ka marrë pjesë në 20 edicionet e Eurovizionit, shkruan KultPlus.
Historia e Shqipërisë në Eurovizion filloi me vështirësi në vitin 2004, kur Anjeza Shahini paraqiti këngën “The Image of You” dhe arriti të ngjitet në vendin e 7-të në këtë garë të madhe e çka u konsiderua sukses mjaft i madh.
Në vitin 2005, Shqipërinë e përfaqësoi Ledina Celo me këngën “Tomorrow I Go”.
Shqipëria kthehet në Eurovizion në vitin 2006 me këngën “Zjarr e ftohtë” e interpretuar nga Luiz Ejlli.
Viti 2007 dërgoi këngën “Hear My Plea” nga Frederik Ndoci si përfaqësues në Eurovision e që arriti deri në semi-finale.
Në vitin 2008, Shqipëria paraqiti këngën “Zemrën e lamë peng” nga Olta Boka. Kjo këngë zuri vendin e 17-të në këtë garë.
Viti 2009 ishte edhe një vit i suksesshëm për Shqipërinë në Eurovizion, pasi kënga “Carry Me In Your Dreams” nga Kejsi Tola arriti të shkojë në finale dhe fitoi pozitën e 17-të.
Në vitet e më pasme, Shqipëria vazhdoi të marrë pjesë në Eurovizion, por jo me ndonjë sukses të kënaqshëm. Në vitin 2012, Rona Nishliu paraqiti këngën “Suus” dhe arriti të shkojë në finale dhe fitoi pozitën e 5-të, e cila mbetet pjesa më e lartë që Shqipëria ka arritur në Eurovizion deri më sot.
Në vitet e fundit, Shqipëria ka paraqitur këngë me ngjyra moderne dhe të ndryshme, por nuk ka arritur ndonjë sukses të kënaqshëm. Megjithatë, këto 20 vite të pranisë së Shqipërisë në Eurovizion kanë qenë një mundësi për të prezantuar kulturën dhe muzikën shqiptare në skenën ndërkombëtare.
Këtë edicion të Eurovision, Shqipëria do të përfaqësohet nga Albina & Familja Kelmendi” me këngën “Duje”. Këngëtarja Albina Kelmendi do të performojë këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision” më 11 maj.
Gjysmëfinalet më 9 dhe 11 maj do të shohin 31 garues të cilët vetëm 20 prej tyre do të kualifikohen për në finalen e madhe më 13 maj. / KultPlus.com
Numërimi mbrapsht ka filluar. Kjo e premte shënon 40 ditë derisa java e Eurovizionit të nisë me një ceremoni hapje në Liverpool.
Të 37 këngët janë dorëzuar tani, me tekste që trajtojnë gjithçka, nga pushtimi demonik deri te pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Si gjithmonë, cilësia është në qendër të diskutimeve , por ka disa gurë të çmuar në mesin e sulmeve të pashmangshme të baladave të fuqisë.BBC ka renditur të gjitha këngët pjesëmarrëse, ndër to edhe Shqipëria, e cila sipas medias britanike, nuk pritet të ketë ndonjë arritje të madhe.
“Në një tipar sinkroniteti tipografik, Albina është përfaqësuesja e Shqipërisë për vitin 2023.
Një ish-nënkampione në The Voice, ajo po interpreton “Duje”, një baladë dramatike për familjet që ndahen dhe ndikimin që ka te fëmijët. Performanca zakonisht përfundon me Albinën që u rrëzua në gjunjë e përlotur.
Vargjet e pasionuara të Albinës ndërtohen në një kor tërheqës, duke shfaqur vokale në sfond nga familja e saj – por në përgjithësi, është mjaft e rëndë.
Parashikimi: Gjysma e poshtme e tabelës së liderëve”, shkruan BBC.
Franca renditet si fituese e mundshme, gjithashtu Suedia me fituesen e vitit 2012, Loreen, Spanja ndër tre më të mirat. / KultPlus.com
Më 3 prill 1919 mbërriti në Shqipërinë e drobitur nga varfëria, skamja dhe udhëkryqja e fatit, një nga misionet humanitare më prestigjioze që njihte koha, Kryqi i Kuq amerikan. Kryqi i Kuq amerikan mbërrin në Shqipëri për të shpërndarë ndihma humanitare, për të ofruar asistencë mjekësore, ilaçe dhe për të kontribuar në përmirësimin e jetës sociale, kryesisht asaj higjeno-sanitare.
Gjendja në të cilën ata gjetën Shqipërinë e pasluftës ishtë e rëndë, jo vetëm raportet dhe statistikat zyrtare që dëshmojnë këtë, por edhe fotografitë që ndoqën në udhë kronologjike këtë mision është një tregues i trishtë i mjerimit të thellë ku gëlonte vendi.
Kryqi i Kuq amerikan që shoqërohej nga staf i kualifikuar dhe vullnetarë të apasionuar, i vendosi zyrat kryesore në Tiranë dhe ngriti qendra të tjera në Durrës, Shkodër dhe Elbasan. Këto qendra u pajisën me mjekë, infermiere, dentistë dhe personel tjetër ndihmës. Shumica e furnizimeve me ushqime, barna dhe veshje u sollën me anije në Durrës, ndërsa spitale e klinika u ngritën në çdo qendër. Në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, Kryqi i Kuq Amerikan hapi edhe shkolla fillore të pajisura me libra, fletore dhe mjete të tjera mësimi, si dhe mori në punë, me pagesë, arsimtarë shqiptarë. Shquan për një kontribut të vlertë në ndihmën e kryerjes së punës së këtij misioni edhe shumë burra dhe gra, jo vetëm si përkthyes por edhe si njohës dhe urëlidhës me mentalitetin, kodet zakonore dhe normat fetare të njerëzve që merrni shërbim dhe përfitonin ndihmë nga ky mision
Veprimtaria e Kryqit të Kuq Amerikan vijoi në fakt përgjatë gjithë viteve ’20-të të shekullit të shkuar thuajse në mbarë territorin e Shqipërisë e sidomos u shtri më shumë në rajonin e Tiranës, Elbasanit, Beratit, Korçës, Vlorës dhe Shkodrës.
Ra në sy sidomos përkujdesja e veçantë për fëmijët jetimë dhe lufta për zbutjen e varfërisë në një vend që sapo kishte dalë i dërrmuar nga një luftë shkatërrimtare, e cila kombinohej me aktivitete plotësuese, sikurse ishte ngritja e kampeve të hapura për fëmijët dhe mësimi falas i gjuhës angleze. Ky mision arriti të shërojë sadopak plagën lënguese të varfërisë dhe skamjes, por dhe të shpërndante dije dhe besim te mirësia, humaniteti dhe shërbesa. / Albert Vataj / KultPlus.com
Në prill të vitit 2009, Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut-NATO, shkruan KultPlus.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, erdhi si rrjedhojë e vendimit të rëndësishëm për zgjerimin e Aleancës, të marrë më 3 prill 2008 nga të 26 Krerët e Shteteve dhe Qeverive të Aleancës të Samitit të NATO-s në Bukuresht, ku u ftuan Shqipëria dhe Kroacia të fillonin bisedimet për anëtarësim.
Vendimi për zgjerimin e Aleancës erdhi pas mbylljes të ciklit të 9-të të Planit të Veprimit për Anëtarësimin (MAP) të Shqipërisë me NATO-n dhe pas kryerjes të një sërë reformave që synonin plotësimin e kritereve të nevojshme për anëtarësimin në Aleancë.
“Më 25 prill 2008 Shqipëria dhe Kroacia nisën zyrtarisht bisedimet për anëtarësimin në NATO. Agjenda e këtyre bisedimeve përfshinte çështje politike, ushtarake, sigurie dhe ligjore që të dy vendet trajtuan me ekspertët e Aleancës, me qëllim rikonfirmimin e vullnetit të tyre për të përmbushur në të ardhmen të gjitha detyrimet që lidheshin me anëtarësimin me të drejta të plota në Aleancë” thuhet në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Pas disa takmeve dypalëshe në mes të ekspertëve të NATO-s dhe përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, u konfirmua zyrtarisht interesi dhe vullneti i shtetit të Shqipërisë për të qenë pjesë e NATO-S, nga ku edhe u hartua një kalendar me afate të caktuara kohore, për përmbushjen e reformave dhe kritereve të domosdoshme.
“Periudha e përgatitjes për anëtarësim shërbeu për intensifikimin e përpjekjeve nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë për të thelluar në të gjitha drejtimet reformën e mbrojtjes, duke përshpejtuar realizimin e prioriteteve sipas standardeve të NATO-s. Kështu, u punua me përparësi për plotësimin e kuadrit të dokumenteve bazë strategjike të rishikuara, si Strategjia Ushtarake, Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FARSH 2007-2020, Udhëzimi për Planifikimin Strategjik 2008, etj”, thuhet në ëebfaqen e Ministrisë së Jashtme.
Më 9 korrik të vitit 2008, gjatë një ceremonie të veçantë në selinë e NATO-s në Bruksel, Protokollet e Anëtarësimit me Shqipërinë dhe Kroacinë, iu bashkëngjiten Traktatit të Uashingtonit si akte juridike, duke u afruar edhe një hap drejt antarësimit në Aleancën Atlantike.
Ndërsa më 4 prill 2009, Shqipëria mori pjesë për herë të parë si anëtare e NATO-s me të drejta të plota në Samitin e Aleancës që u mbajt në Strasbourg/Kehl.
Kurse më 7 prill 2009, në Selinë e Aleancës në Bruksel, përmes një ceremonie zyrtare u ngritën flamujt e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.
Anëtarësimi në NATO i shtetit të Shqipërisë, i ka dhënë mundësinë që përmes pjesëmarrjes aktive në vendimmarrjen e Aleancës, të jepet kontribut në përpunimin e çështjeve që lidhen me sigurinë euroatlantike e, gjithashtu edhe me sigurinë kombëtare.
Pas vitit 2014, Shqipëria zgjeroi kontributin e saj në operacionet e Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Afganistan, si në ISAF dhe Misionin Resolute Support. Gjatë kësaj kohe, Shqipëria ka rritur kontributin e saj në misionin KFOR të udhëhequr nga NATO në Kosovë. /KultPlus.com
Me iniciativën e sipërmarrësit Dritan Gremi, u prezantua më 9 mars, në panairin e turizmit në Berlin, projekti me titullin: Turizmi rreth historisë së diktaturës në Shqipëri.
Media franceze “Courants d’air”, e fokusuar kryesisht mbi artin, udhëtimet dhe kulturën, i ka kushtuar një artikull të veçantë projektit të prezantuar nga Gremi.
REPORTAZHI
Simbolet e komunizmit në Shqipëri, janë shndërruar sot në memorialë dhe muzeume që dëshmojnë një prej diktaturave më të egra në Evropën juglindore dhe në botë.
Duke kujtuar se sot Shqipëria është një vend aspirant për në BE dhe që ofron të gjitha avantazhet për turistin, z. Gremi u ndal mbi të gjitha në mesazhin e fortë që synon të përçojë përmes kësaj nisme: “Aktualisht, ne po përjetojmë konfliktin në Ukrainë. Ka një botë në të cilën jetojmë dhe në të cilën kemi aspiruar të jetojmë për një kohë të gjatë. Është ajo demokratike, evropiane, një bote e lirë, ku njerëzit janë të lirë të zgjedhin dhe të shprehen, ku nuk ndalohet fjala, ku njerëzit nuk vriten, torturohen dhe dënohen, për atë që thonë apo çka mendojnë”.
Dritani theksoi gjithashtu se sa e rëndësishme është njohja e së shkuarës, në mënyrë që brezat e rinj të kuptojnë dallimin mes dy botëve, totalitare dhe asaj demokratike.
E sunduar me grusht të hekurt nga diktatori Enver Hoxha dhe sistemi komunist, për më shumë se 40 vjet Shqipëria ishte vendi më i izoluar në botë.
Kufij të mbyllur, tarifa ushqimore, ndalim i tregtisë së lirë dhe mbi të gjitha luftë mes klasave politike.
Regjimi i vjetër, në një sistem izolimi dhe lufte imagjinare, shpenzoi 2.2 miliardë dollarë nga buxheti i varfër i Shqipërisë për të ndërtuar 750,000 bunkerë dhe fortifikime në të gjithë vendin.
Sigurisht, këto fortifikime nuk u përdorën kurrë, pasi armiku ishte thjesht në imagjinatën e Hoxhës.
Falë strukturës së tij të sigurisë, shteti ka gjurmuar dhe përgjuar çdo qytetar, edhe në jetën e tij private, duke i kthyer në armiq ata që guxonin të mendonin ndryshe, në një regjim që barazohet vetëm me atë të Kim Jong Un në Korenë e Veriut.
Ndërkohë, në disa qytete të vendit u ndërtuan burgje dhe kampe internimi për të internuar kundërshtarët politikë të regjimit dhe familjarët e tyre, të cilët shfrytëzoheshin me punë të detyruar.
Një pjesë e madhe e këtyre kampeve dhe vendeve të ndëshkimit ekzistojnë dhe mund të vizitohen sot nga turistët.
Në ditët e sotme, në një kohë kur Shqipëria është kandidate për në BE dhe destinacion popullor për turistët nga e gjithë bota, është për t’u zbuluar historia e saj në kohën e diktaturës komuniste.
Anët e errëta të diktaturës: Një kujtim për brezat e ardhshëm
Gjatë kësaj periudhe, 146 artistë u dënuan dhe u vranë nga sistemi komunist, 5500 u ekzekutuan politikisht, përfshirë 300 gra dhe 35,000 të burgosur politikë, mes të cilëve 7,000 gra.
Vende për t’u vizituar në kryeqytetin shqiptar
Muzeu i Gjetheve
Simboli i “makinerisë” që spiunoi për sistemin komunist bazuar në mekanizmin e përgjimit që sistemi kishte ngritur. Mikroçip, radio, audio player dhe qindra njerëz në dispozicion për të kryer përgjime me të cilat më pas u burgosën, u internuan dhe u vranë qindar njerëz.
BUNK’ART 1 & BUNK’ART 2
Qindra e mijëra dollarë të shpenzuara nga qeveria komuniste si fortifikim kundër armiqve imagjinarë të diktatorit Hoxha.
Shtëpia e artistit
Një kushtim për 146 artistë të dënuar dhe të pushkatuar gjatë 46 viteve të sundimit komunist, sepse u përpoqën të sillnin lirinë. E vendosur në zemër të Tiranës, dokumente, foto dhe dokumentarë rrëfejnë ngjarjet më tronditëse të atyre viteve.
Ish-banesa e Enver Hoxhës
Në “Bllok”, një nga lagjet më trendi të Tiranës së sotme, ndodhet rezidenca e ish-diktatorit Hoxha. Dikur një zonë ekskluzive për liderët komunistë, sot është një vend i gjallë për të rinjtë, me muzikë dhe bare modern. Një pjesë e qytetit që nuk fle kurrë.
Kampi i Tepelenës
Rreth 200 km larg kryeqytetit, kampi i Tepelenës është ende dëshmi e gjallë e mizorisë së sistemit komunist. Më shumë se 115 varre të njerëzve që humbën jetën janë gjetur aty, megjithëse numri thuhet se është mbi 600. Fëmijët brenda kampit nuk lejoheshin as të kishin ushqim apo kujdes mjekësor, sepse i përkisnin familjeve të internuara politikisht.
Burgu i Spaçit
I vendosur vetëm 64 km larg Tiranës, godina, tashmë e braktisur, pa vuajtjet dhe përvojat e më shumë se një mijë të burgosurve politikë, të cilët u detyruan mizorisht të punonin në minierën me të njëjtin emër. Mungesa e lirisë, dhuna brenda burgut, puna mizore në galeritë e minierave dhe mungesa e ushqimit kanë marrë jetën e shumë njerëzve brenda këtij burgu famëkeq.
Rënia e komunizmit, një mesazh për sot
Edhe në këto kohë të vështira, shqiptarët e deshën Perëndimin, muzikën e tyre, artet dhe librat. Ata i shpëtuan për pak vdekjes duke u përpjekur të kalonin kufirin ilegalisht, por nuk pushuan së ëndërruari për të qenë në Evropë.
Ata përmbysën një nga sistemet më të ashpra totalitare në Evropën Juglindore me protesta të ashpra, por pa dhunë dhe gjakderdhje.
Kur bota përballet me kërcënimin e diktaturave, të mësuarit për të kaluarën është ajo që na ndihmon ta parandalojmë që ajo të mos ndodhë përsëri.
Në zemër të Evropës, Shqipëria është tashmë një kandidate për integrim në Bashkimin Evropian. Me një popullsi relativisht të re, që flet gjuhë të huaja, të etur për të kompensuar kohën e humbur gjatë diktaturës, me mikpritje dhe bujari, Shqipëria është sot një atraksion kryesor për turistët nga Evropa dhe gjetkë.
Nëse sot në Shqipëri turistët zbulojnë plazhet e virgjëra, majat e mbuluara me borë për shëtitjet në Alpe, rafting në lumenjtë e bukur, gastronominë e shijshme dhe mikpritjen e shkëlqyer, vendi dëshiron që të mos harrojmë dhe të kaluarën e tij.
“Duke prekur dhe jetuar pasojat e një sistemi diktatorial, jemi të bindur se sot demokracia është rruga që do ta çojë përpara këtë botë”, nënvizon Dritan Gremi./ euroneës albania / KultPlus.com
Me përfundimin e dimrit tani është koha më e mirë për të filluar një frymëzim udhëtimi. Pas vitesh kaosi nga Coronavirus, vendet më në fund po rihapin kufijtë e tyre, shkruan faqja entertainment-now.com.
Ja cilat janë sipas artikullit vendet më të mira për të udhëtuar në 2023.
1. Queenstown, Zelanda e Re
Queensland është një vendpushim mahnitës alpin buzë liqenit që nuk duhet humbur në Zelandën e Re. I vendosur afër fundit të ishullit jugor, ky qytet është perfekt gjatë gjithë vitit.
Me shumë bare akulli për t’u çlodhur dhe një plazh piktoresk për t’u ngrohur më pas, i rrethuar nga male, mund të kaloni lehtësisht disa ditë këtu.
Për fansat e Lord of the Rings, ka shumë vendndodhje filmash që mund t’i njihni nëse vazhdoni aventurën tuaj në rajonin e Otagos Qendrore, vetëm disa minuta nga Queenstown. Aty pranë, Arrowtown ofron rrugë mbresëlënëse çiklizmi dhe Glenorchy rurale ju jep mundësinë të provoni kalërimin në një mjedis të bukur të Tokës së Mesme.
Koha më e mirë për të vizituar: Gjatë muajve të verës së Zelandës së Re, dhjetor-mars.
2. Sevilje, Spanjë
Klima e Spanjës ju lejon të vizitoni pjesën më të madhe të vitit, kështu që për një pushim të shkurtër fundjave, pse të mos zgjidhni qytetin e zhurmshëm të Seviljes?
I famshëm për arkitekturën e tij Mudejar, një përzierje e stileve arkitekturore islame dhe katolike, ai ka karakteristika të panumërta historike dhe kulturore.
Koha më e mirë për të vizituar: Semana Santa (2 Prill 2023 – 8 Prill 2023), Javën e Shenjtë para Pashkëve, ose me Feria de Abril (23 Prill 2023 – 29 Prill 2023), javën e festivalit. Këtu mund të përjetoni traditat e Sevilianëve.
3. Mgarr, Maltë
Mgarr është një fshat rural i vendosur në një rajon të izoluar në veri të Maltës. Ka një bollëk tokash të pasura bujqësore dhe vreshtash dhe ofron restorante tradicionale lokale dhe pamje spektakolare.
Zbuloni gjirin e vogël të Gnejnës për ujërat e kristalta të bruzës dhe shëtitjet fantastike në shkëmb për të arritur në vendin e përsosur për perëndimin e diellit.
Koha më e mirë për të vizituar: Për të shmangur sezonin e pikut, shkoni nga prilli në qershor kur moti është i ngrohtë, por jo shumë i mbushur me njerëz.
4. Stamboll, Turqi
Stambolli është një qytet spektakolar plot me pika referimi dhe gjëra për të bërë, të cilat ju duhen të paktën tre ose katër ditë për t’i shijuar.
Monumentet më të famshme janë Hagia Sophia, shtëpia e sulltanëve osmanë: Pallati Topkapi, Xhamia Sulltanahmet dhe Pazari i Madh. Megjithatë, me mbi 2 500 vjet histori dhe tradita, nuk është e vështirë të besosh se lista e gjërave për të parë dhe bërë është praktikisht e pafundme dhe mund të kalosh lehtësisht një javë duke shijuar peizazhin.
Sigurohuni që të bëni një udhëtim në të paktën një pastiçeri ose ëmbëlsira, nuk do t’ju zhgënjejë!
Koha më e mirë për të vizituar: Muajt më pak të mbushur me njerëz mars-maj ose shtator-nëntor.
5. Valbonë, Shqipëri
Vendi kryesisht i izoluar mesdhetar i Shqipërisë ka qenë i hapur për të huajt vetëm për disa dekada dhe është ende një enigmë për shumë njerëz sot.
Megjithatë, ky komb i bukur, i keqkuptuar, është shtëpia e shumë peizazheve të lë pa frymë, nga majat e thepisura dhe të larta që mund të rivalizojnë lehtësisht Alpet zvicerane, në brigjet e pacenuara dhe ishujt tërheqës.
Valbona është një mjedis i tillë spektakolar, një fshat piktoresk alpin në Shqipërinë veriore që ndodhet thellë në Bjeshkët e Nemuna mjaft kërcënuese.
I njohur më mirë si Alpet Shqiptare, ky rajon gjallërohet gjatë muajve të verës pasi është braktisur kryesisht gjatë dimrit.
Ka disa ecje të mrekullueshme brenda Parkut Kombëtar të Luginës së Valbonës, veçanërisht udhëtimi nga Valbona në Theth. Kjo është një domosdoshmëri! Për të arritur në Valbonë, mund të merrni edhe tragetin e liqenit të Komanit për pamje më të mahnitshme.
Koha më e mirë për të vizituar: Qershor-Shtator për motin më të ngrohtë.
6. Dahab, Egjipt
Qyteti i Dahabit në Detin e Kuq është vendi i përsosur për t’u çlodhur larg ngutjes dhe nxitimit të qyteteve kryesore egjiptiane si Kajro. Me mot të ngrohtë shumicën e vitit që rrallë bie nën 20°C gjatë ditës, Dahab është gjithmonë aty për t’ju mirëpritur me krahët e tij mikpritës.
Nëse ju pëlqejnë sportet ujore, atëherë ka një sërë opsionesh, nga snorkeling dhe zhytje në skuba deri te rrëshqitja në ajër dhe qift surfing. Shkëmbinjtë koralorë shumëngjyrësh do t’ju transportojnë në një botë krejtësisht të ndryshme.
Koha më e mirë për të vizituar: korrik-tetor, por temperaturat janë të ngrohta gjatë gjithë vitit.
7. Vjenë, Austri
Vjena, kryeqyteti i Austrisë, është një nga qytetet më të bukura, por shumë të nënvlerësuara në Evropë. Me pika referimi që datojnë disa shekuj, ju mund të gjeni shumë stile arkitekturore, nga Katedralja gotike e Shën Stefanit deri te pallati barok Schönbrunn.
Vjena është gjithashtu shtëpia e disa ndërtesave të çuditshme dhe unike si Hundertwasserhaus, një ndërtesë shumëngjyrëshe apartamentesh e projektuar nga artisti austriak Friedensreich Hundertwasser.
Është gjithashtu një vend i mrekullueshëm për një fundjavë pune. Me kulturën magjepsëse të kafeneve, ju mund të kaloni orë të tëra duke punuar në një kafene tradicionale vjeneze me dekor elegant dhe filxhanë kafeje cilësore.
Shtoni një ëmbëlsirë tradicionale vjeneze, të tilla si një Sachertorte (tortë me çokollatë vjeneze), strudel me mollë ose Kaiserschmarrn (një petull i grirë), dhe do të dëshironi të qëndroni shumë më gjatë.
Koha më e mirë për të vizituar: prill-maj ose shtator-tetor për të shmangur turmat. Nëse nuk ju shqetësojnë turmat, vizitoni në dhjetor kur mund të shkoni në tregjet e shumta të Krishtlindjeve.
8. Bad Reichenhall, Gjermani
Shijoni këtë qytet të bukur dhe të çuditshëm tradicional, që ndodhet afër Salzburgut, Austri (në fakt është më afër Austrisë sesa qytetet e tjera gjermane). Me rreth 200 dyqane, furra buke dhe kafene, ka shumë për të bërë këtu.
Është gjithashtu brenda distancës në këmbë nga Austria (15 deri në 20 minuta në këmbë), kështu që ju mund të kaloni kufirin gjermano-austriak në këmbë.
Pranë Bad Reichenhall ndodhet liqeni Thumsee, një liqen i bukur ku mund të notosh gjatë muajve të verës.
Për pak pushim dhe rikuperim, kjo është një domosdoshmëri. Koha më e mirë për të vizituar: Qershor-Gusht.
9. Prishtinë, Kosovë
Prishtina është kryeqyteti i Kosovës, vendi më i ri në Evropë dhe një nga kryeqytetet më të lezetshme dhe më të nënvlerësuara në gadishullin ballkanik.
Ajo që i mungon në bukuri, sigurisht që e plotëson në atmosferë, gjithnjë e mbushur me bare dhe kafene elegante. Ka gjithashtu shumë ndërtesa që pasqyrojnë stilin brutalist që ishte tepër popullor gjatë komunizmit.
Koha më e mirë për të vizituar: maj-shtator.
10. Parku Kombëtar i Rilës, Bullgari
Parku Kombëtar i Rilës është parku më i madh kombëtar në Bullgari dhe ka shumë për t’u ofruar turistëve që kënaqen me ecjen. Është ecja mahnitëse e Shtatë Liqeneve të Rilës prej 6,2 miljesh që zgjat tre deri në katër orë, ose mos u përpiqni të ecni në malin më të lartë të Ballkanit, majën Musala.
Në 2925 m, pamjet janë fenomenale dhe mund të shihni edhe macen e zemëruar (por të lezetshme!) duke gjykuar ecjen tuaj të lodhur pranë majës së malit. / atsh / KultPlus.com
Ka shumë destinacione evropiane të paprekura, por një vend në lindje është dëshmuar të jetë një nga më të mirët e vitit, Shqipëria, shkruan faqja e njohur turistike Travelinglifestyle.
Një vend që më parë ishte lënë pas dore nga udhëtarët, por kohët e fundit është bërë një nga destinacionet më premtuese në Evropë.
Kërkesa për udhëtime në Evropë u rrit midis 2022 dhe 2023, veçanërisht pasi u hoqën të gjitha kërkesat e hyrjes në lidhje me shëndetin dhe u rivendos plotësisht normaliteti.
Por, ndërsa ”goliathët” e turizmit si Franca, Italia dhe Spanja kanë ndërmarrë hapa për të reduktuar numrin e turistëve, vende të tjera më pak të njohura janë të etur për të mirëpritur më shumë vizitorë.
Shqipëria është një vend i vogël në Evropën Juglindore, kufizohet me Greqinë në jug, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën në lindje, dhe Malin e Zi të bukur në veri.
Por, ndryshe nga shumë prej bashkëkohësve të saj, ajo u prezantua për publikun vetëm 30 vjet më parë.
Sipas INSTAT, vetëm në janar të këtij viti kanë mbërritur në Shqipëri 377 211 të huaj, një rritje prej 94,2% nga viti në vit.
Këto norma janë asgjë më pak se të mahnitshme, duke pasur parasysh se Evropa është ende në “jashtë sezonit” të saj, kur mbërritjet shpesh bien ndjeshëm.
Gjithashtu, të gjitha vendet evropiane kanë relaksuar kontrollet kufitare dhe kanë lejuar rifillimin e trafikut turistik. Fakti që Shqipëria vazhdon të zgjerohet me kaq shpejtësi përballë rikthimit në normalitet të konkurrentëve të saj më të egër, është dëshmi e mëtejshme se ajo ka ruajtur vrullin që fitoi në fillim të pandemisë.
Ndërsa pjesa më e madhe e Evropës ishte e mbyllur për shkak të COVID, Shqipëria mbeti e aksesueshme pa kufizime, gjë që ndoshta kontribuoi në popullaritetin e saj të papritur.
Vitin e kaluar, 7.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë, një rritje prej 32% krahasuar me vitin 2021. Nëse trendi aktual vazhdon, niveli i mëparshëm i vendit mund të tejkalohet lehtësisht deri në dhjetor.
Shqipëria, ashtu si Kroacia dhe Mali i Zi, ndodhet në detin Adriatik, një nga krahët e Mesdheut të madh, por kostoja e jetesës është shumë më e ulët në krahasim. Do të gjeni të njëjtat ujëra bruz, plazhe me rërë të bardhë ose me guralecë dhe qytete mesjetare me shtëpi prej guri, por pa hotele të shtrenjta dhe kurthe tipike turistike.
Pjesë të mëdha të bregdetit më jugor të Shqipërisë, të njohur si Riviera Shqiptare, kanë mbetur të pazhvilluara, kështu që natyra është e paprekur, plazhet janë të patrazuara dhe qytetet tradicionale me kalldrëm, ku breza të tërë familjesh kanë jetuar për shekuj, të pandotura nga ndikimet e jashtme./ atsh / KultPlus.com
Në raportin vjetor të “Freedom House” mbi liritë në botë, Shqipëria vijon të klasifikohet mes vendeve pjesërisht të lira, me 67 pikë, po aq sa një vit më parë në shkallën e vlerësimit deri në 100 pikë.
Në këtë kategori përfshihen 54 nga 195 vende, mes tyre ato të Ballkanit Perëndimor. Amy Slipowitz, nga organizata “Freedom House”, tha për Zërin e Amerikës se problemet më serioze për Shqipërinë mbeten polarizimi i partive politike, korrupsioni dhe krimi i organizuar.
“Nga ana pozitive, liria fetare dhe liria e tubimit janë përgjithësisht fusha të respektuara. Ka fusha që mund të përmirësohen. Partitë politike janë shumë të polarizuara dhe korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten ende probleme serioze”, tha Amy Slipowitz, FreedomHouse.
Sipas raportit, Kosova shënoi një përmirësim prej katër pikësh në radhitjen e “Freedom House”, që sipas ekspertëve vlerësohet si një nga përmirësimet më të mëdha në mbarë botën në vitin 2022.
“Ndër arsyet e përmirësimit ishin të drejtat politike. Rrjetet klienteliste kanë më pak ndikim në qeverinë aktuale, dhe gjithashtu ka pasur një rritje të përfaqësimit të grupeve të ndryshme si gratë e përkatësisë kombëtare serbe dhe pjesëtarëve të komunitetit LGBT plus, në institucionet qeveritare, por edhe në jetën politike në përgjithësi. Pastaj sa u përket të drejtave qytetare, liria akademike ka fituar terren në Kosovë. Ka më pak ndikim politik në emërimet e drejtuesve të universitetit”, tha Slipowitz.
Sipas “Freedom House” liria në botë shënoi rënie për të 17-in vit me radhë. / a2cnn / KultPlus.com