Shtëpia e Bardhë mbështet Shqipërinë pasi kjo e fundit ndërpreru marrëdhëniet me Iranin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin vendimin e Shqipërisë për shkëputjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Me anë të një deklarate, Shtëpia e Bardhë shpreh dënimin më të fuqishëm për sulmin kibernetik ndaj vendit tonë, aleat në NATO, dhe kërkon që regjimi i Teheranit të mbajë përgjegjësi për këtë ngjarje të paprecedentë.

“Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin veprime të mëtejshme për ta mbajtur Iranin përgjegjës për veprimet që kërcënojnë sigurinë e një aleati të SHBA-së dhe që krijojnë një precedent shqetësues për hapësirën kibernetike”, tha Adrienne Watson, zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Shtëpia e Bardhë thekson se “Shqipëria i sheh rrjetet qeveritare të prekura si infrastrukturë kritike”. Gjithashtu paralajmëron se aktivitetet keqdashëse kibernetike të një shteti për të dëmtuar qëllimisht shërbimet publike të një vendi tjetër do të hasin në reagim lokal, rajonal dhe global, gjë e cila mund të çojë në përshkallëzim dhe konflikt. Në reagim, qeveria amerikane tregon dhe nivelin e dëmit të shkaktuar nga Irani në të dhënat dhe shërbimet publike shqiptare.

“Për javë të tëra, qeveria amerikane ka qenë në terren duke punuar së bashku me partnerët e sektorit privat për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për të zbutur, rikuperuar dhe hetuar sulmin kibernetik të 15 korrikut që shkatërroi të dhënat e qeverisë dhe ndërpreu shërbimet qeveritare për publikun”.

Edhe Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, komentoi reagimin e Shqipërisë ndaj Iranit, i cili sipas qeverisë shqiptare, qëndronte pas sulmeve kibernetike të dy muajve më parë. “Më lejoni për të theksuar rëndësinë e veprimit që është ndërmarrë kundër sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë. Ne kemi parë deklaratën e Ramës këtë mesditë. Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë dhe me forcë. Duhet të jetë absolutisht e qartë, kur miku ynë, aleati ynë është në sulm, SHBA do të ndërmarrin veprime”, u shpreh Yuri Kim, pas takimit që zhvilloi ditën e sotme me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. /KultPlus.com

“CNN Travel”: Evropianët po zbulojnë bregdetin shqiptar

“Bregdeti i Shqipërisë është shumë më pak i zhurmshëm nga turistët sesa ai i Greqisë apo Italisë aty pranë. Shumë më pak i zhurmshëm nga turistët sesa Greqia fqinje në jug ose Italia përtej Adriatikut, Shqipëria, vendi në Gadishullin Ballkanik është ende disi një sekret i ruajtur mes udhëtarëve mendjemprehtë, por nuk ka gjasa të qëndrojë kështu për një kohë të gjatë”.

Kështu shkruan “CNN Travel” për Shqipërinë në një shkrim ku u sugjeron amerikanëve të vërshojnë në pikat e nxehta të Evropës, të cilin e shoqëron me një fotografi nga Ksamili në Sarandë.

“Kroatët dhe evropianët në përgjithësi po zbulojnë bregdetin shqiptar”, thekson Alan Mandiç i agjencisë kroate të udhëtimeve “Secret Dalmatia”.

“Është përrallore, me çmime tepër të lirë. Ushqimi, historia, mikpritja, natyra, plazhet-këtu gjen gjithçka.” Ndër plazhet për t’u eksploruar përgjatë asaj që quhet Riviera Shqiptare janë Ksamili, pranë kufirit me Greqinë, si dhe Himara dhe Dhërmiu më në veri, ku mund të ushqeheni me pjatanca jo të shtrenjta me karkaleca deti, oktapod të pjekur në skarë dhe peshq të freskët të kapur në detin Jon duke vështruar hapësirën e saj vezulluese”, shkruan “CNN Travel”.

Gjatë këtij sezoni turistik është shënuar rritje e ndjeshme të numrit turistëve të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë për pushimet verore. Bie në sy rritja e numrit të vizitorëve nga Amerika Veriore, SHBA-ja dhe Kanadaja.

76 mijë vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në këto shtatë muaj, 50% më shumë se një vit më parë.

Në Shqipëri në janar-korrik kanë ardhur 76 mijë vizitorë, 50% më shumë se një vit më parë.  Ndërsa në muajin korrik kanë hyrë 1.4 milionë shtetas të huaj, duke shënuar numrin më të lartë të regjistruar ndonjëherë./ atsh / KultPlus.com

Poeti që e bëri Shqipërinë të njohur në botën anglofone

“Shqipëri, lejomë të kthej syt’ e mi mbi ty,
O nënë e rreptë burrash t’egër!”

Udhëtimet në një vend ekzotik si Shqipëria po shndërroheshin në një farë mode për anglezët, të cilët kërkonin aventura dhe dalje nga një jetë rregullash shumë të forta dhe kodesh të pathyeshme drejt ”lirisë”, ku natyra kishte falur pa kursim ngjyrat, relievet, larminë pa kufi brenda territoresh të kufizuara. Një ndër ta është Lordi Bajron, aq i njohur për të gjithë shqiptarët për gjithçka që shkruajti për ne në poemën e tij ”Child Harold”, ku romantizmi dhe ekzaltimet nga natyra rebele shqiptare duket se kanë ndikuar dukshëm në portretet e detajuara. Ishte ajo poemë që e bëri atë të shkëlqente menjëherë pas botimit. Ai e vizitoi jugun e Shqipërisë pothuajse fill pas William Martin – Leake-ut. Në letrën e tij dërguar nënës, ai i përshkruan shqiptarët në veshjet e tyre kombëtare si veshja më madhështore në botë. Një kopje e portretit të tij me kostumin kombëtar shqiptar gjendet e ekspozuar në National Portrait’s Gallery në Londër. Ai është konsideruar edhe si portreti më i bukur i tërë kohërave i përzgjedhur me të drejtë në atë muze arti. Ai është objekt studimi i një filmi dokumentar të BBC – së .

Njohja me veprën e Bajroni-t dhe veçanërisht me këto dy letra dërguar nënës së tij, si dhe me udhëtarin tjetër Hobhouse na jep një pamje interesante mbi ndërtimin e marrëdhënieve shpirtërore (ende jo diplomatike) midis shqiptarëve dhe anglezëve. Kjo përbën një pikënisje të njohjes së kombeve tona shumë kohë para se Shqipëria të ribëhej shtet dhe të vendoste marrëdhënie diplomatike me Britaninë e Madhe. Ai vuri një gur të rëndë themeli në historinë tonë me përshkrimet e tij për suliotët, Ali Pashain, shqiptarët trima e të paepur, si dhe vendin që zinin ata në raport me grekët e kohës, etj.

Shenim: Portreti i Lordit Byron i pikturuar nga Thomas Philips vlerëson poetin e njohur në kostumin tradicional shqiptar. (Fotografuar në Galerinë Kombëtare të Portreteve, Londër)

Bajron – i e ka blerë këtë kostum shqiptar në vitin 1809 ndërkohë që po bënte turneun e madh europian bashkë me mikun e tij John Hobhouse (1786 – 1869). Ai ka pozuar me të për këtë portret në vitin 1813, kur ishte njëzet e pesë vjeç. / Nga Mal Berisha / KultPlus.com

“Plazhet si në parajsë e pyje magjepsës”, gazeta spanjolle shkruan për Shqipërinë

Kroacia e re, alternativa e Greqisë apo sekreti i fundit i Evropës janë disa nga epitetet me të cilat po fillon të njihet një nga zonat më pak të vizituara të Mesdheut, Shqipëria, shkruan sot Irene Martel për një nga gazetat e njohura spanjolle ”El Debate”.

”Plazhet si në parajsë, pyje magjepsës dhe perëndimet të flakëruara janë disa nga gjërat e shumta që mund të shijoni në një destinacion që ka filluar të bëhet modë.

Dhe po flasim për Shqipërinë.

E vendosur midis Malit të Zi dhe Greqisë, Shqipëria ka më shumë se 300 kilometra vijë bregdetare në shkëmbinjtë e Jonit dhe rërat e Adriatikut. E rrethuar nga vargmalet e Alpeve Dinarike, ky vend po bëhet zbulimi i ri për turistët nga e gjithë bota për shkak të kulturës, plazheve dhe çmimeve, që janë shumë më të lira se në vendet fqinje dhe destinacione të tjera të ngjashme.

Madje, gazeta britanike ”The Telegraph” e konsideron Shqipërinë ”rivalja e madhe e Greqisë”.

Por, çfarë ka Shqipëria që i bën ata që e vizitojnë të dashurohen pas saj?

Riviera Shqiptare apo Karaibet evropiane

Pa dyshim, një nga zonat më të habitshme të këtij vendi në Evropën Jugore është ajo midis Vlorës dhe Sarandës. Janë 150 kilometra vijë bregdetare me plazhe me ujë të kristaltë,  thënë ndryshe xhevahiri i detit Jon.

Kjo zonë, të cilën shumë e njohin si Karaibet evropiane, fsheh një numër të madh limanesh me ujëra bruz midis shkëmbinjve dhe gurëve të bardhë. Sigurisht që është edhe më e prirur ndaj mbipopullimit.

Në këtë zonë, një vizitë në Ksamil është e domosdoshme, një gadishull që hapet si pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit nga ku mund të shkoni për të notuar ose me varkë në ishujt e afërt.

Megjithatë, plazhet me rërë të bardhë kontrollohen nga pronarët e restoranteve dhe hoteleve, kështu që është praktikisht e detyrueshme të marrësh me qira një shezlong dhe një çadër për të garantuar një vend pranë detit. Çmimi është rreth tetë euro (dy shezlongë dhe një çadër për të gjithë ditën).

Plazhe të tjera janë ato të Pulebardhës, Pasqyrave dhe Manastirit, prej guri të bardhë dhe ku zakonisht ka më pak njerëz.

Nëse ju lodh plazhi, mund të vizitoni edhe një nga vendet më të mëdha arkeologjike në Shqipëri, në Parkun Kombëtar të Butrintit, i njohur nga UNESCO si një sit i Trashëgimisë Botërore.

Dhe, sigurisht, nuk mund të humbisni një nga atraksionet turistike më të famshme në Shqipëri, Syrin e Kaltër, një burim i jashtëzakonshëm me ujëra bruz ku mund edhe të kridheni.

Nëse vazhdoni të udhëtoni drejt Vlorës, në veri, mund të ndaleni në Lukovë, një qytezë bregdetare e njohur për tarracat me ullinj, limonë dhe portokalle.

Aty pranë mund të gjeni plazhin më të gjatë në detin Jon, rreth shtatë kilometra i gjatë, Borshin, si edhe Qeparoin.

Në vazhdim të udhëtimit, Porto Palermo është një tjetër ndalesë e detyrueshme. Në këtë gadishull të vogël ndodhet një kështjellë e shekullit XVIII dhe do të mund të shihni një tunel që funksiononte si bunker për nëndetëset sovjetike, kur në pushtet ishte diktatori Enver Hoxha.

Së fundmi, nga Himara, një nga zonat më të populluara, me afro 30 000 banorë, rekomandohet shumë të bëni një nga udhëtimet e shumta me varkë që ofrohen nga 20 euro për person.

Në këto rrugë mund të shihni një numër të madh limanesh të virgjër nga të cilët mund të zgjidhni një për të qëndruar për disa orë. Më i famshmi prej tyre është Gjipeja, një plazh i fshehur mes shkëmbinjve të një kanioni.

Çmimet

E vërteta është se Shqipëria është një vend shumë i përballueshëm. Në platforma të tilla si Booking ose Airbnb mund të gjeni dhoma ose apartamente hoteli nga 22 euro nata. Në fakt, mund të gjesh hotele me katër yje që ofrojnë dhoma për më pak se 100 euro nata.

Ushqimi është gjithashtu shumë i lirë. Si rregull i përgjithshëm, në çdo restorant në bregdet mund të hani dhe pini për rreth 10 euro”, shkruan Irene Martel për një nga gazetat e njohura spanjolle ”El Debate”./atsh /KultPlus.com

“Gulf Tourism News” promovon Shqipërinë

Portali më i rëndësishëm i turizmit në vendet e Gjirit Persik ka përcaktuar Shqipërinë si thesari që po zbulohet dita-ditës nga turistët, duke përshkruar plazhet e kaltra, ushqimin shumë të mirë dhe qytetet në UNESCO.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndau sot në rrjetet sociale shkrimin e publikuar në portalin “Gulf Tourism News”, i cili i shtohet artikujve të tjerë të publikuara në mediet ndërkombëtare që promovojnë vendin tonë.

“Shqipëria po promovohet çdo ditë në rrjetet sociale duke përhapur fjalën e mirë që përkthehet në më shumë turistë, të ardhura, ekonomi”, u shpreh Balla.

Më herët, Shqipëria turistike është promovuar edhe në artikujt e medieve britanike, franceze dhe ato spanjolle, të cilat kanë vlerësuar përveç natyrës edhe kulinarinë dhe traditat shqiptare./atsh / KultPlus.com

Gazeta e njohur franceze: Shqipëria toka e premtuar e optimizmit

I mbyllur për një kohë të gjatë, ky vend i vogël në Ballkan ka vuajtur aq shumë sa sot dëshiron të jetojë, shkruan Laurence Depoux për gazetën e njohur franceze ”Femina”.

”Nga larg, është e vërtetë, ajo ndonjëherë duket e ashpër, pak e trishtuar. Një vend i vuajtur, Shqipëria kaloi më shumë se 40 vjet nën një diktaturë të egër, e cila mbolli kthetrat e saj edhe në një peizazh të mbushur me ”kërpudha” betoni, këta bunkerë që supozohej t’i rezistonin një pushtimi… që nuk erdhi kurrë. Nga afër, ajo gëzohet. E verdhë kanarinë, jeshile molle, rozë karameleje… Tirana, kryeqyteti, ka lyer fasadat, terminalet dhe vendkalimet e këmbësorëve.

Dhe atje është edhe deti, ku safiri dhe smeraldi lëpijnë guralecët e bardhë, lumenjtë,  malet e gjelbra, liqenet që pasqyrojnë qiellin dhe shpatet e arta…

”Shqipëria do të jetë toka e premtuar e optimizmit”, tha në vitet 1920, Justin Godart, ky politikan francez, emri i të cilit ndeshet shpesh këtu.

Eraldi, udhërrëfyesi ynë, tund me kokë në shenjë pohimi. I lindur në vitin 1990, në mes të destalinizimit, ai nuk e njihte epokën, siç thotë ai, vitet e izolimit total dhe autarkisë. Shumë i vogël gjatë trazirave, ai kujton gjendjen e vështirë që shpërtheu pasi kompanitë financiare falimentuan. Ai ishte atëherë shtatë vjeç.

Duke u nisur nga jugu, Eraldi është i etur të na zbulojë kontrastet e tij përmes një udhëtimi që, ashtu si historia këtu, mund të lërë vetëm gjurmë.

Në kohën e “Xhiros”

“Për ju, ne jemi një vend lindor? pyet i riu. Nuk do ta thoshim këtë për Greqinë apo Malin e Zi, që rrethojnë Shqipërinë, përballë Italisë, 70 kilometra nga “thembra” buzë detit. Thekset e të kënduarit, gjestet dhe aromat i gjejmë në kuzhinë, si ndikime të tjera të trashëguara nga ilirishtja apo helenët. Origjina osmane… Në prag të Europës, cili vend tjetër, i cilësuar si mysliman, përzien aq shumë kisha sa minare, tempuj bektashinj sa kapela ortodokse, ndërkohë që është i mbushur me rite katolike që komunizmi nuk i ka asgjësuar?

Kanuni, një ligj mesjetar i krahasueshëm me hakmarrjet korsikane, vazhdon në male. Kjo është padyshim pjesë e “reputacionit të keq” që butësia fshin me një goditje në kohën e së ashtuquajturës Xhiro, që bashkon të rinj e të moshuar, zonja në të zeza dhe vajza me fustane me temina, në Vlorë, ndalesa jonë e parë buzë detit…

Dolce Vita shqiptare

Për ne, bregdeti jugor fillon këtu, 158 kilometra me makinë nga Tirana, pasi kapërcejmë kodra të rrudhosura, me tufa në rreshta të ngushtë ullinjsh dhe drekë në restorantin ”Te Ruvi”, në një kopsht lulesh në mes të pyllit. . I ngjitur pas shkëmbit, hotel ”Liro” (65 euro për dy persona jashtë sezonit, me mëngjes) do të jetë kampi ynë bazë: një ballkon marramendës mbi Adriatik dhe gjirin tepër urban… Natën, deti i qetë nën një qiell prej kadifeje përqafon kurbën e ndriçuar të skelës… Nuk do të habiteshim as nga shpërthimet e të qeshurave, as lojërat e dominosë në sheshe, as nga të porsamartuarit që e mbyllin dasmën me një not në det. Dhe pastaj është muzika, është kudo. “Shqipëria tani dëshiron të jetojë”, thotë Eraldi.

Karaburuni 

Por nëse jemi në Vlorë, arsyeja është edhe për siluetën masive të gadishullit që bie në sy përballë, Karaburuni, i klasifikuar si rezervat natyror që prej vitit 2010. Një nga këto sekretet që Shqipëria e mban të fshehtë, duke preferuar të mburret me hotelet e saj luksoze. Nje bote tjeter. Mund të organizoni udhëtime atje nga Orikumi, me mushka, për të transportuar ujin shumë të pakët, për t’u furnizuar me varkë ose, si ne, për ta eksploruar me motobarkë. “Gjithçka është e mundur”, siguron Eraldi, i cili njeh edhe rrugën më të vogël ku në 30 kilometra kreshta banojnë vetëm bletarë dhe barinj. Çfarë mund të mendojë Foni, i cili, tre orë në këmbë nga çdo qytetërim, kalon gjashtë muaj të vitit këtu me dhitë e tij? Ai jeton nën lisat, me pamje nga një plazh ëndrrash, Brizana, i vetëm me qentë dhe tufën e tij, këmbanat e të cilëve bien nga era që fryn. Guralecët e vegjël kërcasin gjatë ankorimit. Ndrërkohë, dy foka kanë gjetur një vend të egër këtu për t’u riprodhuar.

Fshatra simpatikë

Karaburuni ka ende surpriza: shpella e Haxhi Aliut – thuhet se ky pirat ka fshehur një thesar atje, plazhi luksoz i Shën Janit dhe taverna e tij e ndërtuar rreth një bunkeri, atë të Zhanpovelit, ku mund të freskoheni në hijen e një kasolle të bardhë kashte… Dy çifte italiane po rrinë atje që nga fillimi i qershorit. “Aty gjejmë atmosferën e Italisë së të paktën tridhjetë viteve më parë”, thonë ata. Edhe jetesa e lirë: 8-10 euro për një darkë të bollshme, gjysma për një sallatë të madhe ose makarona me fruta deti… Mund të qëndroni atje duke notuar për ditë të tëra ose duke bërë kajak në ujërat e kristalta, por, për t’u kuptuar, Shqipëria kërkon të lënë shenjën e saj. Ju duhet të shihni Dhërmiun, akoma më në jug, një nga 100 fshatrat që ka përfituar nga programi “Rilindja rurale”. Korsitë me kalldrëm të çojnë në tetë kisha nga 40 që ekzistonin dikur.

Aty-këtu, nga skelat e ndërtimit varen arinj pelushi kundër syrit të keq. Edhe Qeparoi i ngritur lart shpreson në rilindjen e tij. Ndërkohë, rrënojat e gurëzuara kanë një bukuri të çmendur. Pastaj rruga përshkon një plazh të gjatë ku lopët rrinë me përtesë 0përreth. Në tarracën e Hotel ”Riviera”, mund të shijoni një supë të ftohtë me kastravec, duke menduar se do të ktheheshit dhe do të merrnit me qira një studio (50 euro nata). Me pamje nga Korfuzi, bregdeti i prerë alternohet mes plazheve të mbushura me njerëz. Por mali, i kudondodhur, na thërret.

Kanione dhe burime të nxehta

Të mbjellat në tarraca mund të merren me mend fillimisht mbi një fushë të gjerë bujqësore, ku çdo shqiptar mund të dërgohej në “punë vullnetare të detyrueshme”, ironizon Eraldi. Sa më lart të ngjitet rruga, aq më të mëdha janë domatet; luleshtrydhet dhe qershitë, me një euro për kilogram. Pastaj damari blu i Vjosës, i përshkuar nga disa gomone, gjarpëron midis valëzimit të anëve me gunga. Burimet burojnë nga guri. Trofta spërkat nëpër akuariume, të shitura buzë rrugës, si ato kavanoza me mjaltë të përshkuara nga drita. Në ”Kroi i Pashait”, mëngjesi është i shijshëm: kulaç, bukë e rrumbullakët me maja dhe kos dhie i spërkatur me mjaltë sherebele.

U desh të përballeshim edhe me kanionin e Langaricës, i cili nga njëri pellg në tjetrin zhytet nën harqet e gërmuara nga përroi dhe erozioni. Gjithashtu, nën urën osmane, mund të futeni në burimet e nxehta, tre pellgje me ujë squfuri midis 26 dhe 32°C, njëra për të kuruar sëmundjet e lëkurës, tjetra sëmundjet e stomakut.

Një tokë e begatë

Ky kopsht i mrekullueshëm i jep jetë qytetit të Përmetit, ku dy miq, Odeta dhe Eftalia, përjetësojnë recetën e gjyshes për gliko, me medalje që në vitin 2008 nga marka ”Slow Food”. Nga 15 deri në 20 gra punojnë këtu, për rreth 320 euro në muaj, të zëna sot me prerjen e arrave të njoma. Çdo stinë, fshatarët depozitojnë të korrat e tyre, madje edhe lëkurën e shalqinjve. Kërcelli i qershisë ruhet dhe ofrohet për virtytet e tij diuretike. Ka kaq pak punë në fshat dhe pothuajse 15% papunësi në Shqipëri, sa të rinjtë vazhdojnë të zgjedhin mërgimin, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë.

Ata që mbeten me shpresë, e ndonjëherë përparojnë, si Altini, i cili, e ka kthyer një bunker në një dyqan, ku shet djathin e tij. Të paktën vendi është i freskët, një trashëgimi e keqe e Musolinit – në vitin 1939, Shqipëria ishte nën zgjedhën e Italisë fashiste: “Ushqehu ose vdis…” Nëse të moshuarit e gjenin idenë me shije të keqe, të rinjve u pëlqen rima. “Nature et Nourriture” reklamon edhe fermën Grand Albanik (ferma-albanik.com), një parajsë e vogël për agroturizmin.

Në Shqipëri është gjithmonë kështu, duhet të afrohesh, ta shikosh nga afër. /ata.gov.al /KultPlus.com

Copëz Shqipërie që nuk ekziston më

“Një fotografi që kujton një copëz Shqipërie që nuk ekziston më”, shkruan ministrja Margariti, për foton e publikuar sot, në kuadër të “Muajit të Fotografisë”. Fotoja mban diçiturën “Milet Bahçja, Lulishta Popullore” dhe është e mjeshtrit të fotografisë, Pjetër Marubit. Ajo paraqet një lulishte në Shkodrën e vitit 1875.

Marubi ishte mjeshtri i fotografisë, që erdhi nga Italia për t’u vendosur në Shkodër.  Siç përmendet në arkivin e muzeut “Marubi”, ai kishte njëfarë përvoje si arkitekt, piktor e skulptor, e ndër veprat e tij më të përmendura në Shkodër janë projekti i Katedrales Katolike të Shën Shtjefnit, Selisë së Konsullatës Italiane dhe pikturat murale të Kishës Ortodokse.

Në Shkodër, vetëm 22 vjeç, hapi studion e parë fotografike (Foto – Studio “Marubbi”, Casa Fondata nel’ 1856). Duke u gjendur në krye të një aktiviteti premtues, ai mori si ndihmës bijtë e Rrok Kodhelit, Matinë e Kelin. Kujdeset që t’i instruktojë ata në fushën e fotografisë duke i dërguar rreth viteve 1875 të njihen më thellë me këtë medium pranë studios fotografike “Sebastianutti and Benque” në Trieste të Italisë. Ka realizuar kartolina me foto shqiptarësh veshur me kostume të zonave fushore e malore, si dhe portrete kartëvizitash në formate të ndryshme.

La si trashëgimi në fushën e artit të fotografisë, mbi 4000 negativë në xham të përmasave të ndryshme. /atsh / KultPlus.com

“Një plebishit duhet të vendosë për fatin e Shqipërisë…”, deklarata e Mbretit Zog në Kajro

Nga Aurenc Bebja, Francë – 8 Gusht 2022

“France-soir” ka botuar, të enjten e 1 shtatorit 1949, në faqen n°5, deklaratën e mbretit Zog në Kajro në lidhje asokohe me të ardhmen e Shqipërisë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një plebishit duhet të vendosë për fatin e Shqipërisë…” thotë ish-Mbreti Zog

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kajro, 31 gusht (A.F.P.). — Në deklaratën për shtyp të publikuar sot në Kajro nga “Legata Mbretërore e Shqipërisë”, ish-Mbreti Zog deklaron në veçanti :

Pas kaq shumë sakrificash të përgjakshme dhe përpjekjesh të mjerueshme vëllavrasëse që na janë imponuar në dhjetë vitet e fundit të historisë sonë, detyra e çdo shqiptari është t’i shërbejë me besnikëri çështjes së atdheut dhe të ketë besim në të ardhmen e tij.

Ditën kur kjo do të jetë e mundur, mbreti do të kërkojë që të organizohet në atdhe një plebishit legal dhe i paanshëm nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara dhe qeveria kombëtare që do të formohet më pas do të arrijë vëllazërimin dhe garantimin e lirisë.

https://www.darsiani.com/la-gazette/france-soir-1949-nje-plebishit-duhet-te-vendose-per-fatin-e-shqiperise-deklarata-e-mbretit-zog-ne-kajro/ / KultPlus.com

Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve


Shqipëria i dhuron 1 milion euro Ukrainës

Ukraina ka pranuar 1 milion euro grant nga Shqipëria njofton mediumi Nexta.

Sipas këtij mediumi, të hollat tashmë janë transferuar në llogarinë e Shërbimit Shtetëror të Thesarit.

“Ukraina ka marrë një grant nga Shqipëria në shumën prej 1 milion euro, njoftoi Ministria e Financave e Ukrainës. Paratë tashmë janë transferuar në llogaritë e Shërbimit të Thesarit Shtetëror”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

102 vjet më parë Italia tërhiqej nga Vlora dhe bregdeti shqiptar

102 vjet më parë, më 2 gusht të vitit 1920, pas dy muajsh të nxehtë, qeveria shqiptare dhe pala italiane do të binin dakord në një traktat të fshehtë i cili do të dilte në formë të pjesshme në shtyp, nëpërmjet shoqërisë italiane “Stefani” të lajmeve.

Kjo marrëveshje kishte negociator kontin Manzoni nga pala italiane dhe Sulejman Delvinën për palën shqiptare.

Pala italiane pranoi që Shqipëria të qëndrojë nën hapësirat territoriale të vendosura nga traktati i Londrës. Pala italiane pranoi të tërhiqet nga malet e Shqipërisë dhe të dislokojë gradualisht trupat e saj të cilat gjendeshin kryesisht në bregdet për një kthim në Itali, me një njollë turpi humbjeje nga forcat territoriale civile shqiptare.

Italianët do të zotëronin nga kjo marrëveshje vetëm ishullin e Sazanit, të cilin do ta mbanin për të siguruar kalimin e qetë të anijeve në zonën e Otrantos.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, sjell edhe një material ilustrues të situatës së asaj kohe në kanalin e Otrantos, e veçanërisht në ujërat përreth ishullit të Sazanit. / KultPlus.com

ANSA: Shqipëria ndër zgjedhjet e para të turistëve italianë

Shqipëria dhe Spanja janë shndërruar këtë verë ndër destinacionet kryesore për italianët, sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, që i referohet faqes së njohur turistike eDreams.

Gushti është muaji ”par excellence” i dedikuar pushimeve nga italianët, edhe pse viti 2022 ka shfaqur një preferencë në rritje edhe për muajt e tjerë të verës.

Sipas një analize nga edreams.com, ndër destinacionet më të dëshiruara nga italianët për këto javë janë Katania, e ndjekur nga Tirana dhe Palermo.

Në veçanti, Katania është zgjedhja e parë për udhëtarët që vijnë nga Piemonte, ndërsa Tirana është në krye të preferencave të rezervimit për ata që largohen nga shtatë rajone italiane, Emilia Romanja, Liguria, Marke, Pulia, Toskana, Umbria dhe Veneto.

Qyteti tjetër siçilian në krye, Palermo, është një destinacion pushimi për ata që nisen nga Lazio, Lombardia dhe Marke, ndërsa destinacioni i parë sardenjas në renditje, Olbia, pret para së gjithash udhëtarët që do të nisen nga Veneto.

Por, nga ana tjetër, italianët që nisen nga ishujt e mrekullueshëm kombëtarë, Siçilia dhe Sardenja, ku do të shkojnë në gusht?

Ata zgjedhin mbi të gjitha qytetet historike të artit, një trend që i bashkon me udhëtarët e huaj.

Nga Sardenja nisen mbi të gjitha për në Milano, Romë dhe Napoli.

Nga Siçilia tre destinacionet e para janë Roma, Malta dhe Milano.

Pothuajse gjysma, 46% e italianëve me pushime në gusht, do të udhëtojnë për një periudhë nga 7-13 ditë, 18% do të bëjnë një pushim 5/6 ditësh, ndërsa 11% do të shkëputen për një periudhë më të gjatë, nga 14-20 ditë.

Vizitorët nga jashtë për muajin gusht ishin kryesisht francezë (22%), të ndjekur nga gjermanët (18%) dhe në fund spanjollët (18%)./ATA/ KultPlus.com

Rama: Kryeqyteti evropian i rinisë festoi lidhjen me SHBA dhe me BE

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga koncerti festiv që u mbajt mbrëmjen e djeshme në sheshin “Skënderbej”.

“Mirëmëngjes me shijen e jashtëzakonshme të mbrëmjes së djeshme të Tiranës, kryeqytetit evropian të rinisë 2022, që festoi lidhjen 100 vjet më parë me Shtetet e Bashkuara dhe atë 10 ditë më parë me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të qetë”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Mijëra qytetarë festuan mbrëmë në sheshin “Skënderbej” në koncertin festiv me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në këtë koncert performuan hitet e tyre muzikore disa nga artistët më të dashur për publikun shqiptar, si Soni Malaj, Alban Skënderaj, Ylli Limani, Xhensila Myrtezaj, Çiljeta Xhilaga, Threedots, Anxhela Peristeri, Eneda Tarifa, Fifi dhe Flori Mumajesi. /KultPlus.com

100 vjet miqësi me SHBA-në, Biden dhe Bush mesazh për Shqipërinë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka përshëndetur përmes një video-mesazhi 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Amerikës. Ai u shpreh se SHBA do të vijojë që të jetë në krah të Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt integrimit Europian dhe sfidat e tjera që e presin. Ndër të tjera Biden solli në vëmendje ndihëm që Shqipëria po i jep Ukrainës në luftën kundër Rusisë apo edhe strehimin e afganëve përgjatë viteve të luftës.

“Të gjithë popullit të Shqipërisë, i dërgoj urime të më përzemërta të miqësisë jetëgjatë me SHBA-në ndërsa festojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona. Kur SHBA e mbrojtën Shqipërinë pas Luftës së Parë Botërore u krijua një miqësi e përhershme mes popujve tanë, një dashuri e përbashkët për lirinë dhe për vlerat e demokracisë, të cilat nuk u thyen kurrë.

Sot, Shqipëria dhe SHBA janë aleate në NATO dhe partnere që punojnë së bashku për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë në Europë dhe në mbarë botën, duke përfshirë punën tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Shqipëria ka bërë gjithashtu një kontribut kritik në mbështetjen e nevojave humanitare dhe të sigurisë për popullin ukrainas teksa mbrojnë veten e tyre kundër luftës brutale të Rusisë. Dua gjithashtu që të falënderoj popullin e Shqipërisë për mikpritjen tuaj në strehimin e mijëra afganëve gjatë vitit të kaluar.

SHBA do të vazhdojë të qëndrojë me Shqipërinë teksa punoni për të forcuar institucionet demokratike, luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe plotësoni udhëtimin për t’iu bashkuar Bashkimit Europian. Uroj që dy kombet të vazhdojnë të ndërtojnë mbi gjithçka që kemi arritur së bashku dhe të ofrojmë një të ardhme më të fuqishme, shpresëdhënëse për fëmijët tanë“, thuhet në mesazhin e Biden.

Diplomatja amerikane Yuri Kim lexoi edhe një mesazh të ish-presidentit George W. Bush, që vizitoi Shqipërinë në 2007-ën. “Unë dhe Laura ju dërgojmë përshëndetjet më të ngrohta. Në 2007 isha krenar që u bëra Presidenti i parë që vizitoi Shqipërinë. U bëmë dëshmitarë të mikpritjes suaj të sinqertë. Kujtoj pasionin tuaj për zhvillim dhe tolerancë. Shqipëria është një forcë e së mirës”, shkruan ai.

Ambasadorja Kim tha se Shqipëria mbetet e palëkundur nga mbështetja dhe aspiratat e kombit shqiptar për sovranitet, demokraci, begati dhe drejtësi.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar në 100 vite, por ja çfarë mbetet e pandryshuar; SHBA kurrë nuk është lëkundur nga besimi për një Shqipëri të pavarur, kurrë nuk jemi lëkundur në besimin për ju. Shqipëria dhe SHBA janë miq dhe aleatë të vërtetë. Ne jemi krenarë të festojmë me ju këtë muaj, ndërkohë që ju filluar negociatat. SHBA nuk do të lëkunden kurrë nga aspiratat e kombit shqiptar për demokraci”, tha Kim.

Në fjalën e saj në ceremoninë e këtij momenti të veçantë, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u shpreh se këtë marrëdhënie nuk e zhbëri dot as regjimi diktatorial.

“Faleminderit që jeni këtu me ne për të kremtuar 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve të vendeve tona. Një marrëdhënie e konsoliduar nuk mundi të zhdukë as regjimi komunist. Nuk u zhbë kjo marrëdhënie sepse jo ngrihet nga ndjenjat e miqësisë. Duke filluar me rolin vendimtar që luajti presidenti Willson për të shpëtuar Shqipërinë nga copëtimi i mëtejshme. 30 vite më parë unë isha hipur mbi qafën e tim etj, kur Tiranën e Bizitoi Beker. Kur hedh sytë pas është se koha që ka kaluar e ka justifikuar atë besim dhe entuziazëm. Shqipëria është sot një realitet krejt tjetër. Ne jemi sot një end që jep një kontribut real. Sot është një moment për të hedhur sytë pas, por edhe për të parë përpara”, tha Xhaçka. / Express / KultPlus.com

10 portet më të bukura në Europë, mes tyre edhe një në Shqipëri

Shumë qytete dhe porte turistike në Evropë, në Mesdhe, por edhe në Evropën Veriore, janë pikënisja ideale për të zbuluar vende dhe brigje fantastike. Duke nisur nga Italia, Greqia, Kroacia, Shqipëria, Holanda e deri në Irlandë, këto janë 10 portet më të bukura në Europë.

Portofino, Liguria

Konsiderohet një nga portet më të bukura në botë, pranë të cilit ndodhen shtëpitë e vjetra të peshkatarëve, si dhe një nga shëtitoret më të famshme në Mesdhe. Lart portit, në kodrat e gjelbra Liguriane, gjenden edhe disa vila luksoze, ku të gjithë ëndërrojnë të kalojnë së paku njëherë në jetë pushimet e tyre verore. 

Ponza, Lazio

Të gjithë thonë se sapo mbërrijnë në këtë vend, magjepsen që në shikim të parë me shtëpitë ngjyrë pastel të këtij fshati unik. Duke u nisur nga Ponza, ke mundësinë të eksplorosh disa limane dhe plazhe me ujëra të kristalta. Zgjidhja ideale do të ishte një xhiro me varkë, për të vizituar pika turistike si Chiaia di Luna, Cala Felice, Cala Cecata, Cala Feola dhe shumë të tjera.  

Porti Cervo, Sardenjë

Është një nga vendet më në modë dhe më të vizituara sidomos nga të famshmit, manjatët dhe pronarët e jahteve luksoze. Mbi të gjitha, Sardenja është një vend me bukuri të rralla, me një det fantastik me ngjyra të jashtëzakonshme, si dhe një natyrë që kundërmon aromë lulesh dhe bimësh si rozmarina. Nga sheshi i vogël, përmes një ballkon të mrekullueshëm me pamje nga deti, mund të admironi panoramën e portit dhe arkitekturën klasike të Sardenjës.   

Porti Kornati, Biograd na Moru, Kroaci

Porti është i vendosur në arkipelagun magjepsës të ishujve Kornati. Arkipelagu është një nga vendet më të bukura dhe më të paprekura në bregdetin kroat, ndërsa ishujt shquhen për format e tyre dhe aftësinë të ndryshojnë ngjyrën në varësi të dritës së diellit. Deti ka gjithashtu ngjyra mahnitëse dhe është i rrethuar nga kurora të gjelbra pyjesh. 

Naxos, Ishujt Cyclades, Greqi

Ujërat e pastër dhe smerald të Egjeut, bimësia e pasur dhe ndërtesat tipike të bardha me pamje nga porti, e shndërrojnë Naxosin në një mrekulli të vërtetë. Në mes të verës kjo zonë, si gjithë Egjeu, mbushet me ngjyrat dhe aromat e lules së meltemit.

Sarandë, Shqipëri

Mes porteve të ndryshme të njohura në Europë, renditet dhe ai në Sarandë. Qyteti shqiptar konsiderohet si një vendpushim shumë i bukur bregdetar, që po tërheq një numër në rritje turistësh të huaj për detin e mrekullueshëm, si dhe çmimet e favorshme. Veç të tjerash, ofron shumë plazhe të bukura, site arkeologjike dhe monumente natyrore që gjenden shumë afër, si Syri i Kaltër.    

Bastia, Korsikë

Porti është pika kryesore e hyrjes për ata që arrijnë në Korsikë nga deti. I vendosur në verilindje të Korsikës, qyteti e ka marrë emrin nga kalaja e shekullit të katërmbëdhjetë. Qyteti ngrihet në pikën ku vargmali i Cap Corse i hap rrugën fushave të shumta. Natyra është e bukur dhe me kontraste të mëdha mes maleve dhe detit. 

Monte Carlo, Principata e Monakos

Sharmi dhe luksi marramendës i këtij vendi të bën të harrosh se ndodhesh në një nga pikat më të bukura në bregdetin jugor francez. Sigurisht, Monako është një qytet me ndërtesa të mëdha, por mjafton të largohesh disa kilometra për të zbuluar parqe, kopshte dhe vende nga ku mund të admirosh disa nga peizazhet më të famshme në botë.  

Volendam, Holandë

Rreth njëzet kilometra larg Amsterdamit, në drejtim verilindor, ndodhet qyteti Volendam. Vendi nuk shquhet shumë për ujërat e detit, por për atmosferën dhe arkitekturën e fshatit të peshkimit me shtëpitë tipike me ngjyra dhe çati të pjerrëta. Porti është një nga pikat kryesore për të eksploruar këtë pjesë magjepsëse të Holandës.   

Howth, Irlandë

Me farin dhe arkitekturën tipike, edhe Howth në Irlandë shquhet për pamjet e bukura dhe atmosferën tipike. Shumë pranë, ndodhen livadhe të gjelbra të pafundme që shtrihen buzë shkëmbinjve me pamje nga deti dhe karakterizojnë natyrën irlandeze.    

Portofino, Liguria
Ponza, Lazio
Porti Cervo, Sardenjë
Porti Kornati, Biograd na Moru, Kroaci
Naxos, Ishujt Cyclades, Greqi
Sarandë, Shqipëri
Bastia, Korsikë
Monte Carlo, Principata e Monakos
Volendam, Holandë
Howth, Irlandë

Kurti uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Kosova feston arritjet tuaja historike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti është shprehur se Kosova feston arritjet e tyre historike dhe iu bashkohet në zotimet drejt reformave që do të transformojnë vendet.

“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Kosova feston arritjet tuaja historike dhe bashkohet me angazhimin tuaj drejt reformave që do të transformojnë vendet tuaja dhe do të forcojnë rajonin dhe Evropën tonë”, ka shkruar Kurti në Twitter. / KultPlus.com

Shqipëria hapë negociatat me BE, OSBE: Hapet kapitull i ri

Sot mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare e Shqipërisë me BE që shënon hapjen e negociatave për anëtarësim.

Në këtë ditë të rëndësishme për nuk kanë munguar urimet nga përfaqësues të huaj që e kanë ndjekur këtë proces. Komisioneri i BE për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka shkruar në Twitter se prioriteti i BE-së mbetet Ballkani Perëndimor dhe më shumë se kurrë Bashkimi Europian është i angazhuar për ta bërë gjithë rajonin pjesë të saj.

“Ne po hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në ndryshimin e mjedisit gjeopolitik, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor. Ne jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për të sjellë të gjithë rajonin në BE. Sot ne po bëjmë një hap të madh drejt këtij angazhimi”, ka shkruar Oliver Varhelyi.

OSBE në Shqipëri e ka cilësuar ditën e sotme si një kapitull  të ri të Shqipërisë i shumëpritur dhe i merituar.

“Një kapitull i ri i shumëpritur nga shqiptarët dhe i merituar hapet sot. @OSBE Prezenca do të mbetet një partner i vendosur i vendit në arritjen e objektivave të reformës prioritare“- shkruhet në postim. 

CDU-CSU në Gjermani kanë përshëndetur çeljen e negociatave, duke e cilësuar si përparim shpresëdhënës për rrugën drejt BE por paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë lëshim për kriteret.

Ohann Wadephul: “Negociatat për anëtarësimin në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë priten te ndodhin tani afër. Ky është një hap historik drejt rrugës se integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në BE. Negociatat duhet të fillojnë tani shpejt në mënyrë që më në fund të ndezin një dinamikë të re pozitive. Deputetët e parlamentit të Maqedonisë së Veriut kanë treguar largpamësi. Ata janë shprehur pro një propozimi kompromisi nga Franca që po kërkon shumë prej tyre. Por kjo hap derën për në BE. Mbetet për të shpresuar se ky hap është gjithashtu mënyra për të promovuar bashkëjetesën multietnike në të gjithë rajonin dhe për të ulur tensionet. Megjithatë, duhet të jetë po aq e qartë se ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim ndaj kritereve të anëtarësimit. Për Shqipërinë në veçanti, Bundestagu ka formuluar kritere të qarta për pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e shtypit. Këto kritere ende nuk janë përmbushur. Pres që qeveria e Edi Ramës t’i zbatojë këto reforma me guxim dhe qe BE-ja të kërkojë permbushjen e tyre gjatë bisedimeve.”

Gunther Krichbaum: “Marrëveshja midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për një plan pune për fillimin e negociatave të anetaresimit të Maqedonisë së Veriut në BE jep arsye për shpresë. Bashkimi Europian tani duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të mund të fillojnë pa vonesë. Pres që qeveria bullgare të mos vendosë pengesa të tjera në rrugën e këtyre negociatave dhe përfundimisht ti jape fund lojerave te tyre të motivuara thjesht nga politka e brendshme, të cilat bien ndesh me frymën europiane. Por Maqedonisë së Veriut i kërkohet gjithashtu si Shqiperise të vazhdojne perpjekjet. Partitë demokratike në Shkup duhet të vazhdojnë fuqishem rrugën europiane ”.

Edhe ish-ambasadori i Shqipërisë në BE, Luigi Soreca e ka konsideruar si një moment historik çeljen e negociatave për Shqipërinë.

“Sot është një moment historik për Shqipërinë dhe për BE! Më në fund ka ardhur koha që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e saj drejt bërjes një Shtet Anëtar i BE-së. Shumë të lumtur për të gjithë njerëzit në Shqipëri dhe miqtë që e shohin Europën si destinacionin e tyre natyror. E ardhmja është së bashku”– shkruan Soreca.

Sot mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare e Shqipërisë me BE që shënon hapjen e negociatave për anëtarësim. Pjesë e këtij procesi është edhe Maqedonia e Veriut. /Gezeta Express / KultPlus.com

Nis dita historike për Shqipërinë, Rama dhe Kovaçevski priten nga Von der Leyen

Ka nisur dita historike për Shqipërinë e cila do të mbajë sot Konferencën e Parë Ndërqeveritare që do shënojë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Pritja e Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në Bruksel është bërë nga Presidente e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Më pas ka nisur dhe takimi mes tyre ku i pranishëm do të jetë edhe Kryeministrit të Çekisë, Petr Fiala, vend që udhëheq Presidencën e BE-së. / KultPlus.com

Shqipëria 27 vite anëtare e KiE-së, Nikolla, thirrje shteteve anëtare për pranimin e Kosovës 

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla kujtoi sot ditën e anëtarësimit me të drejta të plotë të Shqipërisë në Këshillin e Evropës.

Ajo thekson se Shqipëria për 27 vjet si anëtare me të të drejta të plota e Këshillit të Evropës, ka shënuar arritje të rëndësishme.

“Sot, 27 vjet nga pranimi i Shqipëria si anëtare me të drejta të plota e Këshillit të Evropës. Gjatë këtyre viteve, Shqipëria ka shënuar arritje të rëndësishme në konsolidimin e institucioneve demokratike, shtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut.  Reformat e rëndësishme që kemi ndërmarrë, sidomos reforma në sistemin e drejtësisë, po kontribuojnë në avancimin për zbatimin e këtyre standardeve”, kryeparlamentarja.

Po ashtu, Nikolla i bën thirrje shteteve anëtare të Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

“Në këtë ditë të shënuar, Shqipëria u bën thirrje shteteve anëtare të Këshillit të Evropës  për pranimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme për mbrojtjen dhe zhvillimin e parimeve të lirisë dhe  demokracisë”, u shpreh Nikolla./ atsh / KultPlus.com

Shqipëria fiton medalje ari në Lojërat Mesdhetare

Shqipëria ka fituar medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që po mbahen në Algjeri. Mundësi Zelimkhan Abakarov është shpallur kampion në peshat 65 kg në stilin e lirë.

Abakarov bëri një ndeshje fantastike në finale, teksa e dominoi tërësisht sfidën kundër egjiptianit Yehia Hafez dhe triumfoi me rezultatin 11-0, duke marrë medaljen e arit.

Kështu suksesi i parë kuqezi në Oran mban firmën e sportit të mundjes. Zelimkhan Abakarov siç dihet është një sportist nga Çeçenia, i afruar nga Federata Shqiptare e Mundjes dhe i pajisur me pasaportë shqiptare disa muaj më parë./ KultPlus.com

“Lulja e Vlorës”, një rrëfim për hebrenjtë e Shqipërisë nga Anna Kohen

Një ngjarje që shtrihet nga 1938 e deri në ditët e sotme, “Lulja e Vlorës” është një rrëfim gazmor por edhe i tensionuar i familjes romaniote-hebreje (Hebrejtë Romaniote ose Romaniotët janë një komunitet etnik hebre me origjinë nga Mesdheu Lindor që flet greqisht.

Ata janë një nga komunitetet më të vjetra hebreje që ekzistojnë dhe komuniteti më i vjetër hebre në Evropë) të Anna Kohen në Shqipëri dhe se si shqiptarët myslimanë i shpëtuan ata nga nazistët. Me të mbërritur në Shqipëri në Vlorën piktoreske pak para Luftës së Dytë Botërore, familja e saj u bashkua me një komunitet të vogël tregtarësh greko-romanioto-hebrenj. Ata shisnin pëlhura dhe kishin një bojë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ata u strehuan në familje myslimane për tu fshehur nga nazistët, duke marrë emra myslimanë dhe duke u shtirur si mysliman. Një pjesë e familjes së saj që mbeti në Greqi, përfshirë këtu të gjithë familjen e nënës së saj, u vranë në kampet e vdekjes.

Libri “Lulja e Vlorës” fokusohet më pas në traditat romaniote të familjes së Dr. Kohen, të cilat u detyruan të festojnë në fshehtësi për shkak të shtypjes së fesë nga diktaturës shqiptare. Të lënë pa shtetësi që nga ajo kohë ata nuk kishin asnjë dokument dhe nuk mund të bëheshin anëtarë të Partisë Komuniste. Kështu familja e saj kishte një skemë të guximshme të largohej nga Shqipëria drejt Perëndimit, mu nën sytë e policisë sekrete. Pas largimit Kohen përfundimisht u bë dentiste në Greqi dhe më pas në New York City, duke mësuar zanatin e implanteve dentare nga shpikësi i tyre, dhe duke krijuar kliniken e saj të suksesshme

Librin mund ta porosisni në amazon këtu:

Mbi autoren:

Dr. Anna Kohen, DDS, lindi në Vlorë, Shqipëri, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe u rrit në një vend të vogël, në komunitetin e hebrenjve romaniotë që shqiptarët myslimanë e kishin shpëtuar nga nazistët. Familja e saj atëherë përjetoi vështirësitë e diktaturës komuniste. Arriti të largohej nga Shqipëria me familjen e saj në vitin 1966, përmes një planifikimit të kujdesshëm, ku u vendosën fillimisht në Greqi, vend ku kreu studimet për stomatologji në Shkollën Dentare të Universitetit Ethnikon dhe Kapodistriakon të Athinës. Në vitin 1971 emigron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku edhe kryen studimet në Shkollën Dentare të Universitetit të Nju Jorkut dhe mori një DDS Diplomë stomatologjike në vitin 1976. Pas diplomimit u emërua Asistente Profesore Klinike e Stomatologji restauruese në Shkollën Dentare të NYU ku punoi për 10 vite. Ajo ushtroi profesionin e saj si stomatologe deri në klinikën e saj në Manhattan deri në daljen në pension në vitin 2013 në  Sarasota, Florida.

Në vitin 1990, me ndihmën e disa organizatave hebraike, Dr. Kohen mundësoi vendosjen e 37 hebrej-shqiptarëve të afërm të saj në SHBA, ku edhe i ka ndihmuar në procesin e integrimit. Në vitin 1991, ajo u ftua në Shqipëri për të marrë pjesë në themelimin e Shoqërisë Shqiptare Izraelite, ku edhe është zgjedhur Anëtare Nderi. Në 2004, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, i akordoi Dr. Kohen Medaljen e Meritës për, “Kontribute të çmuara në ndihmë të shqiptarëve gjatë krizës humanitare të Kosovës; për Ndihma e çmuar e dhënë për emigrantët e rinj shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”/diasporashqiptare/ KultPlus.com

Kumbaro: Mbi 1,6 milionë turistë të huaj e vizituan Shqipërinë në maj

Shqipëria me bukuritë e saj natyrore, historike dhe kulturore është kthyer vitet e fundit në një nga atraksionet më të preferuara të turistëve të huaj.

Si një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, Shqipëria gjithnjë e më shumë po tërheq turistë dhe vizitorë të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror dhe dimëror.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bën të ditur se në stinën e dimrit dhe pranverës të këtij viti numri i turistëve ka qenë mbresëlënës.

“Kur pritshmëritë përputhen me shifrat sepse vetëm në stinën e dimrit e të pranverës rritja e numrit të turistëve ka qenë mbresëlënëse. Në maj, numri i vizitorëve të huaj është 604 430 dhe krahasuar me muajin maj të një viti më parë, ky numër është rritur me 83,9 %”, theksoi Kumbaro në rrjetet sociale ku ka publikuar edhe një tabelë me statistika.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “për 5 muajt e parë të këtij viti kemi +594 mijë turistë më shumë se viti 2021, teksa tani vazhdon stina më e nxehtë e sezonit turistik”.

Kumbaro thekson se “i kemi marrë masat që territori i vendit të jetë i pastër e i qetë dhe çdo ditë jemi në terren për ta garantuar këtë”.

Konkretisht në maj të 2022 Shqipëria është vizituar 1 667 691 turistë të huaj, ndërsa në maj 2021 1 083 601 turistë të huaj.

Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë, etj, plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës.

Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj, janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor. Një tjetër atraksion për turistët e huaj janë edhe Alpet shqiptare, ku mahniten me bukuritë që ato ofrojnë. /atsh / KultPlus.com

Këto janë të gjitha marrëveshjet që u arritën sot mes Kosovës dhe Shqipërisë

Luan Dalipi, Shef i Stafit të Kryeministrit Albin Kurti, ka publikuar të gjitha marrëveshjet që u arritën sot në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës me Qeverinë e Shqipërisë.

Dalipi thotë se janë zbatuar shumë prej marrëveshjeve të arritura në mbledhjet e mëparshme të dy qeverive dhe, sipas tij, kjo dëshmon nivelin më të lartë të përgatitjes dhe përkushtimit.

Më poshtë gjeni të gjitha marrëveshjet e renditura nga Shefi i Stafit të Kryeministrit:

TË PËRBASHKUAR!

Mbledhja e 8-të e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, 6 muaj pas mbledhjes së kaluar në të cilën u nënshkruan 13 marrëveshje ndërqeveritare dhe 8 marrëveshje ndërmjet institucioneve. Nga gjithsej 127 marrëveshje sa janë nënshkruar deri sot, 75 ose rreth 60% janë zbatuar pa probleme, ndërsa kemi realizim mbi 90% të marrëveshjeve nga mbledhja e nëntorit të kaluar. Kjo dëshmon nivelin më të lartë të përgatitjes dhe përkushtimit në implementim të marrëveshjeve.

Suksese në implementim të marrëveshjeve që u arritën sot (rradhitja sipas paraqitjes):

1. ARSIM: Mundësi konkurrimi dhe vijimi të studimeve në 19 universitete të të dy shteteve, në kushte të barabarta.

2-3. LËVIZJA E LIRË: Drejt lehtësimit të plotë të lëvizjes së lirë mes dy shteteve.

4. GJENDJA CIVILE: Lajmërimi në kohë reale midis dy shteteve për ndryshimeve të gjendjeve civile.

5. DOGANAT: Studim drejt realizimit të sistemit të përbashkët doganor mes dy shteteve.

6. SIGURIMET SHOQËRORE: Drejt përbashkimit të tregjeve të sigurimeve shoqërore të të dy shteteve.

7-8. ENERGJI: Drejt rritjes së sigurisë dhe diversifikimit të furnizimit (zhvillimi i terminalit për LNG/gaz të lëngshëm në Vlorë).

9-10. BUJQËSI: Drejt rritjes së shkëmbimit, sasisë dhe cilësisë së produkteve bujqësore, qasjes në financa të BE-se, si dhe ndërtimit të sistemit të përbashkët të informacioneve/statistikave të të dy shteteve.

11. INFRASTRUKTURË RRUGORE: Studim për përmirësimin e rrugëve ndërkufitare.

12. TRANSPORT: Studim fizibiliteti për >> NDËRTIMIN E LINJËS HEKURUDHORE DURRËS – PRISHTINË <<, projekt që do të vendosë Kosovën dhe Shqipërinë në hartën e korridoreve të rëndësishme ndërkombëtare për transport të njerëzve dhe mallrave (video i prezantuar i bashkëngjitur).

13-14. SHËNDETËSI: Shkëmbimi i ekspertizës dhe shërbimeve në mjeksi, si dhe unifikim i protokolleve për barna dhe pajisje mjeksore midis dy shteteve (shkëmbim i barnave të rralla).

15. TURIZËM: Platformë e përbashkët digjitale për promovim të turizmit të të dy shteteve.

16. RINIA: Shkëmbim i përvojave rreth zhvillimit të politikave dhe aktiviteteve për të rinjët.

17. MBROJTA: Intensifikim I bashkëpunimit dhe konsolidimit të përpjekjeve në fushën e kërkim-shpëtimit malor dhe ujërave territoriale.

18. DREJTËSI: Drejt njohjes së barabartë të provimiit të jurispodencës dhe lejimit të ushtrimit të profesionit të avokaturës në të dy shtetet.

19. ENCIKLOPEDI E PËRBASHKËT: Drejt paraqitjes së fakteve të kombit tonë në një publikim të vetëm dinjitoz./ KultPlus.com

“Gjama” e Nagip Tashit te “Mrizi i Zanave”, ekspozohen portrete të figurave të rëndësishme shqiptare  

Copëza të drurit që formojnë mozaikë, e që brenda këtyre mozaikëve paraqiten figurat më të ndritura të historisë dhe kulturës shqiptare shpërfaqin krijimtarinë e Nagip Tashit, i cili më 25 qershor do të prezantohet me ekspozitë personale te “Mrizi i Zanave” në Lezhë të Shqipërisë, shkruan KultPlus.

Të realizuara në një punëtori modeste në Tërrnoc të Bujanocit, portretet e Tashit që përfshijnë figura si të: Gjergj Kastriotit, Gjergj Fishta,  Bekim Fehmiu, Ibrahim Kodra, Ibrahim Rugova, Adem Demaçi, Abdurrahman Shala, Leze Qena, Adem Mikullovci, Arbën Xhaferi, Fahrije Hoti  e figura të tjera do të ekspozohen te Mrizi i Zanave, por që kësaj radhe me vëmendje të theksuar të figura e Gjergj Fishtës.

Nagip Tashi ka thënë për KultPlus se ndihet të jetë i nderuar që po vlerësohet puna e tij që ka filluar shumë vite më parë, po që viteve të fundit ka dalë në pah edhe me ekspozita.

Ekspozitën e parë personale, Tashi e ka prezantuar në KultPlus Caffe Gallery, në Prishtinë, për të lëvizë tash në një pjesë tjetër të territorit shqiptar, në Lezhë të Shqipërisë.

Ekspozita “Gjama” e Nagip Tashit është duke u realizuar si bashkëpunim mes “KultPlus” dhe “Mrizi i Zanave”, ceremonia e së cilës do të fillojë në ora 16:00, me 25 qershor. / KultPlus.com

“Çfarë është atdheu për ju?” – Përgjigjet e disa nxënësve shqiptarë

Doni të dini çfarë është atdheu për fëmijët tanë? Një mësues në një shkollë të Beratit pyeti nxënësit dhe përgjigjet e tyre i postoi në Facebook.

Kushtojini dy minuta kohë t’i lexoni dhe do shikoni se mes tyre ka sa optimizëm, krenari por dhe pesimizëm dhe dëshirë për të ikur drejt një vendi tjetër.

Pergjigjet nxënësve të mësuesit Namir Lapardhaja

“Çfare eshte atdheu per ju?” – pyeta sot nxenesit e mi.

Silvana: Atdheu eshte djepi i lindjes, shtepia e arritjes dhe varri i te vdekurit.

Ersjona: N.q.s do te kisha pasur fatin te lindja dhe te jetoja ne nje vend tjeter brenda apo jashte kufijve evropiane, atehere mund te thoja se atdheu eshte gjithçka, por, meqe kam pasur fatin e keq te lindja ne Shqiperi, atehere po them se atdheu per mua eshte nje cope toke ku jam detyruar te jetoj dhe te punoj fort per t’u larguar sa me shpejt prej tij.

Thanas: Atdheu eshte shtepia jone, identiteti yne. Ai na jep emrin shqiptar. Pavaresisht te mirave dhe te keqiave, atdheun ta duam dhe te kontribuojme sado pak me punen tone. Çdo gje e mire eshte kontribut ndaj vendit ku jetojme.

Pa emer: Atdheu per mua eshte t’i hipesh kamjoneve per ne Angli ose maleve per ne Greqi. (P:S – Me pak fjale, vertet eshte atdheu vendi ku kemi lindur, por nuk eshte vendi ku do jetoja)

Renato: Atdheu eshte per mua vendi i cili fatkeqesisht na e ka dhuruar Zoti por jemi te detyruar dhe me nje fare menyre kemi nje deshire te brendshme per te kur luan kombetarja (Nuk jam ironik!)

Ilva: Per mua atdheu eshte vendi ne te cilin veshtiresi te ndryshme na detyrojne te jetojme.

Megi: Atdheu eshte toka ku ne kemi lindur, ku flasim te njejten gjuhe dhe vendi ku nuk duam te jetojme.

Anxhelina: Atdheu im per mua eshte vendi qe nuk dua te nderroj me asnje tjeter. Pasi nuk ke per te gjetur asnje si vendi yt.

Pa emer: Vendi me i mallkuar per ne.

Pa emer: Atdheu eshte vendi ku ne lindim, jetojme dhe vdesim.

Pa emer: Atdheu eshte origjina jone.

Andrea: Atdheu eshte gjeja me e shtrenjte qe une kam.

Vasil: Atdheu yne eshte vendi ku askush nuk do te donte te jetonte. Thjesht mjerim.

Olgert: Atdheu eshte nje cope toke ku te gjithe perreth flasin gjuhen qe flet ti.

Komenteve poshtë postimit të tij mësuesi u përgjigj

“Ka pasur shume reagime sot per kete postim. Ne gjykimin tim te gjitha pergjigjet e nxenesve nga fillimi ne fund kane qene, mbi te gjitha, inteligjente dhe te zgjuara. Pavaresisht se çdokush i ka lexuar dhe ka marre prej tyre vetem ate pjese qe i ka interesuar. Qellimi ka qene per te treguar se pikerisht kjo moshe, edhe pse ndonjehere nuk e kuptojme aftesine e tyre perceptuese, eshte e afte ta lexoje drejt realitetin e atdheut. Pyetja ka qene shume spontane, po ashtu edhe pergjigjet. Gjithçka eshte bere ne harkun e pak minutave dhe, pasi jam entuziazmuar nga pergjigjet e tyre, vendosa t’i publikoja. Personalisht nuk hyj te ata mesues qe i detyroj nxenesit te mendojne ne nje menyre ose ne nje tjeter. Perkundrazi, mendimi i tyre eshte shume i vlefshem dhe i vyer, aq më teper kur kemi te bejme me nxenes te tillw inteligjente. Sot nuk u kam thene se cka eshte atdheu per mua. Kam marre pwrgjigjet e tyre dhe kaq.
Neser po… Ndofta do t’u zbuloje nje pjese nga atdheu…im/ KultPlus.com