Pronarët tregojnë se si qeni ua shpëtoi jetën natën kur tërmeti goditi Shqipërinë

Një histori shumë interesante vjen nga Durrësi ku një qen i ka shpëtuar jetën një familjeje pasi nuk i ka lënë që të flenë në gjumë në natën e tërmetit tragjik që mori jetën e 51 personave.

Kristina tregon se në natën kur kishte rënë tërmeti, qeni i cili mban emrin Kiko i kishte zgjuar nga gjumi. Madje, ajo thotë se kur e kishte parë që ata nuk po zgjoheshin, ai kishte provuar ta tërhiqte batanijen me të cilën ata ishin të mbuluar.

“Natën që ra tërmeti, ishim në gjumë ne dhe ai na zgjoi nga gjumi pasi filloi që të lehte. Ne nuk u zgjuam dhe ai e kafshoi dhe filloji që të tërhiqte batanijen. Pastaj i shpëtuam ne jetën Kikos”, shpjegon ajo.

Ajo tutje tregon se si e shpëtuan ata qenin, pasi iu kërkua që ta braktisnin e të shpëtonin për vete.

“Ja shpëtuam jetën që nuk ikëm, nuk e lamë në rrugë se na thonin që leje qenin në rrugë dhe ik. Ne nuk pranuan me ik vetëm dhe thamë që po na pranuat me qenin do vijmë, po nuk na pranuat nuk vijmë”, thotë ajo.

Kristina thotë se nga ajo ditë, ata nuk janë kthyer në shtëpinë e tyre, derisa shton se ndërtesa u shemb komplet.

“Jo është gërmadhë atje, u shemb komplet pallati. Na thanë që ta lëmë qenin, por ne nuk e lëmë pasi ai na shpëtoi jetën”, ka thënë ajo./Tch/

Psikologë, psikiatër, epidemilogë e mjekë nga Kosova do të nisen për në Shqipëri

Shoqata e Psikologëve të Kosovës, njofton se një grup prej 50 psikologësh, 4 psikatër, 1 epidemiolog dhe 1 mjek, të dielën do të nisen për në zonat e prekura nga kriza që u shkaktua pas tërmetit 6.4 shkallësh të Rihterit, në Thumane, Durrës dhe Tiranë.

Në njoftimin për media thonë se nisna bëhet të dielën në orën 5 të mëngjesit.

Në përbërje të ekipit janë:

2 mjekë psikiatër

2 mjekë neuropsikiatër

2 mjekë epidemiologë,

50 psikologë nga Shoqata e Psikologëve të Kosovës në përbërje edhe nga SHBA (PhD), dhe

15 nga Shoqata e Psikologeve të Shqipërisë, që te gjithë profesionistë të shëndetit mendorë me përvojë.

“Aktiviteti ynë ka vazhduar edhe gjatë datës 26 dhe 27 nëntor, me grupe të vogla, por që ky aktivitet do jetë më i madhi i këtij lloji me ç’rast do të bëjmë edhe identifikimin dhe regjistrimin e personave të trajtuar, në data bazë në mënyrë që të ndjekim ecurinë e tyre pas periudhës 4 javore kur është periudha në të cilën personat e traumatizuar mund të shfaqin flash back,, apo ripërjetim të skenave, çka është shumë e rrezikshme dhe si diçka duhet të ndiqet në mënyrë kontinuele me qëllimin e vetëm që ato të mos kalojnë në çrregullime mendore, apo në PTSD”, thuhet në njoftim që e transmeton Koha.net.

Në njoftim theksohet se aktiviteti do të jetë i koordinuar me Urdhrin e Psikologut në Republikën e Shqipërisë. / KultPlus.com

Papa Françesku dhuron 100 mijë euro për të prekurit nga tërmeti


Papa Françesku është sensibilizuar me gjendjen e rëndë që ka përfshirë Shqipërinë, pas tërmetit 6.4 ballë të së martës.

Ai ka dhuruar 100 mijë euro në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i fuqishëm.

“Të shprehim afërsinë shpirtërore me të prekurit. Dhurojmë 100 mijë euro për Shqipërinë. Paratë do të shkojnë për të ndihmuar popullin shqiptar”, thotë Papa.

Kujtojmë që edhe një ditë më parë Papa shprehu ngushëllimet për gjendjen e rëndë të popullit shqiptar.

“Dëshiroj t’i dërgoj përshëndetjen dhe afërsinë time popullit shqiptar që ka vuajtur aq shumë këto ditë. Shqipëria ka qenë vendi i parë i Evropës që kam dashur të vizitoj. Jam afër viktimave, lutem për të vdekurit, për të plagosurit dhe për familjet. Zoti bekoftë këtë popull që e dua aq shumë”, thuhej në letrën e ngushëllimit./ KultPlus.com

Edi Rama: Rrofsh e qofsh me fëmijët, gruan, vëllezërit dhe kë të do zemra o Behgjet Pacolli

Ministri në detyrë i punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka dhuruar sot 1 milion Euro ndihmë për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Për këtë ndihmë të madhe të Pacollit kanë reaguar të gjithë qytetarët, të lumtur që viktimave të tërmetit po ju vijnë në ndihmë të gjithë.

Por i befasuar është shprehur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai ka uruar më të mirat për Pacolli.

“RROFSH e QOFSH me fëmijët, gruan, vëllezërit dhe kë të do e bardha zemër O BEHGJET PACOLLI🙏”, ka shkruar Rama.

Ky donacion sipas Pacollit shkon për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

”Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri. Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale. Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt. Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur. Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet. Unë pres po ashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë”, ka thënë Pacolli. / KultPlus.com

Shqiptarët më të bashkuar se kurrë, këtu është lista e mbi 60 shtëpive e hoteleve që po ofrohen për të prekurit nga tërmeti

Tërmeti që ka ndodhur së fundi në Shqipëri ka prekur qytetarët në të gjitha anët, të cëilt po ofrojnë ndihmë në forma të ndryshme. KultPlus i ka ardhur kjo listë me banesa, shtëpi e hotele, të cilat janë në vende të ndryshmëtë Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë, të cilat po ofrohen për nevojat e qytetarëve të cilët janë prekur nga tërmeti.

Më poshtë e keni listën me të dhënat e nevojshme për të gjithë ata që kanë nevojë.

Alfrida Shameti ofron një shtepi në Tepelenë për 5 persona, një shtëpi në Durres dhe nje Tirane. 0688746293
Labinot Rexha ofron 25000 euro.
Bajram Valbona Jashari leshon shtëpinë 3 katëshe ne Prishtinë. +38344271491 dhe 044477776
Ilir Kryeziu ofron strehim për 10 anëtarë 0038344381027 në Prishtinë
Hotel dhe Restorant “Kosova” ofron 60 dhoma(mengjes,drek,darke) per 150 persona. +38344804442
Hotel Ana ne Kosove ofron strehim per 120 persona nga Shqiperia me te gjitha shpenzimet e paguara. +38344204765
Hotel “Iliria “ në Kosove ofron strehim per 10 familje. +38344577779
Vila Sopebra ne Sarande ofron strehim per 12 persona 0695673741, 0699666500
Hotel Tëo Mermaids Ksamil, 06980663637
Hotel Neë Heaven Sarande, 0682001760
Ibraim ofron 3 shtepi ne Maqedoni
Dorjan Krasniqi ofron shtepi per 20 familje ne Kosove. +38349656952
Ismail Halimi ofron shtepe per nje familje ne Kosove +38344444569
Ardit Tolaj ofron shtepi per 5 persona +38349447807
Ramiz Mavriqi ofron dy shtepi ne Prishtine +38344998600
Elvin Hoda ofron strehim per 12 persona +38345902200
Edi Ermeni ofron shtepi per nje familje ne Gjakove 044329299 ose 044107497
Adeline Rama ofron strehim per 15 persona ne Kosove +38344900993
Gentian Kelmendi ofron shtepi per nje familje ne Kosove +38349467320
Bekim Alirexhaj ofron shtepi per nje familje +32472558367
Fadil Halili ofron shtepi ne Prishtine 044175355
Admir Shala ofron shtepi ne komunen e Rahovecit
Rugove, ofrohet shtepi per 2-3 familje 049369282 ose 049622419
Zymer Sefaj ofron shtepi ne Durres, per 8 familje 017657328783
Krutane Kelmendi ofron strehim ne Kosove per 1 familje +38344315716
Hotel Argent Shkoder ofron strehim per 30 persona 022243909
Adela Qemaili ofron shtepi ne Elbasan 0695614571
Farmaci Iris ne Durres ofron ilace falasa 0672228472
CIMa ofron ofron strehim dhe ushqim per 20 familje Kosove +38349656666 dhe +38349220380
Hotel ne Sauk per 10 familje 0698796641 dhe 0695313835
Hotel Borkland ne Berat ofron strehim per 27 persona 0694037582 dhe 0698468312
Hotel Rolex ne Vlore ofron strehim 0692171333
Kompleksi Alpet ne Elbasan ofron strehim per 26 persona 0692093999
Inxh ndertimit 0674899783
Andreas Mark ofron 3 dhoma per familje si dhe ndihme financiare per familje ne Peje per 6 muaj
Flamur Isufi ofron strehim per 10 persona +38345222088
Vlore, Hotel Regina City, Florence, Al Hotel dhe Jerolda Hotel ofron strehim per familje 0692065399
Arlind Murtezani ofron shtepi per 15 persona 0038977711647 ne Tetove
Hak Bus ofron transport falas cdo dite nga Durresi per ne Tetove
Anilda Hoxhaj ofron strehim per nje familje me femije te vegjel 0696430453
Hotel Duka Vlore 0682035670
Le palazzine 0697743888
Vila Nika 0697851822
New York Hotel 0684013310
Hotel Coral 0698466086
Hotel Bolonja 0697301015
Hotel Tragjasi 0696434802
Tafil Gashi ofron strehim per 6 persona 044200249 ne Kosove
Cekrez Disi ofron vile dykateshe ne Gramsh 0694828899
Manuela Skilja ofron shtepi ne Kucove per familje me femije +306940502111
“Besimi Commerce” ofron strehim dhe ushqim ne restorant Kroni +38344145556 ne Kosove
Avi Gashi ofron shtepi per 4-5 persona
Shkolla Wilson hap dyert per strehim 0696020569 dhe 0672053482
Kallaba Guest House ne Kamenice te Kosoves ofron strehim per dy familje +38345332574
Makry ne Kryezi te Pukes 0674966833
Valentina Bregu ofron 3 garsoniere ne Pogradec per 12 persona 0693478245
Peshkopi 0692070107.
Hotel Anxhelo Kucove 0694591163
Ardian Guri ne Shkoder vendos shtepine e tij per strehim 0042770664779
Merko Hotel ne Berat ofron dhomat dhe ushqim per rreth 15 persona 0699744020


‘Ani moj Shqipni mos thu’j se marova, ani se djemt tu hala janë gjallë’ (VIDEO)

Ani moj Shqipni mos thu’j se marova!
Ani se djemt tu hala janë gjallë.

O n’komë’ jan çu’ rrept o Kosova
E bajnë luftën ballë o për ballë-e.
More ishin ditët ma të vshtira
Me njëmijenantqintedhet-e.
Kur n’Kosovë ra egërsina
Don me zhbi çdo bimë mbi dhe!
More se n’Prishtinë, aty pik s’pari
More krisi topi o me duhi.
O aty gjaku i shqiptarit
Ra në tokë me bi përs’ri./KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=vggfQjmn-N8

Gazetarja shqiptare: Oj Kosovë, oj loçkë, të du me shpirt, se shpirtit të kombit po di t’i japësh frymë

Gazetarja shqiptare, Sonila Meço, ka zgjedhur që përmes disa fjalëve prekëse të falënderojë Kosovën për krejt mbështetjen që po ia jep Shqipërisë – pas tërmetit shkatërrues.

“Oj Kosovë, oj loçkë! Të du me shpirt, se shpirtit të kombit po di t’i japësh frymë! Mendjes së kombit mend”!

“E duam edhe njëri-tjetrin më shumë kur ti na do kaq bukur”, ka shkruar Meço në profilin e saj në Facebook, transmeton Insajderi.

Image result for sonila meco

Ramë Lahaj: Ju keni një shtëpi që u rindërtua hiç më larg se 20 vjet më parë dhe ju mirëpret në çdo sekondë

Me familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri po solidarizohen të gjithë duke ju ardhur në ndihmë në forma të ndryshme, shkruan KultPlus.

Artistët gjithashtu po shprehen të prekur nga kjo tragjedi. Tenori i njohur, Ramë Lahaj përmes një statusi në Facebook është shprehur se të gjithë të prekurit e kanë një shtëpi që u rindërtua 20 vjet më parë, duke aluduar në Kosovën, qytetarët e secilës Shqipëria i strehoi gjatë kohës së luftës në Kosovë.

“Gjithmonë e në çdo frymëmarrje do të jemi me ju, sikur që ju shenjtërisht ishit me ne, në kohët më të vështira! Të gjithë duhet ta dini se keni një shtëpi që u rindërtua, hiç më larg se 20 vjet më parë dhe ju mirëpret në çdo sekondë derisa tuajën ta rindërtojmë së bashku. Tashme, ia kemi marrë dorën ne të mjerët, gjithmonë të shkatërruar ose nga ndonjë regjim barbar ose ndonjë politikë e gabuar, dhe herë pas here, na përplas edhe vet Zoti, sikur pak të kemi vuajtur ne shqiptarët! Por të fuqishëm do të qëndrojmë, deri në frymën e fundit. Me shpirt jeni me ju, gjithmonë!”, ka shkruar Lahaj në Facebook. / KultPlus.com

Qeveria e Kosovës do t’i ndajë 500 mijë euro për Shqipërinë

Qeveria e Kosovës do t’i ndajë sot 500 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net, nga  Lulzim Rafuna, këshilltar i Ministrit të Financave Bedri Hamzës

Rafuna ka thënë se Qeveria e Kosovës ka në planë t’i ndajë sot 500 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë.

“Sot në mbledhjen e Qeverisë që do të mbahet do të merret vendimi që t’i ndajmë 500 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë”, ka thënë ai./lajmi.net/KultPlus.com

“Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar”

Poezia ‘Bagëti e bujqësi’ nga Naim Frashëri.

O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.

Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.

Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zemëra s’e ka harruar.

Kur dëgjon zëthin e s’ëmës qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
E ta trëmbin, ajy s’kthehet, po shkon në mes si shigjetë,
Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.
Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,
Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m’erë,
Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,
Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell’ i qeshur edhe hëna e gëzuar,
Fat’ i bardh’ e mirësija në atë vënt janë mbluar;
Nat’atje’shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,
Në pyjet’ e gjelbëruar, atje rrinë perënditë.

Mendje! merr fushat e malet, jashtë, jashtë nga qyteti,
Nga brengat, nga thashethemet, nga rrëmuja, nga rrëmeti.

Tek këndon thëllëza me gas edhe zogu me dëshirë,
E qyqja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë,
Tek hapetë trëndafili, atje ma ka ënda të jem,
Bashkë me shpest edhe unë t’ia thërres këngës e t’ia them;
Të shoh kedhërit’ e shqerrat, deshtë, cjeptë, dhëntë, dhitë,
Qiellin’ e sbukuruar, dhenë me lul’e me dritë.

Vashë bukurosh’e bariut! që vjen me llërë përveshur,
Me zemërë të dëfryer e me buzëzë të qeshur,
Me dy shqerëza ndër duar, të bukura si dhe vetë,
Në sythit tënt e shoh gazë, që s’e kam gjetur ndë jetë.
Dashi sysk e me këmborë, q’e ke manar, po të vjen pas,
Dhe qeni me bes’ i larmë të ndjek me dëshir’ e me gas.
Dashç Perëndinë, pa më thua, a mos na pe bagëtinë?
– Pash’ atje pas më të gdhirë,… ja atje përtej tek vinë!

O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagëtija!
Vinë posi mblet’ e plotë! I bekoftë Perëndija!
Nëpër shesh’ e nër bregore janë përhapurë shqerrat,
E kecërit nëpër rripat dhe në gjethet e në ferrat;
Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,
Aty përhapenë me nxit aty mblidhenë prapë tok,
Edhe prapë tufë-tufë përhapenë duke bredhur,
Duke ikur me vrap shumë, duke lojtur, duke hedhur.
Nxitojn’ e s’lodhenë kurrë edhe, kur i merr urija,
Secili futet në tufë, suletë ne mëm’ e tija,
Posa gjen mëmën e dashur edhe me vrap i hyn në gji,
Rri më gjunjë dhe zë sisën e qumështin e ëmbël pi;
Pa e ëma me mall shumë, ndo dhi qoftë a ndo dele,
Bir’ e vetëm e merr në gji me gas e me përkëdhele.

Sa të mirazë ke dhënë, Zot i math e i vërtetë!
E ç’nom të bekuar vure për çdo gjë q’është në jetë!

Sa më pëlqen blegërima, zër’i ëmbël’ i bagëtisë,
Qëngji edhe kec’i bukur, që rri më gjunj’ e pi sisë!
Përhapurë bagëtija nëpër sheshe, nëpër brinja,
Nër lajthi e nëpër dushnja, ndër murriza, në dëllinja;
Bijen zilet’ e këmborët e fyelli e xhuraja,
Dheu bleron e gjelbërojnë fusha, male, brigje, maja,
Edhe gjithë gjë e gjallë ndjen në zemër një dëshirë,
Një gas t’ëmbël’ e të shumë, o! sa bukur e sa mirë!
Pelën e ndjek mëz’i bukur, lopës i vete viçi pas,
Dellëndyshja punëtore bën folenë me të math gas,
Ogiçi ikën përpara, i bije tufës në ballë,
Me zemër të çelur shumë vete si trimi me pallë,
Zoqtë zënë këng’ e valle dhe po kërcejn’ e këndojnë,
E nëpër dega me lule si ëngjëllit fluturojnë,
Larashi ngrihet përpjetë, thua q’i shpie Perëndisë
Një lëvdatë të bekuar për gëzimt të gjithësisë,

Qielli sa ësht’ i kthiellt e sa është sbukuruar!
E dielli sa ndrin bukur mbi lulet të lulëzuar!
Gjithë këto lule ç’janë, që u ngjallë menjëherë?
Ngaha qielli ke xbritur? Ver’, o e bukura verë!
Çdo lulezë ka me vehte një emër e një fytyrë,
Një bukuri, një mirësi, një shtat, nj’erë e një ngjyrë,
Si dhe çdo dru e çdo pemë, edhe çdo bar e çdo fletë;
Sa është e bukur faq’ e dheut! S’të zë syri gjë të metë.

Gjithë kjo bukuri vallë nga dheu të ketë mbleruar,
A me të matht të ti’ Zoti pej parajs’e ka dërguar?

Veç një njeri shoh pa punë dhe të mjer’ e të brengosur,
Të këputur, të mjeruar, të grisur e të rreckosur;
Lipën i gjori pa shpresë, se atje e pru përtimi,
S’i ka mbetur gas në zemrë, se s’i la vënt idhërimi.
Eshtë njeri, si dhe neve, po epini, o të pasur,
E mos e lini të urët dhe të mjer’ e buzëplasur,
Se përtimn’ e zi, q’e pruri të gjorën më këtë ditë,
Nuk’ e dimë vet’ e zgjodhi, apo ia dhanë Perënditë.
Edhe për një mizë, kur heq, i vjen keq njeriut të mirë,
Zëmëra s’thuhetë zëmrë me mos pasurë mëshirë.

Ah! edh’ atje tej mbi udhë i duket i shkreti varri,
Rrethuar me lul’e me bar, një të gjori udhëtari,
Që ka vdekur i ri shumë e ka rarë lark shtëpisë,
Mërguar nga mëm’ e motrë dhe pej gjithë njerëzisë;
Një zok i helmuar mi varrt i rri si mëmëzë dh’e qan,
Ndarë nga të gjithë shokët edhe zi për të mjerë mban.

Tomor! o mal i bekuar, fron i lartë, që rrij Zoti,
Pas fesë vjetrë që kishinë shqipëtarëtë qëmoti,
Dhe ti Mali-Plak i lartë, që me syt’ e tu ke parë
Luftëra të mëdha shumë e punë që kanë ngjarë.
O malet’ e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!
Të patundurë përjetë jini, pa, kur oshëtini,
Udhëtarit në zemër frikë të madhe i vini;
Keni shkëmbënj, gërxhe, lisa, lumënj dhe dëborë ndë gji,
Përsiprë lulez’ e gjethe dhe brënda ergjënt e flori,
E ju fusha bukuroshe edhe të majm’e pëllore,
Ju sheshet e lulëzuar, ju bregore gjelbërore,
Q’u fali Zoti të mira, u mba me shumë pekule,
U dha bar e gjeth e veri, zoq e flutura e lule,
Zemërn’ e varfërë time aty ndër ju e kam mbluar,
Tek buron nga gjithi juaj uj’i ftoht’ e i kulluar;
Jam lark jush i dëshëruar edhe s’e duronj dot mallë,
Po s’e di si dua unë do t’u shoh një herë vallë?

Të paskësha vrapn’ e veriut, të kisha krahë pëllumbi,
Nxitimn’ e lumit me valë, q’ikën me vërtik si plumbi,
E të vija në gjit tuaj, nj’ ujë të ftohtë të pinja,
Edhe nëpër ato hije një copë herë të rrinja,
Syt’ e ballit t’i xbavitnja, zëmërënë ta dëfrenja,
Gazë, që paçë njëherë, prap’ aty ndër ju ta gjenja.
Opopo! Kshu pse më vini përpara syve pa pushim,
O ditët’ e djalërisë, o moj kohëz’ e të rit tim?

O flutura krahëshkruar, që fluturon nëpër erë,
As merr dhe zëmrënë time me vehtezë dhe ma shpjerë
Nër malet të Shqipërisë, tek kullosën bagëtija,
Tek i fryn bariu xhurasë, tek më rrinë mënt’ e mija,
Ku shkon me zile të madhe ogiçi përmes lajthisë,
Pa zjen e oshëtin mali ngaha zër’i bagëtisë;
Marrënë vrapn’ e nxitojnë, derdhen në gjollë për kripë,
Dhëntë ndër shesh’e ndër brigje, dhitë në shkëmb e në rripë.

Bariu plak krabën në dorë edhe urdhëron të rinjtë,
E ata gjithë punojnë, ngriturë më bres përqinjtë;
Ca bëjnë vathën e shtrungën, ca ngrehin tëndën e stanë,
Kush sjell gjeth e karthj’ e shkarpa, sicilido ndih më nj’anë;
Kush përvjel, kush qeth sheleknë, kush mjel dhitë, kush mjel dhëntë,
Njëri merr ushqen këlyshnë, jatëri përgëzon qëntë.
Stopani, bër’i zi sterrë, shikon bulmetn’ e bekuar,
Tunt, bën gjalpë, djathë, gjizë edhe punon pa përtuar;
Udhëtar’ e gjahëtorë, q’u bije udha ndër male,
U ep mish, qumësht, kos, dhallë, ajkë, djathë, bukëvale…
Kec’i mbeturë pa mëmë dhe i varfër’ e i shkretë
Mënt mëmënë, që ka mbetur pa bir e pa gas në jetë.
Dëgjohet nga mez’i pyllit krism’ e sëpatës s’druvarit,
E sharrësë që bën lëndë, edhe fyell’i shterparit.

Shterpari s’i qaset stanit, po nër pyje bij’e ngrihet,
Nëpër maja, nër bregore, rri, këndon a gdhënt, a shtrihet;
S’i trembetë syri kurrë, vetëm ajy dit’ e natë,
Nga ujku e nga kusari s’ka frik’, as nga lis’i gjatë,
As nga shkëmbënjt’ e nga pylli, as gogolëtë s’e hanë,
Armëtë ka shok e vëlla, mëm’ e motërë xhuranë;
Miqt’ e ti shqeratë janë, kecërit, dhitë, dhëntë,
Cjeptë, ziletë, këmborët, deshtë e më tepër qëntë,
Që s’flenë, po rrin’ e ruajn bagëtinë dhe barinë,
Kur e shohin, tundin bishtin dhe me gas të math i vinë;
S’e hanë njerin’ e mirë edhe mikun’ e udhëtarë,
Se i njohën; po të liknë, egërsirënë, kusarë.
Vjen nata, e lë në t’errët, del hëna, i përhap dritën,
Vjen mëngjesi, sbardhëllehet, lint’ dielli, i bije ditën.
Yjtë, hëna, dielli, shënja, lindin e prapë perëndojnë,
Gjithë ç’lëvrijnë nër qiej, përpara syvet i shkojnë.
Mblidhen ret’ e hapësira bënetë e zezë sterrë,
Vetëtimat e gjëmimet nisin e shiu zë të bjerë;
Bariu vë gunën në kokë, z’eshkën me herët të parë,
Ndes shkarpat sakaqëherë, e lisnë fyl, dhe bën zjarrë;
Fishëllen e thërret qentë sicilin me emër veçan,
Pa, kur derdhetë Baliku, ujkun’ e zë edh’e përlan,
Se bisha, që bije dëmnë, errësir’ e mjergull kërkon,
Papo bariu shum’ ahere vë re dhe mba vesh e dëgjon,
Dhe sokëllin me zë të madh, tunden malet e shkëmbenjtë,
Gumzhitin pyjet’ e veshur e oshëtijnë përrenjtë!

Esht’ e lehtë dhi e stanit, që kullot gjethen e malit,
Dhe bij’e fle majë shkëmbit e pi ujëthit e zallit;
Dhi e shtëpis’ ësht’ e plokshtë, fle në vath’ e nënë strehë
E pi ujët e rrëkesë edhe shtrihetë në plehë;
Esht’ e butëz’ edh’e qetë dhe e urtë si manare,
Nuk’ është si malësorja, andaj i thonë bravare.

Në pshat, posa sbardhëllehet, sheh një plakëzë të gjorë,
Ngrihet, hap derën ngadale, e del me kusi në dorë,
Rri në derëzët të shtrungës, dhe djali duke dremitur
I nget bagëtin’ e delen, i mjel plakëz’ e drobitur.
Plaku lë shkopnë mënjanë e bën gardhin a zë shteknë,
Bariu vë tufën përpara, vasha përkëdhel sheleknë,
Nusja pshi e ndreq shtëpinë edhe bën bukën e gjellën,
I shoqi sheh kanë, lopën, viçnë, demnë, kalën, pelën,
Mushkën, që ësht’ e harbuar edhe bashkë me gomarë
Rrahënë të hedhin murë, të hanë bimën a barë.
Një grua vete në krua, e jatëra zë të tuntnjë,
Një sheh pulat, miskat, rosat, dhe tjatëra bën çtë muntnjë.

Na hyjnë shumë në punë kafshëtë dhe bagëtija,
Na i dha në këtë jetë shok’ e ndihmës Perëndija.
Të mos ishte gjë e gjallë, njeriu s’rronte dot në jetë,
Do të vdiste nga uria, do t’ish lakuriq e shkretë;
Gjë e gjallë na vesh, na mbath dhe na ushqen e na xbavit,
Kur shtohet e vete mbarë; jetënë tën’ e përsërit.
Edhe dheu, që na ep drithë, sido ta kemi punuar,
Nukë pjell mirë si duam, po s’e patmë plehëruar.
O shokëtë e njeriut, Zoti u shtoftë e u bekoftë!
Dhe shpirti im mik përjetë, sindëkur ka qën’ u qoftë.
Kafshët, edhe bagëtinë, që u ka kaqë nevojë,
Njeriu duhetë t’i shohë, t’i ketë kujdes, t’i dojë.
Të mos t’i mundojmë kurrë, po si fëmijë t’i kemi,
Eshtë mëkat edhe fjalë të ligë për to të themi.

Dellëndyshe bukuroshe, që thua mijëra fjalë,
Dhe të k’ënda vahn’ e lumën, që vjen me vrap e me valë,
A mos vjen nga Shqipëria? Eni vjen pej Çamërie
Me këto milëra fjalë e me gluhë perëndie?
Apo vjen nga Labëria, pra më duke kaqë trime,
Edhe fjalëtë që thua më gëzojnë zëmrën time,
Q’është thier, bërë posi një pasqirë,
Duke këputur nga cmagu, që s’e kanë vartur mirë,
Apo vjen nga fush’e Korçës, nga vënd’i mir’ e i gjerë,
Pej zembrësë Shqipërisë, që del gjithë bot’ e ndjerë?
A më vjen pej Malësie, pej Skrapari, pej Dobreje,
Nga Vijosa, nga Devolli, pej Vlor’ e pej Myzeqeje?

Të munjam të fluturonja e të kishnjam krahë si ti,
Me gas të math do t’i vinjam Shqipërisë brënda në gji!
Për me marrë drejt Shkumbinë edh’ Elbasan’ e Tiranën,
E me ardh ke ti, o Shkodrë, të shof Drinin e Bujanën,
Kostur, Përlep, Fëllërinë, Dibrë, Ipek e Jakovën,
Mat’ e Ysqyp e Prështinë dhe Mirëdit’ e Tetovën;
Krojënë e Skënderbegut, q’i ka pas dhan ner Shqypnisë,
Tue bam me trimni luftë, e m’e munt mren e Tyrqisë.

Durres, o qytet i bukur, që je kërthiz’ e mëmëdheut!
Edhe ti Lezhë me emrë, që ke eshtrat e Skënderbeut!
Burrat tuaj aq trima do ta lenë vall’ Ylqinë
Edhe gjithë shqipëtarët ta mbanjë armiku ynë?
Nukë më ngjan e s’e besonj, kam te zoti shumë shpresë,
Shqipëria këtej-tutje kshu po nukë do të mbesë.

Dua të dal majë malit, të shoh gjithë Arbërinë,
Vëllezërit shqipëtarë, që venë në pun’ e vinë,
Burrat trima me besë dhe shpirtmir’ e punëtorë,
Dhe fushatë gjithë lule e malet me dëborë.

O fushazëtë pëllore, që m’ushqeni Shqipërinë,
Do të këndoj bukurinë tuaj edhe bujqësinë.

Ti perndi e ligjërisë, që rri në malt të Tomorit,
Unju posht’ e më ndih pakë, o motra im’e të gjorit!
Më ke leshrat të florinjta e të ergjëndtë krahrorë,
Ball’ e gush’ e faq’e llërë dhe këmb’ e duar dëborë;
Sikundër do malësorët dhe pyjet e bagëtinë,
Duaj edhe fusharakët dhe arat’ e bujqësinë,

Edhe ti, o mëmëz’ e dheut, q’i fale dheut aq’ uratë,
Sa pjell mijëra të mira e kurrë s’mbetetë thatë,
I dhe lul’e bar e gjethe, bim’ e drith’ e pem’ e drurë,
Mlodhe gjithë bukuritë edhe kanisk ia ke prurë.

Të keqen, o symëshqerë, shikomë një herë në syt!
Si lulet’ e si bilbili edhe unë jam djali yt.

Gjithë këto farë lulesh e këtë të bukur erë,
Këtë mblerim, këto gjyrë vallë nga ç’vent’i kesh nxjerrë!
O sa e madhe bukuri! As më thua ku e more!
O bukuroshe, t’u bëfsha, ngaha gjiri yt e nxore?
Apo me dorët të bukur e more nga gjir’i Zotit,
Nga qielli, nga parajsa, nga prehër’ e plotë i motit?
Kudo shkel këmbëza jote, gëzohet vendi e mbleron,
Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri’ atje lulëzon!

Ti zbukuron faqen’ e dheut, ti do e ushqen njerinë,
Më të gjallë, dhe pas vdekjes e pret duke hapur gjinë!
Vjen dimëri, t’i than lulet, ti me një frym’ i ngjall prapë,
Napënë q’u heth përsiprë, ua heq me ver’ e me vapë.

Bujkun e xgjuan me natë edhe vë përpara qetë,
Nisetë pa zbardhëllyer për punëzët të vërtetë;
Mer pluarin e parmëndën, zgjedhën, tevliknë, hostenë,
Kafshën, farën, shoknë, bukën, trajstënë, lakrorë, qenë…
Shërbëtor’i mëmës’ së dheut, q’e ka zëmrënë plot shpresë,
Del kur hapet trëndafili dhe bari ‘shtë gjithë vesë;
I falet Zotit t’vërtetë dhe zihet nga pun’ e mbarë,
Zëmërzën e ka të bardhë dhe të qruar e të larë.

Pa lodhur e pa këputur, pa djersë e pa mundime,
Njeriu i gjorë në jetë nukë gjen dot as thërrime,
Si të punosh dit’ e natë e të bësh ç’duhenë gjithë,
Ahere kërko nga Zoti të t’apë bukëz’ e drithë.

Njeri, puno, mos psho kurrë dhe lark nga makutërija,
Zëmërnë kije të gjerë, mos ki keq, pa t’ep Perndija.

Puna ka duk e uratë, Zot’i math e ka bekuar,
Njerinë mi faqet të dheut e dërgoi për të punuar.

Ver’ o e bukura verë, që na vjen nga i madhi Zot
Me mirësi, me bukuri, me gas të math, me duar plot,
Sindëkur çel trëndafilë, e i fal bilbilit zënë,
Ashtu na bije nga qielli një gas në zëmërt tënë.

Zot’i e i vërtetë për të ushqyer njerinë,
Për të zbukuruar dhenë, për të shtuar mirësinë,
I dha zjarr e flakë diellit, i fali dhe shinë resë,
Bëri dimërin e verën dhe zemrës san’ i dha shpresë.

Për të arriturë rrushnë ç’ka punuar Perëndija,
Qielli, dheu, dielli, shiu, njeriu, tërë gjithësija!
S’është çudi pse na dëfren ver’ e bukur zemrën tënë;
Ç’ka punuar Perëndija edhe njeriu, sa e bënë!
Ju shokë, kur pini verën, mos dehi, mos zëmërohi,
Mos u zihni, mos u shani, mos lëvdohi, mos qërtohi,
Se përçmoni Perëndinë, q’i ka falur hardhisë rrush,
Edhe kërkon dashurinë e ndodhet pshetazi ndaj jush;
Po gëzohi, prehi, qeshni, duhi, xbaviti, dëfreni,
Flisni fjalë të pëlqyer, loni, këndoni, kërceni,
Bëjeni zëmrën të gjerë edhe shtoni dashurinë,
Mirësinë, njerëzinë dhe besën e miqësinë,
Se në breng’ e në të keqe, në punë e në të pirë,
Mirretë vesh njeriu i lik, njihetë njeriu i mirë.

A e shihni gjithësinë, yjtë, Diellinë, Hënën,
Dhenë, erën, retë, kohën, Kashtën’ e Kumtërit, Shënjën,
Si janë përveshur gjithë edhe lëçijn’ e punojnë,
Njëri-tjatërit i ndihin, ashtu punën e mbarojnë.
Në mest të këti rrëmeti, të punëtorëve shumë,
Njeriu duhet të lëçinjë, apo të bjerë në gjumë?

Mundohetë punëtori, po në zemërzët të qetë
Sa gas të math ndjen, kur njëra që hoth, i pjell dymbëdhjetë!
Kur e sheh kallin’ e plotë të kërrusurë nga barra,
Dhe parajsën e vërtetë të tfaqurë nëpër ara,
Kur heth lëmën e mbleth toknë, ndan bykn’ e kashtën mënjanë,
U heth kuajve e qevet, që janë lodhur, të hanë,
Kur e përmbush plot shtëpinë me drith’ e me gjë të gjallë,
Shtrohet me uri në bukë e ha me djersë në ballë.

Sheh pjergullnë, manë, fiknë, thanënë, arrën, ullinë,
Mollën, dardhën, pjeshkën, shegën, vadhënë, ftuan, qershinë,
Kumbullatë, zerdelinë, ngarkuar me pemë gjithë,
Oborrë plot gjë të gjallë, shtëpinë mbushur me drithë,
Dhe zëmëra i gëzohet, pa i faletë Perëndisë,
Q’e çpërblen punën e djersën e mundimn’ e njerëzisë.

Qysh rroit mblet’ e uruar dhe ven’ e vin e lëçijnë,
Ca huallinë ndërtojnë, ca nëpër lule shëndijnë.
O ç’punë me mënt punojnë, sa bukur e bëjn’ e mirë!
N’apin dyllëtë, q’ep dritë, dhe mjaltë fjesht’ ëmbëlsirë.
Dhe punëtorët’ e mirë m’atë mëndyrë punojnë,
Edhe gjithë njerëzija me mundimt t’atyre shkojnë;
Njëri mih, jatëri lëron, njëri mbjell, jatëri prashit,
Kush t’harr, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit,
Një bën pluar’ e sëpatën, një parmendën, një shtëpinë,
Një pret e qep, një merr e ep, një mbath, një shikon mullinë,
Çdo njeri një farë pune bën në mest të shoqërisë,
Kjo ësht’ udh’ e Perëndisë, ky ë nom i gjithësisë.
Edh’ ajo miza përdhese, ç’i duhetë për të ngrënë,
Eshtë rrahur e përpjekur e me kohëz’ e ka vënë.
Ka një punë të punonjë si çdo gjë q’është në jetë,
Kshu e ka thënë me kohë Zot’i math e i vërtetë.

Bujku mundohet në verë, po në dimër rri e prëhet,
Sheh shtëpizënë më kamje, edhe zëmëra i bëhet,
Gratë të gjitha punojnë n’avlëmënt e në të tjera,
Edhe jashtë fryn e bije, por kur na trokëllin dera:
Eshtë nj’udhëtar i gjorë, që ka mbetur në dëborë,
I kanë ngrirë të mjerit vesh’ e goj, e këmb’ e dorë;
Ngrihet i zot’i shtëpisë edhe të huajthin e merr,
E vë në kryet të vatrës me njerëzi, me të math nder,
Posa e shohënë që vjen, i ngrihen gjithë fëmija,
Se të huajnë më derë na e dërgon Perëndia,
Pa i bëjnë zjarr e ngrohet edh’e mbajnë me të mirë,
I sjellin shtresë të flerë edhe të ngrën’ e të pirë.

Kështu të huajt’ e miqtë njeriu q’është i uruar
I pret me krahëror hapur e i përcjell të gëzuar.

Në verë që çelen lulet, qielli ndrin si pasqyrë,
Sbukurohetë faq’e dheut e merr mijëra fytyrë;
Pa ngjallenë më çdo lule, më çdo bar e më çdo fletë
Gjëra të gjalla me mijë, rroitin nga dheu si mbletë.

Shpest’ e mizatë këndojnë e kuajtë hingëllijnë,
Lulet’ e bukura m’erë si ar e si flori ndrijnë,
Bujku nget pëndën e lëron, mbjell a bën gati ugarë,
Kalorësi i shkon njatë dhe i thotë — puna mbarë —
Papo merr anën e lumit me zëmërë të gëzuar,
Këndon, fishëllen e vete ngadalë, duke mejtuar;
Vë re lumën e kulluar, që ikën me ligjërime,
E ndër ment të ti i bije ca t’ëmbla shumë mejtime.
Vashazëtë bukuroshe, posi shqerratë manare,
Si kapërollet e malit, si thëllëzatë mitare,
Venë të lajnë në lumë gjithë tok duke kënduar,
Me gas në sy e në buzë e me lulezë nër duar;
Përveshin llërët’ e bardha dhe të majm’e të perndijta,
Pulpazëtë bukuroshe e këmbëzët’ e kërthijta.
Dellëndyshja që fluturon e ndehetë përmi lumë,
U afrohetë si mike e u thotë fjalë shumë,
Dhe mëshqer’ e përkëdhelur vjen në lumë të pij’ ujë,
A të prëhetë në hije, a të bënjë gjë rrëmujë.

Bari, bima vatur më bres e bujku shum’ i gëzuar,
Si bariu kur merr kërthinë edh’e përkëdhel ndër duar.

Bilbili ia thotë bukur, lumi vete gjithë valë,
Ep erën e Perëndisë trëndafili palë-palë.

Veç një vashëz’ e mjerë qan të motrënë, q’e ka lënë,
O! është mbuluar në dhe vashëza fytyrëhënë!
Mëma dhe motëra mbetur në zi e në vaj të shumë,
Dhe shqerra manarez’ e saj, e përzieshmez’ e për lumë!
Të këput shpirtinë plaka, kur zë dhe nëmëron e qan,
Ah, i ziu njeri në jetë sa heq e sa duron e mban!

Vashën vërtet e mbuluan, po shpirt’i saj në qiej shkoi,
Hapi krahëthit e lehtë, në hapësirat fluturoi;
Bukuri e saj u përzje me bukurizët të prillit,
Me fjalëzët të bilbilit, me erët të trëndafilit,
Gjësendi s’humbetë kurrë e gjë s’vdes me të vërtetë,
Mase ndryshohenë pakë, po janë në këtë jetë;
As shtohet, as pakësohet, as prishetë gjithësija,
Vdesën e ngjallenë prapë si gjith’ edhe njerëzija.
Këtu janë gjithë ç’janë e gjithë ç’gjë munt të jetë,
Engjëllitë, Perënditë dhe ajy Zot’i vërtetë!
Se një trup e një shpirt është gjithësia, që s’ka anë,
Të gjallë edhe të vdekur gjithë brënda në të janë.

Perëndija njerin’ e parë e mori prej dore vetë,
E zbriti mi faqet e dheut, q’ish me lulez’ e fletë,
Më të drejtënë të themi, mbi faqet të dheut e ngriti,
E bëri të zotthin’ e dheut edhe kështu e porsiti:

Nga kjo baltë të kam bërë, rri këtu, më paç uratë,
Mos u loth e mos psho kurrë, po përpiqu dit’ e natë,
Sheh si punon gjithësija? Ashtu të punosh edhe ti,
Të mos rrish kurrë pa punë e të vësh duartë në gji.
Mos u bëj i lik e i keq, i paudh’ e i pabesë,
I rrem, i ndyrë, i dëmshim, i rënduar e pa shpresë,
Mërgohu nga të këqijat, pej çdo farë ligësije,
Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrëzije,
Mos vra, mos merr tek s’ke vënë, edhe ki nom dashurinë,
Bes’ e fe ki urtësinë, të drejtënë, mirësinë.
Në bëfsh mirë, liksht s’gjen kurrë, po, në bëfsh liksht, mos prit mirë,
Ki dëshirë për të mirë dhe në zemërë mëshirë,
Ji i but’, i urt’, i vyer e mos u bëj kurrë makut,
I egër e i mërzitur dh’i mahnitur si madut,
Mos ju afro dhelpërisë, po së drejtësë iu nis pas;
Në dëgjofsh fjalët’ e mija, do të jesh gjithënjë në gas.

Nga gjithë ç’pat gjithësia, të kam dhënë dhe ty pjesë,
Në u bëfsh si them, i mirë, emr’i math do të të mbesë.
Të kam dhënë mënt të mësosh, të vërtetën me të ta shohç,
Dhe zëmër’ e vetëdijë, të mir’ e të drejtën ta njohç,
Do të të lë dhe nevojën, udhën të të tregonjë,
Të të ndihnjë më çdo punë, të të psonj’ e të të zgjonjë.
Gjithë të mirat që janë, këtu në dhet i kam mbuluar,
Po gjësendi në shesh s’nxjerr dot pa dirsur e pa munduar;
I gjen të gjitha me kohë, po rrëmo thell’ e më thellë,
C’do gjë që të duhet, kërkoje, barku i ti do ta pjellë.
Sa gjërërazë të vlera do të gjesh ti këtu brenda,
Edhe përsipërë soje, e sa do të t’i ket ënda!

Me fuqit që të kam dhënë, them që të vinjë një ditë
Të marrç udhën e së mirës e të gjesh të madhe dritë,
Të marrç vesh dalengadalë sa punëra që kam bërë,
Diell, hënë, yj, dhe, qiej e gjithësinë të tërë!

Po që u bëre i urtë, mua më ke afër teje,
Ndryshe, qofsh i mallëkuar edhe mërguar prej meje!

Të parit tënë perndia këto fjalë vetëm i tha,
I fali gjithë të mirat, i dha uratën dhe e la.
Det i p’an’i mirësisë, q’emrin tënd s’e zë dot ngoje,
Qysh e ngrehe gjithësinë pa lënë farë nevoje!
Fali njeriut urtësinë, mirësinë, njerëzinë,
Butësinë, miqësinë, dashuri, vëllazërinë;
Epu sheshevet lul’ e bar dhe pyjevet gjeth e fletë,
Resë shi, aravet bimë e mos lerë gjë të metë,
Fali erë trëndelinës, manushaqes, trëndafilit,
Kalliut bukë, mizës pjesë, zogut ngrënie, zë bilbilit,
E drurëvet epu pemë dhe uratë bagëtisë,
Dërgo dhëmbj’ e kujdes për to në zëmërt të njerëzisë;
Epi pjergulls’ e vështit rrush dhe vozësë fali verë,
Mos e lerë pa të kurrë, kurrë thatë mos e lerë;
Fali diellit flak e zjarr dhe hënës e yjet dritë,
Edhe detit uj’ e kripë, gjithësisë jet e ditë.
Yjtë le të vinë rrotull dhe njerëzit të punojnë,
Të dëfrejn’ e të gëzohen dhe si vëllezër të shkojnë.

Tregomu dhe shqipëtaret udhën e punës së mbarë,
Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë,
Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh’ e lirisë,
Udhën e vëllazërisë, vahn’ e gjithë mirësisë.

Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë,
Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë.

Njësitet e FSK-së nisen për në Shqipëri

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, thonë se Kosova është e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë pas tërmeteve që përjetoi.

“Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, ku u informova për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë. Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti. Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë. Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti”, ka shkruar Thaçi.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas tërmeteve të njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë duke thënë se Kosova është e gatshme t’i ndihmojë shtetit amë.

“Me shqetësim po i përcjell lajmet për tërmetet e njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë dhe një pjesë të Kosovës gjatë natës. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë qytetarët që pësuan dhe ata që presin me padurim lajme për familjarët e tyre. Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmën e saj të pakursyer popullit dhe shtetit të Shqipërisë për të tejkaluar këtë situatë të rëndë. Të gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejt dhe për ata që pësuan do të jemi në dispozicion të plotë”, shkroi Haradinaj. /KultPlus.com

Shqipëria destinacion i 2020-ës, prestigjiozja “Fodors”: Vendi mesdhetar më tërheqës

Guida prestigjioze e udhëtimeve në botë, “Fodors”, e ka renditur Shqipërinë në listën e vendeve mesdhetare më tërheqëse për vitin 2020.

Kjo guidë ka publikuar dy lista, atë të vendeve ku nuk duhet shkuar dhe atë të vendeve ku duhet shkuar në 2020-ën. Shqipëria është listuar në vendet që duhet të shkuar, e madje cilësohet si vendi mesdhetar më tërheqës për 2020-n.

Shqipëria renditet nga prestigjiozja “Fodors” e dyta në listën e destinacioneve që duhet të vizitohen për vitin 2020 pas ishullit të Sicilisë, duke lënë pas Athinën, Bukureshtin, Ishujt Faroe, Andaluzinë në Spanjë dhe Britaninë.

“Liqenet e saj malore, pyjet magjepsëse dhe kultura e pasur e bëjnë këtë vend jo shumë të populluar bregdetar destinacionin më të nxehtë mesdhetar për vitin 2020”, kështu e nis shkrimin për Shqipërinë “Fodors”.

“E vendosur përgjatë deteve Adriatik dhe Jonit, Shqipëria ka një pozicion mahnitës në Mesdhe. Malet në veri janë shtëpi për disa nga liqenet më të bukur në Europë, përfshirë liqenin ngjyrësmerald të Komanit dhe liqenin e kristaltë të Ohrit, ndërsa vija bregdetare është e rrethuar nga plazhet me rërë të bardhë që mbeten freskuese dhe gjatë sezonit të pikut turistik dhe në brendësi të vendit gjenden qytete të vogla të tipit mesdhetar, si Gjirokastra që është shpallur si zonë e trashëgimisë botërore”, shkruan prestigjiozja e udhëtimeve në botë, “Fodors”.

“Pushimi i kafes në Shqipëri zgjat me orë dhe ndodh gjatë të gjitha orëve të ditës, ku kafenetë mbushen me shokë e kolegë të cilët e shijojnë kafen në stilin turk “avash-avash””, mbyllet shkrimi për vendin tonë. /atsh / KultPlus.com

Inaugurohet “Air Albania Stadium”

Është inauguruar zyrtarisht stadiumi “Air Albania Stadium” në Tiranë.

Prej tani e tutje Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë ndeshjet në këtë stadium. Ky projekt vlerësohet më i madhi i bërë nga Qeveria e Shqipërisë në sport.

“Air Albania Stadium” do të ketë mbi 22 mijë ulëse. Ndeshja e parë e kuqezive do të zhvillohet sonte kundër Kampionit të Botës në futboll Francës.

Në ceremoninë inauguruese ka marrë pjesë edhe këngëtarja e mirë njohur Era Istrefi. Klan Kosova.

Disa orë më herët mediat franceze kanë shkruar disa artikuj, duke u mahnitur me ndërtimin e këtij impianti të ri. / KultPlus.com


Shqipëria do të financojë blerjen e teksteve shkollore për trevat shqiptare në Serbi

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj ka njoftuar se Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka vendosur dhënien e një mbështetjeje shtesë financiare për Këshillin Kombëtar në Serbi me qëllim blerjen e teksteve shkollore.

Lajmin Cakaj e ka bërë të ditur me anë të një postimin në llogarinë e tij në Facebook.

“Ky vendim i shërben nxënësve shqiptarë që ndjekin procesin mësimor në institucionet e sistemit parauniversitar në tre komuna: Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Ky vendim është në funksion të rritjes së edukimit në përgjithësi dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në veçanti”.

“Shqipëria mbetet e përkushtuar për rritjen e kujdesit për të gjithë shqiptarët në rajon dhe diasporë në përgjithësi”, ka shkruar ai, transmeton KultPlus.com

Mësuesit nga Shqipëria fillojnë për herë të parë mësimin e gjuhës shqipe për shqiptarët e Ukrainës në Karakurt

Mësuesit nga Shqipëria fillojnë për herë të parë mësimin e gjuhës shqipe për shqiptarët e Ukrainës në Karakurt. Janë dy mësueset Afërdita Skura dhe Ermelinda Delialliasi të cilat kanë nisur mësimin e gjuhës shqipe në komunitetin shqiptar, njofton Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, shkruan KultPlus.com


“Për herë të parë mësimi i gjuhës shqipe këtu po realizohet falë projektit të veçantë të Agjencisë Kombëtare të Diasporës.
Ky program synon evidentimi e njohurive të gjuhës shqipe në komunitetet shqiptare të Diasporës dhe krijimin e një programi të posaçëm për secilin komunitet sipas shkallës së njohjes së gjuhës shqipe”.


“Projekti në Ukrainë, do të shtrihet edhe në qytezat Gamovka, Divnyns’ke dhe Tyushki. Mësimi plotësues i gjuhës shqipe do të realizohet me tekstet shkollore të dërguara nga Qendra e Botimeve për Diasporën”.

“Notre Dam de Tiran”, mbledh kokat e politikanëve në protestë kundër shembjes së Teatrit

“Piktura nuk është bërë për të zbukuruar apartamentet por ajo është një mjet i fuqishëm sulmues ose mbrojtjes kundër të keqes”, ishte shprehur Pablo Pikaso.

Avni Delvina nisur mbi këtë parim ka punuar rreth 20 muaj përmbi 80-të grafika që, sigurisht kanë në qendër mbrojtjen e Teatrit Kombëtare, meqë ekspozita e tij është vendosur pikërisht në hollin e ndërtesës së Teatrit.

Ajo quhet “Notre Dam de Tiran” dhe nuk harron që të shigjetojë apo të bëjë humor me disa personazhe të artit kulturës, të medias, politikës e më gjer.

Këtë tablo Delvina e quan Heroika e Kompromisit. Trapi i Meduzes, vepër e Theodore Gericault, paraqitet e plotësuar me figurat e medias shqiptare.

“Idenë e nisa nga një tablo e famshme e Theodore Gericault. Trapi i Meduzës është një ngjarje shumë e dhimbshme, që u munduan ta fshehin, një anije që po shkonte në një koloni mbytet, ndërtohet Trapi. Përfundoi në kanibalizëm, ngjarja është dramatike dhe në Francë mundohen ta fshehin si ngjarje dhe kjo si ide Theodore Gericault bëri këtë pikturë të frymëzuar nga kjo ngjarje dhe ngjarja doli në dritë”, ka thënë Delvina.

Asnjë nga ju nuk do të më tradhtojë, është grafika e realizuar mbi “Darkën e Fundit”, nga pritja e vendimit të Presidentit të Republikës për dekretin e dërguar nga parlamenti në korrik 2018.

“Kjo është një tablo që daton disa ditë përpara se Presidenti Meta të rrëzonte dekretin, nuk e di nga ana procedurale, të mos firmoste për prishjen e teatrit. Kështu që ishin dyshimet që presidenti edhe mund ta firmoste dhe teatri të prishej”, ka thënë ai.

Këto grafika i kushtohen edhe personazheve të tjerë publikë, të cilët vendosen në kontekstin e çështjes së teatrit kombëtar. Krijimtaria e Delvinës kërkon të thyejë kufijtë që ka vënë realiteti social politik, frymëzuar nga ngjarjet më të rëndësishme. E vërteta e tij vjen nëpërmjet gjuhës artistike. Prandaj edhe mesazhi i tij merret lehtë, sidomos kjo e shoqëruar me një gjetje të hollë të fabulës të subjektit kompozicional. Top Channel / KultPlus.com

Shqipëria vendi emocionues për t’u vizituar

Shqipëria është një vend i bukur që gjithmonë e më shumë po bëhet i njohur nga turistët. Plazhe të bukura, male të larta dhe qytete intriguese e bëjnë atë një vend të mrekullueshëm për t’u vizituar, sipas blogut të personalizuar thetravellingtom.com.

”Shqipëria njihet më pak në mbarë botën dhe kjo mungesë njohjeje e bën atë një vend emocionues për ta vizituar. Duke pasur këto gjëra në mendje, me siguri po pyesni veten se kur është periudha më e mirë për të vizituar Shqipërinë. Si pasojë e mungesës së informacioneve mbi Shqipërinë, kjo gjë është e vështirë të dihet. Megjithatë, klima është e ngjashme me atë të shumë vendeve evropiane dhe mungesa e turizmit në masë, e bëjnë atë një vend të qetë.

Ky artikull do t’ju sigurojë detaje mbi faktorë të ndryshëm që përcaktojnë periudhën më të mirë për të vizituar Shqipërinë. Përgjigjet janë subjektive, por mund të shërbejnë si udhëzim dhe jo si deklaratë se kur duhet ose nuk duhet ta vizitoni.

Klima në Shqipëri

Klima në Shqipëri është e ndryshueshme, gjë që shkaktohet nga ndryshimet në gjerësi, gjatësi dhe lartësi gjeografike. Shpesh moti mund të jetë i ndryshëm në brendësi të territorit dhe në bregdet.

Vendi ka klimë kryesisht mesdhetare dhe kontinentale, me katër stinë të dallueshme. Megjithatë, ekziston njëfarë dallimi midis zonave bregdetare dhe atyre të brendshme.

Zonat bregdetare kanë klimë mesdhetare, ndërsa zonat në brendësi të territorit dhe ato malore kanë klimë kontinentale me temperatura më të ftohta. Kjo e bën Shqipërinë të ketë verë të ngrohtë e të thatë dhe dimër të butë e të lagësht, që ngjason me vendet e tjera me klimë mesdhetare.

Pranvera

Nëse dëshironi mot të mirë, por jo shumë të nxehtë, muajt nga marsi në maj janë më të përshtatshmit për të vizituar Shqipërinë. Gjatë kësaj pjese të vitit, i ftohti i dimrit është larguar, ndërsa nxehtësia e verës ende nuk ka mbërritur.

Moti në zonat bregdetare është i këndshëm, duke e bërë kështu një periudhë ideale për të vizituar rivierën e mrekullueshme shqiptare, ndërkohë që moti në zonat e brendshme të territorit është i kënaqshëm por jo aq i ngrohtë.

Një vend i mirë për t’u vizituar gjatë kësaj periudhe është qyteti bregdetar i Sarandës. Moti dhe vendndodhja fantastike e bëjnë këtë qytet ideal për një pushim në bregdet.

Duke qenë se në këtë periudhë të vitit nuk ka shumë turistë, do të gjeni plazhe me shumë pak njerëz. Këto muaj mund të jenë më të përshtatshmit për të vizituar Shqipërinë. Do të gjeni mot të këndshëm, pak turistë dhe çmime të lira.

Vera

Vera është periudha më e mirë e vitit për të vizituar Shqipërinë nëse dëshironi mot të nxehtë. Pjesa më e madhe e vendit ngrohet nga rrezet e diellit nga muaji qershor në gusht. Është periudhë e shkëlqyer të vizitoni rivierën shqiptare dhe qytete bregdetare si Saranda.

Megjithatë, mund të bëjë shumë nxehtë. Unë vizitova Shqipërinë gjatë muajit korrik dhe temperaturat ishin shumë të larta. Disa ditë ishte aq nxehtë sa duhej të qëndroja brenda nga ora 11:00 deri në 17:00 sepse ishte shumë shqetësuese të ecje në atë nxehtësi.

Vera është stina kryesore e turizmit në Shqipëri. Rreth 90% e turistëve e vizitojnë atë në muajt e verës. Do të vini re se vendet në këtë periudhë të vitit janë më të populluara sesa muajt e tjerë.

Kjo gjë sjell rritjen e çmimeve të hoteleve, restoranteve, kafeneve, shumica e të cilave hapen vetëm gjatë sezonit të verës. Shpesh në zonat bregdetare ndodh kështu.

Megjithatë ka dhe lajm të mirë. Sezoni i turizmit në Shqipëri nuk është aq i populluar sa pjesa tjetër e Evropës. Do të mundeni të lëvizni me lehtësi dhe nuk do përballeni më turma njerëzish në vende si, Barcelona.

Vjeshta

Vjeshta është një nga periudhat më të bukura për të vizituar Shqipërinë. Temperaturat janë më të freskëta sesa gjatë verës, por ende të ngrohta për të shijuar peizazhin e bukur që ofron vendi. Me kalimin e muajve, temperaturat fillojnë të ftohen, por rënia e tyre ndjehet më së shumti në muajin nëntor. Temperaturat e freskëta krijojnë një kohë të mrekullueshme për të dalë jashtë dhe vizituar disa nga vendet më të bukura të Shqipërisë.

Në këtë periudhë të vitit, qyteti i Krujës është shumë i këndshëm, ndërsa një vizitë në Berat, qytetin e 1000 dritareve, do të ishte një ide shumë e mirë. Vjeshta është një periudhë shumë e mirë për të eksploruar vendin. Do të gjeni pak njerëz dhe çmimet janë më të lira sesa gjatë muajve të verës.

Dimri

Dimri nuk është domosdoshmërisht periudha më e mirë për të vizituar Shqipërinë. Moti është më i ftohtë sesa muajt e tjerë, me temperatura që bien menjëherë. Në rivierën shqiptare është tepër ftohtë për të shëtitur.

Në brendësi të territorit është akoma më ftohtë, me temperatura që në disa vende shkojnë nën 0°C. Megjithatë, nëse ju pëlqen shëtitja në dimër, është periudhë shumë e mirë për të vizituar malet, në veçanti malin e Korabit, më i larti në vend.

Pavarësisht motit të ftohtë, Tirana është një nga destinacionet dimërorë më të mira të Evropës. Në qytet do të gjeni pak ose aspak turistë dhe mund ta shijoni qëndrimin aty, pavarësisht motit të ftohtë. Një e mirë e vizitës në Shqipëri gjatë dimrit është se atje nuk është aq ftohtë sa në vendet e tjera të Evropës.

Festivalet në Shqipëri

Në Shqipëri zhvillohen shumë festivale gjatë vitit. Nga Festivali i Këngës Popullore e deri te Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë, do të gjeni evente të shumta, rreth të cilave mund të planifikoni vizitën tuaj.

Festivali i Këngës Popullore

Ky festival zhvillohet çdo mars dhe siç mund ta kuptoni nga titulli, ka të bëjë me këngët popullore. Nëse dëshironi të përfshiheni në kulturën e Shqipërisë, atëherë ky festival është mundësi shumë e mirë për ta bërë këtë gjë. Stili është i ndryshëm nga festivalet tradicionale që mund të prisni, pasi është ndryshuar gjatë qindra viteve. Në ditën e parë të pranverës, ky festival zhvillohet në qytetin e Elbasanit, që mirëpret performues nga i gjithë vendi.

Festivali Kala

Festivali Kala është një nga eventet më të reja në Shqipëri. Zhvillohet çdo qershor në Dhërmi. Vendndodhja në rivierën shqiptare do të thotë se është festival i njohur, pranë plazheve të mrekullueshme. I organizuar për herë të parë në vitin 2018, ky është i festivali i parë ndërkombëtar në Shqipëri. Festivali zgjat rreth një javë dhe mirëpret DJ-të më të mirë për të performuar.

Festa e birrës ”Korça”

Nëse pëlqeni birrën, Festivali i Birrës në Korçë është vendi i duhur për ju. Çdo vit festivali shërben mbi 14 000 birra gjatë 4 netëve festimesh. Birra Korça është më e njohura në Shqipëri dhe prodhohet po në këtë qytet, nga i cili merr dhe emrin. Ky festival mendohet të jetë më i madhi në Shqipëri. Aty do të gjeni ushqim tradicional, muzikë, kërcim dhe sasi të bollshme alkooli.

South Outdoor Festival

Organizohet gjatë fundit të muajit prill dhe fillimit të majit dhe zhvillohet çdo vit në vende të ndryshme të jugut të Shqipërisë. Festivali zgjat tre deri në katër ditë dhe ju jep mundësinë të përfshiheni në aktivitete të ndryshme si, fluturime me parashutë, tur me biçikleta dhe shëtitje. Festimet vazhdojnë edhe gjatë natës ku performojnë banda muzikore vendase dhe gjenden stenda që shesin ushqim tradicional.

TIFF

Festivali ndërkombëtar i Filmit në Tiranë (TIFF) ishte i pari i llojit të tij kur u organizua për herë të parë në vitin 2003. Nëse ju pëlqejnë filmat, ky është një event rreth të cilit mund të planifikoni vizitën tuaj. Festivali shfaq lloje të ndryshme filmi, duke varjuar nga filmat me metrazh të shkurtër deri te ata me metrazh të plotë. Mbahet çdo nëntor”, përfundon blogu i personalizuar thetravellingtom.com. KultPlus.com

Ambasada e ShBA-së në Shqipëri me thirrje për financim të projekteve kulturore

Ambasada e ShBA-së në Shqipëri ka njoftuar se përmes Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore ofron ndihmë financiare për projekte kulturore, shkruan KultPlus.com

“Shqipëria ka një trashëgimi kulturore të pasur dhe programi i Fondit të Ambassadorëve për Trashëgiminë Kulturore ofron financim për të ndihmuar në ruajtjen e saj. Ambasada e SHBA pranon projekt propozime për këtë program deri më 30 nëntor 2019”.

Shqipëria u shpall luftë qeseve plastike, gjobë deri në 100 mijë lekë

Qytetarët që do të përdorin qese plastike do të përballen me gjoba. Për këtë qëllim Ministria e Mjedisit ka propozuar ndryshimet në ligj, ku penaliteti shkon deri në 100 mijë lekë, ndërsa gjoba do të vendosen edhe ndaj bizneseve që prodhojmë, importojnë apo tregtojnë qese.

Në Shqipëri çdo ditë përdoren mbi 2 milionë qese plastike, që përfundojnë rëndom të hedhura në rrugë apo dhe në anë të lumenjve.

Gjoba për bizneset varion nga 1 milion deri në 1.5 milion lekë, por për herë të parë masa do të merren edhe ndaj qytetarëve që do ti përdorin.

Ornela Çuçi, Zëvendësministre e Mjedisit dhe Turizmit: Kemi sjellë për herë të parë një koncept të ri gjobash, që janë gjobat për personat për personat që përdorin qese plastike në territorin e Shqipërisë. Gjobat variojnë nga 30 mijë lekë deri në 100 mijë lekë të rinj.

Projektligji që është ende në fazën e konsultimit publik parashikon ndalimin e të gjitha qeseve plastike deri në qershor të vitit të ardhshëm. Përjashtim, thotë Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turzimit do të ketë vetëm kur përdorën për shërbimet higjieno-sanitare.

Ornela Çuçi, zëvendësministre e Mjedisit dhe Turizmit: Jemi duke ndaluar qeset plastike mbajtëse. Jemi duke lejuar vetëm qeset plastike higjieno sanitore që përdoren për transportin e mbetjeve.

Ornela Çuçi thotë se kjo nisme që së shpejti pritet të konkretizohet në ligj vjen për shkak të problemeve që shkaktojnë në mjedis.

Ornela Çuçi, Zëvendësministre e Mjedisit dhe Turizmit: Problem i jashtëzakonshëm vizual, shumë qytete mbyten me shiun e parë dhe arsyeja është bllokimi nga qeset plastike.

Pas qeseve, Ministria e Mjedisit synon të ndalojë edhe produktet plastike njëpërdorimshe. / KultPlus.com

Shqipëria vazhdon të dhurojë libra shqip për diasporën

Sot, Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën miratoi listën e plotë të librave për literaturë plotësuese të gjuhës shqipe, që do t’u vijë në ndihmë fëmijëve të grupmoshave të ndryshme në Diasporë, shkruan KultPlus.com

Në mbledhjen e radhës, mori pjesë Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, anëtarët e Këshillit Koordinues të Botimeve për Diasporën: z. Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare; znj. Floresha Dado, përfaqësuese e Akademisë së Shkencave; znj. Mira Hoxha, përfaqësuese e Ministrisë së Jashtme; znj. Anila Ferizaj, përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit, si dhe znj. Mimoza Hysa, drejtoreshë e Qendrës së Botimeve për Diasporën dhe përfaqësues të Qendrës së Botimeve për Diasporën.

Koncerti “Udhëtim nëpër botë” bashkon tre virtuozë shqiptarë në Kanada

Tiranë, 20 shtator – “Udhëtim nëpër botë” pas suksesit në Europë e Amerikë, do të vijë edhe për shqiptarët e Kanadasë.

Koncerti do të bëjë ndalesën e tij të parë në provincën e Ontarios, në Toronto më datën 22 shtator, në Ottawa më 24 shtator si dhe në Montreal (Quebec) më 25 shtator.

Sopranoja me famë botërore Inva Mula, pianisti dhe kompozitori Genc Tukiçi si dhe violinisti Olen Çezari do të sjellin për spektatorin shqiptar një repertor të pasur, ku kombinohet më e mira e repertorit botëror me atë kombëtar.

Me anë të një videomesazhi, protagonistët e aktivitetit koncertor, ftojnë artdashësit t’i mbështesin në projektin e tyre, i cili sipas tyre do të jetë mjaft mbresëlënës. Të mbledhur në Tiranë, artistët që vazhdojnë karrierën e tyre në Romë e Paris, premtojnë koncert që do mbetet në kujtesë plot 20 vjet. ATSH/KultPlus.com

CNN: Shqipëria ngjit 12 vende në klasifikimin botëror të turizmit për 2019


Shqipëria ngjit 12 vende në klasifikimin botëror të turizmit për 2019, thuhet në shkrimin e gazetares së CNN-it, Julia Buckley, e cila analizon Raportin Konkurrues të Udhëtimit dhe Turizmit 2019 nga Forumi Ekonomik Botëror, organizata me seli në Zvicër që mbledh çdo vit elitën globale për të diskutuar çështje madhore.

Në renditjen e përgjithshme, më shumë lëvizje pati jashtë 10 vendeve të para.

”Shqipëria, Rumania dhe Serbia u ngjitën me 12 vende, përkatësisht në vendin e 86-të, 56-të dhe 83-të”, shkruan CNN.

”Egjipti u ngjit me nëntë vende”, shton Buckley.

”Me më shumë se 3 000 milje vijë bregdetare dhe jo më pak se 48 qendra të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Spanja është shpallur vendi më i mirë në botë për t’u vizituar.

Lidhur me sigurinë, Finlanda, Islanda dhe Omani u vlerësuan si vendet më të sigurta. Ndërsa, El Salvadori, Nigeria dhe Jemeni u renditën më pak të sigurta.

Ndërkohë, Tajvani humbi shtatë vende në renditje dhe ra në vendin e 37-të, Ekuadori ra nga vendi i 57-të në të 70-in dhe Trinidad Tobago pësoi rënien më të madhe, duke rënë 14 vende nga vendi i 73-të në të 87-in./ atsh/ KultPlus.com

Shqipëria, ndër gjashtë vendet më të bukura për t’u vizituar në shtator

Shqipëria dhe plazhet e saj janë përzgjedhur mes gjashtë destinacioneve turistike botërore, ndër to Gjermania, Bullgaria, Norvegjia dhe Kina, të cilat duhet të vizitohen gjatë muajit shtator.

Agjencia çeke e udhëtimeve “Kiwi.com” shkruan se nga të gjitha vendet e preferuara për pushime deri më sot, me bregdetin dhe plazhet e saj mahnitëse, Shqipëria ka të gjitha tiparet e një destinacioni klasik mesdhetar.

Moti është ende shumë i mirë, por megjithatë sezoni turistik thuajse ka përfunduar. Por çfarë u ofron vizitorëve muaji shtator?

Fëmijët pothuajse në të gjitha vendet tashmë janë rikthyer në shkollë dhe çmimet ndërkohë janë ulur. Për këtë arsye, shtatori është muaji kur mund t’u gëzoheni pushimeve paksa të vonuara verore. Ne kemi disa ide që mund t’ju frymëzojnë për të zgjatur edhe pak sezonin e pushimeve verore.

Plazhet e Shqipërisë

Jeni në kërkim të pushimeve diku në bregdet, ku numri i pushuesve nuk është më edhe aq i lartë, ndërkohë që moti është ende i mirë? Greqia? Ende plot e përplot me turistë. Kroacia? Sigurisht, por një vend gjithnjë e më i zhurmshëm. Spanja? Praktike, por e eksploruar së tepërmi. Shqipëria? Epo… sigurisht, përse jo?

Deri më sot, nga të gjitha vendet e preferuara turistike, Shqipëria ka të gjitha tiparet e një destinacioni klasik mesdhetar. Në pjesën jugore, Shqipëria ka një vijë të gjatë bregdetare dhe plazhe, që, në shumicën e tyre, janë vërtet mahnitës. Në atë që tashmë njihet si Riviera Shqiptare ju do të gjeni plazhet e Gjipesë dhe Jalit, rreth 13 kilometra larg njëri-tjetrit, dhe që të dy të fshehur në gjire magjepsës shkëmborë.

Jugu i Shqipërisë ofron edhe dhjetëra opsione të tjera. Plazhi i Dhërmiut, që shtrihet pranë fshatit me të njëjtin emër, është vendi që duhet ta vizitoni patjetër nëse ju mundon dilema e përjetshme e përzgjedhjes mes plazhit me rërë dhe atij me gurë. Në mënyrë të pazakontë, ky plazh i ofron të dyja. Kepi i Rodonit është një gadishull mahnitës i rrethuar nga plazhe dhe me një kështjellë mbi të; ky vend mund të arrihet lehtësisht nga kryeqyteti i vendit, Tirana. Po kështu, nëse ju pëlqen historia, në Parkun Kombëtar të Butrintit mund të vizitoni rrënojat romake rrethuar nga një peizazh i mrekullueshëm.

Atëherë, të vizitoni Shqipërinë? Përse jo? / atsh / KultPlus.com

“Të çuditshmet” shqiptare, nga ritet e dasmave deri tek xhindet

Një burrë mes xhindeve

Besimi për shpirtrat e “xhindëve” është gjerësisht i përhapur. Xhind është trajta shqiptare e fjalës arabe “xhini”. Fshatarët kanë frikë që të udhëtojnë natën për shkak të tyre.

Deri dyzet ditë pas lindjes së gruas asnjë burrë nuk duhet të hyjë në shtëpinë e kësaj lehone pasi bie mbrëmja, për të mos u ndjellë shpirti i djallit, në rast se derdhet ujë apo diçka tjetër që besohet se i sjell keq fëmijës.

Thuhet se xhindët banojnë në veri të Pogonit të Vjetër në një shkrep thikë të lartë të quajtur Kezenek, poshtë të cilit ka një guvë nga vërshon uji i zi. Këtu xhindët quhen Nereida, dhe barinjtë që flenë jashtë me bagëtitë, gjatë natës dëgjojnë zërat e tyre.

Një herë e një kohë, një burrë ndjeu në mesnatë zërat e tyre duke kënduar këngë dasme. Ai u çmend, dhe për tre muaj rresht banonte midis ujit të zi të guvës. Natpërnatë flinte me të një femër që nuk ia thosh kurrë emrin sesi quhej. Ajo i rrëfente historinë e familjes së saj.

“Ju burrat jeni të verbër”, thoshte ajo. “Nganjëherë ju na shkelni mbi djepe dhe na i lëndoni foshnjet, pastaj na grabisni kopshtijet. E dimë që s’e bëni me qëllim të keq, prandaj nuk po të lëndojmë; por ju s’keni sy të shihni shtëpitë tona me tufën e deleve dhe mirësitë e tjera. Tashti, ktheu në fshatin tënd në Malishovë dhe thuaju fshatarëve; se të kam trajtuar mirë, se natën s’ke ndjerë kurrë të ftohtë, dhe t’i thuash babait dhe nënës që të mos kenë frikë, pasi kujdesem unë për ty”.

Kur kthehet në shtëpi ai u bë shëndoshë e mirë dhe s’dukej i çmendur si përpara. Por sapo e çoi në vned porosinë, u çmend përsëri dhe iku nga shtëpia te guva me ujin e zi.

Për sa kohë që ndjejti atje, Nereidat vazhduan t’i qortonin burrat për zakonet e tyre dhe shpallën se guva me ujin e zi ishte vendi më i mirë, tamam një pallat i vërtetë. Aty ai rrinte në këtë shoqëri të këndëshme ku përçdo natë Neraidat këndonin, dhe këndonin.

Kur erdhi dimri, burri iku nga guva dhe jetonte në majë të malit, flinte pa u mbuluar fare dhe as e ndjente të ftohtin dhe as u sëmur. Nereidat e bindën që të rrinte bashkë me to; kështu ai u martua me njërën prej tyre dhe jetoi i lumtur për një muaj. Pastaj Nereidat u zunë ndërmjet tyre.

Burri u frikësua, vrapoi në shtëpinë e tij dhe u tregoi fshatarëve për ato që kishte kaluar. Bujtësi i Klarkut ishte takuar me këtë njeri në vitin 1914, dhe asokohe atë e kishte kapur dalldia prapë që të ikte nga shtëpia, por iu kthjellua mendja.

Zakone dasmash

Në jug të Zagorisë ndodhet një grup fshatrash greqishtfolësish të krishterë, më i madhi ndër ta është Poliçani. Kjo komunë njihet si Paleo-Pogoni, pra “Pogoni i Vjetër”, përkundër Pogonit të Parë, që shtrihet më tutje në jug, në anën greke të kufirit.

Populli i Paleo-Pogonit banon në një grykë edhe më të lartë te masivi shkëmbor i Nemerçkës. Rrugëkalimi i vetëm për në Pogon merr përpjetë Drinit, nëpër një luginë të ngushtë që është formuar nga degëzimet e Drinit.

Megjithë territorin e tyre më të thellë, pogonasit janë më të qytetëruar sesa fqinjët në luginën e Drinit; sepse varfëria e skajshme e rrafshinës shmëbore ku mbarështrojnë dhentë, i ka detyruar shumë prej tyre të mërgojnë drejt Amerikës, Stambollit (Konstantinopolisit) dhe Athinës.

Pasi zakoni për t’u martuar ndërvedi në këto fshatra, është i fortë, të ikurit jashtë shtetit, rikthehen në shtëpitë e tyre për të krijuar familjen. Pastaj ikin përsëri jashtë.

Nëse kanë mundësi, ata e marrin nusen me vete; por në të shumtën e rasteve e lenë nusen shtatzënë në shtëpi, dërgojnë para për ta mbajtur, dhe kthehen afërsisht një herë në pesë vjet për të shtuar numrin e familjes.

Kjo mënyrë jetese afrohet me zonat malore greke të Maqedonisë, si në rastin e “fshatrave të gështenjave” (Kastanokhoria) dhe, me Zagorinë e Epirit Grek. Për shkak të këtij zakoni, në këto fshatra ka më shumë gra se burra, dhe puna e krahut e grave të Pogonit është më e rëndë se gjithkund tjetër në Epir. Shtëpitë në Poliçan ndërtohen me gurë dhe me traversa të trasha druri.

Çatitë janë prej guri, rrasat mbulojnë njëra tjetrën dhe shërbejnë për t’u qëndruar stuhive. Falë marrëdhënieve me botën e jashtëme, shtëpitë janë të pajisura sipas modës. Këta fshatarë përdorin takëme dhe mbulesa tryeze, madje një herë, provova luksin e rrallë që të flija me çarçafë. Kurse në shumicën e fshatrave, kur i zoti i shtëpisë më lutej për t’u larë, do kërrusesha kokëposhtë dhe e shoqja do ma shprazte ujin e ftohtë në zverk.

Por njëherë, në Pogonin e Vjetër, më nxorën një legen me ujë të ngrohtë dhe një copë sapun. Por modernia në përgjithësi krijon një përshtypje të rreme, sepse zakonet dhe traditat primitive kanë krijuar lidhje të thella në këtë bashkësi. S.S. Klarku ka kryer një studim mbi fshatrat e Pogonit të Vjetër.

Ky ishte një studiues që vdiq i ri në një aksident me jaht në Gjirin e Korintit. Ai kaloi disa javë në fshatrat e Pogonit të Vjetër nga dhjetori i vitit 1921 në janar të 1922-it dhe vëzhgimet e tij i ka përmbledhur në një ditar të pabotuar.

Një martesë në Poliçan

Ai përcolli një martesë në fshatin e Hlomos, gjë që e përshkruan gjerë e gjatë. Në mëngjes, dhëndërri duhej rruar prej dikujt që i kishte gjallë të dy prindët. Procesioni ishte “shpirti i festës”. Ky duhej të ndiqte gjithmonë krahun djathtas.

Në krye, qëndronte një djalë me një flamur në dorë (në këtë rast flamuri ishte shqiptar, por në ndonjë rast ishte edhe grek, sipas shijeve) bashkë me ahengçitë. Fillimisht, këta shtonin në kishë dhe më pas në shtëpinë e dhëndrrit. Pranë dhëndrit viheshin në radhë krushqit, pastaj ky i mbrojtur nga një çadër hipte në një hamshor të bardhë që mbahej nga i jati, ndërsa në fund rrinin krushkat po nga dhëndëri. Sapo procesioni nisej nga shtëpia e dhëndrrit për te shtëpia e nuses, fillonte muzika.

Te shtëpia e nuses, meshkujt e familjes së saj zinin vendin në procesion. Pastaj, hipur në një mushkë të bardhë mashkull, vinte nusja e mbrojtur nga një çadër dielli. Më pas e kishin rradhën krushkat nga nusja. Në fund fare, vinte një mushkë e ngarkuar me sënduk dhe qilima (që duhet të mjaftonin për një vit).

Mushka drejtohej nga një femër nga krushqia e dhëndrit. Dhëndëri hynte në kishë së bashku me mikun e tij më të ngushtë. Në krah të majtë mbante mikun dhe babain djathtas. Brenda, në kishë, dhëndëri dhe nusja shkëmbejnë kurorat tri herë; dhe i vijnë rrotull tri herë altarit; pastaj marrin tri herë kungimin e shenjtë.

Pas dasmës, dhëndëri dhe nusja kanë “kullure” (bukë në formë unaze) te shtëpitë e njëri tjetrit, ndërsa kumbara e fut gishtin e ngjyer me mjaltë në gojët e të dyve, dhe lëpin gishtin. Gjatë ritualit, baballarët ngrenë dolli me njëri tjetrin duke kryqëzuar gotat; mamaja e dhëndrit i hedh nuses oriz, ndërsa nusja shpërndan ëmbëlsira, portokalle dhe mollë; ndërsa nuses, i ngjitin në shalën e mushkës tri vogëlushë për ta puthur.

Kur rituali i dasmës bëhet gati të shpërndahet në të dyja shtëpitë, krushqia e dhëndrrit rrethojnë nusen dhe i japin dhuratat, ndërsa ajo i jep dhuratat dhëndrit.

Natën e parë, te dhëndëri, shtrohet dreka për krushqinë dhe miqtë e tij, ndërsa natën e dytë shtrohet për krushqinë e nuses, në të dy rastet ngrihet dolli për dhëndërin me urimin “u bashkofshim për gëzime të tjera” (“na prokovoun stereomena”). Kur nusja shkon në shtëpinë e burrit, shoqërohet nga krushqit e saj që duhet të jenë me numër tek.

Në hyrje të shtëpisë kumbari ia jep dhuratat nuses përpara se të zbresë nga mushka. Te dera e shtëpisë ajo i ngjyen katër gishtat në një filxhan me mjaltë tri herë dhe ja jep mjaltin kumbarës, me qëllim që të largojë zënkat.

Në prag të derës rreshtohen monedha ari dhe argjendi dhe nusja e kapërcen pragun e ndihmuar nga dhëndëri, i cili e çon hopa. Sapo nusja futet brenda në shtëpinë e dhëndrit, vajzat e shtëpisë nisin këngën.

Dy-tri ditët e para nusja është kaq e ndrojtur sa nuk flet me askënd, as me vetë burrin, përveç të afërmve të saj. Çifti i sapo martuar, javën e parë pushon, dhe bashkë me afro tridhjetë krushq nga të dyja familjet, janë të ftuar nëpër shtëpitë e krushqisë.

Ritet e martesës

Martesa në Poliçan në përgjithësi, shfaq disa variacione të së njëjtës temë. Bujtësi, ja kishte shpjeguar Klarkut ceremoninë e vet të dasmës, në vitin 1890. Festimet vazhdonin dhjetë ditë, gjatë kësaj kohe shpenzimet llogariteshin në 95 kokë bagëti, 600 okë verë dhe 600 gjerdanë me fishekë, por atëhere ai kishte për të mbajtur 34 kushërinj të parë, pa futur në hesap ata të nuses.

Asokohe mashkulli më i afërt i nuses, flinte me të natën e parë, ndërsa dhëndëri flinte me nusen atë natë që mbaronin festimet. Bujtësi i Klarkut, e kishte konsumuar martesën e vet, vetëm nëntë ditë pas dasmë. Pozita e gruas është e tillë që t’i bindet krejtësisht të shoqit. Ajo s’mund të flejë pa lejen e të shoqit (këtë zakon e zbatojnë të gjitha gratë e shtëpisë).

Nusja duhet të sillet me përunjësi. Kur i shoqi s’është në shtëpi, ajo mund të dalë prej andej vetëm kur shoqërohet nga një grua e martuar. Gruas së martuar i përket një burim në fshat, që s’mundet ta përdorë askush tjetër.

Pozita e gruas është e ndryshme nga pozita e vajzave. Vajza gëzon më tepër liri, dhe madje mund të sillet në mënyrë të pahijshme para të atit.

Gjyshja nuk mund të urdhërohet nga i biri, prandaj nipat këshillohen me gjyshen ashtu si me të ëmën./konica.al/ KultPlus.com